| E shtune, 20.10.2012, 02:22 PM |
Arrestimet,
nuk janë më lajm!
Fatkeqësia e turbullon arsyen .(C.Tacitus)
Nga Zejdush Kastrati
Asgjë spektakulare
,nuk do të ndodhte, por, nuk do të ishte, edhe ndonjë befasi, apo “bum mediatik”,
e të mos themi, edhe shqetësues, e i pabesueshëm ,apo i cuditshëm, në këtë Kosovë,
sikur ndërkohë, të arrestohej edhe
presidentja e vendit, edhe kryeministri,por edhe kreprokurori i shtetit.
Kur kësaj
ia shtojmë, edhe, shumicën, e zëvëndëskryeministrave, të kësaj qeverie, apo të atyre të kaluara, që vetëm janë nën hetime ,si, dhe shumicës së
ministrave, pastaj shumë drejtorëve,
të digastereve e agjensive të ndryshme , hetimet ndaj tyre, janë ba, përditshmëri, dhe qështje
rutine, e pjesë e sferës mediale, dhe që
dëshmohet, me faktin, se gati, nuk kalon
ditë, që nuk publikohet,se ndonjëri prej tyre, është, nën hetime,apo, se së shpejti, pritet, të arrestohen.
Ky
konfuzitet, e mosëbesim, i krijuar, gjithandej Kosovës, është, një sinjal, shumë
i keq, dhe me pasoja, që shumë vështirë,
se, së shpejti, edhe mund, të riparohet, apo të ndryshoj për së miri,por nëse dëshirojmë,
të identifikojmë, dhe emërtojmë shkaktarët e
kësaj gjendje , hë për hë,fajtori dhe faktori kyq,padyshim është papërgjegjësia institucionale, dhe politika e skenarët e mbrapshtë, që po na përcjellin
me vite, apo involvimi pothuaj i gjithë kastes
politike të deritashme,që së bashku, edhe me
disa nga ndërkombëtarët, instaluan
dhe po e vazhdojnë në kontinuitet, në Kosovën e pasluftës.
Jemi dëshmitarë,kur
pothuaj, të gjitha arrestimet, dhe hetimet, e zhvilluara, deri më tani,gati, në
të gjitha rastet,po na dalin, pa ndonjë fakt e efekt të fuqishëm, e që nëse i rikujtojmë, dhe na
kujtohen,kur, fillimisht, janë kontestuar dhe komentuar, si të nxitura
politikisht e selektive, në radhë të parë, nga partia, që i kanë shërbyer, deri, në atë moment, kur
janë arrestuar , e në disa raste edhe nga klani që i përkisnin, apo që i kishte emëruar, dhe fuqizuar në ato pozita, të cilat, i kanë mbajtur
me vite,apo deri sa ishin të nevojshme apo
të dobishme, si për disa vendorë,
ashtu edhe për disa, nga
qarqet ndërkombëtare.
Na
kujtohet, kur është arrestuar guvernatori i Kosovës ,pastaj janë arrestuar edhe
disa ministra e ish ministra,disa sekretarë permanent të ministrive, zyrtarë të
lartë policor,gjykatës e kryetarë gjykatash, kryetarë komunash,zyrtarë prokurimesh…
dhe pothuaj të gjitha këtyre
arrestimeve,pos defekteve tjera ,kryedefekt kyq, është,
se, u patën, paraprirë edhe “ekskluziviteti i disa medieve” si “kujdestare”, të cilat, jo rrallë,por herë-herë, publikonin dhe paralajmëronin, edhe daten e ditën, kur, pos, këtyre
arrestimeve , do të ndodhnin, edhe disa
arrestime tjera,të përfolura dhe të emërtuara, edhe, si “peshq të mëdhenjë”,por ndërkohë, jo vetëm
që nuk ndodhën arrestime tjera ,por
tashmë, janë liruar, edhe disa nga të arrestuarit, si të pafajshëm.
Së fundmi,është
shumë aktuale edhe rasti i “deputetit dhe pjestarit të SHPK”së,përkatësisht njërit nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,
sic raporton një media e shkruar, si vrasës potencial të Xhemajl Mustafës ,
rast, i cili, nuk ka mbetur vend, pa u përfolur,dhe, ku janë lakuar edhe emra konkret,por e
veqanta, e gjithë këtij rasti, është, se prej kah, dhe pse ky informacion,si edhe shumë herave tjera,së pari
del në media, e në anën tjetër,ky deputet dhe ky pjestar i ShPK-së janë akoma në
liri !
Parashtrohet
pyejta.?
Ku është Prokuroria
e shtetit,ku janë Institucionet përgjegjëse
për të marrë situatën në dorë për ti paraprirë proceseve , e jo të lejojnë, që me
obligimet dhe përgjegjësitë e shtetit, së
pari, të merren, mediat, të cilat,në raste të këtilla, mision kanë, të veprojnë, vetëm pasi të veproj shteti,por fatkeqësisht
si duket, në Kosovë, deri më tash, së pari, po veprojnë disa media, e pastaj,apo
hic fare, po vepron shteti.
E keqja e
gjithë kësaj, është, se nëse, në rastin,
e Xhemajl Mustafës, ndonjëri nga të afërmit
e të ndjerit, del, dhe e vret, ndonjërin, nga deputetët, e përfolur, të Vetëvendosjes,apo
ndërkohë nuk vertetohet se nga ky
subjket politik qëndron dikush, mbrapa,
kësaj ,vrasje ,pasojat dhe konflikti, shumë lehtë, mund të marri, epilog të padëshirueshëm, dhe, që mund ti shërbej,
vetëm ndjellakeqëve, të cilëve, u konvenon, konflikti dhe acarimi,për cka,
domosdo, fajin dhe përgjegjësinë, më të madhe, e ka shteti,përkatësisht
Institucionet gjyqësore,qofshin ato vendore ,por pse jo edhe ato
ndërkombëtare.
Jakupi me
“shumë” shokë “?
“Kupën” po
e mundon shumë sheqeri,i është ngritë adrenalina,po
e përdor edhe insulinën,e ka lshu takati,nuk po mund të pajtohet mos me qenë faktor në parti e institucione,ka
ba shumë pare, dhe donë të shfajsohet,janë vetëm disa, nga epitetet, që po i adresohen,
Kryetarit te Kuvendit të Kosovës, Dr Jakup Krasniqit .Këso vlerësime, vijnë,
edhe nga ata, që, deri para se “Kupa” të “eksplodonte” ,e kishin idol dhe i
thurrnin lavdi.
Një gjë është
shumë e sigurt(unë mendoj).”Të gjitha, ato cka po i thot së voni , Kryeparlamentari
i ka të sakta dhe qëndrojnë.Eshtë, e vërtetë, edhe për ato cka thot, rreth
zgjedhjeve ,por besoj, se, edhe ,për partinë, në të cilën, është, hiq më pak, por sekretar i përgjithshëm i PDK-së.
Unë, që veproj,
vetëm nën petkun e gazetarit, dhe asgjë më tepër,prej se përcjellë, punën, e
Parlamentit, si i akredituar,mendoj se Jakup Krasniqit, nuk mund ti falen, disa gabime, të cilat, po
të vepronte, dhe të sillej, konform, interesave kombëtare dhe ligjore aty për
aty, me siguri, “Kupa”, do të hynte, në histori, si lideri i vetëm, në Kosovë,
për karakter dhe qëndrim shumë parimor e
burrëror,që ka kohë, që po i mungon ta bëjë
në këtë vend.
Rasti,kur
Jakup Krasniqi, pranoi, dhe u përkul para presionit, apo dickaje tjetër, me
rastin, e inagurimit klandestin, të Behxhet Pacollit për President të Kosovës, është,
gabimi dhe veprimi më i rëndë dhe më përbuzës, që ka bërë Kreparlamentari atë ditë.Po
atë ditë, na kujtohet, kur “Kupës”, edhe iu dhunua Parlamenti nga mosëpërfillja
e Thacit,i cili, në mënyrë përbuzëse, e injoroi ,dhe bëri cka deshi e si deshi,
pothuaj me të gjithë deputetët,me cka tregoi, se ai, rastësisht, nuk e mbanë, nofkën “gjarpëri”.
Sikur”Kupa”,po
atë ditë,të vepronte, ashtu, si edhe
tash kur po reagon ,refleksioni, i tij,
karshi, popullit, elektoratit të gjër,por edhe gjithë popullatës, jo vetëm në Kosovë,
por edhe më gjërë,do të ishte shumë pozitiv dhe respektativ.
U vonove baca “Kupë”.edhe pse me mire vone se kurre?!