| E enjte, 01.11.2012, 09:27 PM |
VAJTIMI I
HAXHI LUTFI HAZIRIT NË PARLAMENTIN E DARDANISË
Nga Selim M. Nengurra
Kohet e
fundit Parlamenti i Dardanisë asht ba si nji teater palaqosh apo si tendë
cirkusi. Që nga themelimi i LDK-së deri sot jeten time ja kam kushtue programit të kësaj Partie që kur u themelue
ishte Levizje kombëtare.
Mirpo me
kohën , pas ikjes në boten e Amshueshme të Dr. Ibrahim Rugovës tue pa disa nga
njerzit e kreut të LDK-së , sjelljet e tyne, fjalimet e qendrimet e tyne
personale e edhe si grup parlamentar per ditë e ma shumë LDK po më irriton dhe
po më largon sepse nuk shof asgja të Themelit dhe vlerave që LDK u themelue nga
Akademik, patriot e njerëz të menqem të kombit në kohen kur Dardania ishte e
okupueme.
Sot pash
me vemendje seancen e Parlamentit të Dardanisë dhe mes tjerve që më irrituen me
deklarimet e tyne pompoze pa asnji vlerë, ma së shumti më irritojë Lutfi Haziri, ky njeri vertetë kameleon, per
të cilin disa gjilanas që i njof këtu në Skandinavi thonë se edhe me origjinë asht
ashkali ( magjup ), çka unë nuk e di të jetë e saktë kjo.
Lutfi
Haziri dihet se ka shkue në Çabe, kur pat shkue atje, pata mendue se ka shkue
ti percjell besimtarët injorant dhe se shoqrimi i ti si Deputet ka qellim
tjeter, ndoshta diplomatik.
Mirpo ma
vonë u deshmue se ky njeri atje paska pas shkue se asht shqipfolës islamist
ashtu sikur janë të gjithë ashkalinjët e trojeve tona sepse edhe ata flasin
shqip dhe nuk kanë gjuhë tjetër.
Sot në
foltoren e Parlamentit të Dardanisë HAXHI LUTFI HAZIRI që tutje në këtë shkrim
do ta thërras HAXHI LUTA doli si nji mjeran dhe fillojë të derdh lot tue e
sulmue ministrin e MASHT-tit , z. Ramë Buja pse 12 familje paskan kerkue ta
dinë pse vajzat e tyne të shkollës fillore ( padyshim cikli i ultë ) kanë mbetë
pa shkollë per shkak të besimit të tyne, per shkak të shamijave islame. Foli e
foli ky mjeran ( të cilin nga këtu si
antarë i LDK-së që jamë kerkojë të perjashtohet nga Partia ) sa më erdhi keq
pse kryesuesi i seancës humbiste kohen me te.
Ramë Buja
si ministër kur i erdhi radha ju pergjigj haxhi Lutës, ama po të kisha qenë unë
në vendin e ministrit Buja do i baja pyetjen haxhi Lutës kështu; " Me çka deshmon ti efendi haxhi Luta se
ato vajza të vogla të shkolles fillore din se çka asht besimi, din se medomos
duhet me bajt shamija e mbulesa tjera fetare?! "
Do ja
perkujtoja Haxhi Lutës se megjithse ishte pushtet pushtues dhe komunist, në
kohen e ish Jugosllavisë me ligj ishte e ndalueme mbulesa e femnave dhe ai që
nuk dergonte femijet në shkollimin fillor denohej keq me gjoba e burg.
Po të
isha në vend të ministrit Ramë Buja do i propozoja Parlamentit që të nxjerr nji
ligj me të cilin denohen me gjoba astronomike dhe burg të gjithë ata prind që
perdorin femijet e vetë per të ba propagandë fetare e sektare dhe shkaku i saj
ndalin vajzat nga shkollat tue i ba ato analfabete dhe tue i gjymtue per jetë
të jetëve.
Veprimet e tilla janë kriminele dhe duhet denue. Këtu bahet fjalë per femijë e jo per të rritun të moshes 16 apo 18 vjeçare kur mund të vendosin vet a do mbajn shami a jo. Femijve të shkollave fillore këtë mjerim jua imponojnë prindet injorant, të shitun në sherbimet e hueja dhe antishqiptare. Pra haxhi Luta nese je shqiptarë e jo magjup, ngrit zanin per ti shpetue ato vajza tue kerkue arrestim dhe denim të prindve të tyne e jo tue sulmue ligjet e aprovueme me shumicë në Parlament në të cilin ti padrejtësisht zhvat pagë të majme. Shko burri i botës në Arabi apo në Turqi dhe atje qite shlirë shpirtin tan islamist. Ti je turpi dhe mjerimi i LDK-së.