| E diele, 21.10.2012, 08:30 AM |
Stavri Risto
SHTEPIA E TE GJITHEVE...!
Shtyu Perëndia flladin në lëndinë
Alma edhe Nefi përmbi ty po rrinë
Lehi plak i rrallë me sytë e zjartë
Përmbi gonxhen tënde po mendohet gjatë.
Ecën vet Moisiu ecën Helamani
Krishti , Muhamedi edhe vet i Madhi!
Përmbi gonxhen tënde miqësisht qafohen
Dhe nga gonxhja jote botës i drejtohen!
Trëndafil i ëmbël trëndafil i dlirë
Shtyu Perëndia flladin në lëndinë
Edhe zgjohet bari edhe dridhet gjethi
Vesa e argjendtë n ' një shtëpi na gjeti ... !