| E enjte, 18.10.2012, 07:28 PM |
Cila është
gjendja e shqiptarëve në këtë 100-vjetor!
ATDHEU-POPULLI
YNË MË I VJETRI ME I PASURI DHE MË I VARFËRI NË BOTË E MERITON KETE HIPOKRIZI NË
KËTË 100-VJETOR?!
*Njëqind vjet pavarësi, mira të tjera robëri, akoma pa u bashkuar pa demokraci. Atdheu gjysma e sovranit i pa-bashkuar, 100-vjet i ndarë nga trungu mëmë. Pa bashkim të vërtetë, me paradokse, kuriozitete pasuri dhe varfëri të skajshme në jetë
Shkruan: Qerim Pllana
Atdheu ynë
perlë thesari antikitetesh, një univers më i pasuri, më i vjetri dhe më i varfëri
në botë, më pasuri dhe varfëri të skajshme, a meriton këtë gjendje të tillë të katandisur?!
I kthyer kokëposhtë me dhe pa demokraci, me dhe pa komb të bashkuar, me sjellje
dhe politikë amullish! Vendi më i pasuri, më i vjetri dhe më i varfëri në botë,
edhe pas 100-vjet jetë, i pa bashkuar, jo i tëri i çliruar! Mund të jetë i
drejtë ky pasus i nxjerrë nga ky tekst shkruesi, shkrimtar, poeti, publicisti,
gazetar, analist)!? Apo titulli i këtij vështrimi të nderuar lexues është nxjerrë
mbështetur mbi t`vërtetën historike, aktuale gjeografike-ekonomike, në hapësirën
me politikë pa kritere shkencore, filozofike, diplomatike dhe gjeostrategjike?!
Ilirët
gjatë perandorive zaptuese të kohës Romake kishin madje perandorë, shqiptarët
gjatë pushtimit turk dhjeta vezirë, 28 kryetar e pasha, nën ish-jugosllavi
vende më rëndësi në federatë, vendin e tretë me spiunë! Gjatë këtyre dy
dekadave Shqipëria dhe Kosova (për pak s`u kthyen në luftë vëllavrasëse civile)!
Kosova u shndërrua në tokë të përgjakur dhe të djegur. Pas lufte me një Pako-politike-problematike! Me vrasje, drogë, mish të bardhë, korrupsion,
(nga tri anët e botës transite), me serbë, bullgarë, turq, grekë kurdë e shqiptarë
me korrupsion...
Policia
shtylla kryesore e shtetit, bënë përpjekje maksimale këtë zezonë ferri në udhëkryqin
e truallit të saj në Ballkan, me apo pa gjyqësor, për të ndalë me të gjitha
mjetet e mundshme që kanë. Vullnet ka por mjetet, logjistika, shpërblimi, ligji
mbi stazhin shtesë, rrezikshmëria dhe pagat më të arsyeshme u mungojnë!
Atdheu ynë
vendi më i vjetri dhe më i pasuri me begati përrallore, ujëra, male, majëmalesh
Tomor, Albanik, Pashtrik, Koretnik e Çakor, Fushë-Myzeqe, Fushë-Kosovë, Dukagjin
e Fushë-Pollog, detin Adriatik e detin Jonë, minerale, xehe, qymyr linjiti,
krom, bimë mjekuese kudo dhe kah do. Ujë-Ndarje, fenomen i tretë natyror në botë
me bifurkacionin e lumit Nerodime, Malet Sharr e ato Albanida (në rrezik për
t`u shkatërruar nga dora e njeriut)!
Shpellat
më atraktive, më të pasura në botë me stalagmite e stalaktite, si ajo e Pëllumbasit
e lashtë 10-mijë vjet, na e përkujton Kristoforidhi, por e zbuluar vetëm në vitin
1956, sall
“Kosovë jam
edhe unë”: Një tjetër paradoks, por emërtim i saktë, shikuar me trishtim
vendbanime, rrënoja dhe kulla pa asnjë kriter në ndërtim! Në të cilat rropatët
jeta ma e varfër e lumpenproletariatit shqiptarë kudo në tokën e vetë! Shtëpi
pa pullaze mbi kokë, shtrojë as mbulojë brenda kasollesh me përpëlitje skamjesh
që trishtojnë. Kacafytje me jetë-vdekjen për një kafshatë bukë, pa arsimim fëmijësh
të lënë në mëshirën e kohës, në dorë të gjithkujt dhe të askujt... Atdheu
brenda tokës më ari, argjend, plumb, nikel, kromë, linjit gaz e naftë... Me
burokraci, teknokraci, hajni dhe borgjezi, spiunë të njohur, miliarderë të tre
përqindëshit, “Atdheu dhe vendlindja thërret”, “Nënë Tereza Ndihmon”, shumë shoqata
tjera bamirëse dhe të tjerat plaçkitëse, qe nuk i ka bota askund! Kosova me
miliarderë para, gjatë dhe pas lufte! Agjencia Kundër Korrupsionit të gjithë i
di e i njeh, por s`ka guximi për t`i
ndjek, me gjykatës që i kanë fut veshët në lesh...
Kosovë vendi
im më i varfër dhe më i pasur në botë, me ish-Unmika, Eulexa, KFOR-a, ambasada
nga të pesë kontinentet një “mrekulli”, sepse i thuhet shtet! Por vendi është shndërruar
në “vidovdanë”, kisha, xhamia, teqe e faltore, jo sall në Evropë, por për kokë banori
zë vendin e parë në botë! Kosova shumë-etnike më pasura në botë me kombësi, minoritete,
komunitete dhe me të drejta më pozitive për ta, por jo edhe për shqiptarë! Kosova
ka shtëpi të ndërtuara me dhe pa kritere për kolonë serbë, me pajise deri më dru
për nxehje gjatë dimrave, si ai vjet! Ata s`vinë për të banuar në to, dihet pse
s`kthehen në Kosovë! Shqiptarët, shtëpitë të cilëve ua kallën, rrënuan dhe u
bombarduan gjatë luftës, i ke më bollëk anekënd, si në Haiti, Javë, Sumatër,
mbuluar me kashtë dhe kallam cunamesh të lumenjve mjedisor më të ndotur sesa
Temza, Tibëri e Majna dikur. Te ne sot lumenjtë; Sitnicë, Llap, Lepenc, Lumëbardhët
e Alpeve Shqiptare, Drinin i Zi dhe Drinin i Bardh kombëtar, Shkumbin, Bunë,
Drinos, Seman e Vijosë të bërë për keqardhje!
Vendi ka
gjyqe, prokurori, gjykata madje Gjykatën Supreme, por asnjë kriminel të luftës
dhe krimeve, gjenocidit dhe etnocidit deri sot, as që kanë tentuar për t`i
kapur a gjykuar! As ky rast, pas asnjë lufte
në botë nuk ndodhë. Të huajt s`e quajnë luftë po konflikt! Kosova kërkon mbi 2000
të pagjetur, kurse Serbia dhe BE bisedimet në pakufi i prolongojnë e BE çmimin
Nobel e fiton! NATO, shtetin më nguca-keq, xhandar-kolonial deri dje, vendi me
pushtet ma tiranë në kontinent, se kushtëzon më asgjë! KFOR-i! As barrikadën më
të shëmtuara mu në mes të lumit Ibër se eviton! E Mitrovica e njohur në kontinent,
Berlinin dhe luftën e Ftohët, të gjakosur e të gjymtuar deri dje, sot shqiptarëve si gjermanëve dikur, çdo ditë ua
përkujton!
Ç`ka tjetër në Kosovën e paradokseve, vendin e okupuar, të ndjekur brenda këtyre 100-vjet jetë, pa pavarësi, bashkim të vërtetë!? Atdheu ynë vend kuriozitetesh me pasuri përrallore, varfëri skamjesh me pensionist nëpër kontejnerë mbeturinash pa bukë e pa brekë! Pa racionet kryesore, qindra familje me pesëqind lekë jetë, pa darkë e pa drekë! Vendit i kallën-vidhën malet, por s`mbjellën, s`shtohen fidanët..!
Kosova e
ndarë nga e ëma, trungu, flamuri, stema, himni nga historia, kultura, rrënja,
atdhedashuria! Kosova e mbushur me gjithfarë politikash, partish pozitë-opozitë,
sistem idesh të ashtuquajtura “demokratike”, martesa me t`njëjtën gjini, madje,
“Jerusalem vidovdanesh” për mjedis qendrës së Dardanisë, në zemër të Ulpianës-Ilirisë.
Kosova universale me vlera për Evropën, pa sovranitet për vetën!
Kosova me
dhe pa integritet: Me dhe pa sovranitet, pa kufij dhe pa të drejtën e
ribashkimit me atdheun e vetë! Kosova dhe Shqipëria me fytyrë si dy Koret, si hënë
e Diell në qiell! Kosova intriguese për luftëra të mëtejme, tërheqëse për një botë,
një Evropë që mbanë mbi shpatulla milionerë, të varfër deri në skëterrë, “me e
pa presidencë, me dhe pa kuvend e qeveri”, me dha pa integritet, me politika të
lazdruara, turpe seancash parlamentare. Del të jetë një paradoks i veçantë në kontinentin
e vjetër të intrigave spekulante si përherë! Kuriozitetet tjera të Kosovës,
Katedralja e I. Abrahamit, Xhamia e I. Jezusit të renditura më një sfond nën një
vijë për xhelozi, i ke si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Shkup, Kumanovë, Tetovë,
Gostivar, Çegran, Ajaz, Preshevë Dibër, Forintë, Prishtinë e Kërçovë. Dikush do
t`më quan t`pa fe! Jo, sepse feja ime është shqiptaria, shkolla-arsimimi, jo
skamja, injoranca, varfëria larg qoftë tirania, po liria, zhvillimi dhe
demokracia!
Kosova e çliruar
por e pa-pavarësuar, pa sovranitet, akoma s`është ribashkuar me pjesën tjetër të
atdheut, as pas 100-vjet jetë! Politika e saj ngazëlluese sa qeveritë, kuvendi,
politikanët, deputet pozitë-opozitë, mësojnë sesi të shahen, rrahën, duke mbijetuar
mbi skamnorë, sovranin të cilit me dekada i hedhet hi syve! Këso paradokse ke në
shumë vende të botës dramatike, por s`ka në vendet demokratike. Ku ka tirani,
luftëra civile, revolucione gjaku si në Lindje të Afërme. Kosova ka dhe s`ka
plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, për të dal nga labirinti i krijuar
me shekuj dhe dekada. Gjeneratave për t`iu ofruar dritë e perspektivë. Kjo nuk
shihet as në tunelet më të shkurta të rrugëve, që është kah i “ndërton z. Berisha”
me para të tagër-paguesve. E z. Rama, s`do dhe nuk do të kalojë nën ato “ngrehina”,
siç e thotë të ngrehura me para të vjedhura e të “pista të qeverisë katandisur
Berisha”!
Kosova është
një tjetër metaforë lufte, krimi, fukarallëku, metaforë toke të djegur, të vjedhur
dhe të shitur, para dhe pas lufte. E plaçkitur nga demagogë, malok e malukatë! Mbi
luftëra të fituara me gjakun e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve në çdo cepi të
atdheut. Mbi eshtrat e t`pa gjeturve, thinjat e pensionistëve, të cilët Evropa
bashkë me Serbinë, qeveritë e Kosovës i kanë shlyer nga defterët e t`gjallëve! A
ndodhë kjo më ndonjë vend në botë, pos atdheut në kontinentin e vjetër të aristokracisë
hile-leshi, mashtrim hajnish dhe pështjellime demagogjish..!
Atdheu ynë
vendi më i vjetër më i pasur dhe më i varfëri në të pesë kontinentet e planetit.
Ka një shteg, një mbështetje të hapur, mbase një të vetmen rrugëdalje: Bashkim-ribashkimin
kombëtar. Për t`i shpëtuar gangrenës korruptuese, politikës spekulative e përçarëse!
Ja pra,
paradokset e tokës më të vjetër, të varfër
dhe më të pasur në botë me krim, kriminalitet, vjedhje me të ashtuquajturin
korrupsion, miliarderë e milionerë, skamnorë e pensionistë pa pensione, punëtorë
të papunë, ndjekur nga fabrika, uzina dhe kombinate të plaçkitura, të shitura
me dhe pa para. Me studentë të diplomuar pa vende pune, punëtorë e skamnorë,
lypsarë kudo nëpër sheshe e rrugë!..
Me
kryeqytetet plotë mbeturina, kafene bare, kulla pa asnjë kriter. Paradokset
tjera të vendit me dhjeta flamuj t`huajë, pa flamur, pa stemë dhe himn autokton.
Atdheu, vendi ynë më i pasuri dhe më i varfëri në botë, synon hyrjen në Evropë.
Ai, si Iliri-Dardani në parahistori dhe në Mesjetë si Arbëri, ishte vendi ndër
më të njohurit në botë! Kosovës pas 13 vjet çlirimi, i mungon statistika për
popullsinë, pronën dhe hajninë, pavarësisht regjistrimit në bashkëpunim me ndërkombëtarë!
Ku avullohen miliona euro të ndara për këtë qëllim të dështuar?! Ky është paradoksi
tjetër i radhës, shqetësimit të çdo qytetari, çdo ndërgjegje njeriu, në Kosovën
e lirë por të pavarësuar dhe të pa-bashkuar me Shqipërinë!
Kosova
arkaike, grupore, anarkike klanore me kushtetutë të imponuar, presidenten e
nxjerr nga zarfi i z. Dell, SHBA-së mikës më të arsyeshme të shqiptarëve! Tani
presidentja zyrën e saj nuk do të lirojë! Meqë, Gjykata Supreme (zoti e di nga
cili zarf ka dalë), z. presidente vazhdimin e “tapisë nga një, në pesë vjet ia
dhuron”! Atëherë pse kjo zonjë të mos luftojë për atë post më të lartë të vendit,
kur paga e saj arrin lartësinë e 52 pensioneve, duke pritur për t`i korrur
tjerat përfitime! Këto dhe paradokset si këto në Kosovën e Re, të lirë, por jo
sovrane të pa-bashkuar-ribashkuar nuk i ke ama s`i ke më asnjë vend në botë! Pasuria
por as varfëria, shqiptaret s`i shpëton, veç ribashkimi kombëtar, Shqipëri,
Kosovë Iliridë, Malësi, Kosovë Lindore, Çamëri...
Kosova
edhe më tutje amanet i huaj! I grup-klaneve në pushtet deri në fyt të korruptuar?
Sovrani i mjerë heshtë, duron me amanetin e durimit të shpjerë në varrë! Kosova
s`është ”Hormuz i Gjirit Persik, as Honkong i BE-së! Ajo duhet ruajtur si sytë për
ribashkim me trungun etnike të saj në Ballkan.
Për gjithçka që u theksuan më lartë, fajtore s`janë gjyshit tanë! Këtë, politika e tillë është kah e mundëson! Atdheun në 100-vjetorin e pavarësisë, politika e ktheu në një vend kurioziteti paradoksesh si në ligjërimet e Nolit në vitet 1924! A mund të arsyetohet vizita e suitës 50 e sa veta SHBA-së, në këtë skamje, varfëri ekstreme mjerimi, nga politikanë, njerëz me vota të vjedhura në pushteti! Me mira të papunë, pensionistë me lëmoshë, armatën e rinisë, të diplomuarve që sillën nëpër rrugë? A s`është kjo një anarki, sjellje ekstreme dhe papërgjegjësi e presidencës, qeverisë, parlamentit! Për të gjitha këto anomali ekstreme, kuriozitete paradoksale, një ditë do të flitet si për vitet 1924-36 të mbretërisë së vetëshpallur të pa pranuar nga askush, por të kontrolluar nga çdokush! Sall një vizitë e arsyeshme ishte në SHBA..!
Paradokse
të tjera hipokrizie: Asnjë qeveri, ministër, krye-kuvendar apo president-e, anëtar
qeverie, deputet, madje menaxherë i krahut të njërës apo tjetrës parti, pasi
shkelin me dy këmbët ligjet, nuk shkojnë në burg as në shtëpi! Përkundrazi do
ta dëgjosh publikisht kur thonë: Jo kurrë s`jap-im dorëheqje, s`kem gabuar më asgjë!
Edhe kur udhëheqin institucionet më të lartë, dhe kur para opinionit deputetëve
theksohet-ojnë; janë këtu me vota të vjedhura! Duke mos e ndarë pozitën, partinë
nga e cila vinë me vjedhje votash në kuvend, qeveri, presidencë. Tani nuk dihet
se kush është pozitë e kush opozitë! Athua, me këto veprime s`mohohen
institucionet më të rëndësishme të vendit, kushtetuta, duke shpallur in-ekzistuese,
madje Kuvendin, Qeverinë pse jo dhe Presidencën! Sepse janë institucione shtetërore,
gjithnjë sipas z. krye-kuvendar, opozitës dhe pozitës të formuara me vota të vjedhura,
rrinë në to akoma, ato dalin të jenë të mohuara!
Po pse
duhet të ndodhinë këto anomali paradoksale politike dhe praktike në atdheun
tim, thesar antikitetesh, perlë pasurish dhe kuriozitetesh, të kthyer me kokëposhtë?!
Atdheu ynë me grupe grevistësh të kallur e të ndjekur, prapëseprapë trupa të rrjepur
pse, vendi ynë (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni shqiptare) sot të ndodhura nën
kontrollin rigorozë të elitave qeverisëse vendore-evropiane! Për Shqipërinë raporti
ndërkombëtar analizon tri raste tipike studimi siç janë: Basha, Gërdeci, 21
janari, duke lënë anash piramidat, ngjarjet e vitit 1996-7, kur u ndezë Shqipëria
për pak në luftë civile aktualisht si sot Siria, kur kallej Kosova nga elita
kriminele serbe. Përkrahësit dhe të tjerët si këta, duhet të japin përgjigje, sidomos
për “elitën udhëheqëse”, të ardhur në pushtet nëpërmjet votës së vjedhur...
Njerëzit
e mirë duhet ta dinë, atdheu ynë në këtë 100-vjetor akoma s`është i lirë! Shqiptarët
kudo që janë në botë, z. i bekoftë! Zoti i bekoftë të bashkuara Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni, K. Lindore, Malësi e Çamëri... Atdheu ynë perlë universi i çmuar. Edhe
pse më i vjetri, më i pasuri dhe më i varfëri në planet, edhe pse i ndarë dhe i
përgjysmuar, plotë kuriozitete, politikë përçarëse, plotë paradokse në këtë 100-vjetor.
Ai është një sublimë thesari tepër i çmuar, një atdhe i pasur me begati,
njeriun e shëndetshëm fisnik, më të mirin dhe më të riun jo sall në etnosin
Shqipëri!
Atdhe në mileniumi i tretë, të bashkuar do të duamë shumë më shumë. Universi ynë i çmuar, më i vjetri, më i varfëri dhe më i pasuri në këtë rruzull. E gëzofsh 100-vjetorin e pavarësisë, të bashkuar e t`unifikuar nën një flamur, shumë më shumë do të duamë! Atdhe, universi ynë i çmuar, më i vjetri, më i varfëri dhe më i pasuri në botë, të duamë shumë më shumë të bashkuar-ribashkuar! Urimet e 100-vjetorit të pavarësisë u takojnë heronjve, dëshmorëve martirëve, popullit kudo që jeton. Duke u orvatur për atdhe të lirë, të bashkuar, jetë më të mirë, ekonomi më të zhvilluar. Politikë, diplomaci dhe demokraci shumë më të përparuar. Shqiptar dhe Shqipëri unike: Urime 100-vjet pavarësi, sa më parë të jesh fikse, e dashur e vërtetë sa më fisnike në jetë. Atëherë, atdheu-populli ynë më i vjetri, më i pasuri dhe më i varfëri në botë e meriton këtë hipokrizi në këtë 100-vjetor..!
*(Autori
i njohur për masmedian kombëtare). Prishtinë,
Kalabri nëntor 2012 (q. p.)