| E marte, 30.10.2012, 05:44 PM |
Flet
këngëtari dhe skenaristi i filmave dokumentarë Lirio Nushi
Ja emri i vërtetë i Doruntinës tek "Besa e Kostandinit"
Nga Albert ZHOLI
Lirio
mbetet një ndër këngëtarët më të spikatur të këngës patriotike. Kushdo që ka
ndjekur nga afër aktivitetin e tij muzikor patjetër që ka ndeshur në këtë
veçanti të këngëve të tij. Edhe në këtë 100-vjetor ai vjen me këngën e bukur “E
duam Shqipërinë” që së bashku me këngët “Malli im”, dhe “Shqipëria ime” e bëjnë
atë të paarritshëm në përvijimin e kësaj lloji kënge. Ai është një tip i
qeshur, i shoqërueshëm, korrekt, por që shok në udhëtimet e gjata ka cigaren.
Por pakkush e njeh dimensionin tjetër të tij, atë të skenaristit për të mos
thënë dhe të regjisorit të disa filmave dokumentarë me karakter historiko-patriotik.
Dy filmat e tij të fundit “Aristidh Kolja” dhe “Arvanito-arbëreshët” janë dy
filma që kanë tërhequr vëmendjen e kritikës dhe që kanë fituar disa çmime. Së
fundi ai ka përgatitur skenarin e ri të filmit “Jurendina” një prezantim
ndryshe i filmit "Besa e Kostandinit",
Në kuadër
të 100-vjetorit të Pavarësisë cili është angazhimi i Lirios?
Në këtë
100-vjetor angazhimi im duhet të jetë i dyfishtë për vetë faktin se jam vlonjat
dhe banoj në Tiranë dhe këto dy qytete do të jenë dhe janë kryeqendrat e
aktiviteteve në këtë 100-vjetor. Në këtë
kuadër unë para disa ditësh promovova klipin e ri “E duam Shqipërinë”. Është
një këngë tërësisht patritotike, një këngë që lidhet me atdhedashurinë dhe
pozicioni që duhet të zëjë çdo shqiptar në lidhje me atdhedashurinë. Vetë titulli i këngës flet vetë dhe s’ka
shumë nevojë për koment. Ne e duam dhe duhet ta duam Shqipërinë, pasi është
vend i begatë pavarësisht se në këto situata është një vend me probleme, të
cilat sigurisht do të kalojnë.
Ishte e
vështirë realizimi i këtij klipi?
Çdo klip
ka vështirësitë e veta, pro që të jem i sinqertë duke pasur parasysh vetë
titullin e këngës na është dashur të shkojmë në vende historike pikante që të
justifikohej mesazhi i këngës.
Kohët e
fundit të gjithë këngët tuaja kanë karakter të theksuar patriotik...
Është e
drejtë kjo pyetje. Këngët “Malli im”, “Shqipëria ime” dhe kënga e fundit “E
duam Shqipërinë”, kanë karakter të theksuar patriotike për vetë faktin se dua
të përcjell një thirrje për çdo shqiptar, që në çdo vend ku është emigrant, në
çdo post politik, në çdo cep të Shqipërisë duhet të mendoj për atdheun. Sidomos
këto këngë janë një apel për politikën shqiptare që ajo të jetë më korrekte, më
e angazhuar në atdhedashuri, më patriote se çdo shqiptar se vetëm kështu mund
ta ngremë më lart figurën e atdheut tonë. Vetëm me dashurinë ndaj atdheut
shërohet çdo plagë e saj, vetëm me respektin ndaj atdheut mund të ecim
gjithmonë përpara dhe të inkuadrohemi në familjen e madhe europiane sa më shpejt. Nuk e di si ka ardhur ky lloj
nervi peotiko-muzikor tek unë, por di të them se është diçka e brendshme që më
ka thirrur, ka ardhur në mënyrë organike ky apel pa sforcime. Dua të them se
disa nga tekstet e këngëve i kam bërë vetë.
-A është
e vështirë sot të realizosh një klip?
Po është
shumë e vështirë pasi ka kosto të lartë. Jo gjithmonë mund të realizosh klipe
për vetë çmimin e kripur të prodhimit të tij. Sot kanë dalë shumë këngëtarë dhe
duhet të dalësh në treg me shumë cilësi ndryshe dështon. Në këtë mënyrë doja të
thoja se klipet kanë shumë vështirësi n.q.s duhet ta bësh me cilësi të lartë që
ti rezistojë kohës. N.q.s shikon garimin e këngëtarëve shuma pak janë ata që
realizojnë klipe, shumica vetëm realizojnë këngë të reja.
Ju keni
bërë disa filma dokumentarë, ku unë do të veçoj dy një për arvanitasin e madh,
Aristidh Kolja dhe një për arvanito-arbëreshët. Sërishmi filma me karakter
patriotik….
Këto dy
filma janë dy nga filmat që më kanë ngrënë shumë kohë dhe shumë lëvizje. Dihet
tashmë kush është Aristidh Kolja, jurist, shkrimtar, piktor, publicist i cili
ka bërë disa vepra të mëdha për arvanitasit si pasardhës të Skënderbeut. Në
librat e tij ai me fuqi argumentuese, me
një skalitje fjale, me një studim të detajuar, ka përcjellë tek lexuesi
dëshminë e pakontestueshme të prejardhjes së arvanitasve të cilët kanë qenë
udhëheqësit e Revolucionit grek të vitit 1821.
Dhe film ii dytë për arvanito-arbëreshët, vendqëndrimet e tyre, ruajtjen
e gjuhës shqipe, kultura doket zakonet. Dihet se arbëreshët e Italisë janë
shpërngulur nga peloponezi (Moreja), për në Itali, pas shpërngulës së parë nga
trungu i shqipes pas vdekjes së Skënderbeut. Ajo që dua të nxjerr në pah në
këtë film është jo vetëm prejardhja e tyre, por në radhë të parë pse në Greqi u
harrua shqipja nga arvanitasit (në pjesën më të madhe) ndërsa nga arbëreshët e
Italisë kjo gjuhë u ruajt. Pra ky është mesazhi dhe thelbi i këtij filmi.
Në disa
biseda që kemi bërë keni shprehur idenë se jeni duke bërë skenarin e një filmi
të ri?
Po. Kam
përfunduar skenarin e një filmi të ri të cilën do ta titulloj JURENDINA. Pra
është një emërtim i ri i femrës shqiptare me emrin Doruntina.
Më duket
se në këtë skenar ju rrëzoni legjendën duke i dhënë një emërtim të ri?
Po! Kam
mbledhur shumë të dhëna që tek legjenda e famshme “Besa e Kostandinit” emrin i vajzës nuk quhej Doruntina, por
JURENDINA. Për këtë mund të lexoni sinopsin
Sinops
Project
Film - in the Albanian Language - ALBANIAN LEGEND - MYTHOLOGY, by LIRIO NUSHI.
Ky
material i rëndësishëm, nxjerr për herë të pare, të plotë, në dritë, Legjendën
e Famshme mbi Besën Shqiptare. "BESA E KOSTANDINIT", në Shqipëri e
njohur si DORUNTINA, fillon si studim etnologjik me Materiale Burimore, dhe me
një bibliografi e cila ka qenë e një rëndësie të veçantë, pasi daton, qysh prej
vitit 1708, duke filluar me Dorëshkrimin e Famshëm Arbëresh të Kieutit. Emrat e
heronjve të kësaj Legjende në fakt rezultojnë të "shpikur" nga
Letërsia e Realizmit Socialist, të cilat janë publikuar kryesisht nga Shkrimtarët
Gaqo Bushaka dhe Ismail Kadare, por dokumentet e vjetra tregojnë se një emër i
tillë nuk ka ekzistuar kurrë në Antologjinë Arbëreshe - Shqiptare. Emrat e
vërtetë të Legjendës rezultojnë të jenë KOSTANDINI dhe JURENDINA. Kjo Legjendë
pretendohet nga të gjithë popujt sllavë të Ballkanit dhe nga Greqia, si histori
e popullit të tyre, dhe në këtë këndvështrim Legjenda përballet
ekzistencialisht...!