| E shtune, 27.10.2012, 10:57 AM |
ODISEJADA E EKSPOZITES TEMATIKE “AMERIKA PER KOSOVEN”
Nga Prof. Dr. Riza Sadiku - Muzeu i Kosovës, Këshilltar, Prishtinë
Njëra nder ekspozitat ma madhështore qe është organizuar ndonjëherë ne Muzeun e Kosovës, pa dyshim është ekspozita tematike “Amerika për Kosovën” , ne hapjen e te cilës, me 2 korrik 2010, morën pjese mbi 800 vete, ne mesin e te cilëve edhe përfaqësuesit me te larte politike te Kosovës, si dhe përfaqësuesit e te gjithë ambasadave te Kosovës ne Prishtine. Hapjen solemne te ekspozitës e bene Kryetari i Kosovës, Z. Fatmir Sejdiu dhe Ambasadori i SHBA-ve ne Prishtine, Zotëri Kristofer Dell. Ekspozita u hap nen patronazhin e Ambasadës Amerikane ne Prishtine, e cila me ketë rast shënoi përvjetorin e Pavarësisë.
Duhet theksuar se ekspozita ne fjale është organizuar ne bashkëpunim
me Zyrën për Ceshtje Jorezidene, tani Ministri e Diasporës, e cila Zyre,
respektivisht Ministri ka bere
financimin kryesor për realizimin e saj. Ne ekspozite, me fakte dhe argumente është prezantuar
veprimtaria kombëtare e mërgatës shqiptare ne SHBA, përmes Administratës Amerikane, lidhur me afirmimin,
ndërkombëtarizimin dhe sensibilizimin e çështjes mbare kombëtare, ne veçanti te
Kosovës, për një shekull.
Ekspozita tematike , “Amerika për Kosovën”, me rastin e shënimit te përvjetorit te hyrjes te trupave te NATO-se ne Kosove, me 12 qershor 2011, ne mënyrë madhështore u hap ne Muzeun Historik te Shqipërisë ne Tirane, te cilën solemnisht e hapi Kryeministri i Shqipërisë Zotëri Sali Berisha.
Ne baze te marrëveshjes se bere ne mes te përfaqësuesit te Muzeut te Kosovës dhe Ministrisë se Diasporës (Mërgatës), ekspozita “Amerika për Kosovën “, me 30 nëntor 2011, është parapa te hapet ne Uashington, (hapja e një ekspozite ne një vende te tille, ka qene një privilegje e veçante te cilin administrata amerikane ia ka ofruar vetëm Kosovës, por mjerisht nuk e shfrytëzuan, por u koriten) kurse ne 2 dhjetor 2011, është parapa ekspozita te hapet ne Nju Jork. Për hapjen e ekspozitës ne terminët e lartcekura janë shpërnda edhe ftesat, jo vetëm nga përfaqësuesi i Ministrisë se Diasporës, por mjerisht , duke u besuar terminëve te parapara për hapjen e saje, ftesa ne emrin e vet personal kane shpërnda edhe personalitetet e dalluara te Administratës Amerikane te angazhuar për zgjedhjen e ceshtjes shqiptare, ne veçanti te Kosovës, edhe kongresistet Eliot L. Engel dhe Jean Schmidt. Për fat te keq, nga neglizhenca e përfaqësuesit te Muzeut te Kosovës dhe deri diku edhe e Ministrisë se Kulturës, hapja e ekspozitës nuk u realizua, pasi ekspozita nuk lëvizi nga Prishtina. Për ketë jo seriozitet dhe ceshtje shume e ndjeshme për organet kompetente dhe Qeverinë e Kosovës, sqarimeve te hollësishme janë dhëne nga i njëjti artikullshkrues, respektivisht autori i ekspozitës, ne dhjetor te vitit 2011, ne shtypin e mërgatës ne SHBA-se dhe Kosovës. Këtij rasti kaq te ndjeshëm dhe me përgjegjësi, ( ne ato vende ku ka Ligje dhe ndërgjegje) para përfaqësuesve te Administratës Amerikane , Mërgatës Shqiptare dhe opinionit amerikan, kurrkujt nga organet kompetente te Kosovës nuk ia vrajti veshin.
Dear
Colleague,
As
co-chairs of the Congressional Albanian Issues Caucus, we would like to
cordially invite you to an exhibition on
The “
As Kosova closes in on the fourth anniversary of its Declaration of
Independence, we can think of no better way to honor such an historic
achievement than by inviting you to the “
Sincerely,
Eliot L.
Engel
Jean Schmidt
MEMBER OF CONGRESS MEMBER OF CONGRESS
Të nderuar
koleg,
Si bashkë-udhëheqës te Kongresit, Komitetit për Çështjet Shqiptare, ne do të
të donim të ju ftojmë përzemërsisht në ekspozitë më 30 nëntor 2011
nga 15:00 në 17:00 në hollin Rayburn, ne te cilën do te shfaqet një koleksion i
veçantë i materialeve, përmes te cilave nënvizohen marrëdhëniet e forta
ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.
Ekspozita "SHBA për Kosovën" do të shfaqë materiale te ekspozitës se përhershme
te Muzeut te Kosovës, të cilat theksojnë historinë e fundit te Kosovës,
komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara, dhe marrëdhëniet e forta
diplomatike mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara. Përveç materialeve te
ekspozuara, po ashtu fjalim i rasti do te mbahet nga Zëvendës Kryeministri i
Kosovës Behxhet Pacolli dhe Ambasadori Avni Spahiu.
Ndërsa Kosova i afrohet përvjetorit te katërt të Deklaratës së saj të Pavarësisë,
ne nuk mund të mendojmë për ndonjë mënyrë më të mirë për të nderuar një arritje
te tillë historike se sa duke ju ftuar ne ekspozitë "SHBA për Kosovën",.
Sot, Kosova është një demokraci multi-etnike në rritje, e cila shërben si
shembull i ndritshëm i suksesit të politikës së jashtme amerikane në Ballkan.
Ne jemi shumë të inkurajuar nga përparimi që ka bërë Kosova në vitet e fundit,
dhe ne
shpresojmë se kjo ekspozitë shërben si një kujtesë e lidhjes se patundur
ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Sinqerisht,
Eliot L. Engel
Jean Schmidt
ANETAR I
KONGRESIT
ANETAR I KONGRESIT
Me rastin e mos hapjes te ekspozitës ne Uashington, kane mbetur te dëshpëruar jo vetëm përfaqësuesit e Administratës
Amerikane te angazhuar për ceshtjen e Kosovës
dhe atë shqiptare ne tersi, por edhe
shume veprimtare te devotshëm te ceshtjes shqiptare ne SHBA, ne mesin e te cilëve edhe familja
Saliu , i cili zhgënjim, ma se mire vjen
ne shprehje përmes kësaj shkrese, dërguar
autorit te ekspozitës, ne te cilin, ne mes tjerash theksohet:
E nderuara familja Sadiku,
Njeherit uroj qe viti i ri tu sjell,shendet ,begati pacit gjithmon gezime ne
vatrat Tuaja.Nuk e di a eshte posta e njejt elektronike!
Mbase shume ngarkesave te muajve qe kaluan,dhe ato qe do vine ne vijim,leximi i
qarimit ,,Amerika per Kosoven ''nga shkrimi i Juaj lexuar ne ,,YLLIRIA''te
gazetes Shqiptare Amerikane me beri qe edhe une i nderuar Riza Sadiku te
komunikoj me Ju per zhgenjimin tone,ishte e tmershe.Pas neteve te ngarkuara me
shume ore udhetimi ne manifestime, kishim dhe ne thirjen per te shkuar ne
Washington.Mereni me mend ,marim udhetimin 16 ore vajtje ardhje,se duheshte te
mberim ne kohe ,cka eshte edhe me trishtuse ndalemi ne Ny York per te mare
kryetarin e Camerise SAli Bollatin me te shoqen Bulen dhe shkrimtarin Pandeli
Simsin,ashtu te lodhur mendoj me shume Ademi nga vozitja nje javeshe pa
nderprer aritem me kohe ne Washington.Kishin mberi dhe shume bashkkombas,hajt
andej hajt kendej aritem tek vendi ku duheshte te mbahet ekspozita ska ekspozit
!!!!!!!!!!!!!! dikur mora ambasadorin Avni Spahiun me telefon e i them ne kete
salle nuk shofim ekspozit e kombetaret jane te lodhur e vetem sillemi!!!!!!!!!! me thot Rita eshte Anulua!
po si i them nuk keni asfar pergjegjesie po njerezit kane mare udhetime te
gjata e Ju thoni ne 11 eshte anulua po ata jane nise ne mes nate ku te kuptojne
anuliminetj etj e tmershme ,bile une e Ademi ter kohen morem librin ne qere me
veti e tregojshim miqeve per punen e Juaj te mundimshme e historike.Ne nderkoh
lutem personalitete te kongresit qe te na lejojne sallen sa te mund ti
informojme bashkombasit per mos mbajtjen ate e berem.Shkrimtari Simsia deshi te
shkruan dhe besoj qe e bene me paraqitjen e fotove faktike kete pa pergjegjesi
te tyre.Une menjeher i shkruajta Naimit e ska si thash ,per bese se na
plasen,por nuk mora pergjigje,une kete vit kur te vi do i flas ,do i theme leht
e keni Ju te vini vetem te hani dreka darka e te paraqiteni neper gazeta, por
realiteti eshte ndryshe nuk ka kuptim me te tjeret te punojne e tjeret te korin
jojojo kane kaluar ato kohna. Une munt te Ju them i nderuar Z,Sadiku Ju
faleminderit per shkrimin,ishte nje lehtesi per ne e besoj e shume kombetareve
te munduar. Ju lutem te me konfirmoni posten a eshte ne rregull e me pastaj tu
postoj fotot e realitetit edhe Washingtonin
Me shume respekt
Rita Saliu
Pasi ekspozita tematike “Amerika për Kosovën”, për arsye subjektive nuk u hap ne vitin 2011 ne SHBA, Muzeu i Kosovës, respektivisht sektori i Historisë, ne planin e punës për vitin 2012 e parashikoi edhe hapjen e saj ne ketë vend, përmes te cilës jo vetëm qe dëshironte te japi një kontribut modest ne shënimin e dy jubileve shume te rëndësishme për historinë e popullit shqiptare, 100 vjetori i themelimit te Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe 100 vjetori i themelimit te Shtetit Shqiptare. Duke pasur parasysh se “Vatra” ka dhenë kontribute te veçanta si ne themelimin dhe ruajtjen te Shtetit Shqiptar Londinez, ashtu edhe ne afirmimin e ceshtjes se Kosovës dhe Pavarësinë e saj, por njëkohësisht kishte edhe për qellim, përmirësimin e sa do pak te imazhit dhe besimit te Qeverise se Kosovës, ndaj disa personaliteteve te Administratës Amerikane dhe përfaqësuesve te dalluar te Mërgatës Shqiptare te angazhuar për hapjen e ekspozitës ne fjale vitin e kaluar, por mjerisht qe nuk u realizua.
Ne ekspozite, pasi behet fjale për veprimtarinë kombëtare te Mërgatës Shqiptare ne SHBA, e cila veprimtari ka luajtur një rol shume me redesi për afirmimin dhe zgjedhjen e ceshtjes mbare kombëtare dhe Kosovës ne veçanti ne Administratën Amerikane, e cila Administratë ne momentet ma te rëndësishme historike, e kane marre nder sqetull popullin ma te varfër dhe me te copëtuar ne Ballkan dhe Evrope, atë Shqiptare, duke e shpëtuar ate nga ri copëtimet, shfarosjet dhe krimet mizore te shteteve fqinje, te udhëhequra nga Serbia gjate periudhave te caktuara historike, si qe ishte rasti edhe ne vitin 1999, kur regjimi i Beogradit i asaj kohe, filloj etnocidin ndaj popullit shqiptare te Kosovës, te cilin e ndërpreu intervenimi i NATOS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Një angazhim permanent i mërgatës shqiptare ne këtë fushe, ka ndikuar edhe ma tepër, qe ekspozita “Amerika për Kosovën”, ne këtë vit jubilar te hapet ne mesin e mërgimtareve ne disa qendra, ku është e koncentruar mërgata ne SHBA-se.
Duke qene te vetëdijshëm, se hapja e një ekspozite te tille madhështore ne ndonjë lokal me pagese ne SHBA, kushton shume, për ketë qellim, ne shkurt te vitit 2012, Muzeu i Kosovës iu drejtua me një shkrese Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne Nju Jork, për me na mundësuar hapjen e ekspozitës ne fjale ne lokalet saja ku organizohen manifestimet kulturore, përfaqësuesit e te cilës pa hezitim, kërkesës se Muzeut i përgjigjen pozitivisht me 29 mars 2012, me te cilin rast na njoftoj se pa asnjë kusht, (gratis) do te mirëpresin hapjen e ekspozitës ne një hapësire prej afër 700 metër katror .
Para se te niset ekspozita për ne Nju Jork, organet
kompetente te Ministrisë se Kulturës kane qene te informuara, me shkrim dhe
gojarisht, jo vetëm përmes planit te punës,por edhe me shkresa te veçanta si
gjate vitit 2011, ashtu edhe gjate vitit 2012, por mjerisht ne shumicën e
rasteve, shkresave te Muzeut te Kosovës, Ministria e Kulturës nuk u është përgjigjur dhe nuk është
deklaruar as me goje e as me shkrim qe
ekspozita ne fjale mos dërgohet SHBA-se. Një përgjigje qe e posedon Muzeu i Kosovës,
dërguar nga ana e Mistrisë te Kulturës, me 1 dhjetor 2011, ne te cilën nuk theksohet qe mos dërgohet
ekspozita ne SHBA-se, por te kundërtën, mund te
vazhdoj “intenerarin” ....
Pas përgatitjeve te bëra, me 19 prill 2012, ekspozita tematike “Amerika për Kosovën”, ngarkohet ne kontejner, dhe ne baze te kontratës te nënshkruar me përfaqësuesin e Muzeut te Kosovës dhe kompanisë transportuese “Flora-Impex”, e cila ne bashkëpunim me një kompani te Shkupit, përmes Selanikut me anije ekspozita niset për Nju Jork, e cila ne ketë qytet arrin ne fund te muajit maj. Për arritjen e ekspozitës ne Nju Jork, informohet Muzeu dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodres”, ne te cilin vend ishte dedikuar vendosja e saje. Ne mungese te mjeteve financiare punëtoreve profesional kompetent te Muzeut, nuk u mundësohet shkuarja për vendosjen e ekspozitës ne Nju Jork. Vlen te theksohet se për hapjen e ekspozitës ne vendin e caktuar jashtëzakonisht janë interesuar veprimtaret e dalluar te ceshtjes shqiptare, Zotëri Tome Meriaj dhe z. Pashko Camaj. Ne një rast Tome Meriaj, me 13 qershor 2012, ne mesin e shume shkresave thekson:
Mik Riza, Ju falenderoj per
njoftimin.Drejtorit te posa zgjedhur i deshiroj suksese ne punen me shume
pergjithesi!Shpresoj se udheheqesit tone nuk do te na turperojne si vitin e
kaluar,ku u ben njoftimet per hapjen e exspozites ne muzeun e qytetit te
Jankersit New York dhe exspozita as qe kishte mbrrijt ketu.Une isha prezent
kur ministri Makolli tha se:Exspozita "MERGATA SHQIPTARO-AMERIKANE PER
KOSOVEN",mbrenda pak ditesh do te prezentohej ne shume Qytete te ketij
vendi,lajmi u publiku dhe gjith u ndam te zhgenjyer dhe me shume te turperuar
para botes amerikane.Mbetem me shprese se keto gjera nuk do te
perseriten.....Dje kisha nje bisede telefonike me Don.Pjetrin.Sipas porosis
suaj i thashe qe kantena te vihet ne nje vend ku nuk pengon kend.Me vone do
te shkoj personalisht me pa,dhe do tu njoftoj.Pershendetjet e mija shume
vllezerore per juve dhe drejtorin e posa zgjedhur Toma. |
Duhet theksuar se gjate kësaj kohe, për shkak te skadimit te mandatit te Drejtorit te Muzeut, emërohet Drejtor i ri, por edhe Ministria e Kulturës merre një qëndrim negative ndaj nisjes se ekspozitës, gjoja se organet e saj nuk kane qene te informuara dhe nuk kane dhenë leje për nisjen e saj për Nju Jork. Një arsye e tille nuk qëndron , se ekzistojnë faktet, se organet kompetente te saja, kane qene te informuara me kohe. Kështu, pas disa informatave dhe kërkesave shtese, për gjendjen e ekspozitës qe rrinë ne limanin e Nju Jorkut, se çdo dite rriten taksat e qëndrimit, si dhe për shkak te intervenimit te mërgimtareve për hapjen e saj ne ketë vite jubilar Muzeut duhet ti mundësohet ta hapi ekspozitën. Por mjerisht për shkak te kapriciozitetit te Ministrisë se Kulturës dhe Drejtorit te me parshem te Muzeut te Kosovës, me 10 korrik te vitit 2012, përfaqësuesi i Muzeut Kosovës ne marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, marrin vendim qe ekspozita tematike “Amerika për Kosovën”, pas 53 dite qëndrimi ne limanin e Nju Yorkut, te kthehet prapë ne Prishtine pa u hapur, edhe pse ekspozitën e ka prite salla gratis, nga dashamiret e ceshtjes shqiptare, respektivisht Përfaqësuesit e Kishës Katolike “Zoja e Shkodres”. Kështu pas kryerjes te obligimeve financiare, ekspozita ne fjale me 15 tetor 2012. arrin ne Muzeun e Kosovës, gati pas 5 muaj qëndrimi ne kontejner. Me rastin e kthimit te ekspozitës, Ministria e Kulturës përmes Muzeut te Kosovës për shkuarjen dhe ardhjen e saj, (transportin) ka paguar 7. 616 Euro, (shtate mijë e gjashqinde e gjashtembdhjet euro) kurse për qëndrimin afër dy mujor te ekspozitës ne limanin e Nju Jorkut, përmes një fature janë paguar 10. 951 Dollar amerikan, ( dhjete mije e nenet qind e pesëdhjetë e një dollar) kurse përmes një tjetre fature janë paguar edhe 1.450, 00 Euro, ( Një mije e katër qind e pesëdhjete Euro). Te gjitha këto mjete janë dhenë pa dhimbet nga taksapaguesit e këtij populli te varfër te Kosovës.
Jam thelle i bindur, se me mjetet e paguara për qëndrimin e ekspozitës ne Nju Jork, do te ishin mbuluar shpenzimet për punëtorët profesioniste te Muzeut, për vendosjen e saj.
Është për keqardhje, pas kësaj odisejade te ekspozitës tematike “Amerika për Kosovën” dhe këtyre mjeteve te paguara dhe mos lejohet hapja e ekspozitës, duke e pasur sallën e rezervuar falas, për shkak te kapriociziteteve dhe divergjencave te ish drejtorit te Muzeut te Kosovës dhe përfaqësueseve te Ministrisë se Kulturës. Për mua, është e pa kuptueshme dhe skandaloze një sjellje e tille e personave kompetent te kulturës, nëse dikush është fajtor për veprime te jashtë ligjshme, le te merren ne përgjegjësi, kurse Muzeu dhe imazhi i Kosovës nuk bene te komprometohet ne ketë mënyrë para opinionit amerikan dhe mërgatës shqiptare, te cilët aq shume kontribuuan dhe investuan për Kosovën dhe ceshtjen kombëtare, te cilët edhe sot e kësaj dite japin kontributin e tyre ne shume fusha politike dhe ekonomike.
Habitem nga vendimi i Ministrisë se Kulturës, për kthimin e ekspozitës, pas një qëndrimi gati 2 mujor te saje ne limanin e Nju Jorkut, ne te cilin kontejner kane qëndruar eksponate shumë te vlefshme muzeale për gjeneratat e ardhshme, si : Kapela dhe broshi i Zonjës Olbrajt, uniforma e Gjeneralit Kllark, me te cilën ka komanduar forcat e NATO-s, gjate intervenimit ne Kosove ne vitin 1999, xhaketa e Ambasadorit Voker, me te cilën alarmoj boten e civilizuar për masakrën e Recakut, uniforma e pilotes Faruza Kallaba, e cila vullnetarisht ka marre pjese ne furnizimin e aeroplanëve te NATO-s me karburante gjate intervenimit ne Kosove, disa Uniforma te Batalionit “Atlantiku”,nga SHBA-se, te cilët vullnetarisht morën pjese ne çlirimin e Kosovës ne vitin 1999, qe është rasti i rralle qe ndonjë mërgatë tjetër, te ketë vepruar ne ketë mënyrë si kjo shqiptare, si dhe te gjitha ato eksponate tjera te rralla dhe unikate qe ia dhuroi mërgata shqiptare dhe disa personalitete te Administratës Amerikane te angazhuar për zgjidhjen e ceshtjes se Kosovës, Muzeut te Kosovës, për me i prezantuar, jo ato eksponate me ndejet 5 muaj ne kontejner ! ?
Si autor i ekspozitës “Amerika për Kosovën”, ne te cilën kame punuar pese vite ngrejë zërin e ndërgjegjes, te ato personalitete qe kane ndikim dhe kompetenca ligjore, për jo seriozitetin dhe për lojën qe është bere me hapjen e ekspozitën ne fjale ne SHBA, dikush duhet te japi llogari , sepse për mbledhjen e eksponateve e lartcekura dhe shume te tjerave, jo vetëm qe janë harxhua mjete financiare, por kemi bë edhe shume munde, përpjekje, bindje dhe sakrifica, nuk ka qene lehte me i binde veprimtaret e devotshëm për me i nda nga materialet e tyre, te cilat i kane ruajtur me dekada eksponatet neper arkivat private, për me ia dhuruar Muzeut pa asnjë kompensim material, disa nga te cilat kane vlere te pa çmueshme muzeale , kurse organet zyrtare te Kosovës, sjellen jo seriozisht ndaj kësaj pasurie muzeale te veprimtareve te mërgatës shqiptare dhe Administratës Amerikane, ne te cilat behet fjale për ceshtjen e Kosovës, dhe asaj kombëtare ne tersi.
Me rastin e mos hapjes te ekspozitës se larte cekur ne SHBA, na paraqitet edhe një paradoks tjetër te qeveritaret e Kosovës ne tersi, te gjithë ato qe shpesh i vizitojnë SHBA-se, kryesisht takimet me personalitetet e ndryshme te Administratës Amerikane ua përgatisin mërgimtarët e devotshëm te ceshtjes shqiptare, kurse organet kompetente po te kësaj Qeverie, nuk ua mundësuan veprimtarëve hapjen e ekspozitës, te cilën ua kane premtuar dhe kane shpërndarë ftesa për hapjen e saje ne nëntor dhe dhjetor te vitit 2011, ne Uashington dhe Nju Jork.
Me publikimin e këtij artikulli do te jem ma i qete dhe do ta kem ndërgjegjen e pastër, sidomos para veprimtarëve te mërgatës shqiptare, te cilët nuk u kursyen edhe me rastin e mbledhjes te eksponateve muzeale, por dhanë kontributin e tyre për ta pasuruar Muzeun e Kosovës, me eksponate te reja dhe shume te vlefshme. Shpresoj se ky artikull kësaj radhe do te ndikoj te personalitetet e ndërgjegjshëm dhe kompetent te Kosovës, ndaj rasteve te tilla, te cilat jo vetëm qe e zbehin imazhin, por edhe e humbin besimin ndaj Kosovës dhe shqiptareve ne tersi, te merren ne përgjegjësi personat te cilët u implikuan ne mos realizimin e ekspozitës “Amerika për Kosovën” ne SHBA-se.
17 tetor 2012 Artikullin e përgatiti,
Prishtine Prof. Dr. Riza Sadiku, autor i ekspozitës
Tel. O44 153 -707
E-maill:
rsadiku@gmail. com