| E hene, 22.10.2012, 06:45 PM |
Mallkim s’besoj!
Mundohem te shkruaj dy rreshta me laps ne dore
që vargjet e shkruara ti këndojmë te gjithë ne kor
Dua qe vargjet e mia te bëhen këngë
por s'mundem, se çdo varg mua më dhëmb
Ndaj pyes veten, por ajo s'më dëgjon
ka plage që i dhembin, veç rënkon
Rënkimi është i thellë me ka hequr zërin
gjëmat qe ndodhin ma kane mpire trupin te tërin
Kërkoj te me japin pak ngrohtësi ne emër te jetës
pak sado pak te kthejnë një fije te shpresës
Një fije shprese qe kërkojmë si te marre ne qiell
se ne toke s'gjen gjë veç mallkimi është mbjell
Pse o Zot hesht kur te gjithë flasim ne emër tënd
pse plagët nuk i shëron pse na le qe plaga te na dhembe
Mos valle Ti je zemëruar me mua po me te tjerë ç'fare ke
po vriten po priten po vdesin po luten për ty bëjnë be
Pse ky mallkim për mua për ty për atë për te gjithë ne
pse kjo fatkeqësi qe shpirti s'gjen rehat as nen dhe
Pse shpresa vritet pa lindur dhe heshtja ironizon
kjo është drame e keqe qe te ardhmen dëshpëron...
Engjell Shehu
20/10/2012
Vlora është e Shqipërisë
Vlora është e Shqipërisë
është e nderit dhe lavdisë
Ndaj dhe rrënjën do ta vadisë
me këto strofa te poezisë
Vlora është e Shqipërisë
është vlera e lirisë
Ndaj te liqtë te kane frik
patriotet te kane shpirte
Vlora është e Shqipërisë
është e besës e miqësisë
S’ka nevoje për lëmosh
për para more kodosh
Vlora është e Shqipërisë
e te ardhmes e rinise
Vlora festen e bene vet
ka flamurin qe beri shtet
Vlora është e Shqipërisë
është e fjalës e burrërisë
nuk i do Vlora tradhtarët
Vlora do Ismail Qemalët
Vlora është e Shqipërisë
është Nëna e pavarësisë
vuri emër identitet
Shqipërinë e beri shtet
Vlora është e Shqipërisë
është lavdia e historisë
Jam krenar për ty moj Vlorë
ta gëzosh 100 vjetorë
Engjell Shehu
Belgjike
16/10/2012