| E marte, 23.10.2012, 07:39 PM |
NJE
TABLLO ME ARVANITET
NGA KOLEC TRABOINI
Në një kuadër
të fiksuar nga Lida Margariti, shqiptare me banim në
Përndryshe
autori i vepres origjinale piktori Theodoros Vryzakis ka dashur të përjetsojë aktin
e betimit për revolucion dhe pavarësi të Greqisë por duke i qëndruar afër të vertetës
historike si të ngjarjes por edhe të atmosferës, për të sjellë sa më realisht
dhe në mënyrë emocionuese në tabllo atë kohë e ata njerëz heroike. Nuk e dime nëse
piktori është grek apo arvanitas, por ai megjithëse ka vënë flamurin grek të asaj
kohe, nuk ka pas asnjë mundësi ti shmanget faktit se më shumë se 90 përqind e heronjve të revolucionit grek
janë arvanitas dhe në kuadër janë pikturuar Marko Boçari dhe arvanitas të tjerë.
Të gjithë veç priftit e ndonjë tjetri janë me veshje arvanite, një veshje
impresionante me fustanellën karakteristike të shqiptareve dhe xhamadanët e qëndisur,
sa të krijohet përshtypja se këta luftëtar të veshur aq bukur luftën e
konsideronin si një dasëm. Krejt natyrshëm si dasma e Lirisë. Në tabllo zotërojnë arvanitët në tërë hapsirën, e në energjinë që përmban e përcjell
emocionalisht sa të duket se nuk ka kurrgjë tjetër veç tyre në këtë betim për
Revolucionin. Prandaj dhe jo pak herë është thënë se të jesh grek, më parë duhet
ta vertetosh se ke prejardhje arvanitase me shkakun themelor se arvanitasit e
krijuan Greqine e re. Ata që nuk kanë qënë arvanitas u bie të jenë të ardhur
nga vendet arabe, kryesisht nga Egjypti, Palestina apo Libani dhe në të vertetë
vihet re se nga bjond që kanë qënë grekët e lashtë tashmë në Greqi dominon
ngjyra brune. Fakti se para revolucionit rreth e qark Akropolit kishte vetëm
fshatra arvanite dhe flitej vetëm arvanitika, pra shqip, është domethënëse sado të mbulohet e vërteta
me sofizma e pseudoargumenta në Akademinë e Athinës që punon si një makinë e
vjetëruar e jashtë kohe. Akademizmi i tyre arkaik është krejt ngjashëm me
tabllonë e flashkët të kopjuar në mënyre skematike në kishën orthodokse në Montreal ku janë përpjekur t’i shuajnë sa të jetë e
mundur indentitetin arvanitas. Një përpjekje qesharake kjo më shumë se mungese
talenti.
E dimë ku
është Greqia sot mes ngatrresash ballkanike për emra e territore që i aspiron
si një i sëmurë ballkanas në jerm, por
problemet e Greqisë do të jenë më të mëdha kur të futen edhe Shqipëria e Kosova
në Bashkimin Europian. Qarqet ultra të Athinës si do ti pengojnë atëhere
lidhjet e forta historike, që janë lidhje gjaku, gjuhe, e kulture të njëjtë, në
mes të shqiptarëve në dy anët e kufirit, pra arvanitëve dhe shqiptarëve?! Si do
ti retushojnë tabllotë e historisë?!
Gjithësesi
një gjë është e qartë si drita e diellit, Megaloidheja paraqitet zymtësisht si
një kauzë e humbur nëpër zgafellat e historisë. Eshte veç si një atavizëm
historik e pa të ardhme, tashmë…
Theodoros
Vryzakis – “The oath in Agia Lavra”( Betimi në Shen Lavra)