| E enjte, 25.10.2012, 07:55 PM |
NË KOPSHTIN
E SHTËPISË SË BARDHË
Nga Fiqri Shahinllari
M? n?
fund, u fut?m brenda Kopshtit t? Sht?pis? s? Bardh?. T? duket e çudit?shme, se
si vet?m pas disa hapave, t i kalon nga monotonia, “rr?muja e rr?meti naimjan”
i jet?s dhe pun?s s? qytetit dhe hyn n? nj? mjedis tjet?r rural, impresionues,
çlodh?s e relaksues. Ke l?n? pas ush?tim?n karakteristike t? vargut t?
makinave, n?p?r bulevardet e shumta t? Washington DC-se dhe ja, veten e gjen n?
nj? mjedis tjet?r. K?tu syri k?naqet me bardh?sin? e Sht?pis? s? Bardh? e me
gjelb?rimin vjeshtor t? Kopshtit t? famsh?m t? k?saj Sht?pie t? fam?shme.
Vesh?t kapin cic?rim?n e zogjëve, zukatjen e blet?ve, f?shf?rim?n e gjetheve,
gurgullimin e ujit t? shat?rvanit. Hunda ndjen arom?n e luleve dhe trupi
flladin e Kopshtit.
K?t?
ndjesi e kan? t? gjith? vizitor?t. Fundjava në kryeqytetin amerikan, Washington
DC, është e “ngarkuar” me turistë të shumtë nga Amerika, po edhe vënde të tjerë të mbarë botës. Monumenti i
Xhorxh Washingtonit dhe ata të Presidentëve të tjerë, muzetë e shumtë, që nga
ai i Aeronautikës, Arteve, Holokaustit e të tjerë, deri te memorialet,
lulishtet, kopshtet (botanik e zoologjik), statujat, përmendoret, Capitol
Hill-i, ministrit?, lumi Potomak, qershitë e dhuruara nga japonezet etj., janë
fokusi i vëmëndjes dhe syrit të turistëve. Kryeqyteti amerikan është qytet
modern. Ai nuk ka gradaciela si në New York, Çikago ose gjetkë n? qend?r t?
qyteteve. Thuhet se me ligj nuk lejohen nd?rtesa të larta, që dalin mbi
lartësinë e Capitol Hillit, ndërtes?s s? Kongresit. Turistin e tërheqin
objektet, që sapo përmendëm dhe vende e obekte të tjerë. Por, mbi të gjitha,
vizitori i Washington DC-së nuk mund te largohet pa parë Shtëpinë e Bardhë dhe
Kopshtin e saj.
E kam parë disa herë, nga jasht?, këtë
ndërtesë, ku jeton e punon Presidenti Amerikan. E kisha parë edhe nga dritaret
e kateve 12-të e 13-të, të zyrave të një
kompanie ligjore, ku punon djali im. Këtë
radhë, nga sipër, por nga brënda jo e jo, as në kopshtin e saj nuk kisha
hyrë ndonjëherë. Djali im dhe bashkëshortja e tij amerikane i kanë vizituar
mjediset e brendëshme të kësaj Shtëpie të famëshme. Atje kanë takuar edhe
Presidentin Barak Obama, në një pritje organizuar nga Shtëpia e Bardhë. N?
pamund?si p?r t’u futur brenda Sht?pise, kisha dëshirë, t? pakt?n, të vizitoja
Kopshtin e saj. Dëshira, në një farë mënyre, është lutje, e cila dëshir?-lutje
u shndërrua në fat, q? më çoi edhe mua të vizitoja një të dielë Kopshtin e
Shtëpisë së Bardhë.
Nusja e
djalit kishte siguruar katër bileta (Ticket honored) për orën 11:00 a.m.
Biletat kishin në kopertinë skicën e gjetheve të lisit a të panjës, simbolin e
gjetheve, që bien në vjeshë. Skicimin e gjetheve e vëren edhe nëpër rrugët e
qytetit, afër supermarketeve e kudo gjetkë nëpër pllakate. E përmënda orën,
sepse vizitorët ishin aq të shumtë sa ishte e pamundur te dyndeshin të gjithë,
në të njëjtën orë. Vargu i turistëve të orës 11-të ishte aq i madh, sa të
kujtonte vargun pambarim të ushtarëve në marshimet e gjata stërvitore. Një varg
tjetër, po kaq i gjatë, ishte i orës 10:30 a.m., një tjetër i orës 11:30 a.m e,
më tej se, me siguri, do të vinin vizitorë të tjerë m? vonë. Punonjësit(et) e
shërbimit dhe policët ishin të shqetësuar për të mbajtur rregullin. Tabelat, q?
ata mbanin në dor?, tregonin se ku duhej të kalonin vizitorët e orëve
përkatëse. Unë, me bashkëshorten dhe djali, me nusen e vet u orientuam nga
tabelat e orës 11-të.
Siç
shkrova në fillim t? k?tyre rrjeshtave, ne jemi tashm? n? brend?si t? Kopshtit.
Hedh syte në vijë të drejtë: zbardhë Shtëpia e Bardhë. Hedh syt? për rreth e
posht?. Jeshilon gjelb?rimi dhe, aty k?tu ndonj? gjethe e porsar?n?, ka ngjyr?
t? qelibart?. Historit? e Sht?pis? s? Bardh? dhe k?tij Kopshti t? blert?
mpleksen, si g?rshet? e thurur bukur, q? flet shum?. Ajo tregon se “rrug?t” e
Sht?pise Presidenciale dhe t? Kopshtit jan? t? lidhura me President?t amerikan?
dhe me Zonjat e para t? tyre, por edhe
me popullin amerikan.
Po sjell
disa fakte. Këtë vend, ku është kjo
Shtëpi, e ka caktuar Presidenti i parë i Amerikës, Xhorxh Washingtoni, në vitin
1791. Ajo filloi t? nd?rtohet n? vitin 1792, por Washingtoni nuk e g?zoi dot,
pasi nd?rtimi i saj p?rfundoi më 1800, në muajin nëntor. Rezidenti i par? i
k?saj Sht?pie, ende t? pamobiluar, ishte Presidenti dyt? i Amerik?s, John Adams, me gjith
familjen e tij. Ai dëshironte të kishte një Kopesht rreth Shtepisë, por nuk e
realizoi deshiren, pasi aty qendroi vetem kater muaj, sepse u mund nga
Presidenti Tomas Xheferson, në zgjedhjet elektorale. Pra, d?shira e Adamsit u
trup?zua nga Presidenti Tomas Xheferson, i cili mbolli pem? dhe krijoi rrug?
midis shkurreve. Po Sht?pia, çfar? “rrug?” b?nte, nd?rkoh?? Ushtarët anglezë i
vunë flakën asaj. m? 1812! Muret e saj u shkrumbuan dhe u nxin? nga tymi. Por,
më tej, u rind?rtua. U ruajt arkitektura. Muret u ngjyen me boj? t? bardh?. Dhe
ja, ku kemi pag?zimin e sht?pis? s? Presidentit Amrikan, me emrin “Sht?pia e
Bardh?”, q? u ligjësua zyrtarisht nga Kongresi Amerikan, m? 1902.
P?rm?nd?m
m? sip?r se Sht?pia dhe Kopshti kan? t? g?rshetuar historin?, ku edhe populli
ka pjes?n e vet. Kolegja ime, Albana Lifschin, n? librin e saj "Udh?tim n?
Historin? Amerikane” p?rmend diku se, pasi kishin kaluar 100 vjet nga ndërtimi,
Shtëpia e Bardh? ishte vjet?ruar. ?’duhej bërë? Kjo pyetje filloi t?
qarkullojë, në vitin 1948. Të riparohej Shtëpia apo të shëmbej e, në vend te
saj, të ndërtohej një rezidencë e re? Filluan letrat nga populli amerikan.
Emëruesi i përbashkët ishte: ”Shtëpia e Bardhë” ishte Shtëpia e Bardhë dhe
kështu duhej të mbetej. Vullneti i popullit fitoi.Shtëpia u përforcua, por ajo
mbeti ashtu siç kishte porositur Xhorxh
Washingtoni: “Një vend me simptomat e pallatit, konfortin e një shtëpie dhe
simbol i harmonisë së vendit”.
Por, le
të kthehemi atje, ku e lamë. Në vitin 1825, John Quincy Adams krijoi kopshtin e
parë te luleve, në Juglindje të Shtëpisë Presidenciale. Me 1827, ai shkruante:
"Kemi mbjellë, të paktën, njëmijë pemë, shkurre, perime, bimë medicinale e
lule shtepiake...". Më 1835, Andrew Jackson mbolli qitro, trëndafila e
sidomos magniolan, që u quajt:"Magnolia Xhekson". Kopshti i Agrumeve
u prish më 1857, sepse në atë vend u ndërtua Departamenti i Thesarit. Midis
viteve 1878 dhe 1880 u mbollën mjaft pemë, nga Rutherford B. Hayes, i cili
filloi mbjelljen e pemëve përkujtimore, nga ku nisi tradita, që vazhdon edhe
sot.
N?
broshur?n, q? kam n? dor?: “The White House-Fall Garden Tours” lexoj se ka q?n?
Zonja e par?, Patricia Nixon ,ajo q? ka hapur p?r her? t? parë turet sezonale
t? Kopshtit t? Sht?pis? s? Bardh?. Aty, populli amerikan dhe turist?t e huaj
nga mbar? bota, shijojn? bukurit? e k?tij mjedisi. Ka q?n? viti 1972 dhe q?
at?here tradita vazhdon. K?naqen sidomos f?mij?t,veçanrisht n? fest?n e
Pashk?ve, kur vijn? me dhjetëra mijra f?mij?, t? cil?t gëzohen duke thyer vez?t
e ngjyrosura.
Dukej se
unë kisha"humbur” në mendime. Më solli në realitet zëri i djalit, Andit, i
cili më ftoi për të fiksuar një çast në aparatin fotografik. Shkova afër një
lëndine të blertë për të pozuar. Mund të kisha devijuar ndonjë gjysëm këmbe nga
asfalti i rrugës,gjysma tjetër, nga thembrat e k?pucëve, kishte shkelur në
gjelbërim, kur dëgjoj policin: “Kujdes, po shkel gjelbërimin!”. Nuk e di se si
e qysh, por në mjedise të tillë kjo pakujdesi, që në Shqipëri të bën të vesh
buzën në gaz në shënjë qesëndisjeje, këtu ky gjest të bën të skuqesh. Ëshë
mjedisi, që të detyron kulturën qytetare. Është kjo arsyeja që unë, i mësuar të
kaloja nëpër rrugët e Tiranës plot me letra e papastertira, pa u qederosur
fare, këtu në Uashington, më vret sytë edhe një copë letër, e ndodhur aty nga
pakujdesia e ndonjë kalimtari. Dhe unë, nga që pamje të tilla janë shumë të
rralla e që bëjnë kontrast me të përgjithëshmen, e marr atë dhe e hedh në
koshin më të afërm të plehrave.
Duke
kaluar ngadalë nëpër Kopësht, të bien n? sy, veç gjelbërimit karakteristik t?
barit n? l?ndin?, si të fushës së futbollit, edhe pemët zbukuruese, me madhësi
të ndryshme, sipas kohës së mbjelljes. Tradit?n e pun?s n? Kop?sht t? presidentit
Xheferson e ndoqi edhe John Quincy Adams, m? 1820.Ai ngrihej her?t n? m?ngjes
dhe mbillte bim?. K?shtu edhe pasardh?si i tij, Andrew Jackson shtoi n? kop?sht
qitrot dhe magniolian, q? lul?zon çdo
qershor. Zonja Obama sot e quan magniol?n “bim? magjike”.
N? pjes?n
veriore t? Kopshtit, Linkolni mbante fjalime. Franklin Ruzvelti e zgjeroi
Kopshtin dhe e konfiguroi me synimin p?r t? par? q? andej Monumentin e
Washingtonit. Ajzenhaueri ishte i pari president, q? n? vitin 1957 p?rdori
helikopterin, n? l?ndin?n e Kopshtit.
Afër
trungut të nj? druri shikoj një foto t? vendosur në kornizë, për ta mbrojtur
nga shiu e bora. Esht? e presidentit Bush, në çastin e mbjelljes, ku shënohet
edhe data e saj. Fotot janë të ndryshme. Në njërën shikon vetëm presidentin, në
një tjetër presidentin me gjith Zonjën e parë, diku vetëm zonjën e parë. Duke
filluar q? nga viti 1870, shumica e President?ve kan? mbjell? pem?
p?rkujtimore. K?to pem? t? llojeve t? ndryshme p?rfaq?sojn? rrjedh?n historike,
koh?n e qeverive t? tyre. Kopshtet krijohen, rriten e përshtaten, ashtu si edhe
qeverit?, q? Presidentet p?rfaq?sojn?. Them “kopshtet” dhe jo kopshti, sepse
gjat? sh?titjes pash? br?nda kopshtit t? madh edhe “Kopshtin e Tr?ndafilave”,
“Kopshtin e F?mij?ve”, “Kopshtin e Guzhin?s”. Secili nga k?ta kopshte ka
krijuesen e tij, q? ?sht? nj? nga Zonjat e Para. Historia e Kopshtit t?
Tr?ndafilave m’u duk interesante. M? 1857 n? k?t? mjedis u nd?rtua nj? ser? me
xham, ku rriteshin bim? t? ndryshme. Jeta e saj vazhdoi deri në vitin 1902, kur
sera u prish, pasi Teodor Rusvelti e ripërtëriu Sht?pin? e Bardh?. E shoqja e
tij, Edit Rusvelt mbolli Kopshtin Kolonial. Pas gati dhjet? vjet?ve, Zonja e
Par?, Uillson, kopshtin Kolonial e
z?v?nd?soi me Kopshtin e Tr?ndafilave dhe krijoi Kopshtin e Lindjes. N? vitin
1961, Zonja e Par? Xheki Kenedi e konfiguroi Kopshtin e Tr?ndafilave t?
p?rshtatshëm p?r takimet presidenciale dhe ia kaloi menaxhimin e kopshtit
Sh?rbimit Komb?tar t? Parqeve. Pasardh?sja e saj, Zonja Bird Xhonson e
konfiguroi Kopshtin e Lindjes dhe i vuri emrin e paraardh?ses s? saj, “Xheki
(Jacqueline) Kenedi”. Por Zonja Xhonson krijoi edhe “Kopshtin e F?mij?ve”, me
1969 dhe Fush?n e Tenisit. Aty pran? ndodhet edhe fusha e basketbollit, ku
Presidenti Obama, her? pas here, luan n? koh?n e lir?. Siç treguam m? sip?r,
turet e Kopshtit u hap?n nga zonja Nikson, m? 1972. Gjat? presidenc?s s?
Xherald Fordit u krijuan Pishinat, jasht? Sht?pis? s? Bardh?.
Ishim
duke ecur. Turistët, të përfshirë nga kërshëria, afroheshin në çdo objekt dhe
nuk d?gjoje gjë tjetër, veç fjalëve:“Please, one picture!”-T? lutem ma shkrep
pak aparatin fotografik! Turma e larmishme, e ngjeshur e vizitoreve ecte me
kujdes për t’u hapur rrug?, s? pari, prind?rve q? kishin ardhur me fëmijët e
tyre edhe me karroca f?mij?sh. Ata q?ndronin m? gjatë në vendet ku loznin
fëmijët dhe nipërit e mbesat e çiftit presidencial. Edhe un?, si gjysh i thekur
që jam, qëndrova më gjatë para disa pllakave të mermerta e të shndritëshme, ku
ishin fiksuar gjurmët e këmbëve dhe të duarve të fëmijëve ose nipërve të dy
prej presidentëve. Nuk më kujtohet për një cast, se cilët ishin ata dy presidente, që ishin kujdesur të linin në
kujtesën e Kopshtit gjurmët e putrave të këmbëve dhe të duarëve, me gjith
gishtrinj të fëmijës ose nipit të tyre. M’u duk gjë e mrekullueshme. Nuk e di
pse ndjeva një kënaqësi të veçantë, t? cil?n e përcolla me mendimin brënda
vetes: "Presidentët, para se të jenë shtetarë të fortë, së pari, janë
familjarë të zellshëm e shëmbullorë. Ata e dinë mirë, besoj, se brezi i ri,
fëmijët kanë nevojë më shumë për modele sjelljeje, se sa për kritika e fjalë pa
fund.
Sytë e
mij ishin të pangopur për të parë çdo gjë, në Kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Ja
tek është pak më tutje shatërvani,
piklat e ujit të të cilit luajnë me rrezet e diellit dhe formojnë ylbere të
vegjël, në atë mjedis relaksues e çlodhësh. Sapo lamë “besedkën”, siç do t’i
thoshin korçar?t, vëndit me stola të veçantë ku kanë qëndruar Çërçilli,
kryeministri i Anglisë, me presidentin Rusvellt. Pranë stolave të mirëmbajtur
qëndron fotografia e kohës, si dëshmi e këtij takimi.
Më pas,
më tërhoqi vëmëndjen një grumbull i madh kureshtarësh të cilët po shikonin me
kërshëri diçka. Disa prindër ngrinin lart fëmijët e tyre, për të parë më qartë.
U afruam. U habita me çudinë e kureshtarëve. Ata po u tregonin të vegjëlve të
tyre kopshtin me perime, ku rriteshin domate, speca, patlixhane, lakra, patate
të ?mbla. Këto ishin prodhime organike, të patrajtuara me plehra kimike e
pesticide. Ndodheshim n? Kopshtin e Guzhin?s, i krijuar nga Zonja Michelle Obama,
n? mars t? vitit 2009. Fëmijët ishin kureshtarë. Ata shikonin për herë të parë
“live”, jo përmes televizionit, domate, speca, kastraveca, patlixhane, ashtu në
degë, në fushë. M’u kujtua mbesa ime, Eliza pesëvjeçare, e cila një javë më
parë,në Kopshtin Zoologjik gjigand të Uashingtonit, krahas egërsirave, pa
edhe lopë, kuaj, dele e dhi. I shpjegova
se në ata gjinj të lopës, dhisë e deles prodhohet qumështi, që ajo e pi çdo
mëngjes. U kënaq, kur me një krez krihte dhinë e urtë.
Po vinte
koha e largimit nga Kopshti. Midis degëve të drurëve dekorativë më tërhoqi
vemendjewn nje objekt si kuti e bardhë. Dukej sikur ishte aparat, nga ata që
matin agjentët atmosferikë: shpejtësinë e erës, sasinë e shiut, temperaturen.
Pyeta djalin, Andin. Mora përgjigje se ajo "kuti” e bardhë ishte zgjua
bletësh. U afruam. Gumëzhima karakteristike e bletëve ma vërtetoi sqarimin e
djalit. Kërshëria të shtyn për të mësuar më shumë për atë, që ti interesohesh.
M?sova se ai zgjua blet?sh ishte aty p?r dy q?llime:
-Blet?t
ndihmojn? n? polenizimin(fekondimin) e luleve t? bim?ve perimore të Kopshtit t?
Guzhin?s. Ishte v?n? re se vitin e par? bim?t prodhuan shum? pak. U gjet
shkaku. Mungesa e polenizimit. E soll?n zgjoin e bletëve aty pran?. Vitin e
dyte prodhimi i perimeve u shtua. U shtua dhe prodhimi i mjaltit, sepse blet?t
kishin kullotë m? t? mir? n? lulet e bim?ve perimore.
-Mjaltin e atij zgjoi familja presidenciale e p?rdor p?r t? gostitur miqt? dhe si komponent p?rb?r?s i nj? lloj birre, q? prodhohet n? Sht?pin? e Bardh?, t? cil?n Presidenti Obama e p?lqen…