| E hene, 22.10.2012, 08:37 PM |
Menduh
Thaqi - ky radikal islamik?
Nga Krist Gjinaj
Duke u
fshehur pas profilit të tij, ky njeri " intelektual" herë behet
shqiptar, herë arab e herë më turk se turku.
Në arenen
politike të tij, ky njeri sikur se shumë të tjerë, sa vjen dhe mbron identitetin
shqiptar i cili identitet dihet se fillon nga Iliret e të krishteret e më në fund
humbet dhe shuhet te sundimi osman.
I tilli
Menduh Thaqi, mohon se toka shqiptare do të kishte qenë ndojëhere një tokë e
krishterë, një tokë me kisha e kryqe, por simbas tij, ka qenë një tokë e cila, është
tokë muslimane ku thuhet dhe thirret " Lahi-lahi.il´allah.
Ketë prononcim
të tij, Thaqi e benë haptas në një fjalim të hapur duke u folur shqiptarve të Maqedonisë, gjë e
cila ndegjohet edhe ne incizimin e Youtube (shikoni videon më poshtë!)
Mirpo,
kur në Qershor të këtij viti, në intervisten për Radio Evropa e lirë-i pyetur
se a egziston radikalizmi islam ne Maqedoni, Thaqi shprehet se " kjo është
qesharake dhe është veper e serbeve e cila cdo here ka propaganduar një gjë të tillë"
dhe ne ketë intervistë, ky " politikan" shprehet se poplli shqiptar i
Maqedonisë është autokton ne vendin e vetë"
Por, kur
të flet për autoktonsin shqiptare, duket se Thaqi mendon ne autoktonsin islame
e kur mendon kështu, do të thotë se e mohon egzistencen dhe lashtesinë e
shqiptarve ne Iliriden e vjeter, mohon historinë, prejardhjen shqiptare dhe cdo
gjë që ka të bejë nga koha paraislame. Duhet
për të i ri-kujtuar Menduh Thaqit se ishin po ata " shqiptarë "
radikal që u mbeshtjellen me flamurin arab dhe protestuan rrugeve të Maqedonisë
duke e ulur shumë e më shumë identitetin shqiptar.
Kënd
mundet të e fajeson " politkani" Thaqi për veprime të tilla, kur vetë
me bindjen e tij dhe me flajimet e tij i
dërgon shqiptaret në radikalizem islam duke i zhveshur nga identiteti shqiptar dhe
ai kombëtar.
Lufta
kunder radikalizmit dhe fanatizmit islam tashme është e lejuar, dhe në cdo vend
të botes njerez të tillë ndalohen të kenë veprime radikale islame pasi tashme
janë etiketuar si terroste, jo me fjalë por me fakte.
Për ti
mbrojtur shqiptarët të cilet me padrejtesi burgosen nëpër burgjet sllavo-maqedone,
për të drejtat e tyre, Menduh Thaqi u pamundeson atyre mbrojtjen për idealin
kombetar, duke e kthyer atë në ideal fetarë.
Asgjë nuk
fillon për të mirë me islamin ne token shqiptare, por vetem shuhet dhe përfundon
se egzistuari një komb i cili pa përkrahjen e botes së krishterë u bë thuja i shfarosur, një komb që i´u shly
historia, arkeologjia, prejardhja,gjuha, trashegimia, dhe një komb që edhe në këto
ditet tona për shkak të fes islame, në të shumten e rasteve mohon egzistencen
autoktone të veten.
Duhet të e
dijë ky dhe të tjeret si ky se pamvarsisht mohimit budallak të tyre, e verteta
qendron aty dhe nuk mundet të mohohet e as të humbet edhe pse, të tillet si
Thaqi, janë shumë më të zi sesa serbet, greket dhe turqit.
Kur
Menhuh Thaqi flet për një vend islam dhe jo të krishterë, atehere cka i
duhet Thaqit që të flet për flamurin kombëtar dhe për Gjergj Kastriotin -Skenderbeu,
si mundet të flet për të drejtat e shqiptarve kur simbas tij kombi shqiptar fillojka me islamin dhe nga
islami ?!
Duke e rënduar
identitetin shqiptar dhe duke e vendosur atë nën thundren maqedonase, Thaqi me veprimin
e tij i hap dyert shovinizmit sllavomaqedon dhe u len duart e lira që ata të manipulojnë
lirshmem mbi shqiptaret, me preteksin " fundamentalizem islam" e kjo
e don një sqarim publik nga ana e tij dhe nga ana e bashkveprimtarve të tij.
Shqiptaret
ne Maqedoni duhet medoemos të ngriten ne një protestë shqiptare, të reagojnë ndaj
etiketimit të mveshur dhe të kërkojnë sqarim nga ky i tilli që simbas profilit
të tij, ai luftojka me shumë për të drejtat fetare sesa kombetare, cka në fakt
shumë shqiptarë në Maqedoni nuk mendojnë e as veprojnë kështu.
Sikur
shqiptaret të luftonin për të drejten fetare e sidmos atë islame, sot s´do të gëzonin
asnjë milimeter lirie por do të mbeteshin sikur shekuj më parë nën thundren e
armiqve të shqiptarëve si serb, grek, malazes, maqedon e turq.
Zgjidhni
ju lutem armikun- cili qenka armiku më i mirë ??!!
Kur u
shtrengohen të drejtat u cungohet liria, atehere i vetmi shpetim për të tlllet me ide si Thaqi,është si cdo
here bota e krishterë, kanë prapëseprapë në mbrojtjen e tyre kryqin dhe
shteteve shtetet e krishtera, fal faktit dhe kontributit të të krishterve
shqiptarë të mëhershem.
Ju me ide
fundamentale, pse e vorrosni popullin shqiptar dhe manipuloni më atë.?!
Ishte po
ai islami që nën sundim u la pa shkollë, gjuhë e pa identitet kombetar.
Bota e
kishte veshtirë të e dinte se me të vertet egziston një popull shqiptar sepse
tashem thirrej Turqi e vogel.
A veshtirë qenka të e kuptoni ketë, e është shumë e lehtë të mos bini nën ndikimin fundametal që për të ardhmen tonë do të jetë një rrugë qorre dhe pa dritë ashtu si ishte shekuj më parë.