| E merkure, 17.10.2012, 08:03 PM |
Edhe Zoti
ka ra në hall!
Nga Selim M. Nengurra
-Kam
jetue diku 15 vite në Lublanë të Sllovenisë dhe tani gadi po bahen 24 që jetojë
në Norvegji dhe çuditem se si në asnjë kontajner mbeturinash nuk gjen njeriu
BUKË. Në Dardaninë e varfër, edhe në Shqipni kontajneret janë perplotë me bukë. BASTARDET E HUDHIN fukareja i shkret e merr
dhe jeton nga buka e hudhun-
Veren që sapo
lam prapa shifja per çdo ditë se si njerëz të varfër e të uritur vinin në kontajnerin
e mbeturinave që kishim para banesës dhe
aty kerkonin ushqim. Më therte shpirti, por s’isha i zoti ti ndihmojë me asgja
ata.
Dhe kështu
shef njeriu gjithandej qyteteve e qytetëzave të Dardanisë e besa edhe në Shqipni.
Derisa meditoja tuj pa këta njerëz të mjerë mu kujtue një ngjarje per mue shumë
mbresëlënse që më pat ndodh diku në vitin 1972 në qytetin Felkir të Austrisë.
Pata
shkue aty ta vizitojë komshin dhe mikun tim Xh. O. i cili jetonte e punonte aty
dhe një të dielë per të më nderue shkojmë
në nji restorant per darkë. Nuk dija asnjë fjalë nga gjuha gjermane dhe mbaj
mend se porosita Gullash lope me Pure patate dhe sallatë të perzieme. Kamarierja
na solli gjellen dhe nuk solli bukë. Neve shqiptarët pa e mbush barkun me bukë nuk
ngopemi dhe e luta nikoqirin tim të kerkon bukë. Erdhi mamarierja me nji shport
me disa copa të holla të bukes. Kur ngranem në atë shportë mbeten një e preme e
bukes dhe një gjysëm. Kamarierja e kishte kuptue se buken e kisha porositë unë dhe
mori salveten nga tavolina, me te kapi ato copa buke dhe ngadal e kujdesëshem i
mbeshtolli dhe pa folë asnji fjalë mi futi në gjepin e sakos që kisha veshun. Unë
disi u befasova dhe nxora shpejt buken nga xhepi , por ajo reagojë bukur ashper
dhe e luti nikoqirin tim të më perkëthej. " JUVE ATJE NË ATË JUGOSLLAVINË KOMUNISTE
ME ATË MENTALITETIN ORIENTAL HUDHNI ME TONE BUKË NË DITË, NEVE KAPITALISTËT DHE
TË KRISHTENET NUK E BAJMË KËTË KURR SEPSE BUKA ASHT ARTIKULLI KRYESOR PER JETEN
E NJERZVE. KËTA TA KAM SJELL TY DHE TI NUK MUND E NGRANE KREJT, UNË NUK E KËTHEJ
PAS E TË JA SERVOJ TJETERKUJT, AMA AS ME
Kam jetue
diku 15 vite në Lublanë të Sllovenisë dhe tani gadi po bahen 24 që jetojë në Norvegji
dhe çuditem se si në asnjë kontajner mbeturinash nuk gjen njeriu BUKË. Në Dardaninë
e varfër, edhe në Shqipni kontajneret janë perplotë me bukë. BASTARDET E HUDHIN fukareja i shkret e merr
dhe jeton nga buka e hudhun.
Në TV 21
per secilen javë asht një program me titullin " EDHE UNË JAM KOSOVË "
Aty njeriu shef tmerret e mjerimet ma të frikshme dhe ma të dhimshme se në cilat
kushte jetojnë familjet e varfëra me nga një truç fëmijë.
Të gjitha
TV-të tona transmetojnë raste të apeleve per ndihma per ti shpetue jeten
familjarit të tyne dhe femijve. Kerkojnë ndihma per ti dergue ata jasht në ndonjë
shtet të Europës per sherim.
Tash këto
ditë lexova në postimet e ndryshme të FACEBOOK -ut se si nga disa shtete të Europës
shkojnë në Qabe per Haxh nga disa qindra shqiptarë ( per mue, ata nuk jan
shqiptarë, por shqipfolsa!).
Edhe nga
Norvegjia pati organizim të shkumjes në Qabe tash per Bajramin e Vogël. Shkuen
disa dhjetra shqipfolsa e mes tyne edhe një ( fatkeqësishtë ) familjar i imi. Mora
vesh se secilit individ, shkumja në Mekë, pra biletat e aeroplanit dhe koha e
qendrimit atje mesatarish ju kushton nga 5000 euro plus ndoshta 2000-3000 euro
të tjera per blerje të rekuizitave dhe gjanave tjera të "kulturës " islame.
Më shkojë mendja dhe thash. Thuhet se muslimani ka borxh me shkue në Mekë, tash
pa dasht të thomë pse shkojnë shqiptarët atje nese janë shqiptarë, unë thomë mirë
le të shkojnë se mendojnë se kryejn atë borxh dhe bajnë gjest human ( sevap ),
ama a mos do ishte humanizmi ma i madh te vet ZOTI sikur ato perafersishtë 8000
euro të ja falshin një të varfëri, të ja dhuronin një të smuri, ta siguronin
per disa vite dikend që nxjerr bukën nga kontajneri i mbeturinave që do e ketë buken
dhe mos të ushqehet në kontajner?!
Nga këta
turistat ( haxhitë ) shqipfolsa që shkuen nga Norvegjia njof një rast ( ky
familjari im ) që jo tjeter kush, por i vëllai me një truç fëmijë diku atje në një
lagje të Shkupit jeton në mjerim të skajshem dhe në një kasolle.Mos do ishte ma
mirë që ato para të ja falte vëllaut?
Asht e
pakuptimt se ç’farë jemi neve. Edhe Zoti ka ra ne hall! Njoh njerëz nga
Norvegjia që nuk