Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Shtylla e kangës asht Dervish Shaqa

| E marte, 30.10.2012, 09:49 PM |


Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (7)

SHTYLLA E KANGËS,
ASHT’ DERVISH SHAQA

Teksti: Zeqir Lushaj,
Kendojnë: Dida-Çela-Kovaçi

N’oda burrash me sharki n’dorë,
Dervish Shaqen kujtojmë gjithmonë,
Shkamb Kosove lind për kangë,
Kombit tonë shumë i ka dhanë.

Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,
Kur kan dashtë me ja vra kangën,
Lamtumirë, vllazën e thmi,
Asht kthye zemra asht ba sharki.

Hajde t’këndojmë si ka këndue Baca,
Shtylla e kangës asht Dervish Shaqa,
60 vjet shakrinë se lëshoi,
Zemra digju e goja i këndoi.
Hije i pat, në dorë sharkia,
Në çdo perde, historia.

O kreshniku kosovar,
Shembull je për çdo këngëtar,
Si n’Shqipëri edhe n’Kosovë,
Baca këndon në zemrën tonë,
Do t’ia ruejmë kangën gjithmonë.
---------
Tiranë, Prill, 1985

-Nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 59-60-