| E hene, 22.10.2012, 07:51 PM |
Fatmire
Duraku
Zëri i Unit
- Antologji e poezisë së femrës shqiptare në Kosovë
Sapo doli
nga shtypi Antologjia e poezisë së femrës shqiptare në Kosovë, “Zëri i unit”, i
autores tashmë të shquar Fatmire Duraku. Në këtë antologji janë prezantuar 25 poete
kosovare me disa nga krijimet e tyre më të mira. Antologjia hapet me krijimet e
Hida Halimit dhe mbyllet me ato të Erina Rrahmanit. Brenda kopertinave të librit
radhiten edhe shumë poete të tjera – Flora Brovina, Edi Shukriu, Fehime Selimi, Shqipe Malushi, Lindita
Ahmeti, Naime Beqiraj, Lindita Aliu, Dije Frangu etj. Krijimi letrar i femrës
shqiptare në Kosovë dhe botimet e tyre të rralla në ndonjë gazetë apo revistë të
kohës, fillon diku në vitet e `50 të shekullit
të kaluar, cek ndër të tjera autorja e antologjisë, ndërsa librat e parë të tyre botohen në fillim të viteve
të `70-ta, ndërsa sipas studiuesit Shefqet Rexhepi ky botim është një shteg i prezantimit të sistemuar
të veprimtarisë krijuese në Kosovë. Me këtë rast ceken edhe shkaqet e njohura, pse ky prezantim i krijueseve letrare në këtë pjesë
të letërsisë sonë, është i vonuar. Sidoqoftë, si nga autorja, Fetmire
Duraku, po ashtu edhe nga studiuesi
Shqfqet Rexhepi, ceket se vlera e krijimeve të prezantuara është e një niveli të
lakmueshëm dhe nuk ngel aspak prapa krijimtarisë së gjinisë tjetër.