Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ukshin Zajmi: Simpozium shkencor në Gjilan

| E enjte, 01.11.2012, 06:50 PM |


Simpozium shkencor në Gjilan me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë

Nga Ukshin Zajmi

Në organizim të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte të kësaj komune e nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit të kësaj komune, në Gjilan, me 31 tetor 2012, u mbajt Simpozium  shkencor me temë: “Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lëvizjen kombëtare shqiptare (1878-1912)”. Këtë simpozium me një fjalë hyrëse e hapi Fitim Rifati, kryetar i degës së Gjilanit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, ndërsa referuesit dhe pjesëmarrësit tjerë të simpoziumit i përshendeti Qemajl Mustafa, kryetar i komunës së Gjilanit dhe Prof.dr. Fehmi Rexhepi, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.

Duke i përshendetur të pranishmit, kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, tha se duke ndriquar të kaluaren kontribuohet në vazhdimin më të drejtë të rrugës për krijuar një të ardhme më të mirë. Mirëpo, tha ai, ne ende jemi shumë prapa në krahasim me vendet evropiane si rezultat i trusnive të te huajve, të cilët shfrytëzuan të gjitha mundësit e mundshme për të mos lejuar zhvillimin e lirë të popullit shqiptar në të gjitha sferat e jetës, madje edhe na ndanë, andaj ne këtu, në vend që të zhvillohemi, një shekull luftuam për t’u çliruar.

Në sesionin e parë të këtij Simpoziumi që u zhvillua nen kryesinë e punës: Prof.dr. Fehmi Rexhepi, Prof.dr.Sabile Keçmezi-Basha, mr.Veli Kryeziu e Mr.Fitim Rifati, kumtesat e veta i lexuan:

-Mr.Gazmend Arifi: Pasqyrë e shkurtër gjeografiko-historike e Gjilanit;

-Mr.Naim Musliu: Roli dhe kontributi i Gjilanit me rrethinë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-1881);

-MA.Memli Krasniqi: Gjilani sipas regjistrimit osman të vitit 1896;

-Mr.Fitim Rifati: Levizja kombëtare në rrethinën e Gjilanit dhe asgjësimi i çetës komite të Pasjanit me 1907;

-MA.Veli Kryeziu: Roli i gjilanasve në Kuvendin e Ferizajit të vitit 1908 sipas dokumenteve arkivale dhe literaturës hostoriografike;

-Prof.Dr. Fehmi Rexhepi: Idriz Seferi, figurë shumëdimensionale e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare;

-Prof.Dr.Frashër Demaj &Ardita Hajdari: Bashkëpunimi i Idriz Seferit me krerët e Lëvizjes Kombëtare, e lexoi Ardita Hajdari;

-Prof.Dr. Fatmira Musaj: Roli i Isa Boletinit në kryengritjet e mëdha antiosmane për pavarësi, kumtesën e lexoi Alban Dobruna,

-Prof.Dr. Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i figurës së Idriz Seferit në historiografinë shqiptare, dhe

-Mr. Bafqar Nuredini: Bashkëpunimi i kryengritësve të Pollogut e të Shkupit me kryengritësit e Gjilanit gjatë kryengritjes së vitit 1912.

Në sesionin e dytë të këtij Simpoziumi, kumtesat e veta i referuan:

-Prof.Dr.Vebi Xhemaili: Kontributi i Gjilanit me rrethinë në Kryengritjen Shqiptare të Kosovës gjatë vitit 1910;

-Mr. Aliriza Selmani: Tubimi i kryengritësve të Kosovës në Gjilan e rrethinë dhe çlirimi i Shkupit;

-Shqipe Doda: Karakteri ekonomiko-politik i kryengritjeve të Kosovës (1910-1912);

-Mr. Adem Murati: Rezistenca shqiptare dhe terrori serb në rrethinën e Gjilanit gjatë viteve 1912-1913;

-Prof.Dr. Fejzulla Shabani: Rezistenca e shqiptarëve të Gjilanit me rrethinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike të vitit 1912;

-Lendita Ahmetaj-Shala: Bibliografia shqiptare për Gjilanin në Lëvizjen Kombëtare;

-Prof.Dr.Daut Bislimi: Kontributi i Sadulla Brestovcit për Rilindjen Kombëtare në Anamoravë;

-Mr. Enver Sadiku: Dhuna ndaj popullsisë shqiptare të Gjilanit me rrethinë pas pushtimit serb me 1912, dhe

-MA.Sefedin Rahimi: Aspekte institucionale, shoqërore dhe kulturore për figurën e Idriz Seferit.

Pas leximit të kumtesave diskutuan Aliriza Selmani dhe Vebi Xhemaili, kurse Naim Musliu paraqiti fjalen përmbyllëse të Simpoziumit. Organizatorët thanë se Dega gjilanase e Lidhjes së Histrianëve “Ali Hadri” të gjitha kumtesat, do të përpiqen që, t’i publikojnë në një libër të posaçëm.