| E diele, 21.10.2012, 08:32 AM |
SH P I R T I F L O Q A R
Nga Fiqri Shahinllari
Shpirti floqar është i hollë e i thellë, është delikat
si krahët e fluturës të pudrosur me polen lulesh, është i ndjeshëm, ai preket
lehtë, ndaj mos e trazoni po inkurajoheni, në mundëshi, e ai do të vazhdojë të
rrojë e të rritet si lisi në shkëmb. Konstruksionin
shpirtëror të banorëve të këtij fshati e sheh, po më
shumë e ndjen në poezitë e djemve të tij, në këngët e vallet, në vaje, objektet
e kultit, proverba e anekdoda, shakatë e sarkazmat, lojrat e zbavitjet,veshjet
e sharjet, lavdet e qesënditë, lutjet e fjalët e urta…
P O E Z I T E
Mund të ketë qënë viti 1954. Po kullosja qetë nëpër
mezhda e kanale që gjyshi Osman m’i dha pasi lëroi arën në Derven. Nga brënda
vetes më shpërtheu një ndjenjë dashurie për fshatin tek e shihja ashtu të bukur
nën rrezet e purpurta të diellit në perëndim. Dhe nga buzët më dolën fjalët:
“Floq, o fshat i bekuar,
Me prrenj e male je rrethuar,
Për shumë njerëz je i bekuar,
I hodha ne letër vargjet e vjershës, të cilat nuk i
mbaj mënd të gjitha, dhe një ditë kur u ndodha në Korçë, e futa në kutinë e
postës letrën ashtu siç ishte, pa zarf e pa adresë se kujt i drejtohej! Ajo
poezi prej adoleshenti humbi. Shumë vite më vonë, kur punoja në gazetën
“Bashkimi” më erdhi në shtëpi Agron Fatli Elezi tok me floqarin tjetër Ladi
Fuat Lika. Të dy të rinj floqarë. Agroni më tregoi një fletore me poezi. I
lexova dhe kuptova se në shpirtin e atij djali dallgëzonin e pulsonin ndjenjat
e holla të një poeti premtues. Bisedova atëhere me Teodor Laçon e Koçi Petritin
dhe ata më premtuan se, në një kohë
të përshtatëshme mund ta takonin Agronin. Mirëpo
Agronit nuk I premtonte koha dhe ish larguar nga Tirana për në Floq. Nuk di pse
nuk erdhi më. Kaluan vite. Shumë ujë kish rrjedhur në lumin e Bicës e të
Shahinit. Në maj të vitit 2004 u ndodha në Alkidhë-Paliuros,afër Athinës te
Viktori dhe Hasani, djemtë e Vaskës. Atë mbrëmje erdhën edhe djemtë e
Demiraliut, Enveri dhe Kastrioti dhe një nga kushërinjtë e Agronit të Fatliut,
të cilin e kujtuam për shkak të poezive të tij, duke ngritur një shëndet me
raki. Agroni, siç më treguan, ishte drejtor i shkollës së Floqit, kish botuar
edhe disa libra me poezi. Dy libra të tij m’i dha t’i lexoja në verë të vitit
2007 Xhemal Lake Duçja (Bekolli) që ka vite që banon në Tiranë e që aq hijshëm
I qëndrojnë mustaqet mbi buzë.
Nga librat e poetit Agron, me titull: “Me shikim drejt
diellit”dhe “Dallgëzime shpirti” kam shkëputur disa poezi që po i citoj më
poshtë dhe u ftoj edhe juve floqarë të dashur, kudo që jini, të vini tok me
mua, me sytë e mendjes pasi Agroni na fton në Floq.Nuk e besoni? Provojeni të
lexoni këto gjashtë poezi të tij dhe do të mallëngjeheni.
DUKE NXJERRE
RAKI
Mbi tokën e lagësht/Me faqen të zezë/Digjet
zjarri/Me flakë përkëdhel/Zezakun hijerëndë/Kazanin/Lyfyti si bri dashi/Fillon
të qajë/Dehem nga lotët e tij/E si nëpër mjegull shoh/Se bota rrotullohet/Dhe
njerzit/Ah, njerzit sikur janë/Pakëz më të mirë, më të mjerë.
Po e ndërpres pak Agronin këtu sepse m’u kujtua një episod,
të cilit dëshiroj t’i ve titullin:
“ DIELLI “ I MBYLLUR NE SHISHE
Napoleon Roshi, kolegu im, shefi i sektorit të jashtëm
në gazetën “Bashkimi,” më vonë ambasador i Shqipërisë në Slloveni që tani nuk
jeton më, më tregonte një ditë këtë ndodhi në oborrin e hijeshur me pjergulla
të shtëpisë së tij:
Kishte gostitur me një gotë raki rrushi një mikun e
vet austriak.
-Ç’farë është kjo pije?-kish pyetur miku duke ndjerë
kënaqësinë e shijes dhe aromës së rakisë prej varietetit “perlë” të rrushit.
-Eshtë pije tradicionale e popullit shqiptar, e quajmë
rakiish
përgjigjur Napoleoni.
-Nga se e prodhoni dhe si?
-Kjo që po provoni ju është raki e dalë nga përpunumi I
rrushit. Është më e mirë, se rakitë e tjera. Se rakia te ne prodhohet edhe nga
mani, kumbulla, thana, mareja.
Napoloni i kish treguar mikut të vet të gjithë
teknologjinë e prodhimit të rakisë, ashtu thjesht, në mënyrë artizanale, siç e
kishte prodhuar nëna e vet nga pjergullat e oborrit që nuk i spërkatëte me
pesticide për arësye shëndetësore.
Personaliteti i gazetarisë austriake, me sa duket, e
njihte mirë shkencën e botanikës dhe të fiziologjisë së bimëve. Ai dinte me
hollësi procesin e fotosintezës, çfarë ndodhte në gjethen e bimës, të kësaj
“guzhiniereje” të pa lodhur që, në prezencën e klorofilës, të kriprave minerale
që thith nga toka, të gazit karbonik dhe të rrezeve të diellit prodhon lëndën
organike nga e cila lindin kokrrat e drithit, frutat e pemëve, perimet gjithfarëshe,
lulet e shumta…
-Oh, i dashur mik, pse s’thua që kjo pija juaj qënka
“Diell i mbyllur në shishe?” -kish konkluduar menjëherë austriaku i ditur.
Ma kujtoi këtë episod Agroni me poezinë e mësipërme,se
edhe kumbullat e vogla nga e cila nxirret rakia kanë marë “bekimin” e rrezeve
të diellit. Po le t’ia japim fjalën Agronit për të vazhduar më tej me poezitë e
tij:
MALIT TE BARDHE
O mal i Bardhë/Pa mjekër bredhash/E qeleshe
bore/Pa sy burimesh/
E medaljonesh tufa çaji/Vallë si do të ishe/O
mal i Bardhë?/Vezë korbi
mbi ugar.
SH I U
Filloi të mitralonte qielli/Me plumba të artë
shiu/Të dashurën e tij,
tokën/Thua të ishin grindur?/Pas pak/Lulet i
qeshën diellit/Toka i buzëqeshi
qiellit/Për shakanë e bukur/Që s’qe gjë
tjetër/Veçse një e puthur.
D E LL I NJ A
Sa shpesh e kanë rrahur/Dëllinjën e zezë, të
mjerë/Me shkopinj
ligësie/Veçse kanë shkundur/Kokrra mirësie/Sa
herë ia kanë fashitur
shpirtin/Si trupin Krishtit/As e vranë dhe as e
varë/Veçse u ngujua/
Në shkëmb të bardhë/Ç’ngujim i tmerrshëm!/Ku
shpirti i përpëlitej/Si
këndez kokë prerë/O njerëz!/Trupin ma digjni
për ditën e verës.
HENA APO NENA
(kushtuar nenave te Floqit)
Hëna/Me një trastë të leshtë reje/Mblodhi/Në
gropat e Groshtës/
Ca kokrra patate/(Te varfer ishin yjet)/Doli në
shkëmb të Zërës/Këputi dy degë
bredhi/E bëri një fshesë/Për të pastruar qiellin/(Si nëna oborrin nga
gjethet)/Pastaj si ketërr i artë/U hodh ngadalë/Në majën e malit të
Bardhë/Shpejt mblodhi ca tufa çaj/(Ishin me rrufë fëmijët e saj)/Ngadalë, me
hap të lehtë/U nis në rrugën e përjetëshme/…
Ishte nëna, jo hëna…
PSE ME VRET ?
Oh, ç dhimbje/Tek shoh Hënën, si grua të
përdalë/Me shelgun e
pacipë të puthet/Në një pellg me ujë të
kristaltë/E tutje nga skena therëse/
Kënga e bilbilit, të shteret, të ndalet/Pastaj
nëpër barin e thatë/Dëshirat
e lodhura si milingonat/Muzgu i mbyll në folenë
e errët/Dhe…/Pemët
e adhurimit për hënën/Urrejtje si qukapik e
godet/O hënë, O hënë/Me
zjarr shpirti të kam dashur/Ti me provokime më
vret.
Eh, Agron! Nëse do ta kish lexuar këtë poezinë e
fundit piktori i famshëm Salvador Dali, peneli i tij do të kish “ngrirë’e
fiksuar “puthjen e shelgut me hënën,” atje ku pasqyrohej hëna dhe shelgu, në
reflekset e ujit të kristaltë. Mbase do t’i shtonte
ndonjë zhabë buzë ujit Po ti, poeti floqar, kur ke
shkruar këtë poezi do të kesh ndjerë zhivën tënde shpirtërore të të ulej e
ngrihej me shpejtësi. Ke patur të drejtë. Mendimet njeriu i këmben edhe me të
tjerë, kurse ndjenjat i mban për vetë. Poezia është një formë
ideale për të mjekuar plagët e shpirtit.
Nuk kam patur rast ta njoh personalisht një poet
tjetër që,ma mer mëndja, është ngjizur, o është rritur në Floq. Ndryshe nuk
mund të shpjegohet fakti që lirikat e tij të të “dehin” me aromën e çajit të
Floqit e të pllajave të Qarrit. E quajnë Ziko Kapurani. Është, besoj, një nga
vllehët e shumtë floqarë. Po ta dinja të tillë në vitin 2003 kur botova në
gazetën “Illyria” të Nju Jorkut replikën “Mulliri yt bluan antishqiptarizëm, i
nderuar
akademik” do ta kisha përmëndur edhe Zikon. I lexova
me një frymë lirikat e tij në librin me titull “Dashuritë e mija” dhe u befasova.
Aq me mall e realizëm shkruan për Floqin sa të bën ta lesh Tiranën e
Uashingtonin e të turresh drejt atij fshati të bekuar. Nuk do të zgjatem e të
citoj ndonjë nga poezitë e Ziko Kapuranit këtu, por nuk mund të rri pa risjellë
thurje diellore vargjesh të tilla:
… S’e
kini parë diellin kamarier
Kur herët më sjell kafenë në verandë?
Oh, ç’ mesazh filozofik të magjepsëshëm të sjellin këto dy
rrjeshta! Ke parasysh mëngjesin,
njeriun që para se të fillojë
punën rrufit qetë-qetë e mendueshëm kafenë. Shoqëri i bën dielli që
buzëqesh atje tutje, mbi majën e malit, duke i kapur filxhanin me duart
rrezearta! Në disa vargje të tjerë ky poet shpalos filozofinë e tij për të
vërtetën e harmonisë midis dy feve po edhe domosdoshmërinë e bashkëjetesës
midis vëndeve fqinjë të Ballkanit. Dëgjojeni këtë perlë të Zikos:
Ca myslimanë m’u bënë vëllezër
Ca krishterë-në të mirë e në të keqe.
Për një turke vura mbles Shën Elenën,
Islamin vura mbles për një greke!
Shënimet për poezitë po i mbyll me vargjet e një prej
krijimeve të shumta të Kristo Floqit. Poezia mban titullin: “Flutura korçare”
FLUTURA KORÇARE
Tani që të gjithë flenë/Veç unë vegonj/Pushimi
mbuloi dhenë/Po
unë i ziu vajtonj/Ah! , ankthin tim kujt t’ja
rrëfenj/Që qetësi s’kam
kurrë/Një ngushëllim ku ta gjej/Që m’u bëre
erë/Ah! Më harrove
fare/Moj flutura korçare/Veç ti bilbil i
mjerë/Për mua je një shok/Ah,
thuaji njëherë/More i mjeri zog/Deh! Kraharorin
kush ma ngroh/Që e
kam porsi mermeri/Një pikë shprese nuk shoh/Më
pikëllon vreri/Ti më
harrove fare/Moj flutura korçare.
(Shkeputur nga libri “Lis ne shkemb”)