| E premte, 02.11.2012, 08:12 PM |
Diskrepanza
e dialogut
Ka disa arsye se pse Kosova nuk mund të pranojë dialog me Serbin, për çështjet politike të brendshme qe e rregullojnë shtetësinë e Kosovës në mënyrë të pavarur, dhe për shumë arsye parimore, që mund të mblidhen edhe në një të vetme, nuk mund të ketë zgjidhje thjeshtë sepse çfarëdo dialogu me Serbinë është provuar dhe nuk ka pasur zgjidhje.
Nga Bekim Rexhepi
Kur i gjithë territori i Kosovës po kontrollohej nga regjimi i Serbisë dhe lufta po e bënte të vetën, në njërën anë po i sakatonte fshatrat e mëdha shqiptare dhe aty-këtu me pak qytet. Gjendja e rëndë dhe me pak shpresë prodhoi apo thënë më ndryshe solli befasisht takimin e “madh”, mes Rugovës dhe Millosheviqit!. Nuk qe e pa kuptueshme se regjimi i Milloshit, do të bënte çmos qe vendimet e tija gjenocidiale ti kamufloi dhe kështu një ditë të sjelli më dhunë edhe Rugovën në zyrën e tij, për të kompromentuar atë dhe lëvizjen shqiptare të asaj kohe. Madje këtë takim të jashtëzakontë më Rugovën, Milloshevqi do ta shfrytëzonte edhe për një arsye tjetër politike, për ti dhënë publikut ndërkombëtar kinse ca shenja “pozitive” se ay vet Millosheviqi, di të bëjë marrëveshje edhe me kundërshtaret.
Megjithëse pak kush nga shqiptaret mund të mos i kuptonte kapacitetet dhe mundësit e regjimit të Millosheviqit, mbase ky regjim më këtë dhunë të shfrenuar ndaj shqiptarëve, nuk do ta kursente as edhe Rugovën. Donin ta besonin apo jo, edhe disa kundërshtar të brendshëm të politikës se Rugovës, kjo kishte pak rëndësi, marrëveshjet mes Millosheviqit dhe Rugovës u bënë në letër, por realisht ato nuk u realizua në praktikë, sepse kjo ishte metoda e zgjedhur e Millosheviqit, ai së fundmi të bëjë marrëveshje në letër dhe ne praktikë të mos lëvizet dot.
Çudia shqiptare
Çudia
erdhi po kaq befasisht, nga kampi i vogël, i atyre pak UÇK-urëve politik të
asaj kohe! Këta nuk lanë gjë pa thënë për këto takime, madje takimet i quajtën
me efekte politik që qojnë në tradhti kombëtare.
Çuditërisht
edhe në Radio Televizionin Shqiptar, u lexua edhe një komunikatë shtypi nga
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-se, Sylejman Selimi, ky takimet e
Rugovës, nuk ngurroi ta quajë tradhtare dhe të mjera...
Tani, kur
gjysma e territorit të Kosovës me mbi 30%, akoma mbahet nga Serbia, e okupuar
dhe për çudi të radhës është vet kryeministri aktual Hashim Thaçi, ay qe vendos
të takohet me Daçiqin, ky i fundit ishte po ashtu anëtar i PS-së në kohen e
Millosheviqit, kur bënte gjenocid në Kosovë.
Ndërsa
Thaçi që dikur na e broçkolliti vet, më sa e sa herët se nuk do të ketë
bisedime me Serbin, sa i përket Kosovës, apo tërësisë së saj territoriale, sot
e gjitha kjo duket të ketë qenë vetëm një farsë e tij politike, para opinionit
të brendshëm.
Meqë tash
u konsumua edhe kjo “kredo” e tij, se nuk do të ketë bisedime direkt me
Serbinë, pas pavarësisë dhe shtete bërjes së Kosovës, na mbetet të konstatojmë
se tash Thaçi, do të ketë edhe halle të tjera, se bisedimet nuk do të jenë të
lehta, me gjasë ato bisedimet do të hapen edhe për Veriun e Kosovës dhe se nuk
ka më arsye të tjera, se pse të gënjehet, se ato nuk do të jenë politike, pasi
që vetë ata janë iniciuar nga politika...
Jo vetëm
në këtë rast shihet dhe qartësohet se Hashim Thaçi, akoma ka komoditet të
papërgjegjshmërisë ndaj të gjithëve, e në veçanti edhe ndaj Kosovës. Thaçi,
është ay vetë që e demobilizoj UÇK-në, më pastaj bëri edhe disa marrëveshje të
tjera të dhimbshme,Transformimi i UÇK-së në TMK, e në FSK e kështu me radhë
plani i Ahtisarit, e futi edhe policin në Veri të Kosovës, kinse për të shtri
sovranitetin atje dhe në fund u turpërua, u zmbrapsë nga disa kriminel a
struktura kriminale serbe.
Ka disa
arsye se pse Kosova nuk mund të pranojë dialog me Serbin, për çështjet politike
të brendshme qe e rregullojnë shtetësinë e Kosovës në mënyrë të pavarur, dhe
për shumë arsye parimore, që mund të mblidhen edhe në një të vetme, nuk mund të
ketë zgjidhje thjeshtë sepse çfarëdo dialogu me Serbinë është provuar dhe nuk
ka pasur zgjidhje. Pa u përgatitur ishte delegacioni ynë në bisedimet e Vjenës,
dhe nga këto bisedime të papërgatitura ne kemi sjellë me vete paketën e
Ahtisarit.
Hashim Thaçi vet po e ndihmon Serbin qe Kosova realisht të mos jetë funksionale, duke mos krijuar legjitimitetin politik, shih procesin e zgjedhjeve të vjedhura, korrupsionin, krime dhe shumë gjëra të tjera me elemente antikombëtare, si himni, flamuri, plani i Ahtisarit e të tjera... Nëse është interes i Kosovës qe të jetë funksionale shtetësia e saj, aherë politika duhet të mblodhi mëndet, se ajo nuk bëhet me procese të vjedhura, se nuk bëhet me hajni, se nuk bëhet me krime të fshehura, se nuk bëhet me flamur dhe himne kozmopolite, e të gjitha këto zgjojmë një neveritjet kombëtare, e cila mund të shoqërohet me probleme pushtetesh të tjera...
Çështja e Veriut të Kosovës
Çështja e
Veriut të Kosovës, në dialog me Serbinë, vetvetiu e favorizon Serbinë, madje
edhe e faktorizon atë në Veri, për të solucionuar zgjedhje të tjera, që
gjithsesi se do të ishin jashtë dëshirës, vullnetit dhe interesit të Kosovës.
Çfarëdo dialogu politik me Serbinë edhe formal, nënkupton qe Serbisë prapë do ti
epet mundësia të sillet, ashtu siç është sjell dikur, duke mos bërë “zgjidhje
normale”. Zgjidhja e Serbisë për veriun e Kosovës do të jetë vetëm zgjidhje
anormale. Pra, pozicioni i Serbisë në dialog me Kosovën, nuk ka për të prodhuar
kurrë normalitet sepse ajo akoma synon të ketë zgjidhje tjetër nga ajo çfarë ka
Kosova. Serbia, problemit real të Veriut të Kosovës nuk do ti qasej kurrë,
sepse artifica e saj e krijuar në Veri të Kosovës, njëmend konsiderohet si
interes nacional serb, i Serbisë.
Kosova
nuk e konsideron dhe nuk e sheh akoma si interes nacional të shqiptarëve, e të
Kosovës, atë të njëjtën artificë, në territoret shqiptare, brenda Serbisë, pra
në ato tri komunat me shumicë shqiptare në Medvexhë, Bujanofcë dhe Preshevë.
Pra të
sqarojmë dhe këtë se Kosova, politika e saj përfaqsuese, veriut të saj i qaset
me pozicionin për ta mbrojtur nga ekspansioni serb, i shfaqur prej kohesh dhe
të njëjtën shfaqje “ekspansioniste” heziton ta bëjë në Serbi.
Ndërsa, pozicioni i Kosovës në dialogun me Serbinë është mbrojtje dhe mëshirë! Ndërsa i Serbisë synon që përmes këti dialogu të faktorizohet dhe të bëjë zgjidhjen e saj.
Kompensime
Shekullit tetëmbëdhjetë
dhe nëntëmbëdhjetë akoma mëshikëzon politikën serbe dhe atë shqiptare,
ngase akoma orvaten qe të ketë kompensime të natyrës territoriale. Serbet të
ndryrë për kompromise, synojnë veriun e Kosovës, ndërsa shqiptaret po orvaten
ta mbrojnë atë.
Ka disa
zëra shqiptar po qe nuk janë dhe aq zyrtar po që verbalisht synojnë të kenë të
njëjtën qasje siç ka Serbia në Kosovë, të kenë edhe ata në Serbi. Kompensimet
bëhen më qëllim qe të ekuilibrit të forcës mes vendeve. Serbet do të mund të forcohen
edhe më shumë nëse arrijnë që në territorin e tyre të fusin “republikën serbe”
të Bosnjës, dhe gjithashtu po të mund të marrin edhe Veriun e Kosovës. Ndërsa
shqiptaret janë kushtimisht një hapë më para sepse tashmë kanë dy shtet dhe
vullneti për bashkim në një shtet të përbashkët është çështje kohe dhe
qeverish. Orvatjet ndërkombëtare për bisedime në mes të Serbisë dhe Kosovës,
gjithsesi shkojnë në atë qe domosdoshmërish të ketë një ekuilibrim të forcave,
që çon në një kompromis politik. A do të ndodhin kompromise politike nga këto
bisedime, me gjasë se po!... Por, esencialisht, mbetet dhe është interes i
vendeve se sa do të jenë të përgatitura të kenë plane për marrëveshje politike.
Shembulli i Greqisë së falimentuar tregon se ekzistenca e shtetit si “shtet i
mplakur” nuk përbën faktor të rëndësishëm në politikën moderne. Këtë shembull
duhet ta kenë parasysh edhe Serbia edhe Kosova, sepse realisht nuk janë
kompensimet klasike ekuilibrim i forcave në këtë shekull. Sido qe të zhvillohen
bisedimet, sido qe të ndodhin kompensimet, e ardhmja është tjetërfare dhe
ekuilibrimi i forcave mbase do të mund të matet me te tjera mjete, nuk do të
ketë miq të përhershëm dhe gjithashtu nuk do të ketë edhe armiq të përhershëm.
Do të ketë interesa dhe vetëm interesa të përhershme në ruajtjen e ekuilibrimit
të forcës.