| E diele, 21.10.2012, 12:43 PM |
PAGURJA QË
NDERON 100-VJET FLAMURIN
Nga Petrit Basha
Simboli i
flamurit është rrënjosur thellë në shpirtin e popullit të Gramshit. Po mbushen 100
vjet, që flamuri i Skënderbeut, i ngritur në Krujë më 28 nëntor 1443, u ngrit për
së dyti në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912, nga plaku mendjendritur Ismail
Qemali me patriotët e tjerë, pas gati 500 vjet robërie nga Turqia.
Kjo ishte
e mbetet një nga ngjarjet më madhore të popullit tonë. Gëzimi dhe hareja qe e
madhe, brenda dhe jashtë Atdheut, kudo ku kishte shqipëtarë.
Edhe
Gramshi, ky rreth që konsiderohej i largët në krahasim me rrethet e tjera të Shqipërisë,
pati përfaqësuesit e vet në këtë kuvend historik, Xhile Liçin për Tomorricën
dhe Asllan Shahinin për Gramshin, të cilët në pamundësi për të arritur atje,
autorizuan patriotin Ismail Qemali për të përfaqësuar këto dy krahina. Ishte një
nder i madh që populli i këtyre dy krahinave përfaqësohej nga patrioti më në zë
i kohës, plaku i urtë Ismail Qemali.
Kjo datë e
shënuar, 28 nëntor 1912, u ngulit thellë në mendjen e zemrën e popullit tonë të
shumëvuajtur. Në ekspeditat e mia folklorike në trevën e Gramshit, kam hasur,
gati në çdo fshat, këngëtarë që këndonin këngë për Ismail Qemalin e flamurin, në
dasma e gostira. Në këto ceremoni këngët për ta ishin nga më seriozet e
solemne, që këndoheshin në dollinë e parë (ku fliste një e dëgjonin të gjithë) që
dëgjohëshin me ëndje e krenari nga të gjithë të pranishmit. Ja ç’shkruhet në njërën
prej tyre:
-O shokë na
mori malli Në Vlorë thërret prefekti:
Ku
gjendet Ismail Qemali? -
-Në Paris
brenda tek Krali Ishte shumë i sëmurë i shkreti.
Hyn e
-Fol, o
Ismail me gojë Mbushur
duart me flamurë
-Unë flas,
po s’më dëgjojnë Ismaili e la me gojë:
Për ca
komita që thonë. - Varrë të ma bëni në Vlorë.
Hynë në Durrës
e dualë në Vlorë Shqipëria të më kujtojë.
E thonë të prishin Stambollë (Hysko Braçe, Jançë, 1992)
Kur përmendej
flamuri, kishte raste që këngëtari ngrihej në gjunjë a në këmbë, e bashkë me të
dhe të tjerët, në nderim të simbolit të kombit tonë të shtrenjtë e të shumëvuajtur.
“Në çdo
dasmë e gosti, populli këndonte këngë patriotike e për flamurin … Kur ngrinin
dolli për flamurin, të gjithë ngriheshin në këmbë, bile edhe duke kënduar”, - shkruan
Kadri Muasai në librin “Gramshi në shekuj për liri”, fq. 256, kur citon
kujtimet e mësuesit elbasanas Mustafa Balza.
Edhe i
moshuari Demir Kishta thekson:
“Dollia në
dasma e gostira, mbyllej me shëndetin për flamurin. Kishte raste që për këtë shëndet,
burrat ngriheshin në këmbë dhe pinin me rradhë shëndetin e Tij. Me këtë shëndet
dollia përfundonte.” (P. Basha, “Rite dhe praktika rituale në rrethin e
Gramshit”, fq.161)
Urimi për
shëndetin e flamurit ishte: “Nder për flamurin shqiptar! Rroftë e valoftë dhe në
dorë të shqiptarit qoftë!”
Simboli i
flamurit e ai i shqiponjës, u bë jo vetëm pjesë e këngëve popullore, po edhe
pjesë e krijimtarisë popullore të gdhendjes në dru e gur, në veshjet popullore,
në rrobat e shtrojes, në objektet e zbukurimit të grave, si në varëse të qëndisura
me rruaza, etj. ku binte në sy shqiponja. Shqiponja haset edhe në takëmet e
rakisë, si te koka e kaposhit që vendosej te gryka e shishes, për të shtirë raki
në gota e filxhanë e deri te paguret e rakisë që përdornin të moshuarit, “sevdallinj
të rakisë”, për të pirë raki në dollitë që ngiheshin. Ato i mbanin me vete apo
në dollapët e murit të konakut të miqve.
Gjatë ekspeditave
të mia për kulturën materiale të popullit, në vitet ’80, hasa në fshatin Përrenjas,
në familjen e Ymer Bërdëllimës një pagure të tillë, të mbuluara nga të gjitha
anët me qëndisma rruazash të kuqe, të bardha, etj.
Në anën
ballore të saj ishte një datë historike + 1912 dhe emri Abas. Pak fjalë e
shifra, por me shumë kuptim. Me gjithë lutjet e mia për të na e dhënë këtë relike
te vyer për muzeun e rrethit, i zoti i saj nuk na e dha. Ai e mbante si një kujtim
të asaj ngjarje të madhe, por dhe si kujtim të gjyshit të tij.
Në vitet ’90
u larguan shumë familje nga fshati, po ajo e Nuri Ymer Bërdëllimës, jo. Pata
merakun se mos ajo pagure kishte rënë pre e gjurmuesve të relikeve të rralla, që
i dërgonin jashtë kufijve të Shqipërisë për t’i tregtuar, në vitet ’90 e më pas,
por Nuriu, brezi i katërt i asaj familjeje e kishte ruajtur me fanatizëm dhe e
ka edhe sot. Ai e ruan si kujtim të familjes së tij nga stërgjyshi. Sa mirë do
të ishte që të kishte shumë si Nuri Bërdëllima, për të ruajtur objektet e
ndryshme etnografike, arkeologjike, etj., që gjenden ende në popull, pjesë e
kulturës sonë kombëtare, si dëshmi të rralla të historisë e kulturës sonë.
Ajo
pagure ngrihet në çdo dolli, në dasma e gostira dhe ka 100 vjet që kalon, me atë
mbishkrim, dorë më dorë në familjen “Bërdëllima” të fshatit Përrenjas. Me këtë rast
nga zemra