| E shtune, 03.11.2012, 01:18 PM |
I. Qemali
- E. Toptani- Heronj dhe Tradhtarë në
100 vite Pavarësi
Nga Pirro Prifti
Historia
e Pavarësisë së Shqipërisë është një xhungël faktesh e dokumentash në të cilën
marrin pjesë dy tipe personazhesh Historikë: Pashallarë dhe Bejlerë që e
kërkonin Shqipërinë mundësisht autonome (ose të pavarur) nga Turqia por dhe
alete e saj, dhe nga ana tjetër, Intelektualët kristianë Ortodoksë, Katolikë,
dhe Myslimanë që e deshën Shqipërinë të pavarur por të përkrahur nga fuqitë perëndimore
Europiane.
Këtu ze
fill edhe përplasja e madhe e dy grupeve politike shqiptare: njëra që përfaqësonte
klasën e pasur drejtuese shqiptare totalisht e edukuar dhe me sy e zemër nga Turqia
otomane perandorake që nuke kuptonin se c`po i ndodhte Shqipërisë dhe aq më
apak se c`do ti ndodhte asaj në të
ardhmen. Kjo klasë ishte klasa konservatore pro-turke në të cilën militonin ish
drejtues sanxhaqesh, kasabashë, pasanikë
të mëdhenj, të cilët drejtonin politikën e sanxhaqeve shqiptare sipas modelit
turk nuhatja politike e të cilëve ishte po aq e mprehtë sa dhe nuhatja për
pasuri, korrupsion, dhe ndryshime pozicionesh politike. Përfqësues i denjë i kësaj klase ishte Esat
Pashë Toptani (kryetari i `qeverisë` së
Durrësit, por njëkohësisht me diferencë një muaji, edhe Ministër i brëndëshëm i
qeverisë së Isamil Qemalit)- njeri pa skrupuj , pa ideale dhe qelepirxhi. Përfaqësuesi
i brezit të dytë (pra të mëvonshëme) i kësaj klase mbeti Ahmet Zogolli.
Klasa
tjetër ishte klasa e mesme e intelektualëve
që përfaqësonte grupin politike reformator që i kishte sytë nga perëndimi
pavarësisht fesë ; kjo klasë politike përparimtare e kërkonte Shqipërinë të
pavarur, jo vetëm jashtë juridiksionit të perandorisë turke por dhe
larg lindjes. Përfaqësuesi kryesor i
kësaj klase përparimtare ishte Luigj Gurakuqi (nënëshkrues i pavarësisë) dhe më
vonë Fan S.Noli dhe grupi i tij.
Ismail
Qemali ishte një përjashtim nga të dy grupet politike praktikisht kundërshtare
të ashpra të njëra tjetrës përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë, qëndrimit
gjeopolitik të saj, dhe copëtimit të territoreve të saj.Ismail Qemal Bej Vlora,
i përkiste grupit politik të konservatorëve por veproi si përfaqësues i grupit
politik të reformatorëve. Ndoshta ky ishte shkaku që asnjëra palë politike nuk
i besoi atij por e tradhëtoi dhe nuk e mbështeti; megjithatë edhe
përfaqësuyesit europianë të bllokut të Antantës e cila fitoi luftën e parë
botërore nuk e besuan por e detyruan të hiqte dorë nga karriera politike si
drejtues i shtetit të parë (të cunguar) shqiptar.
Dihet që
krahas Përfaqësisë `Vatra`, klubeve shqiptare të Bukureshtit, Sofies, të
Egjyptit, që përfaqësonin klasësn e ardhshme politike reformatore shqiptare, Pavarësia
e Shqipërisë nisi me kryengritje ndaj Perandorisë Otomane .
Kjo shkëputje përfundimisht, ndodhi pas luftës
katërvjeçare (1909 – 1912) kundër xhonturqve, me
organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Dihet mirëfilli se
vendimin për Kryengritjen e Përgjithshme e morën një grup personalitetesh
shqiptare, në një takim të mbajtur në Stamboll. Takimi u mbajt në mesin e muajit
janar 1912, nën kryesimin e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në
lagjen Taksim të Stambollit. Në takim përveç Ismail Qemalit morën pjesë: Hasan
Prishtina, Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri
Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë ( klasa e pasur konservatore pro-turke). (http://pashtriku.beepëorld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm)
Besoj se nëse Isamil Bej Qemal Vlora ishte përkrahës i autonomisë dhe pastaj i pavarësisë së Shqipërisë
duke i mbështetur tek Austro&Hungaria dhe Italia që në fakt humbën luftën
(Italia e drodhi dhe nga fundi i luftës ajo përkrahu Antantën dhe u rradhit në fund të luftës së
parë botërore-si fituese); I.Qemali, nuk
u përkrah nga fituesit e luftës së parë botërore të cilat nuk patën besim tek
ai sepse, Ismail Bej Vlora ndonëse
kishte përkrahje të fuqishme nga populli shqiptar shikohej jashtë si
përfaqësues i Turqisë otomane.
Besoj se
Esat Pashë Toptani ishte besnik i Turqëve-otomanë por duke nuhatur humbjen e
tyre u mbështet tek Serbo&Malazezët dhe Francezët të cilët ishin fitues të
luftës së parë botërore të rradhitur tek Koalicioni i Antanta-s. U favorizuan variantet e tij të copëtimit të
Shqipërisë dhe për këtë Franca, Serbia, Rusia, arsye përkrahën qeverinë e Durrësit,
e pak
më vonë pranuan që Esat Pashë Toptani të priste Princ Vidin dhe të
merrte pjesë së drejtues në qeverinë e tij
kohë-shkurtër.
Këto
ishin dy përfaqësuesit e pavarësisë së Shqipërisë.
ii Pak histori për tradhtarin Esat Pashë Toptanin.
Esad Pashë Toptani, c 1863 – 13 Qershor,
1920), ishte një officer I ushtrisë otomane, deputet I parlamentit ottoman dhe
politikan fillim viteve te shekullit XX në Shqipëri. Bashkëpunoi me ligën
Ballkanike pas luftrave ballkanike dhe themeloi të ashtuquajturen shtetin
e Shqipërisë së mesme me qëndër në
Durrës duke e quajtur Republika Qëndrore e Shqipërisë (1914 me financime serbe
të Pashiqit dhe italianeve).
Ka qënë përfaqsuesi `dinjitoz` i grupit politik
konservator të pasanikëve pro-turq (pro-otomanë), i cili ka luajtur rol në
pavarësinë e Shqipërisë por në sensin negativ, rol i cili ka qënë një e keqe e
`domosdoshme`, ndaj të cilit atdhetarët shqiptarë reaguan fort por dhe
shtrënguan rradhët kundër individëve të tillë të pasur që motivin kryesor
kishin `o mete për vehte`. Esat Pashe
Toptani Rreth vitit 1895-1907, ai u emërua nga Sulltani komandant i
xhandarmërisë së Janinës; Ndryshimi i regjimit turk, në vitin 1908, e gjeti
Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik
ndaj Abdyl Hamitit. Ai ka luajtur rol negativ edhe në kryengritjet e jugut për
tu mbrojtur nga sulmet greke. Eshte mbrojtur nga Kryeministri Franzes Mileran
dhe Kryeministri serb Pashiq.Si u emrua Esat Pashë
Toptani - Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Vlorës? Esati, ky
“kryetar i Principatës së Shqipërisë” autonome, të njohur si e tillë nga
Konferenca e Londrës më
Prof. A. Luarasi shkruan: “Ishte
e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së Vlorës, mbështeteshin
në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand
pavarësinë e Shqipërisë.
Konferënca
e ambasadorëve në Londër dhjetor 1912-mars 1913. vetë ministri i Punëve të
jashtme të Anglisë, Edëard Grey. Atë botë, në mbledhjen e Dhomave e të Komunave
me 12. Gusht.1913, pati pohuar, së caktimi i kufijve të Shqipërisë nuk ishte
bërë në interesin e popullsisë së atyre krahinave, por për të mbajtur
ekuilibrin ndërmjet fuçive të mëdha dhe për ta shpëtuar paqën në Europë (http://ëëë.forumishqiptar.com/shoëthread.php?t=104937-
sipas sociologut Agim Curri).
Konferencën e Londrës që i nisi punimet më 17 dhjetor
1912, fillmisht u vendos që të krijohet një Shqipëri autonome nën sovranitetin
e Turqisë, pa e përfillur kështu Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912
në Vlorë. Si rrjedhim në vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve të
Shqipërisë, nga ”fakti” se ajo ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë (http://pashtriku.beepëorld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm). Më
7 Mars 1914 Ëilhelm von Ëied zbriti në Durrës, dhe, ardhja e tij u prit
me shumë gëzim nga të gjitha rrymat politike e krahinore në Shqipëri. Princ
Vidi, për kryeqytet të fronit të tij zgjodhi Durrësin, pikërisht aty ku ishte
baza e forcës së Esat Toptanit.
iii Probleme
të vecanta Historisë së copëtimit të Shqipërisë
Janina u
dorëzua me 6. Mars 1913, duke u mundësuar forcave greke ta pushtojnë tërë
Çamërinë, Gjirokastrën, Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën, duke vrarë e
plaçkitur popullsinë muslimane shqiptare.
Popullsia
që banonte në territoret e 4 vilajeteve ishte më 1850, afërsisht 1 700 000
banorë, kurse më 1912 rreth 2 354 000 banorë*. Kjo rritje shumë e ngadalshme
(40% brenda 60 vjetëve) përcaktohej nga niveli ekonomik e shoqëror shumë i
prapambetur i vendit, konkretisht nga përqindja e lartë e vdekshmërisë së
fëmijëve, nga epidemitë e shpeshta që pllakosnin Turqinë, nga mesatarja e ulët
e moshës së popullsisë dhe nga mërgimi i dendur që pushtoi këto vise pas mesit
të shek. XIX.
Vilajetet
Popullsia Popullsia
shqiptare %
vilajeti i Kosovës
909 700 582
900 61,4 %
vilajeti i Manastirit
694 800 375
900 54,1 %
vilajeti i Janinës 559 700 330 800 59,1 %
vilajeti i Shkodrës
190 000 186
500 98,2 %
gjithsej
2 354 200 1 452 100 61,7 %
Raporti i
shqiptarëve kundrejt kombësive të tjera ndryshonte nga njëri vilajet në
tjetrin. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2 %, kurse
malazezët 0,6 %, të tjerët 2 %. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që
zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4 %, vllehët 10,4 %, të tjerët 1,1 %. Në
vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë
pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të
Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4 %, kurse
serbët 16,2 %, maqedonët 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, në
vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1 %. Në vilajetin e Manastirit,
pas shqiptarëve që zinin 54,1 %, vinin maqedonët 27,3 %, vllehët 7,4 %, turqit
5,8 %, serbët 2,1 %, të tjerë 0,1 %.
(http://ëëë.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/258/Vilajetet-Sanxhaket-dhe-kazate)
Gjer në
vitin 1780 popullsija e Çamërisë ka qënë e tëra ndjekëse e fesë
greko-orthodhokse, myslimanizmi filloi më vonë dhe u përhapë sidomos në kohën e
Ali Pashës (...) Me gjithë zotrimet e huaja, nuk ka qënë e mundur për turqit,
dhe as për grekërit më vonë, që t'i çrrënjosin ndjenjat kombëtare të çamëve dhe
zakonet e prindërvet të tyre. (http://ëëë.shekulli.com.al/ëebsite/index.php?option=com_content&vieë=article&id=766:botimi-i-1940-s-sa-banore-kishte-cameria-ku-shtri)
(Thesprotia)-Cameria-1940
pjese e Epirit. Gjithsejt janë 279 fshatra me 112,619 banorë, nga të cilët
vetëm 20,200 janë grekofonë, por me origjinë shqipëtare. Sidoqoftë, simbas
statistikave greke të 1937-s, 92.419 banorë janë shqipëtarë njëmijë për mijë,
ndërsa 8.500 janë folës të të dyja gjuhërave.Nga këta banorë, 33,000 janë
shqipëtarë myslimanë.
Më 1878,
ndodhën bisedimet greko-turke, që pasuan punimet e Kongresit të Berlinit,
rezultuan me lëshimin në favor të Greqisë të krahinës së Thesalisë.
“Rekomandimi” tjetër i Protokollit 13, që kishte të bënte me lëshimin e Epirit,
u kundërshtua ashpër nga shqiptarët, gjë që në fund të fundit përfaqësuesi i
Prusisë, von Büloë, e kishte parashikuar, kur kishte deklaruar në Berlin se
Epiri duhej të konsiderohej një “noli me tangere” (“një send që s’duhet prekur”
- P. Xh), për shkak se shqiptarët do të reagonin ashpër ndaj çdo përpjekje për
aneksimin grek të tij. Në fakt, bisedimet greko-turke mbi këtë çështje, në
Prevezë, më 6 shkurt 1879, u bënë nën presionin e Kuvendit mbarëshqiptar të
Prevezës, i cili zhvilloi një aktivitet të ethshëm politik, ushtarak e
diplomatik për të parandaluar aneksimin e Epirit. Në përfundim të tratativave,
Greqia mundi të marë vetëm një rezultat minimal, duke përfituar territoret e
Epirit në lindje të vijës Artë-Janinë-Meçovë. Pra, problemi i Çamërisë u ngrit
për të parën herë në tryezat e diplomacisë europiane, si problem i Epirit, më
29 qershor 1878, në Kongresin e Berlinit, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë,
T.Deliyannis, i cili kërkoi që ishulli i Kretës, Thesalia dhe Epiri t'i
jepeshin Greqisë nga Perandoria Osmane. Dy javë më vonë, Greqia paraqiti kërkesën
për aneksimin e Epirit.
Për afër
një shekull grekët nuk kishin asnjë pretendim territorial. Traktati
famëkeq i Londrës, i vitit 1913, e ndau Shqipërinë si plaçkë lufte, duke i
hapur oreksin klaneve shoviniste greke. Populli shqiptar, dhe në veçanti ai i
Çamërisë martire, e kundërshtoi këtë pushtim; në veçanti reagoi
Një ditë
më vonë, më 28 dhjetor 1912 delegatët e Çamërisë e Delvinës, i drejtohen Ismail
Qemalit duke i shkruar:
"Kur ushtria greke pushtoi Sarandën, komitetet greke dhe kretase, numri i
të cilëve arrin në 10.000 me pëlqimin e ushtrisë së rregullt greke, përveç që
janë duke grabitur dhe shkatërruar pasuritë dhe pronat, posaçërisht të
popullsisë muhamedane, por janë duke u prishur nderin grave. Kanë vrarë dhe
kanë therë në mënyrë mizore fëmijët para syve të prindërve të tyre dhe kanë
zhdukur krejtësisht popullsinë myslimane. Edhe disa bashkëatdhetarë të
krishterë që kanë pretenduar (deklaruar) kombësinë shqiptare nuk kanë shpëtuar
nga keqbërja e tyre".
Gjendja e
çamëve në Greqi po vështirësohej çdo ditë e më shumë. Më 7 tetor 1924,
kryeministri i Shqipërisë, Imzot F. S. Noli, firmosi një deklaratë mbi të
drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, dhe kërkoi që pakicës çame në Greqi
t'i njihen të gjitha të drejtat ashtu si pakicës greke në Shqipëri.
Shumë
vjet më vonë, më 1919, në prag të një Kongresi tjetër, që ashtu si ai i
Berlinit, ishte mbledhur për të rregulluar çështje kufijsh, një tjetër francez, Kryetari i Konfernecës François
Clemenceau, i mbështetur kësaj radhe edhe nga kolegu i tij britanik, Lloyd
George, e njohën Shqipërinë dhe shqiptarët nëpërmjet informacioneve dhe hartave
që u ofronte “Karapanosi i radhës”, kryeministri grek E. Venizellos. Dhe akoma
njëherë, e sponsorizuan kauzën e Greqisë për aneksimin e “Vorio-Epirit”, dmth.
të Epirit të veriut, pasi ai i jugut ishte pushtuar tashmë nga ushtritë greke
në rrëmujën e Luftrave Ballkanike 1912-1913.
(http://ëëë.kosova.de/forum/shoëthread.php?t=12573&page=3:
http://cameria.net/0002_illyria_epirus.jpg)
iv Heroi -Ismail Qemali
Ismail
Bej Qemali Vlora (16 Janar 1844 – 24 Janar 1919) mbetet udhëheqës shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare.
Historia jetësore e tij dihet, por disa vecori të jetës së tij po i shpreh me
poshte, vecori të cilat janë si ato nishanet e trupit që vecmas mund të jenë të
përkatëse këtij këqija por të para në trup, i japin hijeshinë përkatëse të këtij
burri simpatik me edukim lindor por me dëshirë për ta parë Shqipërinë në
perëndim, pavarësisht lidhjeve jo fatlume politike si brenda vendit ashtu dhe
jashtë vendit.
Mbaroi gjimnazin
Zosimea. U bë guvernator në Beirut Liban. Pas revolucionit xhon turk 1908,
erdhi nga emigrimi përsëri në Turqi dhe u bë deputet i parlamentit otoman; u bë
përkohësisht president i asamblesë otomane. Më 1911 i u përkushtua autonomisë
dhe pavarësisë së Shqipërisë dhe mori pjesë në nënëshkrimin e Memorandimit të
Gërces-Mal i zi. Deklaroi pavarësinë e Shqipërisë më 28 nnëtor 1912, por pa
miratimin e fuqive evropiane.Ishte Kryeministri i parë i vendit 1912-1914 dhe u
dorëhoq pas presionit të Francës, Austrisë, Italisë, kur plasi lufta e parë
boterore. Pas 1914 jeptoi në emigracion ne France. Më 1918 deri kur vdiq ndenji
në Itali. Kërkoi të takohej me Kryeministrin Italian për ti paraqitur një
promemorie për Shqipërinë. por nuke takoi dot sepse u helmua dhe vdiq në
Peruxhia.
Interesant
është problemi me shokun e tij të shkollës Kostantin Karapanos, një tregtar vllaho-grek
nga Arta, që më vonë, si shpërblim për shërbimet e çmuara që i bëri Greqisë në
Kongresin e Berlinit, arriti të ngjisë shkallët më të larta në administratën
greke. Rasti e kishte sjellë, që Karapanos të kishte qenë shok shkolle në
gjimnazin “Zosimea” të Janinës me Ismail Qemalin, i cili, me sa duket, nuk
mundi ta njohë deri në fund personalitetin e mikut të tij të fëmijërisë. Të
paktën, jo aq sa zëvendëskonsulli francez i Janinës, Moreau, i cili në raportet
e tij për Parisin shprehte konsiderata të ulta për Karapanosin, të cilin, veç
të tjerash, e akuzonte “për rrugët e pandershme”, me të cilat ky personazh
kishte mundur të ngrinte pasurinë e tij të dyshimtë.
I
informuar për pasionin e miqve të tij francezë mbi arkeologjinë, Karapanos
kthehet menjëherë në Epir dhe, pasi siguroi një leje nga qeveria turke, fillon
gërmimet në tempullin pellazgjik të Dodonës. Për ironi të fatit, në këtë histori
të errët implikohet padashur Ismail Qemali ynë, që përveç lidhjeve të vjetra
nga koha e shkollës, tani kishte edhe lidhje pune me Karapanosin: në fakt, ai e
kishte pajtuar Karapanosin si administrator të minierave të tij të Selenicës.
Në
“Kujtimet” e tij, Ismail Qemali tregon se në vitin 1866, ndërsa ishte
këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku
të tij në fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrënoja, që ai, Ismail Qemali,
i lidhi menjëherë me tempullin antik të Dodonës. Dhjetë vjet më vonë, tregon
Ismaili, isha në Vlorë kur ja tregova mikut tim Karapanos këtë zbulim timin.
Kështu, Karapanosi “që shquhej për shpirtin e iniciativës”, filloi menjëherë
gërmimet në Dodonë, duke nxjerrë në dritë tempullin si dhe një sasi thesaresh
arkeologjike me vlerë të jashtëzakonshme. Kështu Ismail Qemali... Por ai nuk e
dinte, dhe ndoshta nuk e mësoi kurrë, se interesat e Karapanosit për tempullin
e Dodonës e kapërcenin kuadrin arkeologjik. Në vitin 1877, në prag të Kongresit
të Berlinit, Karapanosi i paraqiti rezultatet e gërmimeve të tij diletanteske
përpara Akademisë Franceze, anëtarë të së cilës, vetëkuptohet, ishin Waddington
e Gambetta.
Në fakt,
qëllimi i ekspozesë së “arkeologut-sharlatan”, siç do ta quante atë zvëndës
konsulli francez, Moreau, nuk ishte të njihte të pranishmit me rezultatet e
dyshimta shkencore të “gërmimeve” të tij, por t’i sugjestiononte ata,
veçanërisht politikanët filohelenë Gambetta e Waddington, mbi “karakterin e
stërlashtë grek” të Epirit. Nuk mund të themi që Karapanosi nuk ia arriti këtij
qëllimi, aq më shumë kur ai u shpërndau me bujari filohelenëve Waddington e
Gambetta antika të shumta nga Dodona, me të cilat ata pasuruan koleksionet e
tyre. Fakti është se qoftë Waddingtoni, kryeministër e ministër i Jashtëm i
Francës gjatë Kongresit të Berlinit, e qoftë Leon Gambetta, kryetari i
Asamblesë së Deputetëve, u bënë mbrojësit më të zjarrtë të pretendimeve greke
në këtë forum të lartë evropian.
v. Problemet e sotme në këtë 100
vjetor
Historia
e Shqipërisë së pavarur këto 100 vjet është një përsëritje e politikave të së
kaluarës: politikanë shqiptarë servilë ndaj fqinjëve, marifetxhinj që të qajnë
ditën dhe bëjnë `99` natën, të korruptuar deri në palcë dhe që nuk e kanë për
gjë që të shesin interesat e shtetit për pasuri dhe grada.
A nuk ju
duket e dëgjuar kjo frazë?
Lufta
politike a ashpër e ditëve të sotme
është një reminishencë e luftës politike të djeshme sepse edhe në të
kaluarën edhe në kohën e sotme grupet kryesore politike janë gjithmonë dy:
Njëri
grup ka qënë është dhe do të mbetet përfaqësues i klasës së pasur që zhvat me
aspirata vetëm për të mbajtur pushtetin
dhe për tu pasuruar me cdo kusht duke shitur kur e do puna dhe interesat e
vendit. Kjo është klasa që i ka bërë, po i bën dhe do t`i bëjë dëm gjithmonë
interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ashtu si Esat Pashë Toptani, ka dhe
do të ketë ende në këtë klasë politikanë si ai qofshin ata në ditët e djeshme
Ahmet Zogu,Ramiz Alia, Fatos Nano, apo në kohën sotme me emrin Sali Berisha.
Klasa
tjetër që është reminishenca e reformatorëve praktikisht duhet të marrë
pushtetin dhe të mendojë për bashkëpunimin dhe afrimin e klasave politike
shqiptare për hir të vendit si dhe duke mbajtur fort miqësinë me SHBA dhe
NATO-N, ashtu sikundër se të integrohet sa më parë në BE sepse është e vetmja
mundësi bashkimi i shqiptarëve të cilët do të mund të fitojnë të drejtat dhe
liritë e tyre brënda BE pa shkaktuar ekzagjerime nacionaliste me fqinjët.
Rëndësi ka të jetohet mirë dhe që gjuha shqipe të jetojë sa të ketë jetë.
E vetmi
aspekt i ri në këto 100 vjet është se për herë të parë bëmë miq të cilat na
ndihmuan realisht në clirimin e një pjese të trojeve shqiptare-Kosovën. Është e
vërtetë se miqtë e tjerë që kanë zënë politikanët gjatë viteve të kaluara mund
të kenë qënë të mëdhenj por asnjëherë nuk kanë mundur realisht të ndihmojnë
ceshtjen shqiptare qoftë Turqia e sotme (gjeopolitika e sotme, turke
praktikisht është e njëjtë me atë të SHBA dhe NATO-s kundër sllavëve), as Rusia
e djeshme (mike e madhe por kishte interesa gjeo-politike të kundërta me
Shqipërinë), as Italia dhe Gjermania e luftës së dytë botërore sepse e humbën
luftën, as fqinjët tanë sepse gjeopolitika e tyre është katërcipërisht e kundërt me atë të shqipëtarëve.
E vetmja
mundësi është bashkëpunimi me SHBA dhe NATO-n , si dhe integrimi i Shqipërisë
në BE, integrim i cili do të zhdukë kufijtë, dhe Shqipëria do të jetë përsëri
si pjesë e një Perandorie të re- Perandorisë së Europës Perëndimore. Në këtë
mënyrë përsëri shqiptarët do të zënë vende kryesore dhe kyce në këtë Perandori
- njëlloj si ilirët, arbërit dhe
epirotët e dikurshëm të cilët u bënë Perandorë në Perandorinë Romake të
Perëndimit dhe të Lindjes, Mbretër dhe
princër në perandorinë sllave të Serbisë e të Bullgarisë, Kryevezirë dhe vezirë
në kohën e Perandorisë Otomane. Megjithatë askush nga këta individë me
prejardhje shqiptare nuk e ndihmoi Shqipërinëe atëhershme.
Ashtu si
është dhe shprehja e lashte e shqiptarëve të veriut e dokumentuar në Eposin e Veriut tek Gjeto Bashe Muji në
episodin kur ndeshej me Balozin e Detit i cili ishte shumë i fortë dhe e mundi
vetëm pasi e ndihmuan zanat e pyllit, ai tha: ..`ta dinja që ishe kaq i fortë
do të banja Probatin` (vëllamë)! Kjo është karakteristikë e shqiptarëve: kur
munden nga një kundërshtar i fortë apo
kur zënë mik një armik të dikurshëm:- ata
superpozohen dhe përshtaten shumë mirë duke zënë pozita të forta dhe të
larta tek këto vende nga të cilat pushtohen. Ky është dhe shkaku i mbijetesës
së rracës së shkëlqyer të shqiptarëve.
Le të shpresojmë që 100 vjetori dhe vitet e mëpastajme të jenë vite të ripërtëritjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve të cilët duhet të shohin të ardhmen në miqësi me fqinjët , të integruar në BE dhe në miqësi me SHBA, të arsimuar mirë dhe me politikanë nga sëra e reformatorëve të tipit Noli e Gurakuqi.