Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halil Gashi: Isa Boletini ju kthye oxhakut të të parëve

| E hene, 15.10.2012, 09:33 PM |


Në 100 vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë ne Isniq te Deçanit

ISA BOLETINI JU KTHYE OXHAKUT TE PARVE TE TIJ

Nga Halil Gashi

A mund të kishte marrë më mënd ndonjëherë  në jetën e tijë  Isa Boletini ,së per luften e tijë  kunder pushtuesve te huaj , për betejat e tijë të përhershme për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë , pas 100 vite Pavarësie  të shpallur në Volrë, do ta kujtonin ketë kryetrim  dhe do ta kthenin të shkirë në bronz në Vëndin e të parve të tijë , kreret e dy shtetve shqiptare  ,Presidentja e Kosovës dhe dy kryeministrat   Kosovës dhe Shqiperisë. por ja qe mrekullitë ndodhin  dhe pikrisht në kte 100 vjetor të ditëse se falmurit , kur atëbotë Isa Boletini ra në gjunjë për ta puthur kete flamur  në Vlorë, ku e shoqronin 300 trima nga Kosova të cilet bashk me gjeneralin e Pavarësisë  se Shqiperisë  e përcillnin mesazhin  per armiqet e  shtetit natyror te shqiptarve se „ Shqiperia ka qenë dhe duhet të jetë  një shtet“. Dhe pikrisht dje me 12 tetor Isa Boletini u kthye ne vatrat e te parve te tyre,. Isa Boletini  i cili në kryengritjet që ai  udhëhoqi, shkundi një perandori të tërë dhe vuri në lëvizje Ballkanin dhe Evropën, duke i beri publike dhe legjitime kërkesat  e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi u kthye ne Oxhakun e tijë tha me kte rast Presidentja Jahjaga.

Kam mbush 94 vite jete dhe  besoj se sot kam ditën më lumtur në jetën  time , ngase ketu  nën hijen e Blinave qindvjeqar ,ne Vëndin ku gjithmon kuvendonin per punë të mëdha të kombit burrat e Isniqit dhe te  Dukagjinit, sot po i bejmë vëndin dhe po  e përjetësojmë një burrë të madh të kombit të kësaj treve ,Gjeneralin dhe kryetrimin e Kosovës dhe të Shqipërisë Isa Boletinin.Ishin këto disa nga fjalet emocionuese të Isnaiqasit  94 Sadik Balaj i cili thonte se ishte  më se i nderura qe në emer të Isniqasve  se bashku Presidenten e Kosovës  Atifete Jahjagen dh e kryeministrat e Shqiperisë dhe të Kosovesës Sali Berishen dhe Hashim Thaqin me  pinjollet e familjes Boletini dhe babain e gjeneralve Haradinaj do të zbulonin Shtatoren e Isa Boletinit nen hijen e ktyre blijve..

Emocione nuk kishte vetem ky 94 vjeqar Isniqas por ato ishin prezent në ftyren e tëgjithë burrave te ketij fshati  te cilet si kurrë më parë mburreshin se Isa Boletini i cili   ishte birë i kësaj treve, te part e te cilit kishin dalë me ne ballë të kufirit te Kosoves me Serbinë në fashtin Boletin te Mitrovicës  te cilet edhe atëherë e dinin se Serbia kurrë nuk do të pushoi nga aspiratat e saja gllabreuese ndaj trevave shqiptare“ Gjenerali me Qeleshe të barrdhë“ siq e pat quajt diplomacia Angleze  atje qendronte pararojë dhe shkemb i fortë kufiri i trevae shqiptare me Serbinë .  Dhe ja ketë ditë,  Isa Boletini u kthye ne Oxhakun e të parve të tijë , në vëndin ku trimria dhe menquria janë vyrtyte  te Dukagjinit tha Presidentja Jahjaga . Nderkaq, Kryeministri i Shqiperisë Sali Berisha tha se Isa Boletini gjenerali i Pavarësisë se Shqipërisë u kthye në  ne Isniqin e të parëve të tij,ne  vendin ku ai merrte fuqinë dhe frymëzimin për beteja të shumta për Shqipërinë dhe pavarësinë e sajë.

....Dhe thua se dje  Isa Boletini u ndie mirë ,ngase ajo thenja e tijë e menqur dhe e urtë e ketij Patrioti se “Unë jamë mië kur shypnia është mirë”kurr nuk ishte më afë realitetit se sa diten qe ai ju kthye Isniqit i shkrirë në bronz e  për ketë e garantuan dje kreret e dy shteve Shqiptare.

Shtatoraje e Isa Boletinit nga ky vënd do të reflektojë ndjenjen e një Shqiperie te berë para një shekulli , por edhe te nje Kosove te berë shtet .... Isniqasit dhe Kosova , por edhe mbarë shqiptaria duke nderuar bijtë e sajë liridashës ,nderon të kaluaren dhe sakrificat e kombit ne rrugëtimin e shtrenjtë  për liri dhe Pavarësi.Por, njëherit nderton edhe te arrdhen e sajë të sigurtë ne mesin e popujve te lirë ....