URUGANI GODITI BRIGJET LINDORE TE AMERIKES
Pas 60 të vdekurve në Karaibe shënohen viktimat e para në kontinent
Uragani “Sandy” pasi la më shumë se 60 të vdekur në Karaibe filloi lëvizjen drejt veriut përmes oqeanit duke prekur brigjet lindore të Amerikës.
Natyrisht ai nuk i gjeti pa përgatitur amerikanët. Bizneset dhe shkollat ??ishin të mbyllura; rrugë, ura dhe tunelejanë mbyllur, dhe më shumë se 13.000 fluturime ajrore janë anuluar.
Nga Bostoni në New York në New Jersey e deri në Washington, linjat e autobuzave dhe ato hekurudhore tëudhëtarëve janë mbyllur. Rreth 1,000 fluturime janë anuluar në secilin nga tre aeroportet më të mëdha në zonën e qytetit të Nju Jorkut. Vetëm në Philadelphia International Airport kishte 1.200 fluturime të anulluara, sipasFlightAware, një qëndër informacionesh në Hjuston.
Uragani-me erëra të fuqishme deri në 175 mile në orë( mbi 200 km) ardhur nga vatra e stuhisë tropikalevepron me një diametër prej 485 mile, ( mbi 600 km) nga qëndra e saj. Parashikuesit thanë se stuhia tropikale me fuqi erërash të mëdha mund të zgjas gjatë gjithë brigjeve deri në veri të Kanadasë dhe akoma më tej në perëndim në drejtim të Liqeneve të Mëdha në mes Kanadasë dhe Amerikës. Dëbore pritej në disa shtete, ka paralajmërime për një përkeqësim motit në zonat e larta të Maryland, Virginia dhe West Virginia.
Gjëndje paraqitet tejet e rëndë në Queens, menjëherë pas ores 19:00, një pemë ra mbi një shtëpi, duke vrarë një burrë 30-vjeçar, njoftoj policia. Në Manhattan, Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se shpejtësia e erës ishte 54 milje( rreth 80 km) në orën 02:00.
Dallgët e oqeanit duke kapërcyer muret mbrojtëse vërshuan duke i kthyer makinat e parkuara në rrugë si të ishin mjete lundruese në ujë.
Një anije e rimodeluar sipas “H.M.S. Bounty”, një anije e ndërtuar në vitin 1962 për filmin "Mutiny Bounty" në të cilin loste Marlon Brando dhe u përdor gjithashtu në filmin serial "Piratët e Karaibeve", u mbyt në bregdetin e North Carolinës. Rojet bregdetare thanë se anija me gjatësi 180-këmbë u godit nga dallgët e oqeanit 18 këmbë të larta të cilat e shkatrruan në kushtet e erës me shpejtësi 40 mile në orë. Trupi i një anëtari të ekuipazhit, Claudene Christian, 42, u gjet i vdekur. Një tjetër anëtar i ekuipazhit konsiderohet i përpirë nga dallgët pa lënë gjurmë.
Stuhia ka lënë pa rryme elektrike me qindra e mijëra shtëpive, dyqaneve , ndërtesa e zyra. Kompania energjitike Edison tha se 68.700 konsumatorët kishte mbetur pa energji elektrike- 21.800 të tjerë në Westchester County, 18.500 në Staten Island dhe 18.200 në Queens. Në New Jersey, Shërbimit Publik Elektrik dhe Kompania e Gazitthanë se stuhia kishte ndërprerë rrymën elektrike 36.000 klientëve. Në Conektikat, rreth 70.000 njerëz kishin humbur energjinë elektrike njoftojnë zyrtarët eshërbimeve. Kompania Edison, nga frika e dëmeve ndër pajisjet e saj elektrike, të stacioneve, ndaloi furnizimin me energji në seksionet e Lower Manhattanit.
Përgatiti: KOLEC TRABOINI
______________________________________________