| E merkure, 17.10.2012, 09:45 PM |
Veprime
fashisoide të Policisë të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit
Mbrëmja e
sontme për mua dhe familjen time, por besoj edhe për çdo familje
shqiptare, e cila ia do të mirën Kosovës
Martire dhe qytetarëve të saj, ishte shokuese dhe u përcoll me lot e dhëmbje. Kafshata
e bukës nuk kapërdihej më. Sjellja me vandalizëm dhe fashisoide e Policisë të Hashim
Thaçit e Bajram Rexhepit e sasesi nuk mund ta quash Polici e Kosovës dhe e
qytetarëve të saj, dhuna e ushtruar e pjesëtarëve të saj ndaj aktivistëve të Lëvizjes
Vetëvendosje, drejtuesëve të saj, djem e vasha, ndaj deputetve të Kuvendit të Kosovës
si dhe ndaj liderit të Lëvizjes z. Kurti, duke i shkelur me qizmën
policore, të shtrirë me fytyra të gjakosura
për toke, protestues paqësor duarthatë,
të cilët nuk rrezikonin askënd dhe asgjë, vetëm se protestonin për shitjen e
pasurisë së Kosovës në mënyrë të paligjshme, si dhe vetëm sa për t'ia shtuar
jetën kësaj Qeverie tërsisht kriminale, dhe vetëm për ti mbushur xhepat e
hajnave të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit është tepër e dhëmbshme dhe do të thosha
me pasoja tragjike për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sonte u dëshmua
katërcipërisht se z. Bajram Rexhepi ka ndjenja patologjike ndaj çdo veprimi të Lëvizjes
Vetëvendosje, dhe kjo nuk mund të shpjegohet! Pyes z. Bajram Rexhepin. Pse nuk
ua tregon dhëmbët me Policinë e speciallcat e tij shkieve kriminelë, me duarë të përgjakura me gjakun e shqiptarëve, të cilët ia shkëputen Kosovës një pjesë të mirë
të tokës së saj (veriu i Mitrovicës), atje ku atyre pak shqiptarë që kanë mbetur
atje iu mungon e drejta më elementare, e drejta për të jetuar?! Pse nuk ju del
zot shqiptarëve atje dhe nuk e pastron tokën shqiptare nga kriminelët serbianë?!
Për çdo
ditë që kalon, qiellin e Kosovës e mbulojnë gjithnjë e më shumë Re Të Zeza, dhe
për këte jemi shumë të shqetësuar. Populli shiptar i Kosovës siq thot populli, "e
ka humbur rrugën në oborr"! Bajram Rexhepi po sot, në foltoren e
Parlamentit të Kosovës, me gjuhën e një Kryepolici kërcënoj edhe të gjithë deputetët
e tjerë edhe vet kryeparlamentarin , se do të pësojnë ndoshta edhe më keq se
sot demonstruesit e Lëvizjes VV, po të ndermarrin diça të tillë, me një fjalë le
të kuptohet se "kurkush nuk guxon t'ua prishë rehatin atij dhe veçanërisht
"shefit" të tij Hashim Thaçit!!
Se kush
ka fuqinë t'ua ndali turrin këtyre hamshorëve nuk e di! Por ajo që dihet është tepër
e dhëmbshme, se Kosova për çdo ditë që kalon, nga një demokraci e brishtë po
kalon në një "shtet policor"!
E ardhmja
e Kosovës dhe e qytetarëve të saj me këta pushtetarë është e pa përspektivë!
Dëshiroj
që koha të më demanton.
Më vjen
keq që nuk kam mundësinë, që shkrimin
tim ta ilustroj me ndonjë foto të atyre pamjeve vërtetë trishtuese të cilat i
ofruan të gjitha kanalet televizive të Kosovës.
Dalëshim faqebardhë!
Fazli
Maloku, Prishtinë
17 tetor 2012