| E shtune, 20.10.2012, 11:50 AM |
VEPRIM
POLITIK APO MJERIM POLITIK?
Nga Leon Duhanaj
Në një shtet
normal demokratik ( shtetin e së drejtës), do duhej te ishte e çarte për
secilin individ , secilin subjekt secilin institucion, se cilat janë të drejtat
dhe detyrimet e tij/ saj, cilët janë kufijtë e se lejuarës , dhe çka guxohet (lejohet)
e çka jo. Por nëse këto rregulla bazë të
demokracisë nuk praktikohen, dhe nuk respektohen. Atëherë nuk mund të flitet për ndonjë shtet të se
drejtës por për ndonjë rregullim dhe rend anarkik.
Pas
ngjarjeve të dy ditëve të fundit mund të
konstatohet lirisht, se, Republika e Kosovës, për fat të keq nuk është shtet
demokratik e aq me pak shtet i së drejtës.
Në këtë vend
duhet të dihet çartë se çka është mbrojtja e institucioneve dhe nga kush duhen
ato të mbrohen. Cili është roli i Kryeministrit dhe cilat janë kompetencat e
tij? Cili është roli i krye parlamentarit dhe cili është roli i tij dhe
kompetencat? Cili është roli i ministrit dhe çfarë janë kompetencat , të drejtat dhe detyrimet e tij
? Cili është roli i policit, dhe cilat janë kompetencat e tij. Kënd ka të drejt
ai ta arrestoj dhe për ç’arsye. Çka është imuniteti politik dhe nga çfarë të mbron
ai dhe deri ku ka të drejt të përdorët?
Janë këto
vetëm disa nga pyetjet të cilat mund të parashtrohen në shtetin e Kosovës, të cilat
me gjasë as akteret dhe as subjektet politike jo vetëm që nuk i respektojnë ,
por as që i njohin , sepse ata ( imazhi i mjerimit ) të shtetit pretendojnë të jenë
mbi të gjitha , dhe të paprekshëm.
Në këtë shtet
secili pretendon që ka dhe është në të drejt, dhe secili akuzon tjetrin për
shkelje ligji.
Në këtë shtet
secili është patriot dhe luftëtar i lirisë, dhe akuzon të tjerët që janë e ( tradhtar). Në një lufte ënde të papërfunduar, por me një liri të cunguar,
e cila erdhi falë gjakut të derdhur dhe ndihmës
së miqve tanë ndërkombëtar.
Thotë një
fjale popullore se zullumi këputet prej s’trashi, prandaj këtu me gjase , në emër
të luftës po përfitohet individualisht dhe këtë e din të gjithë ata që e bëjnë këtë,
dhe kur prishen në mes veti atëherë akuzojnë njeri tjetrin që ti s’ke luftuar ,
ndërsa unë po dhe anasjelltas. Dhe këtu shtrohet një pyetje kush paska luftuar
atëherë, dhe kush paska mbetur pa luftuar ? Dikush me kallash , e dikush me
golinov e dikush me laps. Dikush në istikame e dikush në shpellë, A nuk është e
natyrshme që një komb për t’u çliruar lufton në të gjitha frontet i
bashkuar rreth një ideali të përbashkët, e që është liria A është normale që një luftëtar i denjë i lirisë , shtetin për të cilin luftoj në kohë lufte, ta shkatërroj duke e vjedhur në
liri ? S’ma merr mendja fare , pos nëse
të tillët kanë qenë dhe janë profitera.
Cili është
kufiri i moralit politik të një politikani? Ky nocion sipas të gjitha gjasave në mentalitetin
Kosovarë dhe shqiptar në përgjithësi nuk është i njohur fate. Çka duhet të ndodh
apo të veproj një politikan i cili është bartës ndonjë posti të larte shtetërore
që të jap dorëheqje ( marr përgjegjësi)?
Në këtë shtet
të shkretë i cili po viktimizohet nga
hienat mund të pritet çdo gjë pos , përgjegjësi politike dhe respekt të institucioneve,
shtetin e së drejtës , dhe atdhedashurinë...!