| E shtune, 03.11.2012, 12:04 PM |
Ejup
AJDINI
EKSKOMUNIKIMI
I VLERAVE LETRARE
TE SHQIPTARËT E MAQEDONISË
Detyra
është më e shenjtë se shpirti.
Mençuri popullore shqiptare
Sadudin Gjura
Mosnjohja
e vlerave kulturore dhe letrare e një populli, apo një pjese
të një
populli , troket drejt derës së humnerës për zhdukjen e tij.
Kjo komplikohet
edhe më tepër kur flitet për letërsinë shqipe në
Maqedoni,
pasi fati historik ka qenë dhe është i padëshiruar dhe i
padrejtë,
sepse ka qenë i shtrënguar të jetoj i ndarë brenda shumë
kufijve
administrativ shtetërorë në Ballkan. Kjo solli që të krijohet
fenomeni
më tragjik në fushën e dijes dhe të kulturës, pasi i fshihej
një pjesë
e shpirtit – letërsia, ose njohja e një pjese kufizohej me
forma
parciale – mosnjohja e tërësishme e letërsisë që ishte krijuar
në ish-
R.Jugosllave të Maqedonisë dhe moslejimi i studimit të kësaj
letërsie
erdhi duke e ngritur në sistem fenomenin e ekskomunikimit në
Ish -
Jugosllavi. Kjo politikë diskriminuese synoi t’i linte deri në
haresë të
plotë një varg shkrimtarësh me frymë nacionale, patriotike
dhe me
këndvëvshrime mjaft demokratike.
Për fat
të keq, sfera e ekskomunikimit kaploi edhe shkrimtarë brenda
kufijve
administrativë të shtetit shqiptar, siç ishte Fishta, Konica,
Haxhiademi,
Bilall Xhaferi etj. Pastaj në këto anë: Rexhep Voka, Josif
Bageri,
dhe më pas edhe Sadudin Gjura me shokë, të cilët s’njiheshin
fare ose
njiheshin pjesërisht, kush më pak e kush më shumë, si në
Shqipëri,
ashtu edhe në trojet shqiptare të Jugosllavisë së
atëhershme.
Sa i përket letërsisë shqipe në Maqedoni prej periudhës së
Rilindjes
e më herët, dhe deri në dekadat e para të Luftës së Dytë
Botërore,
mund të themi se ajo është më e ekskomunikuara si në
aspektin
e njohjes publike, ashtu edhe në studimin brenda sfondit të
historisë
e të letërsisë sonë kombëtare. Pas Çamërisë dhe shqiptarëve
të Malit
të Zi, shqiptarët e Maqedonisë patën fatin më të errët në
historinë
tonë kombëtare. Ata përjetuan trauma historike dhe prapë se
prapë
asnjëherë nuk i pranuan prangat e robërisë, sepse arritën te
ruajnë
identitetin e qenies së tyre kombëtare, qëndruan stoikisht
përballë
stuhive të ndryshme politike e shoqërore si në rrafshin
luftarak,
ashtu edhe në atë kulturor.
Me
admirim po përmendim disa figura të Rilindjes së kësaj ane: Rexhep
Voka,
Seid Najdeni, Familja Qirjazi, Josif Bageri, Ibrahim Temo, Josuf
Nallbani,
Dervish Hima, Hamdi Ohëri etj. Gjatë okupimit të egër të
Serbisë
mbretërore, veçmas midis dy luftërave botërore, të cilën mund
të quajmë
“mesjetën më të errët “ për shqiptarët e kësaj ane. Edhe në
këtë
periudhë lindin personalitete letrare me vetëdije të larta
kombëtare
dhe me afinitete letrare siç ishin: Sadudin Gjura, Myfit
Synoimeri,
Murat Labunishta e të tjerë, të cilët dita më ditë po dalin
nga
ekskomunikimi i thellë kulturorë dhe letrar.
Pushteti
jugosllav përdori metodat më perfide për zhdukjen e kësaj
pjese të
kulturës sonë letrare, e cila u krijua me vështirësitë më të
mëdha të
mundshme. Por, prapë se prapë, erdhi koha që këto figura
tejet të
dhimbshme të përmenden dhe të studiohen, pavarësisht nga
niveli i
vlerave të mirëfillta artistike, ato përbëjnë vazhdimësinë
letrare e
kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë e më gjerë. Këtë e
dëshmon
edhe thënia e profesor Agim Vincës se:”Letërsinë e një kombi
nuk e
përbëjnë vetëm 2-3 shkrimtarë të mëdhenj, por edhe shumë të
tjerë të
mesëm e të vegjël “(Vlera , Tetovë 1996, nr.10 f. 22 ).
Veprat e
këtyre krijuesve nuk patën fatin e një jete
normale,
të binin në duart e studiuesve që të ruheshin e studioheshin
dhe të
mos përjetonin këtë ekskomunikim të egër e të gjatë. Në dekadat
e fundit
me të madhe u rrit dëshira për t’i njohur më thellë këta
autorë,
jo vetëm për vlerat e shumta që kanë ata, por edhe për atë se
kanë të
bëjnë me plotësimin e një nevoje të domosdoshme për njohjen e
një
hapësire etnogjeografike, ku ka vluar një shpirt krijues nëpër
periudha
të caktuara historike. Mosnjohja e detyruar ka qenë një nga
dobësitë
tona studimore duke i anashkaluar edhe vlerat e tyre që patën
merita të
konsiderueshme për kohën kur jetuan dhe vepruan ata, edhe
për mbarë
historinë e letërsisë sonë kombëtar .
Sa më
tepër hidhet dritë në ngjarjet historike e kulturore të
periudhave
të ndryshme në qytetet e shqiptare të Maqedonisë, duke u
bazuar në
dokumente arkivore, në shtypin e kohës më shumë dalin në
dritë të
vërtetë vlerat letrare të kësaj ane, por edhe dilema të
natyrave
të ndryshme. Pas ardhjes së sllavëve në Ballkan, në shekullin
VI-VII,
flet Branko Panov në librin “Historia e klasës VI “
(Shkup,1982),
ku thotë se: “Nga gjysma e shekullit VII pjesa më e
madhe u
bë sllave edhe sipas gjuhës“. Si rezultat i saj u bë ndërrimi
i emrave
të vendeve, lumenjve, liqeneve etj., p.sh Lumi Ilirida u bë
Treska;
Lumi Erigon – Cërna Reka etj., kurse nga ana tjetër Zhifko
Stefanovski
dhe Jovan Pavllovski te libri “Tetovo vo minatoto“
(Tetova
në të kaluarën) dëshmojnë se gjatë hapjes së themeleve për
ndërtimin
e shtëpisë së Abdylalimit te Çezma e Balezit në Tetovë u
zbulua
një varr në të cilin u gjend një amforë gruaje duke ikur ose
vallëzuar,
për të cilën arkeologët serbë vërtetojnë se kjo i përket
periudhës
Dardane. (Rilindja, Prishtin , 10.XI. f. 19).
E gjithë
kjo filozofi e mbrapshtë sllave tregon se qëmoti insistohej
që çdo
gjë nga kultura shqiptare të zhdukej ose të zhytej në
ekskomunikim
të skajshëm.
Që në
shekullin XV-XVI, siç dihet, vepruan një numër i konsiderueshëm
krijuesish
humanistë shqiptarë nga trojet shqiptare të Maqedonisë së
sotme, të
cilët dhanë një kontribut të shquar në letërsi dhe në fushat
e tjera
kulturore. Një pjesë e tyre i takonte kulturës orientale ose
lindore,
pasi ato ishin shkolluar nëpër qendrat e mëdha si, në
Stamboll,
Bagdat, Kajro
etj. Për
këtë arsye ata krijuan me alfabetin turk ose arab. Krijues
të këtij
orientimi kishte nga mbarë trojet shqiptare, por edhe nga
trojet
shqiptare të Maqedonisë së sotme ishin të konsiderueshëm në
numër, të
cilët krijuan vlera të larta humane, si në vlerat letrare
dhe
veprimtari të tjera. Nga të parët poet tetovar përmendet Muidi nga
Tetova i
cili shkruante :
Ç’mu
ushtrua mua rrota e fatkeqësisë padrejtësisht
Ç’rit kaq
shumë në krye nga goja e kam
(Nuri,
Beograd, 1994 , nr.4 , f. 17)
Nga
krijuesit dhe poetët më të mëdhenj përmendet Sersem Ali Dedeja,
po ashtu
nga Tetova, i cili njihet si filozof, poet dhe themelues i
teqesë “
“Harabati Baba“, e cila edhe sot, brenda pesë shekujve, me
xhelozi i
ruan vlerat e veta shekullore. Mendohet se S. A. Dedeja u
lind nga
fundi i shekullit XV dhe jetoi deri kah vitet 1569. (Hasan
Kaleshi –
“Kontributi i shqiptarëve në diturinë islame “, Prizren,
1991, f.
31 ) që kontribuoi jo vetëm në kulturën osmane, por edhe në
letërsinë
e kulturën shqiptare. Ai ishte i prirë për përhapjen e
vlerave
shpirtërore në mjediset shqiptare, ngritjen e vetëdijes për
artin e
letërsisë dhe çdo gjë pozitive që sjell progres dhe të mira në
shoqëri.
Vargjet e tij poetike edhe pas pesë shekuj ruajnë freskinë e
vërtetë
poetike:
Pa të
vete të marrë leje, nga bilbili i mahnitur
Ç’ i
marrë erën kurdoherë trëndafilit të përndritur
Se
Sersemi lutjet vetë nga kjo rrugë i ka thëthitur
(Po aty)
Sipas
shumë të dhënave, ky poet ishte edhe zyrtarë i lartë shtetëror
dhe
gëzonte famë të madhe, por pas disa ndryshimeve oborrtare, S.Ali
Dedeja
largohet sa ma larg Stambollit dhe shkon në teqenë Dimitak të
Trakisë,
ku pas disa vite shërbimi merr titullin “Baba”. Më 1538
internohet
dhe vendoset përsëri në Tetovë. Këtu merret me shumë
veprimtari
fetare e filozofike, ndërtime të objekteve si: shatërvanë,
teqe,
hamame, e veçmas shquhet për publikimin e vargjeve poetike. Me
ndërtimin
e teqesë Harabati Baba dhe publikimin e shumë vargjeve
poetike,
të cilat nuk janë ndriçuar në tërësi e
bënë
Dedenë njeriun me vlera të përhershme në mbarë kulturën tonë
kombëtare
e më gjerë. Poezia e tij e tejkalon karakterin mistik dhe
merr
dimensione të tjera duke e evoluar të bukurën si nevojë
shpirtërore
për të gjithë:
Zemra
porsi fluturake digjet dhe përvëlohet
Në
kazanin e dashurisë zien , tretet e kullohet...
Të
përgjumurit s’afrohen
Mbeten
fjetur në mëngjes
(Baba
Rexhepi,“ Misticizma islame dhe bektashizmi,”Nju – Jork,
1970, f.23)
Këto
vargje sikur të kujtojnë Rubairat e Khajamit. Përveç ndjenjës së
pastër të
dashurisë ka edhe mesazhe të tjera, siç është pastërtia
njerëzore,
dashuria për punën, përbuzja ndaj dembellëkut etj .
Shfaqja e
këtyre vlerave e bën Sersem Ali Dedenë krijues me
individualitet
të theksuar poetik. Ai shkruan me pasionin e artistit
për
njeriun dhe për kohën e vet, por kuptohet nënë theksin filozofik
të
misticizmës bektashiane. Ai frymëzohet nga bukuria e mendjes së
njeriut,
nga aftësitë e gjithanshme të tij, gjë që ishte në
kundërshtim
me konceptin mesjetar për njeriun, i cili tërë jetën ishte
i
orientuar drejt një bote të amshuar. Modelin e botës së amshuar
poeti e
kërkon edhe në këtë botë, pasi, sipas tij, njeriu ka forca të
atilla që
ta ndryshojë jetën dhe ambientin ku jeton dhe vepron. Jetn
dhe
natyrën e lidhë kryekëput me punën, pasi puna është filozofia
kryesore
pë njeriun. Vetë ata që zgjohen heret dhe u prijnë punëve dhe
obligimeve
jetësore, ata janë të pranishem edhe te vetë Zoti, pasi ,
ai i do
vetë njerëzit punëtor dhe ata i bënë të bukur dhe i afron
pranë
vetes.
Se kush
do që zgjohet shpejtas
Ai zotit
i afrohet
( Nuri ,
Beograd, 1994, f. 26)
Vargjet
tregojnë për prirjet humaniste, që aspiron deri te kërkesa që
shoqëria
të jetë e fisnikërueshme. Ky poet thekson se agimi i ditës si
bukuri e
rrallë është edhe agimi i jetës. Edhe pse lindja e diellit e
ringjall
natyrë, por bashkë me diellin duhet të ringjallen edhe
njerëzit
dhe të zgjohen sa më herët që është e mundur. Në mënyrë
poetike e
përshëndet diellin dhe fisnikërinë e Nesriut si diçka të
shenjta,
që bëjnë ringjalljen e jetës dhe natyrës.
Pjesë nga
teqeja Harabati Baba
Misticizmi
e këtij poeti nuk është një besim i thjeshtë mesjetar, që
mposht
frika nga Zoti, përkundrazi ai ngre lart kultin e njeriut
punëtor e
të virtytshëm dhe pa fije dyshimi e afron me perëndinë. Ai
beson se
njeriu me intuitën e vet, me ndjenjat dhe me punën e tij,
arrin të
njohë veten e pastaj edhe natyrën që e rrethon .
Gjatë
shekullit XV-XVI e më vonë paraqitet edhe një numër i madh
krijuesish
si: Suxhudi, Muidi, Bujuk Emiri, Qemaledin Shemiri etj.
Kjo
letërsi, për fat të keq, mbeti me shekuj e ekskomunikuar, por edhe
sot e
kësaj dite mbetet e panjohur dhe e pa studiuar në plane më të
hollësishme.
Me
Rilindjen Kombëtare shkrimtarët shqiptarë të Maqedonisë për herë të
parë
filluan të shkruajnë në gjuhën amtare, gjë që s’kishte ndodhur më
parë.
Gjuha popullore kombëtare u bë baza e shkrimeve të kohës në
veprat e
tyre letrare. Kjo letërsi shprehu në vetvete gërshetimin e
tipareve
të shumë rrymave letrare, si ato të iluminizmit, të
romantizmit,
të sentimentalizmit, por edhe të elementeve realiste.
Veçmas
iluminizmi dhe romantizmi evropian patën ndikim të madh në
krijimet
letrare të këtyre autorëve të këtij krahu kombëtar. Krijuesit
e kësaj
letërsie janë edhe bartësit kryesorë të ideve iluministe, të
ndjenjës
kombëtare, krenarisë tonë dhe bëhet nxitje për një betejë të
gjithëmbarshme
kulturore, letrare dhe kombëtare në tërësi. Prandaj
lirshëm
mund të themi se idetë demokratike, karakteri popullor dhe
optimizmi
i madh ngelën veçoritë thelbësore të kësaj letërsie gjatë
shekullit
XIX dhe fillimi i shekullit XX. Bartësit kryesorë të kësaj
epoke
janë Rexhep Voka (1847-1917), Josif Bageri (1870-1915) dhe disa
të tjerë.
Kjo letërsi, para erërave demokratike në Ballkan njihej pak
ose
s’njihej fare dhe për këtë përjetoi një ekskomunikim të thellë me
dekada të
tëra. Kjo letërsi lindi dhe u zhvillua si forcë e përbashkët
kombëtare
dhe veproi në të njëjtat kushte dhe rrethana historike,
kulturore,
politike të mbarë qenies sonë kombëtare. Edhe pse këta
krijues
të panjohur mirë vepruan me një aktivitet të dendur, jo vetëm
në fushën
e letërsisë, ata
përsëri
do të dalin të zhgënjyer nga Fuqitë e Mëdha. të cilët më 1912
–1913
njohën pavarësinë e gjysmës së Shqipërisë. Te këta krijues lindi
dhembja
dhe dyshimi i thellë se ç’do ndodhte me fatin e pjesës tjetër
të
shqiptarëve të ndarë nga shteti amë. Për këtë gjendje “L’epocho de
Ballkan“
(nr.1, 1912), që dilte në Bukuresht, përmes artikullit të
princit
Albert Gjika “La questione Albanise“, shprehej se aleatët
ballkanik
nuk kanë kurrfarë të drejtash, as historike, as etnike mbi
territoret
shqiptare të Shkupit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.
(Baki
Imeri, Shqiptarët e Rumanisë, Tetovë, 1995, f. 98).
Që më
herët, revista “Alvano Makedonia“, e cila dilte në Bukuresht,
gjatë
vitit 1994 shkruante ”Ç’bëri pastaj dinakëria serbe – greke
dhe
evropiane për gllabërimin e gjysmës së territorit shqiptar dhe
asimilimin
e qindra mijëra vllahëve të Ballkanit dhe kjo është punë që
duhet ta
studiojnë edhe ata që vijnë nga Evropa dhe Amerika“ (burim i
cituar,
f. 98). Sundime këto që zgjatën afër një shekull dhe sot po
merret
seriozisht me plagën tonë shekullore Amerika dhe Evropa. Pra,
siç duket
janë një mori faktesh që i zhytën në ekskomunikim të thellë
vlerat
tona letrare, kulturore dhe historike në përgjithësi. Kjo e
vërtetë e
hidhur, që edhe sot kullon gjak, solli pasoja të mëdha në të
gjitha
fushat e jetës, pasi forca e jonë kombëtare ishte përgjysmuar
dhe
gjithmonë ishte tretur për të tjerët. Por, megjithatë, kjo letërsi
luajti
rolin dhe misionin e saj të shumanshëm. Ata krijues nxitën
idealet
për një Shqipëri të pavarur etnike, ngjallën urrejtjen ndaj
robëruesit,
shtuan entuziazmin ndaj gjuhës shqipe, dhe përhapën idetë
iluministe.
Ata
krijues nuk patën jetë të qetë në atdheun e tyre, prandaj edhe u
detyruan
të veprojnë jashtë tij, pasi fati i tyre ishte i lidhur
ngushtë
me fatin e vështirë të atdheut dhe s’dihej ku do të gjenin
burgun
apo vdekjen e parakohshme. Të gjithë krijuesit e kësaj
periudhe,
dhe ata qe do vinin më vonë, vdiqën apo u zhdukën në
rrethana
tejet të mistershme, siç thotë akademik Rexhep Qosja se:
“Letërsia
shqipe nuk ka mjaftë tragjedi të shkruara, porse ajo ka
mjaftë
tragjedi të jetuara, prej atyre që s’mbritën t’i shkruajnë
ndryshe,
veç me jetën e vet “. (R.Qosja, “Dialogje me shkrimtarët“,
Prishtinë
,1975, f. 9).
Këta
krijues e kuptuan thellë gjendjen e rëndë të
popullit
në tërësi, prapambetjen e thellë arsimore, prandaj, si bazë
themelore
të filozofisë së tyre dhe në shkrimet e tyre letrare do ta
kenë
frymën e filozofisë iluminizministe, pasi arsimimi i masave të
gjëra
popullore ishte më se urgjente:
O burra?
O bij, mirë ta dini,
se feja e
dija janë dy fletë për njerëzinë ,
nga
perëndia
(R. Voka,
“ Mendime “, Tetovë, 1991, f. 4)
Këto ide
iluministe nuk vinin si ide të organizuara siç ndodhi me
popujt e
tjerë të Evropës, por si imperativ i kohës, si nevojë e
domosdoshme,
pasi shpëtimi shihej vetëm përmes arsimimit të shtresave
popullore.
Nga këto motive, po ashtu, shkruante edhe Naimi i madh te
vjersha
“Gjuha jonë“:
Bura
shqiptarë
Të marim
dituritë
Se
s’është koh e parë
Tani
lipset dritë
Këta krijues
ishin të angazhuar ta thonë poetikisht se të ardhmen
duhet ta
marrin vetë në duart e tyre:
Qëndroni
vllazën , me besë e trimëni
Se detyra
jonë është, ta s’ qojm këtë Shqipni ?
(J.Bageri,
“ Reka vendi im”, Tetovë, 1995 f. 54)
Thelbi
ideor i kësaj poezie ishte mposhtja e ideve shoviniste të`
fqinjëve
dhe tradhtarëve të vendit, që tentonin të zhvlerësonin vlerat
tona
gjuhësore, letrare dhe historike, përmes rrugës së ekskomunikimit
të
përjetshëm që çonte drejt shfarosjes të kësaj kulture, duke
shfrytëzuar
edhe ndarjet tona fetare .
Ato ide
famoze që shprehnin figurat më të mëdhaja të Rilindjes sonë
kombëtare,
sidomos ajo e Pashko Vasës se “feja e shqiptarit është
shqiptaria“,
e njëjta frymë dhe përafërsisht të njëjtat ide do të
përcillen
edhe në mesin e intelektualve shqiptarë në Maqedoni, veçmas
te
rilindësit e parë të kësaj ane, te Voka e Bageri. Voka, edhe pse
ishte me
fe islame, thotë se: “Të gjithë jemi një fis e një farë “,
kurse
Bageri me fe të krishterë shkruante : ”Po mos këqyr fe, e tjetër
gjë, se
në errësi nuk durohet më,“ Kjo poezi i përgjigjet frymës së
theksuar
demokratike dhe përparimtare, përmes së cilës synonin t’i
ngrenë
kult çështjes shqiptare, arsyes e vetëdijes, etikës dhe gjithë
asaj që
është njerëzore. Në këtë klimë vlejnë të përmenden edhe
intelektualë
të tjerë, siç ndodh me Dervish Himën nga Ohri, i cili i
kundërvihej
redaktorit të revistës “ Re dhye d’Orient”, e cila mohonte
të
drejtën për atdhedashuri të shqiptarëve, ku thotë: ”Njeriu është
pjellë
lirie, prandaj lypset të ketë gjithnjë lirinë e tij ..”(Koli
Xoxi,
“Revolucioni borgjez në Francë”, Tiranë, 1980, f. 386).
Sado që
këta krijues mbetën me shekuj e dekada të ekskomunikuar dhe
veprat e
tyre shpeshherë të sekuestruara, ata përsëri lanë gjurmë të
fuqishme
për kohën kur jetuan dhe vepruan. Në fillim të shekullit XIX
ndër
shqiptarët e Maqedonisë arritën që të hapen shkolla kishtare dhe
mejtepe,
ku do të hynte në përdorim aty-këtu edhe gjuha amtare shqipe.
Për
njërën nga shkollat siç ishte ajo e fshatit Duf, e themeluar më
1840,
Vlladimir Gjuriqi te shkrimi “Prosfetne prilike u Gornu Pollogu
novjek
vreminja”, Beograt ,1938, f.124 , thotë se: ”Govor sella Dufa
je
arbanashki jezik i onie je nastavni jezik“ (E folmja e Dufit është
gjuha
shqipe dhe ajo është gjuha e mësimit). Shkolla të ngjashme do të
themelohen
njëra pas tjetrës, pastaj revista të shumta, shtypshkronja,
klube dhe
kurora më e bukur e vlerave të tyre dhe e punës së tyre
arrihet
me Kongresin e Manastirit. Se sa e fuqishme ishte ndjenja për
gjuhën
amtare dëshmojnë edhe këto vargje të Bagerit:
Kish kjan
mbare me mohue
Gjuhën e
vet natyrale ...
t’cilën
na s’kemi harue
Po e kemi
msue në male
(burim i
cituar, f. 20)
Me këto
përpjekje, shqiptarët e kësaj ane u përpoqën t’i rigjejnë
rrënjët e
prera të rrjedhave të qytetërimit tonë të lashtë, pasi
sunduesit
e ndryshëm tentuan të pengojnë rrjedhën normale, duke
asgjësuar
autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre.
Konstantën
kryesore poetike këta krijues do ta gjejnë te forca
shpirtërore
e popullit, te synimi për të depërtuar në problemet e
jetës
shqiptare, në qëllimin për të gjetur formulën e pamposhtmënisë.
Ata
ruajtën ritmin e traditës kulturore, letrare e gjuhësore, përmes
krijimeve
të tyre, me ato vlera estetike herë-herë të kufizuara. Këta
gjallëruan
traditën letrare dhe u bënë kreatorë të një letërsie të
ardhshme
me vlera të mirëfillta që kemi sot në këto anë, siç është ajo
e Murat
Isakut, Abdylazis Islamit, Agim Vincës, dhe e Luan Starovës me
Kim Mehmetin
e shumë të tjerëve. Krijimtaria e tyre, thellë e
ekskomunikuar
deri më sot ishte një ulërimë shpirtërore, me thirrje
për
kthesa të mëdha në jetën tonë kulturore. Mjafton që ato ngritën
kultin
për gjuhën amtare, për shkollën shqipe dhe identitetin tonë
kombëtar:
Lypet
edhe kalem e këndim
Fjalë e
mendim
(R. Voka,
burim i cituar, f. 3)
Krijuesit
e kësaj ane bënë tentativa për të gjetur rrugëdalje, falë
figurave
të shquara që sakrifikuan mundin dhe jetën, që përmes vlerave
letrare
të arrijnë deri tek ajo më shpirtërorja. Figura të tilla do të
shfaqen
menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, pasi ishin të frymëzuar
nga
premtimet boshe të platformës së rrejshme të Partisë Komuniste të
viteve 40,
se të gjithë popujt do të kenë të drejtën për vetëvendosje
dhe të
gjithë do jenë të lirë në planin kombëtar, kulturor dhe atë
social e
politik. Këto ideale do të dështojnë menjëherë pas luftës,
pasi një
numër intelektualësh dhe letrarësh do të gjenden pa arsye
para
bankave të te akuzuarve, përmes proceseve të montuara, vetëm e
vetëm pse
merreshin me shkrime dhe ishin me orientim kombëtar. Nga
figurat
më tragjike letrare, në dekadat e para komuniste, në këto anë
do të
jenë Sadudin Gjura e shumë të tjerë, të cilët do të zhduken
fizikisht
në rrethana tejet misterioze dhe me metoda më perfide që
mund të
ketë një shtet. Përveç zhdukjes së tyre fizike, pushteti i
asaj kohe
bëri edhe sekuestrimin e veprave letrare të tyre që vetvetiu
këto
krijime i kaplonte ekskomunikimi, pasi ato nuk kishin mundësi të
binin në
duart e lexuesve dhe as që bëhej ndonjë botim apo ribotim i
tyre. E
keqja e kësaj fryme shkonte deri atje sa që krijonte frikë që
edhe të
përmendeshin nga popullata e rëndomtë. Në mbarë letërsinë
shqipe,
shkrimtarët shqiptarë kanë dramat dhe fatet e tyre tragjike,
por S.
Gjura u zhduk nga jeta në mënyrën më mizore që nuk i ngjan as
vdekjes
së një luftëtari në fushë të betejës . Gjura herët kuptoi
politikën
antishqiptare sllave, që kishte shkelur rëndë mbi idealet e
luftëtarëve
shqiptarë në luftën e përbashkët kundër fashizmit dhe kjo
e nxiti
që të formojë organizatën demokratike “Lira“, me të cilën
vendosi
të demaskojë tradhtinë që ju bë popullit shqiptar në tërësi.
Veprimtaria
e tij shpejt u hetua nga pushteti i kohës dhe iu
sekuestrua
çdo shkrim dhe ai personalisht u persekutua deri në fund.
Ky
profesor i parë pas Luftës se Dyte Botërore, poashtu poeti dhe
dramaturgu
i parë i këtyre anëve dhe atdhetari i devotshëm, më 1952 u
morë nga
klasa, ku mbante mësimin para nxënësve të vet dhe prej asaj
dite e
burgosën duke i krijuar tortura nga më të ndryshmet dhe lëndime
psikike
nëpër burgjet jugosllave të asaj kohe. Vdekja e tij gjithmonë
mbeti
enigmatike dhe më e dhimbshmja e historisë së personaliteteve
tona të
mëdha, por edhe nga persekutimet më të dhimbshmet në
historinë
e krijuesve botëror. Po ta krahasojmë me Garsia Lorken, i
cili, po
ashtu benë pjesë në historinë më të dhimbshme te historisë se
poetëve
botëror, por mbi te gjitha Lorka u ekzekutua publikisht ne
mes te
qytetit dhe kortezhin e tij e përcollën me mijëra njerëz dhe u
shkrua
gjithë andej për atë dhe veprën e tij, kurse kurmin e trupit të
Gjurës e
humbën nam e nishan dhe pasi përfundon dimri i madh, në Malet
e
Sharrit, barinjtë e gjejnë të shformuar. Jo vetëm kaq, por me dekada
nuk
guxonte kush ta përmendte, qofshin krijuesit a studiuesit, e as
populli,
pasi çdo kush që do e përmendte, mund t’i gjente i njëjti
fat. Pas
tetë viteve lëshohet nga burgu, i rraskapitur dhe i pa aftë
për jetë
dhe në shkurtë të vitit 1962 humbet në bjeshkët e Sharit, qe
sipas
disa te dhënave, pushteti diktatorial i kohës edhe të tillë nuk
mund ta
shikonte, sepse vuajtjet e tij ne popull krijonin revolte
popullore
dhe urrejtje ndaj atij pushteti makabër.
Ishte
poet dhe dramaturg. Për fat të keq dhe si për ironi te fatit
sot e
kësaj dite shumë shkrime te Gjurës kanë mbetur të pandriçuara.
Deri më
sot kemi arritur të ndriçojmë vetëm dramën “Lalë Bajrami“,
disa
poezi dhe disa pjesë të dramës “Fejesa në djep“. Nga poezitë
është
gjetur e plotë me pesëdhjetë vargje poezia “Jeta e re e
njerizimit
po agon“, dhe është botuar në revistën “Jeta e re“,
Prishtinë,
kurse poezitë e tjera “Marshi i normalistit “, “Kënga e
punëtorit”,
“Vaj ç’qenka bë Tetova“ etj., janë gjetur të cunguara, të
ruajtura
nga nxënësit dhe kushërirët e tij.
Poezitë e
gjetura deri më sot dëshmojnë për një
temperament
artistik, për një mendje të mprehtë dhe me ndjeshmëri të
thellë
poetike. Një det ndjenjash të mbushura me lot që kalojnë nëpër
zemrën e
tij dhe përmes syve lëshon lot, pas loti është me ndjenjë
shpërthyese
prej poeti:
Sa e
madhe është në sy të robit t’ shkelun ,
Kur e
peshon me lot gjakun e robërisë...
Mbi dhe
të shkelun pikon loti i lirisë
(“Jeta e
re” Prishtinë,1952, nr. 1-2)
Gjura shkroi
edhe katër drama, prej të cilave ende mbeten të zhdukura
dhe të
ekskomunikuara thellë: “Fejesa në djep”, “Shqipja e malit“,
“Dervish
Cara”etj.
Dramën që
e ndriçuam ne,“Lalë Bajrami“, është me gjashtë pamje dhe
ndërtohet
me gërshetimin e tri elementeve të rinjohjes, që e ndeshim
në
letërsinë tonë popullore: rinjohja e burrë - grua, rinjohja e
nënë-bir
dhe rinjohja e motër -vëlla. Të tria këto rinjohje
gërshetohen
në këtë vepër dramatike rreth personazhit kryesor të Lalë
Bajramit,
emrin e të cilit e mban edhe vet drama. Në themel qëndron
një
ngjarje dramatike, me situata prekëse dhe ngarkesë të veçantë
emocionale.
Kjo filozofi gërshetohet edhe me të papriturat që i vijnë
njeriut
në momente të caktuara të jetës. Në dekadat e para të
periudhës
komuniste, fate te ngjashme tragjike do të përjetojnë edhe
letrarët
Lazim Rexhepi, Sefer Selimi, e shumë të tjerë.
E gjithë
kjo odisejadë e krijuesve të kësaj ane, pjesërisht edhe sot
e kësaj
dite mbetet e ekskomunikuar, edhe pse në dekadat e fundit janë
bërë
përpjekje, dhe ende po bëhen që këta krijues dhe kjo letërsi të
dalë në
dritë dhe të gjejë vendin e merituar në historinë e letërsisë
sonë.
Është koha që letërsia jonë të mos mbetet e ekskomunikuar, së
paku
midis nesh. Do të ishte mirë që edhe për këta krijues të dihet
dhe të
njihen sadopak në të gjitha trojet shqiptare . Kjo vlen për t’u
njohur
mirë me vlerat tona letrare e kulturore. Një qëllim i këtillë
më së
miri do të realizohej përmes sistemit të organizuar arsimor,
veçmas
përmes lëndës së letërsisë nëpër shkollat e mesme, edhe atë,
sipas
etapave historike të zhvillimit të saj. P.sh, në pjesën ku
flitet
për letërsinë e humanizmit shqiptar të përmendet edhe Sersem
Ali
Dedeja e ndonjë tjetër; në pjesën e letërsisë së Rilindjes të
përmendet
edhe Rexhep Voka e Jusif Bageri etj., dhe në fillimet e
letërsisë
bashkëkohore të flitet edhe për Sadudin Gjurën e ndonjë
tjetër që
krijuan dhe vepruan në trojet shqiptare të Maqedonisë, pasi
këta janë
dëshmi e autoktonisë sonë të lashtë dhe asaj pak me te re.
Të gjitha
këta dëshmojnë vazhdimin e energjive krijuese dhe me
reflekset
e këtij uniteti kuptojmë edhe fshirjen e kufijve, sepse kemi
të bëjmë
me një ndërgjegje dhe me një frymë të përbashkët kulturore
kombëtare.
Ky
fenomen i ekskomunikimit letrar në Maqedoninë e sotme ende mbetet
aktual.
Autor e vepra të tjerë presin të ndriçohen e të interpretohen,
detyrë
kjo, sa kulturore, aq edhe fisnike. Për vonesat letrare është e
udhës që
të motivohen studime të kësaj natyre, të rivlerësohen, të
ndriçohen
plotësisht, kështu që, secilit autor t’i jepet vendi i
merituar
në historinë e letërsisë sonë. Por, kjo s’do të thotë që të
kalohet
nga njëri ekstrem në tjetrin. Rivlerësimet duhet bërë në bazë
të
vlerave ideo-estetike e letrare dhe sipas kohës kur ato lindën dhe
u
zhvilluan.