| E premte, 26.10.2012, 08:39 PM |
Era vetëm
pluhurin heq nga Shkëmbi
“Nëse
tregohesh indiferent
Ndaj
vuajtjeve të të tjerëve
Nuk e meriton emrin njeri” - SADIU
Nga Bedri Blloshmi
E
tanishmja na bën të vuajmë tmerrësisht dhe ne të dërrmuarit nga sistemi
diktatorial
dhe vazhdimi i tij me bijtë e baballarëve gjakatarë, na tremb shumë. Ne nëpër burgjet e diktaturës
ishim shumë të shpresuar dhe prisnim të vinte ajo ditë e lirisë për të cilën u
sakrifikuam. Lufta e Ftohtë zgjati shumë
por e arriti qëllimin e vet sepse e shkatërroi kështjellën prej letre të
komunizmit. Më pas gjithë satelitët e saj të mbërthyer me zinxhirë për hunde e
shkatërruan komunizmin gjakatarë dhe e hodhën në greminë, përvec Shqipërisë. Ne dolëm nga terri komunist pa asgjë mbas
shpirtit vec me shpresën se do të gjenim veten do na vlerësoheshin sakrificat
për tu intergruar më pas në një sistem të ri shoqëror me drejtim nga perëndimi.
Fillimisht u propagandua e u tha çdo gjë
kundër komunizmit aq shumë saqë ne besuam me të vërtetë se ata që thërrisnin e
shanin komunizmin nuk e duan dhe
ndryshimi është i sigurtë.
Ne nuk e
kuptuam dhe nuk e mësuam se ata që thërrisnin më shumë ishin pjesë e komunizmit
dhe pjesë e atyre krimeve gjakatare që derdhën gjak shqiptari me anën e luftës
civile apo vëllavrasëse. Nuk e dimë çfarë u vendos në Katovicëm me Gorbaçovit. Me këtë
rast nuk u mashtruam vetëm ne populli por dhe përfaqësitë e huaja në
vendin tonë dhe kryesisht përfaqësia e SHBA në Tiranë z. Rajerson që shoqëronte dhe inkurajonte dhe
besonte shumë tek një sekretar partie. Në vitin 1991 ne të burgosurit politik prej më
shumë se 100 vetë u futën në grevë urie ku kërkonim të drejtat tona të
ingranoheshin në shoqërinë dhe sistemin e ri pretendoheshe qa ta ndryshonin
komunistat. Atëherë lëvizi dicka megjithëse në pushtet ishte gjysma tjetër e
partisë së punës me kryeministër Ylli Bufin. Në vitin 1992 në 22 mars sipas porosisë të z/v
diktatorit R. Alia pushteti i kaloi
gjysmës tjetër të partisë së punës që e thërrisnin vehten “demokratë” të cilët
na premtuan se do na ingranonin në shoqërinë e sistemin e ri dhe vlerësonin
vuajtjet tona se ishin të pakrahasueshme me sistemet e tjera komuniste ne
Europën Lindore.
Në 1994
ne gjendemi prapë në një grevë urije me të njëjtat kërkesa. Këtë radhë kërciti
druri dhe dhuna e njëllojtë si ajo e sistemit të mëparshëm i vetmi ndryshim
ishin aktorët por me skenarë të vjetër. Shumë nga ne u gjakosën nga duar
“demokrate”. Megjithatë u hartua një ligj ku na jepte ca të drejta për shtëpi
falas, shkollimin, punësimin na dhanë dhe ca karta me vrimë. Koha ecte dhe ne prisnim dhe patëm disa
ndryshime të vogla. Erdhi revolucioni komunist i armatosur i cili i bëri gjëmën
Shqipërisë më 1997. Në vitin 2005 portat
u ndryshuan prapë pushtetin e morën “demokratët” ndërsa neve na u ngjall
shpresa se meqë i kemi votuar vazhdimisht do ishim pjesë e pushtetit, pjesë e
përkrahjes si shtresë e vuajtur siç thoshin ata vetë. Pas 4 vjetëve këta e mbajtën prapë pushtetin, treguan shumë interes dhe i punësuan të gjithë
bijtë e komunistave, bijtë e sigurimit, bashkëpunëtoreve të sigurimit, informatorëve
e spiunëve e vrasësa janë të gjithë në pushtet siç është rasti i Librazhdit.
Këta bij
kriminelësh e spiunësh janë pasuruar në mënyrë marramendëse kanë marrë prona e
ku di unë. Kjo bëhet nën kujdesin e vecantë të sekretarit të partisë. Ndërsa
për ne ka ngelur në fuqi urrejtja dhe lufta e klasës. Ky që sundon sot nuk pranon të ulet të
bisedojë me ne që po këta komunistë na vranë e shkatërruan jetën, vazhdojnë e
vazhdojnë luftën e klasave me ne. Tek grevistët e urisë erdhi përfaqësuesi i
SHBA vendi i kampionit të lirisë e demokracisë, vendi që mbjellë kudo liri e
barazi në gjithë botën z. Aleksander Arvizu, erdhi z. Sekui, u prononcua Brukseli e plot përfaqësi të tjera.
Erdhën plot përfaqësi për të vizituar
grevistët mbasi grevisti Gjergj Ndreca, dhe Lirak Bejko, u dogjën në shenjë dëshpërimi dhe guximi. Sundimtarët e sotëm akoma këmbëngulin se nuk
duan të ulen me ne, por tregojnë përralla me mbret duke lexuar shifra
marramendëse që ne kemi përfituar. Ju
them gjithë opinionit brënda dhe jashtë vendit se shifrat e paraqitura nga
ministri i Ministrisë që është tek stacioni i trenit janë fictive ata e kanë shkelur ligjin me të dyja
këmbët. Duke përfunduar i drejtohem
përfaqësisë të SHBA në Tiranë z. Aleksandër
Arvizu se duhet të mos na lënë më ne nën eksperimentin 70 vjecarë të komunizmit
na i hiqni nga shpina neokomunistat.
Na e
hiqni luftën e klasave boll e patëm këtë tmerr që na vrau. Burgosi, internoi për 50 vjet me rradhë dhe pse? Sepse
deshëm lirinë, deshëm pronën, deshëm perëndimin dhe kryesisht deshëm SHBA që
ne besonim. E duam kapitalizimin por jo ta ndërtojnë komunistat bijtë e atyre
që derdhën gjak pa masë në këtë vend të coptuar e të lënguar nga plagët që zor
se do të shërohen. Detyroi komunistat ta
dënojnë diktatorin Enver Hoxha, t’ia
heqin titujt dhe dekoratat po qe se nuk e duan. Detyroi parlamentin ta zbatojë
rezolutën e KE për dënimin e krimeve të komunistave. Detyroi të hapen dosjet e b. p. të sigurimit të shtetit. Detyroji që të largohen nga institucionet
shtetërore sigurimsat vrasësit gjakatarë që janë në çdo zyrë e institucion të
shtetit.
Detyroi
të largohen spiunët e sigurimit vrasësit. Në qoftëse se nuk e bëni juve këtë spastrim as
kush nuk do ta bëjë.
Megjithatë
sensibilizimi si brenda dhe jashtë vendit u bë. U kuptua se si qëndron e verteta dhe si është
trajtuar shtresa e të burgosurve politik. U kuptua qartë se në Shqipëri shkelen
ligjet dhe nuk zbatohet asnjëherë. Këtu
tregohen të vullnetshëm neokomuniste të mbrojnë vijën e baballarve të tyre
gjakatar.