| E marte, 23.10.2012, 06:55 PM |
Vepër që ka
shpalosur intuitën krijuese të poetit...
Nga Tefik Selimi
Ndonëse
salla e vogël e Teatri të qyteti, Gjilanit, ishte paksa e errët dhe e ngushtë për
ti zënë ardashësit e “Vjeshtës letrare...”, se ajo ishte e tillë jo vetëm për
aktorë e dashamirë të filmit e të skenave teatrale, por ky vend u bë shumë joshës
nga koha kur po shfrytëzohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan. Pse jo? Një
vend ku tubohen krijuesit dhe komunikojnë me një zë, me një gjuhë dhe me një art
letrar. Këtu vijnë vetëm krijuesit, ata që jetojnë me artin e bukur. Por, ajo
sallë e vogël e Teatrit, ku mbahen këto përurime librash, sikur të frymëzon dhe
të shkon menjda se ke hyrë në botën e “përrallave” magjike. Por, jo! Aty ke një
sallë të vogël me një numër orendish dhe me disa ulëse, ku përpara, në të majtë
qëndron teknika e zërit dhe disa foto aktuale të manifestimit “Vjeshta letrare
e Gjilanit”, i cili asociacion e ka filluar punën e mbarë me në krye z. Sabit Rrustemin,
shkrimtar. Dje, si një, aty kah ora e pasditës u tubuan afro pesëdhjetë krijues:
shkrimtarë, poetë e vlerësues të artit
letrarë, të cilët përcollën përurimin e librit më të ri të Arsim Halilit “Mëkatar
mos eja”. Fillimisht, këtë eveniment kulturor e hapi krijuesja e re gjilanase,
Linditë Ramushi, e cila tha se, mezi po presim që të fillojë përurimi i librit
të Arsim Halilit, poet nga Bujanoci. Siç dihet, Arsim Halili (1976), krijues
nga Bujanoci, gjer më tani ka botuar këto vepra letrare: “Heshtja e shprishur” (2009),
“Ndal! Stacioni dashurisë” (2010), “Gjurmët e qëndresës” (2011), “Stigjeve të arit” - intervista – (2011) dhe së fundi ka botuar veprën potike “Mëkatar mos
eja” 2012. Për dallim nga të tjerë, ky krijues e ka një botë të veçantë poetike.
Ai, edhe kur flet, edhe kur lexon, por edhe kur bashkëbisedon, sikur gjuha e
tij ka një dallim nga të tjerët. Kjo është fakt. Fakt është se, kjo anë e Kosovës
Lindore e flet një gjuhë të pastër, të kulluar e të rrjedhshme. Pse jo? E para është
se, theksi i kësaj gjuhe artikulohet afër me standarin e gjuhës së sotme. Por,
edhe ana tjetër, e dytë, është se, Arsim Halili është folës e adhurues i flaktë
i gjuhës e i artit letrar, i cili ka arritur ti botojë disa vepra poetike, të cilat
janë krijime me vlera të duhura letrare. Andaj, duke kundruar veprën e tij më të
re, e cila është përuruar dje në Gjilan, në kuadrin e manifestimit “Vjeshta
letrare ...”, ngjarje kjo kulturore e mbajtur në shenjë të 100-vjetorit të pavarësisë
së Shqipërisë, më 1912. Me këtë rast, ligjëruan disa nga vlerësuesit tanë, të cilët,
si një, shtuan se, vepra e Arsimit Halilit “Mëkatar mos eja” është ndër veprat
e rralla poetike tek ne. I pari e mori fjalën dr. Faik Shkodra, profesor dhe
krijues, i cili tha se, kjo vepër është e shkruar tamam me të gjitha përpjekjet
e intelektualit dhe krijuesit letrar. Këtu është derdhur çiltërsia poetike,
vargje këto që janë të dala nga një përkushtim i denjë i autorit në fjalë. Dr. Faik
Shkodra, vlerësues, ka thënë se, edhe vargjet e kësaj vepre poetike e kanë shpalosur
intuitën krijuese të poetit, në to gjejmë të shprehur shpirtin dhe zemrën pastër
të poetit, Arsim Halilit. Shkodra tha se autori shprehjet artistike i ka
ngjyrosur me shprehjet poetike. Thënë troç, Arsimi me këtë vepër po dëshmon se
poezinë e ka në gjak dhe, këto vargje poetike janë frymëzime të rralla përkushtuese
e artistike. Është poezi që prek grimca të pjesëve të historisë sonë”. Folësi i
dytë, Bilall Maliqi, krijues e recenzent i librit, tha me këtë rast se, kjo vepër
“vjen para lexuesve me frymëzime të reja motivuese, të cilat i ka shtrirë nëpër
tërë këtë vëllim poetik. Sepse, si shtoi B. Maliqi, - poeti për dallim nga dy
librat e tij paraprak me poezi, ka një ngritje artistike gjithnjë falë punës së
tij të pareshtur në forcimin e vargut, gjetjen e motiveve dhe pajisjen e
vargjeve me figura stilistike, të cilat i japin jetë vargut, poezisë në njërën
anë, dhe lexueshmërisë e vlerës poseduese, në anën tjetër. Libri poetik “Mëkatar
mos eja”, poeti e fillon me poezi përkushtimore, të cilat dosido kanë zënë vend
me rëndësi në librin e tij, duke filluar nga poezia kushtuar nënës “Qeshje e
ngrirë”, “babait”, “Agim i fundit”, për të vazhduar me ciklin e parë poetik
poashtu të karakterit përkushtues në të cilin gjejnë vend meritor disa figura
kyçe të historisë sonë kombëtare dhe patriotike. Poetët janë ata që i shkruajnë
lavdisë e historisë sonë, të cilat mbeten histori në vete, por me vargje
poetike poeti ua rikujon gjeneratave të ardhshme
që jetojnë tani në lirinë shumëfish të paguar me gjakun e dëshmorëve, të masakruarve
dhe të pagjeturve tanë”. Po kështu, B. Maliqi shton se, “Ky mllef i trazuar i
poetit shihet qartë në poezinë kushtuar Reçakut, në të cilin vend u bë një gjenocid
i paparë kurrë në historinë e njerëzimit, duke e tronditur gjithë shqiptarinë,
Ballkanin, Evropën dhe mbarë rruzullin tokësor. Andaj, poeti nuk mundi të qëndrojë
duarkryq, por me anë të vargjeve poetike bëri shfryrje të mllefit të trazuar me
poezitë: “Ditiramb për lumëgjakun”, “Në çdo portë shihet mallkimi”, ose: “ADN-të
e skalitura/ Trazojnë janarin e përgjakur” (f.14). Janë të tilla poezi përkushtuese
dhe shpalos disa nga ato krijime si janë:
“Me gjuhën e dhembjes”, “Mbi kala”, “Shekulli
i nënës”, “Përsëri apokalips”, “Metaforë e hashtjes”, “Kujtesë”, “Ndjej se të shoh”,
“Kohë e tërbuar”, “Pasqyrë dritësie”, ”Aderim shprese”, “Kujtim i pashuar” si dhe disa
monumenteve historike. Poezi që duhet
të shprush enigmën është edhe poezia kushtuar Ukshin Hotit, “Gjemba shekulli”,
kur shton:“Emrin tënd enigmë”, “Dheu nuk e tret”. Ai në fund të fjalës së tij e
citoi Albert Einstein, dhe tha: ”Dashurinë
më të madhe e meritojnë kryesisht ata që kanë kontribuar për t’i fisnikëruar
njerëzit dhe jetën e tyre”. Folësi tjetër ishte Nexhat Rexha, poet e kritik
letrar nga Dardana. Ligjëroi me titull: “Pasthirrma për antiprodukt”, ku tha se
Arsim Halili, poet na vjen kësaj here me veprën e pestë para lexuesve, e cila
vepër poetike ka një titull që “të bënë kureshtar për të ditur e kërkur gjetjen
e mëkatit në këtë vepër. Poezia e këtij
vëllimi ka një shtrirje të gjerë edhe tematike dhe ka shtrirje gjeografike nga
tërësia e atdheut tonë. Poezia e vëllimi
poetik: “Mëkatar mos eja” e A. Halilit hapet me dy poezi përkushtuese, me
elemente autobiografike, të cilat janë pjesë e pandashme e jetës së autorit. Ato
në shumë raste ngrijnë pamjet e mundojnë shpirtin e njeriut. Në ciklin e parë peozitë
përkushtuese janë skalitur për figura të rëndësishme të peridhës së re
historike apo janë ngjarja të njohura për njerëzit e kohës sonë, si: “Nata memece”, “Gjemba
shekulli”, “Në mes kujfijve”, “Promethe i gjallë”, “Me gjuhën e dhembjes”, etj.
“Nëpër vargjet e këtyre poezive
shpalosen veprimet dhe aktiviteti
e personaliteve tona kombëtare,që ata në
një mënyrë edhe flijuar dhe me flijimin
e tyre hynë në altarin e lirisë, si: vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, Ukshin
Hoti, Reçaku si dhe plejada e dëshmorëve të kësaj lufte të fundit, si: Artan Abazi,
Sherif Jonuzi etj. Për të ruajtur biografinë e njeriut e të atdheut, si në poezinë “Mbi kala” , poezi e cila me
pak vargje komunikon me çlirimtarët, që nga viti 1878, vit ky i njohur për shqipatrët,
dhe vit ky që ka shënuar dy faqe të historisë sonë, të cilat vazhdimisht kërkojnë diçka që ka mbetur pa u thënë. Profili i
atdheut vjen në pamjen e diskutimit
poetik dhe këtë e ndjejmë në cilkin
e dytë
“Peizashe dhembjesh”. Ai shpreh
pikëpamje dhe konstatime për këto plagë dhe kërkon shërimin e tyre. Është e rëndësishme,
se ai nuk heq dorë nga kërkimi për të arritur aty ku duhet, na bënë me dije se
këtu frymohet shqip dhe ky frymin kërkon që Presheva e trazimeve pret e ruan fjalën shqipe. Poezitë e këtij cikli
ruajnë edhe elemente mitilogjike, me të cilat
Arsimi komunikon me Rozafën ,sepse ajo është pjesë e zhvillimeve historike, që në vete ka dy pamje: atë të dukshmen
dhe të padukshmen. Ai sikur na bënë me dije sa fjala artistike pa vulën e vetë të
dijes dhe të ndërgjegjes. Ky konstatim i ndërgjegjes, në poezitë e këtij cikli është
i shprehur te të gjitha poezitë, mirëpo, ato dallojnë me vargun e ngjeshur në poezinë
”Metaforë e heshtur”, kushtuar, Beqir Musliut dhe poezia tjetër me titull “Koha
e tërbuar”, kushtuar Visar Zhitit”, ka shtuar N. Rexha. Prandaj, nga të gjithë folësit
doli mesazhi i veprës “Mëkatar mos eja”, është kërkesë për zhdukjen e mëkateve
dhe kërkesë e lutjeve ose pasthirrmë për antiprodukt. Në fund autori i falenderoi pjesëmarrësit, të
cilët gjetën kohë të vijnë nga Bujanoci, Vitia, Feriza, Presheva, Kosova, të cilët
e madhëruarn këtë manifestim ose përurim libri. Vepra e Arsim Halili “Mëkatar
mos eja” është vepër në vargje e botuar nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2012.