Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Lavdi veprës së Kadri Manit!

| E merkure, 10.10.2012, 06:53 PM |


PATRIOTI E VEPRIMTARI, I BURGOSURI POLITIK , SHKRIMTARI E GAZETARI KADRI MANI

Kadri Mani lindi më 23 janar 1937 në fshatin Makresh i Ulët, Bashkia e Artanës.

Shkollën fillore, katër klasë i kreu në vendlindje, ndërsa prej klasës së pestë mësimet i vijoi në fshatin Perlepnicë duke përfunduar klasën e tetë privatisht në Prishtinë dhe Gjilan. Shkollën e mesme ekonomike pa shkëputje nga puna, si arsimtar përcolli rikualifikimin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, u diploma në Fakultetin Filologjik në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës më 2.7.2003.

Për Master, u regjistrua ne vitin shkollor 2005, ku edhe dorzoi temën: Neologjizmat në gjuhën shqipe dhe e kreu me shumë sukses.

Kadri Osmani-Mani, bashkë me vëllëzërit dhe kushërinjtë e tij që nga viti 1949 -1990 mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut nga thundra e armikut karüpatian. Kadriu nga 25 vite që ishte i dënuar i vuajti 17 vjet burg të rëndë.

Pas lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë, në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të shkojë në Shqipëri, por edhe nga frika se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb. As atje nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar, "si kopsht me lule" që i kishin thënë derisa ishte në burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite, punë nuk gjen se ishte në moshë, mbase merr një ndihmë sociale nga organet zvicërane sa për të jetuar. Qëndrimin në Zvicër si mërgimtar nuk e deshti dhe pas lufte u kthye në atdhe.

Ka të botura shumë libra e ndër to janë:

• NËNË TEREZA E SHQIPËRISË • 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR- PËRGJIGJE ME LIBËR NË LIBËR

• Shqiptarët janë atje(versioni 1); (versioni 2)

• Romani: Nuset tona, më vonë edhe idramatizuar etj.

Botonte Revistën „Shqipëria Etnike“

Më vjen keq që spo mundem ti dhë lamtumirën e fundit. E kisha mik shtëpie, mik zemre e mik besimi. Për shumë gjëra më pyeste dhe i dëgjonte mendimet deri në fund. Edhe unë e pyesja dhe nuk pritonte të më jepte shpjegime, mësime e këshilla. Më shumë e donte atdheun se sa vetveten e tij. Mbi 17 vjet burg për atdheun, i sëmurë edhe nga zemra dhe përsëri sulmohej nga ata që nuk ia duan të mirë as atdheut. Kadriu ka hy në analet e historisë së kombit me veprën e tij. Të kota ishin dhe do të jenë tentativat për të kundërten.

LAVDI VEPRES SE MR. KADRI MANIT!

 

Agim Gashi

Düren - 09-10-2012

 

_____________

Agim Gashi

Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!

Në mars të vitit 2009 miku im Kadri Mani ma kishte shkruar një poezi.Pa përtesë ia ktheva me poezi.Ishte knaqësi për mua që Kadriu pas disa vitesh që nuk ishim parë, edhe pse komunikimet i kishim çdo ditë me letra ose telefon, më drejtohej me poezi.Ai dinte ta nderonte mikun!

 

Në shenjë kujtimi për Patriotin tonë Mr.Kadri Manin dëshiroj që ti ripublikoj këto vargje!

 

Kadri Mani

KUR KËNDON RAPSODI

 

Këndon Agim Gashi duke qesh,

E zemrat tona çohen peshë!

 

Këndon Agimi me afsh nga zemra,

Na i dridh ndjenjat nga tepja te thembra!

 

Qet me duar e deklamon,

Zemrat tona fort na i gëzon!

 

Një përulje në shenjë nderimi,

Ne galdojmë nga gëzimi!

 

Te përmendorja e Kryetarit,

Ia lëmon fijet e barit!

 

Të kanë sha bre Kryetar,

Do hajvanë e do gomarë!

 

Fijet e barit te koka ia lëmon,

Në këngët e veta e përjetëson!

 

Gjithmonë në zemra do të mbajmë,

Një pjesë të borxhit mbase ta lajmë!

 

Këndon Agimi nga hareja

Sëpari kombi e pastaj feja!

 

Sëpari lufta brenda shtëpisë

Pastaj kundër Serbisë-Greqisë!

 

T’i pastrojmë ndjenjat nga mëria

E na bashkohet Toplica e Çamëria!

 

E kush ndahet nga kopeja

E ha ujku e vrraftë rrufeja!

 

 

Përgjigje me këngë z. Kadri Manit

 

Agim Gashi

Mikut tim Kadri Manit

 

Më erdh një letër nga Prishtina

Këtë merzi gëzim ma bani,

Me pastërtinë e shqiptarit

Ma kishte shkruar Kadri Mani.

 

Miku im Ti Kadri Mani

Njëzet vjet në kazamate,

I kalove e s’u dorzove

Shqipërisë me i sjellë fate.

 

Të njoh mirë o miku im

Ta njoh zemrën, ta njof nderin,

Disa tipa prapë të shajnë

Për së gjalli me t´pru ferrin.

 

Sa mashtrohen dallkaukët

Vetëtradhëtohen pizivengët,

Kadri Mani është si rrapi

Din ta ruaj nderin dhe mendjen.

 

Të kanë sha shkijet në burgje

Po të shajnë sot rrugaçëria,

Mos ki dert o miku im

Me ta s’ka t´bëjë shqiptaria.

 

Janë kta tipa pis në shpirt

Pis në gojë e pis në zemër,

Qëndro kokëlartë o Kadri Mani

Kur të shajnë të rrisin n´emër.

 

Ma ke këndu këngën me shpirt

Ma dërgove në kurbet t´zi,

Se e din çka është mërzia

Më ke gëzue sikur fëmijë!

 

Çdo mëngjez pa ague dita

Zgjohem unë dhe puth flamurin,

Harta n´gjoks e Arbërisë

Ma shton jetën e ma ndrit nurin.

 

Shokë e miq unë i kujtoj

Që Arbërisë ia ngritën namin,

Një ndër ta je edhe Ti

Miku im o Kadri Mani.

 

T´përshëndes atje n´Prishtinë

Dhe ta jap një porosi,

Çoj dy lule mbi varr t´Rugovës

Atje lart në Velani.

 

Se pushon atje kombëtari

Që i dha jetë shqiptarisë,

Atje flladi ja përkthel ballin

Me puhizë të Dardanisë.

 

Dhe n´Prekaz me i çue dy lule

Lule t´kuqe all bozhur,

Gjaku i derdhun i Bacë Ademit

Në këtë jetë s´harrohet kurrë.

 

Dhe me dalë n´maje t´Gërmisë

Ma përqafo Nënën Shqipri,

Përqafimin jepjau zogjëve

Le t´ma binë në kurbet t´zi.

 

T´falemnderit miku im

Dhe të fala të çoj Ty,

Hudhe fjalën n´tokë të Arbërit

Të mos ketë më hasmëri.

 

Thuej kësaj toke si lulëkuqe

Bëni dasma e merrni nuse,

Dhe gëzoni vatrat tona

E mos çoni më n´varr kufoma.

 

Mos varrosni gra e burra

Mos ma humbni gjakun tim,

Mos i vrisni n´pusi njerëzit

E me u rritë fmija jetim.

 

Eshtë kjo plagë që na rëndon

Eshtë kjo plagë që peshë na çon,

Eshtë kjo plagë e ndytë sa s’ka

Kur po vriten vllau me vlla.

 

Këto fjalë ti çoj nga zemra

Dhe nga shpirti që s’ka qetësi,

Me t´pa mirë ty miku im

Dhe të bukurën shqiptari.

 

Düren, më 18 mars 2009