| E premte, 19.10.2012, 08:05 PM |
A mundet
Serbia ta bllokojë Kosovën për antarësim në BE (?)
Nga Hilmi Saraçi
Edhe pse mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës ka përfunduar shteti përballet me një legjitimitet të kufizuar në nivelin ndërkombëtar dhe me një legjitimitet të “hendikepuar” në rajon dhe bashkimin Evropian (BE) “. Në një raport analitik në kërkim të legjitimitetit ndërkombëtar thuhet se “është vështir që Kosova ta fitojë legjitimitetin e plotë ndërkombëtar në kornizën e tanishme” . Mirëpo aspirata e Kosovës për ta forcuar legjitimitrtin ndërkombëtar edhe më tutje do të vazhdojë të qëndrojë me themele të brishta e që varet “nga vullneti i Serbisë për të bashkëpunuar, aftësia e BE-së për të vlerësuar implementimin e kushteve të saj, posaqerisht aksionin e Serbisë për të bllokuar dhe sabotuar Kosovën nëpërmjet pesë shteteve mosnjohëse partnere në BE dhe do të varet nga përgjegjesia e shteteve mosnjohëse ndaj rekomandimit të komisionit lidhur me MSA-në”…
Hapa pozitiv për rrugën e Kosovës drejt antarësimit në BE
Serbia
nuk mund ta bllokojë Kosovën , mund ta bllokojë vetëm vetveten. Serbia nuk do të
lëvizë drejt negociatave për pranim në BE
, derisa t’i plotësojë disa kushte
të caktuara që përmenden në raportin
e paraqitur nga BE-ja “. Ndërsa dokumenti i BE-së për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit
me Kosovën” ky është një hap shumë pozitiv
për rrugën e Kosovës drejt antarësimit në Bashkimin evropian.. “ Ajo që është e jashtzakonshme duket se
është marrëveshja e të gjitha vendeve antare
të BE-së, përfshirë edhe ato që ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur” (Bugajski)…
Konkluzionet,
përkatësisht rekomandimet e Komisionit Evropian që janë pjesë përbërëse e
raportit vjetor për përparimin e Serbisë
edhe më tutje nuk kanë marrë formën përfundimtare , por me kërkesë të Gjermanisë mund të shtohet edhe detyrimi ndaj Serbisë që ajo të normalizojë marrëdhënjet
me Kosovën me një dokument të shkruar.. Në kabinetin e komisarit për Zgjerim (Shtefan
Fyle), as nuk pohohet as nuk demantohet
një kusht i ri për Serbinë…
Shefi i socialdemokratëve të Parlamentit Evropian, Hannes Svoboda , ka deklaruar se herët a vonë do të vijë koha kur do të jetë e domosdoshme që Serbia të njohë faktin se Kosova është shtet i mëtësishëm.. “Kjo duhet të bëhet sa më parë që është e mundur , por kjo nuk është parakusht për hapjen e negociatave për pranimin, dhe ne në Parlamentin Evropian kurrë nuk kemi thënë se kjo është parakusht për Serbinë “ (Svoboda)…
Komisioni Evropian ka pranuar intergritetin territorial të Kosovës
Siq është
e njohur Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar në dialogun teknik të zhvilluar ndërmjet
Prishtinës dhe Beogradit për rreth një vit, gjatë të cilit janë arritur shtatë marrëveshje . Mirëpo këto marrëveshjë nuk
po realizohen dhe po ngecin në zbatimin e tyre . Presidenti i Serbisë Tomisllav
Nikoliq në lidhje me bisedimet e ardhshme
ka thënë se prêt nga BE-ja që “ të
jetë e paanshme në dialogun ndërmjet
Beogradit dhe Prishtinës, dhe që ta ndryshojë
formulimin “Integriteti i Kosovës”. Ultranacionalistit serb nuk i pëlqen
tërësia territoriale e Kosovës, respektivisht pavarësia e Kosovës e pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga 92
shtete . Ai (Nikoliq) ka vlerësuar se ndryshimi i këtij formulimi që qëndëron në
strategjinë për zgjerim të BE-së “do të paraqiste
një hap të vogël që do t’i jepte Serbisë fuqi për të zgjedhur të gjitha problemet
ekzistuese dhe të vazhdojë dialogun me Kosovën në nivel më të lartë politik.
Serbia
nuk do të heqë dorë nga vazhdimi i
dialogut me Prishtinën dhe nga procesi i mëtejmë i integrimeve evropiane , pavarësisht mesazheve të qarta të
Brukselit se formulimi “kontestues” për “ respektimin e integritetit tokësor
të Kosovës mbetet në “strategjinë “ e Qeverisë së Serbisë . Në lidhje me këte ka pasur zhurmime ndërmjet dy partnerëve të koalicionit në Qeverin përparimtare të Vuqiçit
dhe socialistëve të Daçiqit – rreth raportit të mëtejmë të shtetit ndaj BE-së, po i afrohet fundi i
hartimit të Platëformës për Kosovën dhe po formohet ekipi i ardhshëm negocues të
cilin , sipas të gjitha gjasave do ta drejtojë kryeministri i (Serbisë) Ivica Daçiq…
Serbia në periudhën e ardhshme duhet të zgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe të Kosovës. Për këte është shqetësues , sidomos Ivica Daçiq në dispozitën në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë për integritetin territorial të Kosovës, sepse ai kohë më parë ka deklaruar se “ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë . Mirëpo “qëndrimi për integritetin territorial të Kosovës i bashkon të gjitha shtetet antare të BE-së - ka thënë diplomati James Ker Linson… Prandaj qëndrimet e Daçiqit dhe të tjerëve bashkëmendimtarë të tij, për ndarjen e Kosovës nuk do të përkrahen dhe nuk do të realizohen kurrë.
Rrjeshtimi i partive politike për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara
Për të gjitha këto Qeveria e Kosovës dhe të gjitha partitë si pozitë dhe opozitë duhet të rrjeshtohen për zgjidhjen e (këtyre) problemeve me rëndësi jetike për Kosovën. Nuk mund të konstatojmë së në këtë fushë nuk ka pasur dhe nuk ka përpjekje për zgjidhjen e problemeve , sidomos për veriun e vendit , mirëpo në kohet e fundit në vend që të merremi më seriozisht për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, shtrirjen e institucioneve legale të Kosovës në veri të vendit , në luftimin e krimit të organizuar , kontrabandes , korrupcionit e të tjera ,fatkeqësisht këto ditë u rreflektuan shumë ngjarje irituese për shtetin e Kosovës . Kjo tani disa kohë po ndodhë edhe në Parlamentin e Kosovës..Harmonizimi i qëndrimeve dhe angazhimi i parlamentarëve për zgjidhjen e problemeve për të shkuar përpara pas heqjes së pavarësisë së mbikqyrur, sikur ka marrë përmasa të padëshiruara .Mjaft pati reagime . diskutime të ashpra për privatizimin, “pshtjellimet” qe janë bërë rreth kësat dukurie- fyrjet dhe etiketimet dhe ndërhyrjet e vrazhda ndërpartiake, në mes të kryeparlamentarit , Jakup Krasniqit dhe Bajram Rexhepit dhe shefit të grupit të tyre parlamentar. Kjo ndodhi sidomos në relacionin Qeveri –“Vetëvendosje”. Shumë skena të pakëndëshme dhe mjaft irituese dolen në shesh gjate protestës së antarëve të “Vetëvendosjes”( 17 tetor 2012), ku në këtë ndërhyrje demonstrative para Qeverisë merrnin pjesë edhe deputetët nga “Vetëvendosja” në Parlamentin e Kosovës. Tani rrjedhimet gjatë kësaj ndërhyrjeje ishin mjaft irituese dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës dhe më gjerë . Mendoj se “Vetëvendosja” për kundër qellimit të mirë ,nuk ka qenë e përgatitur për një demostrim më korrekt dhe më demokratik, prandaj përpjekja për të ndërhyrë , respektivisht për të treguar (këto) skena të pëkëndëshme kundër privatizimit të Korparmatyës së KEK-ut nuk është e pranueshme për shoqërinë demokratike . Aq më keq sjellja brutale e policisë ndaj demostruesve, sidomos mbyllja e dyerve të parlamentit për deputetët e “Vetëvendosjes” dhe pamjet rreth përpjekjes së tyre për të hyrë brenda me forcë ishim mjaft shqetësuese.
Relacionet kontradiktore në mes të “Vetvendosjes” (opozitës) dhe Qeverisë
Qeveria
gjatë këtij mandati ka pasur mjaft lëshime dhe gabime të llojeve të ndryshme,
prandaj në këte fushë janë të arsyeshme (disa) kritika në adresë të Qeverisë për
menjanimin e këtyre lëshimeve dhe gabimeve, sidomos rreth veriut të vendit dhe
privatizimit, pa përjashtuar krimin e organizuar ,korrupsinin dhe dukuritë e
shumta negative që janë në vazhdimësi të pranishme. Në këtë fushë në luftimin e
këtyre dukurive “Vetëvendosja “ është më e zëshmja . Ajo (“Vetvendosja”) kërkon rrëcimin e kësaj Qeverie në krye me Hashim
Thaçin, prandaj përpjekja për bashkimin e opozitës për një vendim të tillë nuk është i qartë dhe i harmonizuar.Rezultate
konkrete në luftën kundër korrupsionit nuk ka , ngase realiteti tregon se ende
ka mungesë të vullnetit politik të bartësve të institucioneve , mungesë të pavarësisë të institucioneve kompetente , si dhe kapacitetet e dobta të institucioneve përgjegjëse për të luftuar krimin e
organizuar dhe korrupsionin… Sepse të korruptuarit s’mund ta luftojnë korrupsionin…
Tani ndaj
koalicionit në Qeverinë e Kosovës ka mospajtime, sidomos Brenda partisë më të madhe
PDK-së. Muhamet Mustafa , udhëheqës i grupit E-15 në Kuvendin e Kosovës, tani e
tutje do te jetë i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Ai ka
vendosur përfundimisht të largohet nga Koalicioni për Kosovën e Re. Grupi i
ekspertëve E-15 pas diskutimeve për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e
fundit në Kuvendin e Kosovës, sidomos rreth çështjes së privatizimit të ndërmarrjeve
publike , ka ardhur deri të ky vendim.
Edhe deputeti i Partisë së Drejtësisë Amir Ahmeti ka dhënë dorheqje nga kjo parti dhe nga koalicioni
qeverisës.Mendoj se në këtë fushë do ketë edhe të tjerë për ndarje nga
koalicioni.
Për koalicionin PDK- AAK, ka mendime të ndryshme . Mendoj se për një koalicion të mundëshëm (por edhe me ndonjë parti të tjetër) duhet bërë duke shpresuar se në këtë fushë do të zgjidhen shumë probleme, sidomos problemi i veriut të vendit. Tani Partia e Ramush Haradinajt vetëm sa nuk ka bërë koalicion me PDK-në. Apstenimi për privatizimin e deputetëve të kësaj partije ishte një përpjekje për t’u përafruar për bashkëqeverisje me PDK-në…