| E enjte, 18.10.2012, 07:55 PM |
Mjegull,
vështirësi, pasiguri, fjalë…?
Nga Blerim Rrecaj
Polemika
e shtyerje në kuvend, në tv-debate, nëpër faqe gazetash, nëpër webfaqe,
facebook, twiter, nëpër kafene, në zyrë, në rrugë…
Derisa
lexoja dje ndër hije të atyre pishave në Ulpianë pas përfundimit të protestës
kundër privatizizimit të Kek-ut ku policët
e ushtarët e huaj ishin spektatorë të shtyerjes mes shqiptarëve, policët
special në njërën anë e në anën tjetër protestuesit, në mesditën e një dite të bukur
tetori me qiell të kaltër e fort të kthjellët për të na kujtuar qielli i hirtë i
mëngjesit me një shtresë të bardhë mjegulle.
Derisa lexoj diç në gazetë dhe pij një lëng
multivitamine dhe pos tjerash shoh edhe tymtarët e Kek-ut që vjellin tymin nga
gojët e tyre vije e ulet aty ku jam ulur unë një njeri me rroba pune. Fillojmë të
bisedojmë. Më tregon se punon në një firmë private e cila po rirregullon Fontanën
e Ulpianës. Tregon për rrogën, por sikur të më punonin dhe dy ose tre nga
familja do të jetonim mesatarisht mirë.Flasim si zakonisht flitet me të madhe
me vite të tëra për supervështërsitë dhe superpasiguritë. 150 euro harxhoj vetëm
unë për një muaj se e pi dhe duhanin e çka të bëj me po kaq të tjera që mbeten
me katër fëmijët e gruan. Më tregon se është nga rrethina e Dardanës dhe flet për një fabrikë qeramike në
komunën e tij, rrënimin e saj, shitjen për hekur pas rrënimit e çmontimit dhe tash aty
funksionon restoranti që e mban privatizuesi. Flasim dhe për gjëra të tjera dhe
dikur ai në udhë të vet e unë timen.
Derisa
shkruaj dhe shoh e dëgjoj nga seanca e sotme parlamentare, pasi që kryeparlamentari
kërkon largimin e policëve nga kuvendi, më pas rifillon seanca. Deputeti Emin Gërbeshi
fton kolegët e tij të mos e votojnë rezolutën
për normalizim me marredënjet me Serbinë është rezolutë turpi. Seanca vazhdon.
Paj duke
dëgjuar gjithë këto diskutime them vetmevete: Po neve po na nevojitka Rezolutë për
normalizimin e marrëdënieve me vetveten…