| E marte, 16.10.2012, 06:09 PM |
Shqiptarët
në radhë të parë duan drejtësi
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Është mbase
e natyrshme që shqiptarët në radhë të pare duan drejtësi,dhe kjo drejtësi u
duhet gjithë atyre shqiptarëve që kërkojnë ndryshime nga kjo gjendje e
mjerueshme ku ndodhemi sot.Në mbarë hapsirat shqiptare janë prezente disa
procese negative,të cilat janë pengesë për reformat demokratike.Kjo pengesë negative
vjen si rezultat konfrontimesh,për faktin se partit politike shqiptare ende nuk
kanë programe të qarta dhe të dihen më saktë çfarë përmbajnë programet e tyre
mbi zhvillimin ekonomik e social të atdheut.Këto politika të paqarta po e çojn
vendin e shqiptarëve në rrugë të rrezikshme dhe në tendosje politike
sociale,duke i sjellë shoqërisë dhe ekonomisë kombëtare humbje të mëdha.Kjo
humbje vjen nga ata njerëzë që qeverisin sot në atdheun e shqiponjave,njerëz këta
që po pasurohen brenda një dite,këta funksionar të pangopur,e konsiderojnë pasurin
kombëtare si pronën e tyre,këta qeveritar abuzues të pushtetit si prioritet të pare
kanë hajninë,këta njerëz hajdut nuk e njohin fare profesionalizmin arsimor,por
e njohin dhe e punësojnë afër vetës njeriun servile të tyre,që ka marrë diplomë
me para mbrenda një dite,jave apo muaji.Nga kjo lojë e përçudnueshme,tragjedia
vazhdon të jetë e pranishme në mbarë hapsirat shqiptare,e cila pasqyron një lloj
frike për popullin,i cili përbrenda vetës ka një krenari të pashuar për atdheun
që t,i përballoj vështirësit politike dhe ekonomike,po kjo nuk done të thotë se
populli do t,i përballoj pafundësisht vështirësit që po ua sjellin klasat
politike aktuale,që ende nuk e ngritën shtetin ligjor,por i hapen rrugë duke i
dhënë pushtet padrejtësisë,korupcionit,kontrabands,joprofesionalizmit,dhe
nepotizmit,klasat politike nuk u kujdesn pr rendin dhe qetsin,por legjitimuan
krimin e organizuar,përçarjen,vrasjet dhe hakmarrjen primitive mesjetare,në këso
kushte e rrethana po përhapet më shpejtësi tregtia me qenie njerëzore dhe më mijëra
njerëz janë përdorues dhe shpërndarës drogash.Andaj është detyrë kryesore e
shoqërisë të mos qëndrojn indifferent ndaj kësaj dukurie tejet negative që po
shkatërron rininë,dhe të ardhmën e kombit.
Fenomene
edhe më shkatërruese janë korrupcioni dhe kontrabanda,që në fakt tashmë është bërë
publike nga mediat elektronike për të gjitha institucionet shtetërore,që nga
presidenca,parlamenti,dhe qeveria,si dhe ato institucionet lokale komunale.Por
që gjerë më sot fare pak keqpërdorues janë gjykuar e dënuar si kontrabandist
nga drejtësia.Mungesa e veprimit dhe mostransparenca nga ana e qeveritarëve,po
irriton dhe rrit paknaqësinë e masave popullore mbarshqiptare.
E njejta
gjë mund të thuhet edhe për korrupcionin dhe të korruptuarit lidhur me privatizimin
e ndërmarrjeve dhe pronave bujqësore publike kombëtare.Askush,as nga radhët e
ish-qeveritarëve të mëparshëm e as ndonjë funksionar i sotëm,nuk është dënuar për
korrupcion,megjithëse në mbarë hapsirat shqiptare ndërtohen pallate shum katëshe,vila
e shtëpi super luksoze,pronarët e të cilave për opinionin nuk janë të panjohura.Me
ç,para janë të ndërtuara këto zona industriale dhe pallate,vila e shtëpi super
luksoze në pronat kombëtare? Cili është burimi i mjeteve monetare.Në këto
rrethana njerëzit bëjnë pyetje,iu ngjallen dyshimet,për ndershmërinë e
funksionarëve pushtetar.Prandaj me të drejtë askush nga populli i vuajtur
shqiptar nuk i do gjysmakët qofshin këta politikanë,arsimtar,profesor,mjekë apo
gazetar të cilët çdo ditë i shofim nëpër restorane e kafene tek hanë dreka e
darka të shtrenjta si dhe jetojnë me familjet e tyre në shtëpi të ndërtuara
tejet luksoze nga tatimpaguesit shqiptar,kështu ata janë bërë servil dhe kanë humbur
vlerat në postet që morën pa meritë,këta lajkatarë që për interesat e tyre
personale,po shkatërrojnë pasurin kombëtare dhe zhvillimin ekonomik të atdheut,dhe
po vjedhin pamëshirshëm pasurit tona kombëtare mbarshqiptare.
Natyrisht
vështirësit ekonomike janë baza kryesore e paknaqësisë së masave popullore.Për
të papunët,fshatarësinë,pensionistët,qytetarët,invalidet dhe veteranet e tri
luftrave çlirimtare,në ndërkohë që jeta për konsum shtrenjëtohet,çmimet kanë një
ngritje marramendëse,tensionet sociale në mbarë hapsirat shqiptare janë të pashmangshme.Drejtuesit
politik janë para sprovash të mëdha.Vështirësit ekonomike nuk kapërcehen me
fjal boshe të politikanëve.Ne po shohim për çdo ditë skena dramatike me përfundime
tragjike,nga të paknaqurit me jetën e tyre ekonomike.Jetojmë në kohën e vështirësive
të mëdha,ngado shohim njerëz të paknuqur me jetën e tyre,dhe kjo paknaqësi e
tyre e pafund po rritet dita – ditës për të shpërthyer si deti në furtune.