| E premte, 19.10.2012, 07:59 PM |
Çthurrja
morale e zonave rurale shqiptare përballë krizës ekonomiko & sociale dhe
Ateizmit
Nga Pirro Prifti
Ngjarjet
e vazhdueshme që kanë ndodhur dhe po ndodhin sidomos vitet e fundit në shoqërinë
shqiptare të post diktaturës sidomos krimet dhe dhuna brenda familjes, cthurrja
morale në mes rinisë shqiptare, abuzimet gjatë
krizës së moshës së mesme, problemet ekonomiko-financiare dhe diferencat
në ndarjen e pasurisë që përfshin varfërinë ekstreme me klasën e pasanikëve të rinj,
presioni i krimit të organizuar (përfshi
dhe drogën), arsimimi i mangët, - kanë evidentuar
se shoqëria shqiptare si brënda ashtu dhe jashtë vendit (Kosovë,
Maqedoni, Mal i Zi etj), po rrëshqet ngadalë në vorbullën e degjenerimit moral
dhe në një krizë të rëndë sociale dhe
morale.
Pavarësisht
se populli shqiptar por dhe popujt në tërësi po integrohen në një shoqëri
kapitaliste globaliste ku shumë probleme do të njëhsohen, popujt dhe shoqëritë
janë në një farë mënyre turma që shkojnë pas udhëheqësit që zgjedhin. Përsa i përket
turmave të pa-arsimuara dhe injorante, të cilat përbëjnë një kontingjent të pakët
në Shqipëri,- Sokrati (469 BC – 399 BC) një filozof
klasik të Athinës (një nga baballarët e filosofisë së moralit dhe etikës) për turmat, ka thënë: ``Turma është një Qen i
zgjebosur i madh i lidhur ne hu mes diellit. Gjithe kohen fle, kruan zgjeben e
vet dhe sulet i terbuar mbi kedo qe kerkon ta zgjoje e ti zgjidhe zinxhirin``.
Pavarësisht
se problemet social-ekonomikedhe morale të
sistemit kapitalist janë të mprehta me të cilat shoqëria shqiptare është
duke u përballur këto 22 vite pas diktaturës,
disa aspekte të veçanta të shoqërisë shqiptare po ekstremizohen dhe po cfaqin aktivitet të plotë
negativ dhe të rrezikshëm në drejtim të krimit brenda familjes sidomos në zonat
rurale e provinciale të Shqipërisë si:
- skllavërimit të femrës shqiptare dhe
përdorimit të saj si qytetare e dorës së dytë nëpërmjet shitblerjes së gruas,
martesave me diferencë të theksuar moshe (sigurisht duke shkelur në disa raste
dhe ligjin për moshën minimale të martesës), martesat që në djep, prostitucioni (për efekte të varfërsië, dhe
shitblerjes),
- Varfëria në një pjesë të mirë të fshatarësisë
shqiptare - ka shkaktuar ndjenjën e varësisë ndaj atij që e ndihmon dhe ndaj të
pasurit e për pasojë detyrohen të shesin trupin e shpirtin për `një çapë bukë`;
kjo vërteton atë që ka thënë Dramaturgu i madh anglez Xhorxh Bernard Shaë: `Nuk
ka krim më të tmerrshëm se sa të jesh i varfër`!
- Incestit, dhuna, dhe konfliktet e rënda
brenda familjes së madhe patriarkale fshatare,
- Zbatimi i disa kodeve të lashta (sigurisht për efekte të justifikimit dhe
apologjisë ndaj një krimi të kryer ose në pritje të realizmit të një krimi) si
Kodi i Lekë Dukagjinit,
- Mungesa apo arsimimi i cunguar të ndërthurura
me mungesën e njohurive dhe elementëve kulturorë ( të shprehura në mënyrë sarkastike
më frazën famëkeqe- `katundar surrat parur-qytetar s`bohesh kurrë`)) dhe higjenës
përktase,
- Izolimi i zgjatur i fshtatit shqiptar
në raport me civilizimin dhe këtu ka ndikuar në mënyrë paradoksale deri diku
dhe diktatura komuniste të cilës i interesonte që fshatarët të rrinin në fshat
e të mos vinin në qytet por kjo kishte dhe anën e vet pozitive si- ruajtja e
traditave të zonës),
- Rritja e divorceve në zonat rurale me
gjithë presionin e tmerrshëm brenda familjes së madhe patriarkale fshatare për
shkak të problemeve ekonomiko&financiare, emigracionit dhe ato morale,
- Ateizmi ndër shoqërinë fshatare e
rurale si pasojë e lirimit të zinxhirëve të izolimit dhe të mos kuptimit të lirive e të drejtave të njeriut
sidomos ndaj grave dhe fëmijëve, keq përdorimi i disa vargjeve fetare-kuranike për gruan, martesën dhe aktivitetin seksual,
- Keqpërdorimi i filmave pornografikë dhe
tv- që cfaqin pornografi, nga të rinjtë, adoleshentët, dhe shfrytëzimi i kësaj
dukurie të demokracisë nga ana e maniakëve
seksuale
Këto
fenomene kanë prekur dhe qytetin shqiptar përfshi dhe metropolin-Tiranën, por në
qytete, për shkak të kulturës, lirisë së
komunikimit, përdorimit të internetit, shoqatave të ndryshme në mbrojtje të lirive
dhe të drejtave të njeriut, komunikimit dhe informacionit të shpejte dhe të sigurtë
të informacionit këto ngjarje të frikshme si dhuna dhe konfliktet familjare,
krimet brenda familjes dhe dhuna seksuale denoncohen shumë më shpejt dhe sigurtë
se sa në fshat. Megjithatë kjo nuk do të thotë që qyteti nuk po rrëshqet në të njëtën gjëndje ashtu si dhe fshati dhe këtë e
vërtetojnë divorcet e shumta, rritja e kontigjeneve të drogës , rritja e
kontingjenteve të LGBT (Lesbian-Gay-Bisexual-Transsexual), që sigurisht po
shtohen si rrjedhojë e stresit të rëndë nga
puna e sforcuar, aktivitetet e tepërta ditore, dhe informacioni i ngarkuar prej
TV-ve dhe radios, teknologjia e avancuar dhe në zhvillim e sipër të kapitalizmit.
Prishja e
familjes që gradualisht po prek dhe dëmton rëndë shoqërinë shqiptare si në qytet ashtu dhe familjen `tabu` të fshatit
janë pasojat negative të zhvillimit kapitalist por edhe pasoja të jetesës në familje të mëdha patriarkale
sidomos ndaj gruas, fëmijëve dhe adoleshentëve.
ii
Nëse për
gruan si bashkëshorte kemi folur dhe njihen problemet e dhunës, divorcit dhe
krimeve ndaj saj, problem i madh është abuzimi me dhunë dhe ai seksual me fëmijët
brenda familjes dhe nga të afërmit për shkaqet si ato që përmëndëm më sipër. Këto
krime nuk njihen mirë sidomos në familjen fshatare, dhe nuk ka të dhëna të sakta
për këto probleme por nga përvoja ime di që edhe në kohën e diktaturës ku
represioni ishte i madh kishte raste dhe ndodhi të abuzimeve seksuale dhe dhunë
fizike ndaj fëmijëve dhe adoleshetëve.
Adoleshenca
është mosha më delikate e djalit që do të bëhet burrë dhe vajzës që do të bëhet
grua dhe është një periudhë që fillon nga menarche për vajzën dhe solucionet e
para të djemtë dhe që përfundon pas 3-5 vitesh. Përfundimi i adoleshencës jepet
bazuar në ligj: tek ne në Shqipëri për femrat është 16 vjec dhe tek meshkujt është
18 vjec. Pas kësaj moshe si djali ashtu dhe vajza mund të martohen me ligj
sepse në këto të dy gjinitë mund të përballojnë ngritjen e një familje. Nëse në
qytet ky ligj respektohet, në fshat dhe në provincën shqiptare ky ligj dhe këto
norma ligjore nuk respektohen, sepse ligji nuk mbërrin dot aty edhe sot e kësaj
dite.. Kjo ka favorizuar abuzuesit dhe të pasurit të cilët marrin vajzat më të reja
se sa kërkon ligji për ti martuar, i martojnë pa dashuri por thjesht për
interes e klientelizëm, i prostituojnë, i dhunojnë dhe në disa raste i vrasin. Faktori varfëri është
kryesori në zhvillimin e kësaj dukurie negative por faktor tjetër është edhe
kultura e pakët e nënës, arsimimi i saj i dobët. Më të prekurit janë familjet
me emigracion në të cilat fëmija dhe adoleshenti apo adoleshentja rriten pa nënën
ose pa babain duke rënë pre e abuzimeve nga më të ndryshmet.
Si mund të
ndalohet kjo `epidemi` e shthurjes
morale dhe e abuzimeve fizike e seksuale si dhe krimeve monstruoze si ato të ditëve
të fundit, që po shkatërron familjet, po
shkel të drejtat dhe liritë e njeriut, e kryesisht të gruas, fëmijëve dhe
adoleshentëve në zona rurale dhe më tej?
Nuk mund
të them se leksionet e gatshme të psikologëve dhe analistëve tanë dhe të huaj
nuk janë të mira dhe të zbatueshme, por dëshira për të imituar të huajt sidomos
nga analistët shqiptarë, psikologët
shqiptarë, apo moralizimet hipokrite të disa politikanëve shqiptare, inondimin
e pornografisë në tv-shqiptare e kosovare ( më ka bërë përshtypje që një tv
serioz kosovar si Televizioni RTK të japi pa pushim gjatë gjithë natës e deri në
5 të mëngjezit pronografi, në një kohë që emisione pornografike duhet të japin
vetëm disa tv-të licencuara si të tillë.. kjo përbën një turp për RTK!), po rëndojnë
gjëndjen.
Një nga
metodat më të mira është konservatorizmi i familjes dhe kryesisht nënës
shqiptare (që në shekuj ka qënë shquar si ruajtëse e familjes shqiptare) në drejtim
të kujdesit ndaj fëmijës që po rritet dhe adoleshencës (vajzë apo djalë). Kjo
mund të konfirmohet edhe nga një autor i vjetër por për mua shumë i saktë në menaxhimin
e problemeve të tilla që nuk pëlqehet nga psikologët dhe analistët tanë ( ndoshta
nuk e kanë lexuar fare) që quhet Makarenko -në librin e tij të famshëm e të përkthyer
në gjuhët kryesore të botës (anglisht, gjermanisht e frëngjisht)- `Poemë Pedagogjike`.
Në një pasazh të tij thuhet afërsisht kështu:... duhet të kini kujdes sidomos
vajzat adoleshente por dhe të djemve adoleshentë. Bërja e kontaktit seksual në këtë
moshë shkakton një dramë të vërtetë psikologjike dhe emocionale e cila nuk mund
të korrigjohet më. Në shumicën e rasteve vajza adoleshente që pëson aktin e parë
seksual e sidomos ato që jetojnë në familje me konflikte të brëndëshme të mëdha, familjeve ku emigruar burri apo
gruaja, familje të divorcuara, familje pa nënë ose babë apo pa të dy prindërit (jetimë)-
bëhen prostituta, kurse djemtë kurvarë. Prandaj vajzat e kësaj moshe duhet t`i mësojmë
që ti `presin djemtë me spec të kuq` kur ata të vijnë t`i takojnë.....
Metoda
tjetër e cila në fakt nuk është metodë por traditë shpirtërore e fetarë është zbatimi
i normave fetare. Familja duhet të shkojë në kishë (ose xhami) të respektojë dhe
të adhurojë Zotin. Feja e mëson individin të përmbajtur dhe e ruan nga e keqja
dhe i ligu. Sigurisht nuk duhet që fëmija të mësojë vetëm mësime fetarë por
edukimi laik të kombinohet me atë fetar. Feja forcon qëndrueshmërinë e familjes.
Për shkak se në Shqipëri ateizmi preku pak a shumë të gjithë shoqërinë shqiptar,
për shkak se vetë individi shqiptar ka qënë
dhe ka mbetur i dyzuar në Religion, për
shkak të pushtimeve të shumta nga të huajt, ai e ka përdorur fenë pak e shumë si
një mjet biznesi për të mbijetuar (të varfërit) ose për tu pasuruar e për të marrë
grada e ofiqe. Kështu që besimi fetar tek shqiptarët ka qënë i lëkundur.
Pa e
justifikuar shqiptarin- rritja e komuniteteve fetare dhe rritja e besimit ndaj
Zotit pas 1990 , tregon se një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare, është tradicionalisht
me familje të shëndoshë (ndoshta edhe për shkak se klasa e mesme shqiptare përbën
rreth 60% të shoqërisë shqiptare) pikërisht sepse është familje që beson në Zot
dhe respekton moralin fetar në të cilat
përfshihen në të dy fetë kryesore 10 porositë e Zotit për Moisiun, dhe parimi i
dashurisë ( nuk bëhet fjalë për dashurinë seksuale por për dashurinë dhe dhëmbshurinë
ndaj njeriut- humanizmin) ndaj të afërmit.
E kritikueshme është përfshirja e disa maniakëve seksualë (që duan ta prezantojnë vehten si modernë në shoqërinë tonë katundare për të justifikuar dhe fashitur endrrat e tyre perverse seksuale), por dhe bërja e emisioneve në disa televizione serioze që egzagjerojnë elementin seksual dhe reklamimin e seksit si dicka që s`përbën ndonjë rrezik të madh dhe si `të pafajëshëm` në të gjithë këtë zallamahi të ekzagjerimeve seksuale mediatike. Duhet ditur se invadimi i mëndjes së njeriut më informacione seksuale të panevojshme nëpërmjet mediave të shkruara dhe televizive – vetëm se po i hedh benzinë zjarrit të ndezur nga efektet negative të shoqërisë kapitaliste ku ne po jetojmë.