| E shtune, 27.10.2012, 09:12 AM |
NJË KAFE PËR KADRI MANIN
-Ti e meriton lirinë, festoje serbes pavarësinë!-
(Kështu më shkruante Kadri Mani, pak javë para vdekjes).
Nga: Zeqir Lushaj
I dashur djali i Kadri Manit, Ylli,
Si pergjigje lajmerimit tuaj për të pame të babait
në Gjermani, në pamundësi të jem aty, ku në fakt do e deshta “vendi e
kuvendi’, në nderim të Kadri Manit, mikut tonë të paharruar, zgjodha një menyrë
tjetër, për të qenë gjithsesi , të paktën si “gjysëm” i pranishem. Ju thoni ne
lajmerim se, me kete rast miqt e babit mund të shprehin kujtimet e tyre, por
unë tani per tani, nuk mund ti shprehi e as ti dërgoj ato. Pse? Sepse janë të
shumta, dhjetra e pse jo qindra faqe.
Relatat , bisedat, pershëndetjet e urimet, “grindjet” e miqesit e mia me
të paharruarin, babain tuaj të dashur, jane te shumta. Ato, per mua donë kohë
te sistemohen e të botohen si dialogje, si skica, si replika, si broshurë e pse
ndoshta jo, edhe deri si një libër i veçantë.
Poshtë titullit të këtij shkrimi modest, vura me
ngjyrë të kuqe, një thenie të Kadriut, pak javë para ndarjes nga jeta. E dija
se nuk ndihet mirë. At’ njeri e kuptoja, pa e pyetur, pa e parë, e kuptoja
shpirtërisht. Kur i lexova ato fjalë ne ZSh, më kaloi një dridhmë në zemër e si
padashur e pyeta me mendjen time: -Pse, Ti Kadri Mani, nuk do e presësh
pavarësinë? Dhe, si per ta ilustruar këtë parandjenjë, vetëm pak kohë para
këtij mesaxhi i kisha shkruar drejtorit të ZemraShqiptare, mikut të vertetë e
të paluhatshëm të Kadri Manit, Gëzim Markut: -Gëzim;-
U përpoqem. Diçka
bëmë, por Ai meritonte edhe më shumë.
Të paharruara do të
më mbeten lidhjet e mia me Kadriun që nga pritjet e tij ne
…Gjyshi më ka thane
lajmeroje Zeqirin…se nuk më lan të dal nga spitali sot, siç e parashikoje ti.
Shpresoj të dalë nesër…, -me shkruante mbesa e tij e dashur.
Nuk po shkruaj më
shumë sot. Koha do ti shpalosi kutimet tona me dhimbje por edhe me krenari. Per
njeriun që nuk u likshtua deri në frymën e fundit, as ne , nuk na lejohet që të
likshtohemi per të. …Ai, do të na kritikonte! Me qe e permenda fjalen kritikë,
a e dini se ç’shkruante ai para pak muajsh në ZSh:
…Nuk po më len miku
im Zeqir Lushaj, me kritikue, Pse do te thoni ju? Sepse, sa here me shkrue në
revistë e në privat, po më thotë: -Ku je Kadri Mani: T’paça me nder, e pa
poterë!
…!
----------------
Zotni Zeqir Lushaj-
të rinjoha!
Kadri Mani
Dhe vjershat tua i kopjova për botim te revista "ShqipëriEtnike"
që
Të përshëndes përzemërsisht.
Kadri Osmani-Mani
etnike@gmail.com
kadrimani@hotmail.com
----------------------
Kadri
Mani
[ Monday, 03.07.2011,
U befasova...
Urime mikut tim Zeqir Lushaj!
U befasova këndshëm. Nuk e dija që nga politikan qenka bërë poet! Shoqëroheshim
bashkë në Tiranë në vitet '90...
Çfarë koinçidence: stili i tij më ngjanë me stilin e artistit gjakovar,
Sulejman Lokajt! Një stil aq i lehtë dhe i rrjedhshëm, si gurgullima e kroit
nga rrënjët e ahishtes!
Urime për suksese të reja!
KADRI MANI
-----------
Kadri Mani
Zeqir
Lushaj: KËTU, I KAM TË GJITHA NDJESITË
I dashur koleg,
Zeqir Lushaj,
Me këtë vjershë: "KËTU, I KAM TË GJITHA
NDJESITË” -Monolog nën hijen e blinit-,
e ke arritur kulmin e shtëpisë, zenitin qiellor!! Mbase edhe spontanisht
si gurgullima e lumit, por mua më erdhi si një punë sizifi-titanike!
Unë e huajta për librin tim anti-Qosje, as pa të pyetur, siç ju ke dhënë bukë
kalimtarëve të uritur!
Dhe komentin që do t'ia bëj-analizën, detyrimisht do të më kërkosh falje që ke
mendue se ne i kemi rënë në qafë Qosjes, e jo ai neve! …
--------------
Në një shkrim per një vjershë timen, pak ditë para
shtrimit në spital, mes tjerash Kadriu më shkruan:
----E para është nëna që të ka lindur e të ka edukuar,
e dyta është nëna natyrë!
Fshati Gri! Çka s’ke pa e çka s’ke ndi!
Kurmi i poetit me blerim shtresuar!
Natyrë e qetë, poet paqësor! Solidar me skamnorë!
Tash këtu e tutje ndër breza,
pas traditës nga Nënë Tereza!
Krejt e dinë s’je kamikaz,
por as nuk kotësh si pëllumb n’kafaz!
12-vepra po na i falë, 100 herë të qoftë hallall!
Ti e meriton lirinë, festoje serbes pavarësinë!
Tok me zonjës Sabrije, i keni vënë punët përfije!...
---------------
Kadri Mani,-Prishtinë
Vdekjet kanë nuanca.
Ngushëllime.
I dashur Koleg !
Pranoni ngushëllimet më të çiltërta me rastin e vdekjes së Nënës tuaj:
-Zoti e pastë marrë
në parajsë.
Çdo vdekje është e dhëmbshme, por kanë edhe nuanca dalluese:- mosha, kamja a
skamja, gjendja ekonomike...etj. etj.
Të rroni vet !
KADRI MANI
---------
I dashur Ylli,
Të thash se sot nuk
po zgjatem. Vetëm se deshta që të jem prezent, të paktën me fjalë pranë jush,
familjes, miqëve e shokëve, nesër, në diten përkujtimore në Gjermani… Dhe,
sikur e piva edhe unë një kafë për Kadri Manin.
Rrofshi dhe e
kujtofshi Kadri Man Prishtinën!
I paharruar qoftë
kujtimi e vepra e tij e pashoqe në shëbim të atdheut e të kombit.
Ndjehem me Ju,
-E shtune, 27 Tetor, 2012-