| E hene, 29.10.2012, 09:25 PM |
Etyde
shqiptare:
AMBASADORET
QE E COPTUAN SHQIPERINE
KETA
DIPLOMATE EUROPIANE E BENE SHQIPERINE COPA COPA.
Nga KOLEC TRABOINI
Akti
barbar coptimi i Shqipërisë nuk ka asnjë motiv historik. Asnjë argument. Nuk ka
asnjë justifikim. Veç Kosovës, Çamërisë, Iliriadës, edhe pjesa e Malësisë që
quhet Hot, Traboin, vendi i gjysh stërgjyshëve të mi, nuk ka patur kurrë në
histori asnjë sllav e megjithatë ju dha sllavëve. Si mund të motivohet. Për mua
këta janë një tufë
kriminelash.
Pse a mos e kishin të kishin të vështirë të kuptonin këta pleq të marre se sapo
të hynte serbi në këto troje shqiptare do të masakronte popullsinë për ta
shkombtarizuar. A i dini çfarë krimesh janë bërë në 1913-1915 e më pas. A nuk i
shihnin këta krimet. Mos ishin qorra. A thua nuk dinin as të lexonin në gazetat
europiane një kronikë e tmerrshme vrastare
që përgjakte tokat shqiptare duke vrarë në mënyrë makabre gra burra,
pleq e fëmijë, duke ua prerë kokat shqiptarëve.
Lexoni "Golgota shqiptare" botuar nga hebreu Leo Freundlich,
në Viene në vitin 1913 ,përmbledhje me dokumenta të mbledhura nga shtypi i
kohës dhe të ndjeheni jo një ditë por një javë të shokuar. Asnjë motiv nuk
qëndron në këtë kasaphane mbi shqiptarët. Këta pleq matufër ambasadorë janë
bashpunëtor në një krim e gjenocid të përbindshëm.
Mallkuar
qofshin përjetë e ju përvëloftë shpirti në flakët e ferrit. Dhe mos kini asnjë
iluzion, Europa më shumë do serbët se shqiptarët. Ai që na mbrojti më shumë në
atë kohë 1913 sot është shteti më pa peshë në Europë se edhe atë e shkatrruan-
perandoria Austriake.
Po të mos
qe Amerika çeshtja e Kosovës do të qe e humbur përgjithmonë.
Zoti e
bekoftë Shqipërinë dhe Amerikën!
***
Ajo çfarë
kemi arritur është pak përpara asaj që synojmë të arrijmë. Thaçët e bënë punën
e tyre e tash po ja gëzojnë të mirat "kombit kosovar" por mua kjo më
duket më shumë vet-tradhti idealesh. Adem Jashari nuk u kall në flakë i
rrethuar nga ushtarët serb vrastarë aty në kullën e vet me 60 rob të shtëpisë
që të kemi një komb kosovar e një flamur tjetër nga ai i Skenderbeut por një
Shqipëri të Bashkuar. Sot jemi pak, pak në Kosovë e pak në Shqipëri me këtë
ideal, por lumturisht me këtë ideal është rinia shqiptare -margaritari i
kurorës sonë, shpresa e të ardhmes, dhe ideali është si flaka, mbahet ndezur
nën hi deri sa bubulaket oxhaku. E di që idealet kombëtare nuk realizohen në
një ditë, por prushi duhet mbajtur ndezur me të gjitha mjetet.
Në mos sot, nesër apo pasnesër, duan apo nuk duan ata që na coptuan, Shqipëria do të bëhet. Eshtë koha e shqiptarëve!