| E hene, 22.10.2012, 07:58 PM |
Oj Kosovë e mjera Kosovë
Oj Kosovë e mjera Kosovë
Në vend të vjershave të këndojmë dovë
E varfër dhe e shkretë e më bukë thatë
Me duar të shtrira lartë, të themi uratë
Më thuaj ti zonjë e bukur, e kuja je
Që e varfëruar gjerë në palcë të shtrinë për dhe
Më thuaj pashë zotin së të dua shumë
Kush janë këta maskarenj që të kan qitë në gjumë
Ti ishe shumë trime dhe s´kishe frikë
Të vajti nami gjerë në Amerikë
Të vajti nami të vajti fama
Me djem shumë trima e vasha si zana
Më thuaj tani moj e bukura e dheut
A ka ngelë gjë prej gjëje nga gjaku i Skënderbeut
A t´ ka ngelë gjë nga ndjenja e atdhetarisë
Qe shqipet ti vrojtojnë kufijtë e Ilirisë
Çirreni dhe grindeni rrugëve si bisha
Shtyheni kush do ndërtoj më shumë xhamia e kisha
Universiteti tani më është ngulfat
Ç ´na duhen ne shkollat, këndojmë dovë e uratë
Jeni bërë si qyqet në gardh të avllisë
Me vepra të këqija i shërbeni Serbisë
Hani prodhime serbi e flisni turqisht
Ditë e natë në faltore luteni arabisht
O ju vëllezërit e mijë o ju të mjerë
Si nuk po e shihni që keni rënë në humnerë
Si nuk po e shihni qëllimin djallëzorë
Qe mendoni aq shkurt duke keqpërdor
Jeni zhytë në mëkate dhe keni pak fjalë
S´mund të jesh vetvetja kur je i përdalë
Bile as fjala nuk mund të ju zë vend
As në familje e lere më në kuvend
A s´mendoni për tjetrin për vëllanë e për motrën
Qe duke e shfrytëzuar ja shuani votren
A s´mendoni për dëshmorët që frik ata ranë
Kur fjalët e tyre amanet na i lanë
Ta doni Kosovën pragun e shtëpisë
Kështu ja shtoni vlerën e gjithë shqiptarisë
Kështu ja shtoni vlerën vetes dhe atdheut
E përtërini Pirruan emrin e Skënderbeut
Këto vargje kur po i shkruaj gjithë kohen po qajë
Për ty vend i shqipeve po rri gjithmonë n´vajë
Gjerë ku të kanë çuar, shumë afër, buzë varri
Vetëm të dëshmojnë se kush është i pari
Shpejt harruan këta burra harruan këta trima
Kur shkrepte pushka e qante vetëtima
Kur shumë dëshmorë për këtë tokë ranë
Që këtë vend të arbrit më gjak e shpërlanë
Heu Kosovë ti djep i trimërisë
Tani si të kanë bërë arenë të hajnisë
Të zhvatin të çkyjnë kush të dojë pa fre
Luftojnë për të huajt e luftojnë për fe
Përbetohen gjithë kohen në dinë dhe iman
Thua se asnjëri nuk ka pas vatan
Disa thonë jemi suni disa vehabi
Rrënjët që të dyja i kanë n´Arabi
Kemi aq gjuhë të ëmbël që e foli vet zoti
Që e foli Aleksandri edhe Kastrioti
Këtë gjuhë mbante Leka në Kanun nder sqetull
Pse ti flasim fjalët e huaja, të një gjuhe tjetër?!
O ju të mjerë o ju të gjorë
Që për ti thënë këto fjalë më vije aq zor
Nuk jeni as suni e as vehabi
Por jeni vëllazëritë tan më taban n´Shqipëri
Që kur mbiu lisi është ky vend shqiptari
Gjuhë e traditë na la ne i pari
Para se të jesh i krishterë ose mysliman
Shqiptar je or vëlla këtë ta dish gjithmonë.
Dr Hasan Blakaj
Stockholm 19 tetor 2012