| E marte, 30.10.2012, 08:14 PM |
Analiza
dhe komente për Islamizmin
Islamizmi përballë sfidave euro-perëndimore
Nga: Ramiz Dërmaku
Mirëkuptimi fetar vjen nga edukata paqësore dhe fetare e shqiptarit në përgjithësi. “Paqe dhe dashuri”
Presidenti
i SHBA-së Xhorxh Bush para nisjes për vizitën e tij në Shqipëri në qershor 2007
deklaroi me kënaqësi, se po shkonte në një vend, ku përveç bukurive natyrore e
trashëgimisë historike do të takohej me një popull me njerëz myslimanë, katolik
qe jetojnë në paqe dhe një bashkëjetesë të shkëlqyer midis besimeve të
ndryshme.
Mendoj se
integrimi është një sfidë e rëndësishme për popujt e Ballkanit dhe njëkohësisht
edhe për myslimanët shqiptarë, si pjesëtar të ballkanit”.
Vite më
parë.ne Kavajë të Shqipërisë u mbajte simpoziumin kombëtar me titull “Integrimi
i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim”.
Integrimi është një sfidë e rëndësishme për popujt e Ballkanit dhe njëkohësisht
edhe për myslimanët shqiptarë, si pjesëtar të ballkanit”. “, “Islami nuk është
traditë religjioze e vdekur, amorfe dhe anakronike, por e gjallë, me vlerë dhe
me kontinuitet historik. Intelektualët myslimanë, që veprojnë në botën moderne
duhet ta orientojnë angazhimin e tyre drejt botës moderne duke i prezantuar
fenomenet dhe thesaret e brendisë islame, të cilat brezi i ri mysliman
pothuajse ka harruar e herë herë edhe i ka lënë pas dore. Kjo d.m.th. të
përkthehen, të integrohen të vërtetat tradicionale myslimane ashtu siç janë në
gjuhën moderne. Këtë mund të bëjnë ata intelektualë, të cilët nuk janë të
magjepsur me modernizimin, ata të cilët kuptojnë mod
ernizimin
dhe të cilët e kuptojnë Islamin, duke mos i reformuar të vërtetat e shpallura
nga Zoti. Këta intelektualë duhet të lirohen nga kompleksi i inferioritetit
citoj: Shqiperia (Etnike) ka thyer cdo rekord dhe zoteron vendin e pare persa i
perket terrorizmit islamik, shume me shume se vete Turqia“ ndaj Perëndimit dhe
ndaj modernizimit dhe të jenë krenar për traditën islame,në të gjitha
domethëniet e tij intelektuale dhe shpirtërore. Profili i intelektualit që na
intereson duhet të njohë jo sipërfaqësisht dhe tërthorazi, por mirë, thellë dhe
drejtpërdrejt botën perëndimore. Intelektuali i tillë duhet ta njohë forcën e
brendshme të Perëndimit, që e vënë lëvizje dhe që e dinamizon Perëndimin dhe
mendjen e tyre, duhet ta kuptojë jetën filozofike, religjioze, artistike dhe
shoqërore të Perëndimit, që nga rrënjët e saj religjioze dhe historike dhe deri
te paraqitjet e tyre moderne. Vetëm
një intelektual i t
illë do
të mund të ketë një vështrim të plotë të
jetës
intelektuale të kohës dhe do të dijë të komunikojë me të tjerët, duke i
njoftuar
edhe
myslimanët e brezit të ri, kërkon arsimi modern. Nga niveli i sendërtimit
të këtyre
parimeve do të varet edhe niveli i shoqërisë dhe i qytetërimit autentik
islam”. Sa
i përket ”Mësim besimi në procesin mësimor dhe roli i tij në integrim”
ekonomike dhe kulturore. Liria dhe e drejta e mësim besimit fetar në shkolla,
akoma nuk është e inkorpuar në sistemin tonë shkollor, përveç shqiptarëve të
Luginës së Preshevës. Mësim besimi në vitin 2008 do të inkorporohet edhe në
shkolla në Kosovë proces eksperimental. Në shumë shtete evropiane kjo me kohë
është inkorporuar diku në formë të obliguar, diku në formë fakultative, si
p.sh., në Austri, Gjermani, Angli,Spanjë, Greqi, Poloni, Kroaci e kështu me
radhë. Mësimi fetar promovon vlera të larta morale, kulturore për një shoqëri
në përgjithësi”. Ndersa analisti Abdi Baleta një diplomat me përvojë të gjatë
politike, deklaron; “Trajtimi i problemeve të Islamit në literaturën perëndimore”
ishte me
të
vërtetë një prezantim i shkëlqyer. Ai përveç të tjerash përmendi “Pas mbarimit
të luftës
së ftohtë në fund të shekullit XX dhe sidomos pas ngjarjeve tragjike të
11
shtatorit 2001 në Nju Jork e Uashington në fillim të shekullit XXI - në Perëndim
u rrit
shumë botimi i librave studimorë e propagandistikë me përmbajtje politike,
historike,
teologjike, filozofike për Islamin e myslimanët veçanërisht me tematikën
për
fundamentalizëm e terrorizëm islamik, për Islamin politik ekstremist e radikal.
Ballkani është i vetmi rajon evropian, ku jetojnë disa miliona myslimanë
autoktonë, shumica shqiptarë.Ballkani përbën një rast dhe një shembull të
veçantë kur vjen puna tek trajtimi i problemeve të Islamit, si për Perëndimin e
krishterë dhe për botën myslimane
lindore.
Myslimanët në Ballkan nga pikëpamja historike, politike, shoqërore,
kombëtare,
madje edhe fetare nuk janë njësoj si myslimanët emigrantë në Evropë.
Analistët
vënë në dukje se pas shkatërrimit, disa shekuj më parë të myslimanizmit
në Sicili
e në Spanjë, si fushëbeteja kryesore e vazhdimit të rikonkuistës së krishterë
u bë
Ballkani, që vështrohet si e tillë edhe sot e kësaj dite nga forcat
politikofetare
fundamentaliste
e revanshiste të krishtera në Perëndim. Por vitet e fundit
janë
shtuar shenjat se Perëndimi po e sheh pranimin e myslimanizmit në Shqipëri e
Kosove si një vlerë evropiane, jo si fatkeqësi apo pengesë. Këto zhvillime
pozitive janë pasqyruar më qartë se kurrë gjatë vitit 2007 në ligjërimin
politik dhe atë akademik perëndimor. Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush para
nisjes për vizitën e tij në Shqipëri në qershor 2007 deklaroi me kënaqësi, se
po shkonte në një vend, ku përveç bukurive natyrore e trashëgimisë historike do
të takohej me një popull me njerëz myslimanë që jetojnë në paqe dhe një
bashkëjetesë të shkëlqyer midis besimeve të ndryshme. Ishte një mesazh
kuptimplotë se në Perëndim Shqipëria njihet dhe çmohet si vend me shumicë
popullsie myslimane. Ishte edhe një mesazh miqësor i Perëndimit nëpërmjet
Shqipërisë, për të gjithë botën myslimane. Meqenëse problem madhor për
shqiptarët është bërë integrimi euro-atlantik duhet të mbajmë parasysh, se në
ligjërimin
evropian theksi vihet gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e lirive të
individit
për të marrë e lënë fenë që i pëlqen, në detyrimin e shtetit e të politikës
të mos
diskriminojë besimet e besimtarët për arsye fetare ose politike. Sipas kësaj
dispozite
Shqipëria perceptohet si një federatë bashkësish fetare .Ndersa Sabri Bajgora
prezantoi kumtesën e tij me titull “Universalizmi dhe globalizmi”, ku përveç të
tjerash theksoi: “Bota Islame është e ndarë në shumë shtete, kombe, raca,
ngjyra. Bota islame vuan nga varfëria jashtëzakonisht e skajshme, shoqëria
myslimane është shoqëri konsumuese, udhëheqësit dhe intelektualët e botës
myslimane nuk kanë një vizion të qartë si në fushën ekonomike, politike,
kulturore etj.”.
“Integrimi
i shqiptarëve në Evropë, imponim apo dëshirë?”. At Nikollë Marku në mes tjerash
ceku:
“Mirëkuptimi
fetar në Shqipëri”,“ky simpozium mund të quhet
mbarëkombëtar
shqiptar. Në krye të kishës ortodokse shqiptare kemi Janullatos,i cili nuk
është shqiptar dhe është me identitet tjetër, grek. Identiteti jonë shqiptar
është i pasur me të tri besime, islame, ortodokse dhe katolike. Fatkeqësinë, të
cilën e kemi ne ortodoksët shqiptarë në Shqipëri është që në krye të kishës
ortodokse shqiptare është greku, kjo fatkeqësi do të përfundojë vetëm atëherë
me kalimin e tij në jetën tjetër, kur të përmbylli sytë. Mirëkuptimi fetar në
Shqipëri vjen nga edukata paqësore dhe fetare e shqiptarit në përgjithësi.
“Paqe dhe dashuri”
është
thënia e Jezu Krishtit dhe Muhamedit. Ky mirëkuptim fetar është garanci
për
pranimin e kombit tonë shqiptar në gjirin e përbashkët evropian. Komuniteti
mysliman
shqiptar është më paqësori ndër ne. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për
sfidat që na presin, si ato kombëtare po ashtu edhe ato fetare. Ne nuk do të
turpërohemi, por edhe nuk do të lejojmë të na turpërojnë, as nuk do të kërkojmë
falje pse jemi myslimanë, këtu ku jemi, as nga lindja, as nga perëndimi, nuk do
të arsyetohemi përpara
askujt.
Ne jemi të graduar nga Allahu i Madhërishëm si mysliman. Ne duhet ta ruajmë dhe
ta mbrojmë identitetin tonë fetar. Këtë identitet duhet të instalojmë në jetën
tonë të përditshme në të gjitha nivelet e shoqërisë. Një popull me një pasuri
fetare e kombëtare si popull shqiptar që jemi, e kemi ruajtur shekuj me radhë,
nuk duhet dhe nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë force apo lakmie për të devijuar
nga rruga vetme e drejtë, ajo e identitetit tonë kombëtar dhe fetar. Vetëm
kështu jemi të vlefshëm, në radhë të parë për vete, pastaj edhe për të tjerët”.
Olsi
Jazexhi me kumtesën e vet me titull “Përdorimi politik i islamofobisë
dhe
sindromi i “terrorizmit islamik” në shoqërinë shqiptare pas rënies së
komunizmit”
përveç të tjerash përmendi “Pas rënies së komunizmit me termin
islamofobi
në ditët tona njihet edhe nga Bashkimi Evropian si cenim i të drejtave
njerëzore.
Islamofobia është dhunim i të drejtave njerëzore dhe kohezionit
njerëzor.
Diskriminimi i myslimanëve në Evropë pas vitit 1990, e sidomos
pas11shtatorit
të vitit 2001 ka marrë përmasa jashtëzakonisht të mëdha. Përdorimi
politik i
islamofobisë në Shqipërinë komuniste nënkuptohet me shkeljen e lirive
dhe të
drejtave njerëzore. Ismail Kadare është ati i islamofobisë në Shqipërinë
postkomuniste,
si në aspektin kulturor, të cilin Ismail Kadare Islamin e quan si
mëkat i
kombit shqiptar. “Feja Islame është racionale e arsyeshme. Bota
Islame
gjendet në një krizë, pasi është bërë shkëputja e saj gjatë periudhave kohore
nga dija.
Islami si fe hyjnore afirmon bashkëpunimin, mirëkuptimin, tolerancën
fetare,
harmoninë njerëzore si segmente të gjithëmbarshme të humanizmit dhe të
civilizimit
njerëzor në përgjithësi”. i cili për shkaqe objektive nuk mori pjesë, e lexoi
Faik
Miftari, i cili në mes të tjerash theksoi se “Është mrekulli e mrekullive se si
nën
kthetrat e disa perandorive mbijetuan shqiptarët nëpër mijëvjeçarë. Mbijetuan
shqiptarët
nëpër mijëvjeçarët, jo pse ishin të parët, apo fituesit, por mbijetuan në
saje të
Krijuesit. Krijuesi është shkatërruesi i perandorive. Krijuesi është ndërtues
i
mrekullive. Mrekulli e vërtetë është mbijetesa e shqiptarëve në këtë jetë…
Me
pranimin e Fesë Islame nga shumica e shqiptarëve, shqiptarët jo vetëm që
mbijetuan,
por edhe shpëtuan. Shpëtuan sepse nuk u asimiluan, shpëtuan sepse
nuk u
shkombëtarizuan. Edhe pse u tkurrën, u rrudhën, u dëbuan, u masakruan, u
bënë
shkrumb e hi, por rilindën përsëri. Shpëtuan shqiptarët, sepse nuk u shuan,
nuk u
faruan.
Të
vërteta të qëndrueshme, të vërteta të amshueshme janë fjalët e Faik Bej
Konicës,
i cili thotë: “Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më
tepër në numër, por jo shqiptar…” Të vërteta të qëndrueshme, të vërteta të
amshueshme janë fjalët e Stavro Skëndit, i cili në librin “Historia e Rilindjes
Kombëtare”, botuar në Universitetin Princeton në Nju Xhersej, SH.B.A., shkruan
,“Shqiptarët myslimanë përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte
Shqipëri.”
Cili
është kapaciteti moral i Bashkimit Evropian ? Cila është gjendja shpirtërore e
morale e
Evropës ? Mbi gjendjen shpirtërore dhe morale të Evropës ka shkruar
në numrin
e qershorit 2004 të revistës gjermane “Cicero” kardinali Ratzinger, i
cili u
zgjodh papë më 19 prill 2005, nën emrin papa Benedikti XVI, i cili ndër të
tjera
shkruan: “Perëndimi vuan nga një vetë urrejtje e çuditshme, e cila s’mund
të quhet
ndryshe përpos patologjike… Për të mbijetuar Evropa duhet ta pranojë
veten në
një mënyrë të re, natyrisht kritike dhe modeste…
Një botë
pa Zot nuk ka ardhmëri…
Evropa
është e sëmurë… Nuk e dimë se si do të zhvillohen gjërat në
Evropë në
të ardhmen…” Shqiptarët po kalojnë një periudhë të vështirë. Ndryshku
moral,
gjuhësor, kulturor, shpirtëror, fetar e kombëtar po përhapet me shpejtësi
ndër
shqiptarë. Me çdo çmim, me çdo kusht ne i dëshirojmë integrimet Euro-
Atlantike,
duke mos menduar fare për interesa kombëtare, etnike. Me çdo çmim,
me çdo
kusht dëshirojmë integrimet Euro-Atlantike, pa menduar, pa vepruar
aspak, së
pari, për Integrimet Shqiptare brenda trojeve tona etnike“.
Së pari:
A është në të vërtetë Bashkimi Evropian i integruar në vetvete dhe
cili
është të kuptuarit e këtij integrimi nga anëtarët e BE-së në raport me shtetas
të
kulturave
dhe etnive të ndryshme? Së dyti: Cili është qëndrimi i BE-së në procesin
e
integrimit, kur bëhet fjalë për shqiptarët si përfaqësues të një identiteti
kulturor
të
ndryshëm me BE-në dhe pozicionimi i lidershipit politik shqiptar? Në spektrin
shqiptar
integrimi në strukturat e BE-së ka marrë forma dhe trajta të ndryshme.
Ashtu si
në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit, integrimi për qeverinë
shqiptare
është kthyer në një prioritet të shkallës së parë. Por në ndryshim nga
vendet e
tjera aspirante për t’u bërë anëtare të BE-së, Shqipëria si bartëse e një
identiteti
kulturor të ndryshëm, përballet me një realitet integrues, sa të veçantë,
aq edhe
qesharak. Të veçantë në trajtimin që BE duhet t’i bëjë Shqipërisë dhe
shqiptarëve
të shpërndarë në të gjitha vendet ballkanike, që aspirojnë integrimin
dhe
qesharak në politikat, strategjitë që ndjekin shpesh qeveritë dhe elita
kulturore
shqiptare.
Nga ana tjetër qeveritë dhe elita kulturore shqiptare e kanë shpallur
integrimin
në BE si shpëtimin përfundimtar dhe si parajsa e zgjidhjes së të gjitha
problemeve.
Për këtë arsye gjatë kësaj dekade të fundit po përthithin pa filtër fare
gjithçka
që është oksidentale, duke tentuar hapur të dëmtojnë apo të transformojnë
strukturën
e ADN-së tonë identitare. Ndërkohë që Bashkimi Evropian akoma nuk
e ka
kaluar sprovën e pranimit të anëtarëve me identitet religjioz të ndryshëm nga
i saji,
shqiptarëve u mbetet të tregojnë vlerat e veta si një popull, i cili ka ditur
përgjatë
historisë të bëjë zgjedhjet e duhura. Ndoshta ne shqiptarët duke ruajtur
identitetin
tonë mund ta ndihmojmë Bashkimin Evropian të kapërcejë muret
ndarëse,
frikën dhe fobirat që vijnë si kujtim nga e kaluara”.. Ky element i ka
mundësuar shqiptarëve, jo vetëm myslimanë, por
në një
masë të madhe edhe ortodoksë e katolikë, që të inkuadrohen lirshëm në
institucionet
e kësaj Perandorie. Pashko Vasa thënia e të cilit përdoret shumë herë
për të
paraqitur rolin e pakët që duhet të ketë elementi islam te shqiptarët dhe
asnjëherë
ai kristian, ishte një i krishterë shqiptar, i cili mbante një pozitë të lartë
në
aparatin e Perandorisë Osmane. Në këtë mënyrë Perandoria Osmane në shekujt
e parë të
ekzistencës së saj u bë një shtet kozmopolit në të cilin të gjitha fetë dhe
etnitë
konsideroheshin pjesë të një tërësie.”
Bota
islame e gjetur përballë trysnive të shumta nga
jashtë,
si dhe për shkak të trazirave të brendshme si rezultat i dekadencës së saj
dhe i mos
udhëheqjes efikase, dhe qysh më herët si rezultat i ndarjes së dijeve në
dije
fetare dhe profane, është kapluar nga ndjenja e hutisë, madje edhe e
tjetërsimit
deri në
një farë mase nga Islami origjinal, gjë që është theksuar edhe më tepër nga
fundi i
shekullit XVIII dhe po vazhdon deri në ditët tona. Ajo çka e karakterizon
këtë
periudhë është shpartallimi i sundimit të shtetit universal islam dhe imponimi
i
dominimit të konceptit evropian të shtetit kombëtar, dhe në disa vende edhe i
sistemit
evropian në politikë dhe ekonomi. Islami vendos lidhjen mes fesë dhe
shkencës,
religjionit dhe politikës, xhamisë dhe shkollës, tokës dhe qiellit, dynjasë
dhe
ahiretit, trupit dhe shpirtit, arsyes dhe besimit, idesë dhe praktikës, besimit
dhe
shehadetit etj. Mirëpo duhet të jetë e qartë se Islami kërkon që shoqëria të
organizohet
në parimet moralo-etike e juridike që ofron ai dhe nëpërmjet krijimit
të
sistemit politik, ekonomik dhe juridik-shtetëror, që do të përcaktonte
vetëdijen
fetare,
shoqërore dhe pse jo edhe atë kombëtare të saj.
Mendoj se
para se të hapet ndonjë diskutim serioz për rëndësinë e lidhshmërisë
së fesë
dhe politikës do të ishte me interes që të njihemi edhe me përvoja të
vendeve
të caktuara, ku raporti ndërmjet religjionit e politikës është i ngushtë dhe
me
influencë për zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe prosperitetin e një populli apo
një vendi”.