| E premte, 19.10.2012, 08:53 PM |
Kujtimet
e mia për Haxhi Krasniqin
Në përvjetorin e vdekjes të të Madhit Haxhi Krasniqi
Nga Kadri Mani
Me te
madhin, me te devotshmin, me patriotin e zjarrte, folkloristin, humanistin e
humoristin Haxhi Krasniqi, takime apo kontakte rasti mund te kemi pasur edhe me
pare neper mbledhje te ndryshme, por starti i madh ka qene ne veren e vitit 1966:
Isha ne Kursin Pedagogjik ne Prizren, ne rikualifikim per mesues, sepse paraprakisht
kisha mbaruar shkollen Ekonomike, seksionin administrativ ne Gjilan.Haxhiu yne
punonte ne Bibloteke: i afert me te gjithe, i disponuar e buzegaz, i gatshem
t'i ndihmoje cdokuj qe ka nevoje per libra apo informata.Nje dite prej ditesh, mua
me mori nga salla e leximit dhe me futi brenda ne nje kthine, ku biseduam me ze
te ulte.''Kadri, a do te lexosh literature te Shqiperise?''''Haxhi, a pyetet i
verberi a i do syte?!''Gazeta e pare qe ma dha Haxhiu ate dite, ishte ''Mesuesi i Tiranes'' : o Zot, ta lexoj
apo ta ha?! Po e prekja e po e perqafoja e po e shtrengoja ne gji gazeten, dhe
po imagjinoja se po e perqafoj gjithe Shqiperine tone te dashur e te ndaluar?! I
mallengjyer dhe i trimeruar se edhe Haxhi Krasniqi qenka me ne! - (deri atehere
Haxhiu permbahej ne paraqitjet e simpative te mia per Shqiperine) ; - ato dite
na vie ne shkolle nje ''mysafir'' nga Beogradi, i cili na pyeste per kushtet...dhe une iu
shpreha ashper:''Cfare kushtesh ore?! - po studiojme ne Shkollen e Larte
Pedagogjike, me nje te vetmin liber shqip - Fjalorin!''Ai cfare inspektori
filloi te ''ankohej'' se nuk i kishin mardheniet e mira me Shqiperine...''Ne
mos i paci mardheniet e mira me Shqiperine, i keni me Kinen! - nuk na intereson
sa kushtojne shtrenjte te qarkullojne rreth e rrotull, ne duam kushte, duam
tekste; dhe degjoni mire ketu, po nuk na i sollet tekstet, une do ta marr
thesin ne krah dhe kembe ketu e pertej atyre vreshtave e dogri ne Tirane!''.Shoket
rrahen shuplakat, e profesoret tone, tani i ndjere, Demush Shala, i ndriti nuri! Une u dalldisa
fare se edhe profesori qenka me ne!!Me pastaj, me Haxhiun kishim kontakte e
korespodence, urime per festa...ne jemi shperngulur shpesh dhe na kane humbur
te gjitha, nuk di ne eshte ruajtur diqka ne arkivin e Haxhiut? Njeri - Institucion!Ishte
interesant, kur redaksite festonin pervjetoret e gazetave e te revistave, pa u
hamendur dhe me besim te plote ia mesynin Prizrenit dhe dogri e te Haxhi
Krasniqi - aty medoemos do ta gjenin numrin e pare!!!Ajo ishte ana kulturo-letrare-zyrtare,
por Haxhiun nuk e kursenin as per pune krejtesisht private.Njehere i pata blere
nje pale kepuce ne Prizren, dhe i pata harruar ne byfene te stacioni i trenit, i
shkrova Haxhiut, dhe kepucet erdhen ne Prishtine!Isha arsimtar i gjuhes dhe i
letersise shqiptare ne shkollen 8-vjecare ne Keqekolle: botonim fletushken e
nxenesve ''Yjet e Para'' , ku ia patem
botuar Haxhiut fjalet e urta.Kur u takuam po me falenderonte.Jo - i thashe - po
anasjelltas, ne duhet te te falenderojme ty, qe na e begatove revisten.Pyetja
pasuese e Haxhiut qe: ''Ani, si u priten, a u pelqyen nga lexuesit?!''''Posi, ne
pergjithesi mire, ne veqanti ajo fantastikja : Mos me pase hunden, kullot bar!''Ha,
ha, ha! - lope e gjalle!'' - tha Haxhiu dhe shqepeshim se qeshuri.Tani, nen
ndikimin e Haxhiut, edhe une fillova te merrem me humor, dhe nje ditezaj me
pati thene Haxhiu:''Ore Kadri, ti do te ma kalosh?!''''Haxhi, te lutem mos u
tall:une nuk te afrohem as te zogu i kembes, shume-shume deri ne gju''.''Natyrisht,
zakonisht aq jane femijet! - po ama ti po rritesh shpejt!''...Dhe Haxhi Krasniqi
qe serishi pari ai qe e pershendeti revisten ''Shqiperia Etnike'', e fill pastaj edhe zotni Ramadan Zaplluzha -( te
cilit po ia nderroj pseudonimin nga Therre Murrizi, ne Gjemb Murrizi! ): qe te dy bashke na i lane
me disponim gjithe kapitalin e tyre te shkruar, pa na kerkuar as honorar!! Dhe
une po iu thoja bashkepunetoreve ne redaksi: Ja, keta njerez te medhenje na
obligojne qe t'i shperblejme; dhe ne mos arrijsha une, ua le amanet juve kete
obligim.Familje e nderuar e Haxhi Krasniqit, detyra jone e perbashket eshte, qe
t'i mbledhim dhe t'i botojme ne vijimesi te gjitha shkrimet e kujtimet per
Haxhiun: u gezova qe qenkeni bashke me z.Berat Batiu: t'i botojme te ''Fidani''
e te ''Shqiperia Etnike''...Se si e pata perjetuar rende lajmin per vdekjen e
shokut tim te dashur Haxhi Krasniqi: i kerrusur u kapa per zemre, sikur zogu
fatkeq me nje krah te thyer...Lavdi e perjetshme Haxhi Krasniqit! Qofte i
perjetshem kujtimi per te!