Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristaq Turtulli: Se poetet nuk vdesin

| E premte, 19.10.2012, 06:26 PM |


Kristaq Turtulli

Se poetet nuk vdesin ata ikin dhe vijnë.

Kushtuar poetit Ziko Kapuranit

Iku Poeti udhës së pafundme
Nuk priti radhë,

Se poetet nuk vdesin ata ikin dhe vijnë.

Veshur me kostumin e vjeshtës së dytë.
Ne krah, me vello të bardhë

kish fjalën ngrohtë poezinë,

Ngushtë i vinte ne trup këmisha e portokalltë

E vjeshtës së dytë,

Ishte shumë pak për Poetin një stinë

e vetme.

Iku Poeti udhës së përjetshme...


Se poetet nuk vdesin ata ikin dhe vijnë.

Bënte shumë nxehtë dhe kish shumë zhurmë.

Vesa i mëngjesore i ra në qerpikë.

Nuk priti vaporin Poeti, nuk qëndroi në radhë,

Për të lënë lumin e parë

dhe ngjitur ne qiellin e madh të përjetësisë.
Dale ka kohë pritë,

i thanë të afërmit, shokët miqtë.
Poeti nënqeshi lehtë,
Pas la një buzëqeshje të bardhë

Dhe vjeshta shkunde lotë të verdhë.

Kartolinën e mirësisë ia dhuroi miqësisë,

Poezitë i vari në degët e pjergullës së shtëpisë.

Këtë fat poetët kanë.

Nuk presin radhë,

Ikin, për tu ngjitur në qiellin e përjetësisë....

Se poetët nuk vdesin, ata ikin dhe vijnë...