Nuk gjenden fjalë për ta përshkruar këtë aktore, më e mira që kinameja moderne mund të ketë. Michelle Pfeiffer është një grua me një pamje intriguese që në të njëjtën kohë është elegante dhe e papërballueshme, e ndritshme dhe melankonike. Çfarë mund të thuash pastaj për talentin e saj të madh?! Zonja Pfeiffer nuk është aspak një aktore si të tjerat. Bën një interpretim dhe ka një karakter të denjë pwr yjet të Hollivudit në vitet e tij më të arta. Është e rafinuar dhe plot sharm si Greta Garbo, ka harenë dhe papërballeshmërinë e Katharine Hepburn, tërheqjen e Bette Davis, furinë dhe ambiguitetin e Marlene Dietrich... si të thuash nga përzierja e këtyre yjeve na del një grua e fortë dhe e guximshme, ironike dhe delikate, e ndjeshme dhe bujare, që me bukurinë e saj të mrekullueshme ka ditur të të bashkojë magjishëm një interpretim njkohë të furishëm dhe shpirtëror, delikat, impulsiv dhe natyror, të ëmbël dhe të sofistikuar. Emocionet që një shikim apo një frazë e saj mund të provokojnë, janë të paimagjinueshme. Dhe më pas personaliteti i saj i fortë, karizma e saj e madhe, mirësia e saj hyjnore, e kanë bërë të jetë një nga fytyrat më të dashura për publikun botëror. U lind në Shën Ana, në Kaliforni, më 29 prill 1958. I ati Richard, është një nëpunës në një ndërrmarrje kondicionerësh kurse e ëma, Donna, është një grua shtëpiake. Që e vogël Michelle shfaqet kokëfortw dhe e padëgjueshme, cilësi që e kanë bërë të hyjë me një forcë të madhe vullneti dhe pa kompromise në botën magjike të kinemasë. Ndërsa frekuentonte Fountain Valley High School , punon si shitëse në disa dyqane. Pasi diplomohet më 1976, frekuenton Golden West College , por nuk është e kënqur, dhe kështu fillon e i piqet dëshira për tu bërë aktore. Vëren se

konkurset bukurisë janë një vend i mirë nga ku mund të vihesh re për të filluar kështu karrierën në botën e spektaklit. Merr pjesë në konkursin për Miss Orange County , dhe është e tepërt ta themi, që fiton, falë bukurisë së saj përrallore dhe të rrafinuar. Më vonë merr disa oferta si si folëse në disa televizione të nivelit të ulët, dhe më 1882 merr pjesë në një dështim kimetografik ? Grease 2? . Dështimi i filmit i ushqen dyshimet se nëse është e drejtë apo jo ta ndërrmarrë këtë rrugë. Regjisori Brian De Palma e siguron d p[wr tw kundwrtwn duke i kërkuar të interpretojë rolin e të shoqes së Al Paçinos tek ? Njëriu më shenjë ? (1983). Megjitahtë regjisori ka dyshime për aktoren por më pas rrëmbehet nga bukuria e saj joshëse dhe nga interpretimi i saj elegant dhe i furishëm. Filmi arrin një sukses të madh kështu aktores i hapen portat e kinemasë. Në pak vite interpreton filma shumë të bukur si ? Shtrigat e Eastwick? (1987), ? Ujku? , (1994), ? Një ditë rastësisht? (1996). Pas disa nominimesh fiton më 1990 Golden Globe si Aktorja më e mirë në filmin ? Të mrekulleshmit Baker? ( 1989), Ariun e Argjndë si aktorja më e mirë në Festivalin e Berlinit më 1993, për filmin ? Mosha e pafajsisë? . Më 1993 është martuar me aktorin dhe regjisorin David Kelley, me të cilin ka edhe një djalë John (1994). Para martësës aktorja kishte adoptuar edhe një vajzë, që edhe Kelley e ka pranuar si vajzën e vet.