| E diele, 28.10.2012, 09:14 PM |
Rivendosja
e rregjimit te vizave? – një lajm i keq
por i paralajmëruar
Nga Pirro Prifti
Pavarësisht
nga përpjekjet e mundimshme të maxhorancës dhe në përgjithësi të politikës
aspak të njëhsuar shqiptare, pavarësisht nga miratimi i statusit
me kushte, pavarësisht nga dëshira e popullit shqiptar, pavarësisht nga
reklamat hipokrite të Mediave të
sponsorizuara nga `biznesi politik`, Shqipëria
mbetet një vend me shumë probleme dhe praktikisht një vend i botës së
tretë për të cilën fatkeqësisht,
është ashtu si ka deklaruar me mllef e
veja e diktatorit se `Shqipëria......
nuk është një vend i civilizuar... (dhe) .. nuk jemi të përgatitur për
demokraci....`.
Po përse
arrihet në një konkluzion të tillë në një kohë kur nga disa vende të Parlamentit Europian dhe
pikërisht në takimin e Brukselit të dt. 15 tetor nëpërmjet KE, kanë kërkuar rivendosjen e rregjimit të
vizave për 6 muaj për Maqedoninë dhe Serbinë, dhe pas tre ditësh kanë kërkuar
që edhe Shqipëria të përfshihet së bashku me të gjithë vendet e Ballkanit
Perëndimor në rregjimin e vizave?
Më interesantja
është se më 10 tetor, komisioneri për zgjerim Stefan Fyle prezantoi pikërisht
në KE propozimin për të pranuar Shqipërinë si vend me një statusin e Kandidatit, por me kushte për të realizuar tre reforma bazë:
në fushën e drejtësisë, në administratën publike, dhe në reformën parlamentare së bashku me luftën
kundër korrupsionit
(http://ëëë.tiranachat.net/shqip/2012/10/lajme/politike/ke-shqiperia-merr-statusin-kandidat-ne-be/).
Dhe
pikërisht me dt. 15 tetor dhe më pas me dt.18 tetor, po KE kërkon që të hiqet
rregjimi i vizave për Ballkanin perëndimor përfshi dhe Shqipërinë?!
Një
paradoks i vërtetë dhe një lajm i keq por i paralajmëruar për Shqipërinë që pas
2009 kur janë kërkuar nga BE dhe KE, - 12 standarte për tu realizuar, standarde
të cilat nuk janë realizuar (përvec dy standarteve), jo vetëm për shkak luftës së hapur politike
midis Maxhorancës dhe Minorancës që në fakt është një luftë e pa kompromis (me
të vërtetë një vazhdim i luftës së klasave që nga koha e diktaturës; dhe këtë e
konfirmon sigurisht se kjo klasë politike vjen nga ish PPSH), por dhe
për problemet e mprehta sociale-ekonomike që ndoshta nuk përfshihen në
të 12 standartet, kanë rëndësinë e tyre në rëndimin e gjëndjes . Në këto
probleme të mprehta social-ekonomike përfshihen:
- pagat e
ulura, pensionet e ulura,
-dhe mos
përballimi i jetesës nga ana sidomos e popullatës fshtare , dhe shtresës së
varfër në qytete dhe në zonat rurale,
-
papunësia në nivele mbi 14%,
- mos
nxjerrja e minimumit jetik
- nivelet
e ulta dhe jo cilësore të shërbimeve
sociale,
- mungesa
dhe cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor spitalor dhe parësor publik,
- mos
zgjidhja e problemeve të shtresës së të
përndjekurve,
-mos
zgjidhja e problemeve të pronës.
Janë këto
të fundit që kanë shkaktuar emigrimin masiv prej 1.2 milionë banorësh këto 20
vite, një nga emigrime me përmasa biblike, emigrim i cili ka patur pasoja
negative të mëdha sidomos nga ana sociale, etike, rritjen e divorceve, probleme
pronësie.
Anët
pozitive janë rritja e të ardhurave monetare në familjet që kanë emigracion,
dhe rritja e nivelit të ndërgjegjësimit të zbatimit të ligjit dhe të
rregullave.
Megjithë
këtë konglomerat problemesh, është politika shqiptare e të dy krahëve ajo që
për shkak të përplasjeve të forta politike (përplasje që janë reminishenca të
së kaluarës të luftës për pushtet), ka vonuar zgjidhjen e problemeve, ka shtuar
korrupsion dhe nëpërmjet një hipokrizie të ndyrë vazhdon të reklamojë si fitore
ato që populli i ka zgjidhur vetë nëpërmjet emigracionit, dhe përpjekjeve personale
për mbijetesë.
Gjëndja është e rëndë dhe shteti funksion deri në orën 16.00 në qytete e në zonat rurale, dhe duke qënë një shtet që për 22 vite ka shkaktuar një deficit buxhetor mbi 60%, ka shitur pronën shtetërore dhe atë strategjike pa patur miratimin konsensual politik, dhe as ndonjë strategji të qartë për të forcuar asketet shtetërore, ka ndikuar direkt dhe indirekt në rritjen e korrupsionit nëpërmjet vendosjes në drejtim të militantëve- në vend të teknokracisë dhe meritokracisë, e për pasojë ka shtuar dyshimin dhe mosbesimin e BE dhe të KE të cilat në mënyrë paradokse, krahas miratimit me kushte të Shqipërisë si vend kandidat- edhe kërkesën për të rivendosur rregjimin e vizave gjë që do të shkaktojë një prapaktheu të fortë të Shqipërisë. Prapaktheu e cila do të dëmtojë seriozisht popullin e pafajshën shqiptar.