| E shtune, 13.10.2012, 08:14 AM |
GANI
RATKOCERI - MËSUES I POPULLIT PROMOVOI NË VLORË: ''100 VJET PAVARËSI KOMBËTARE'' - KUSHTUAR
FIGURAVE HISTORIKE TE KOSOVES
NGA GËZIM LLOJDIA
Gani
Demiri Ratkoceri: ”Mësues i Popullit”, studiues promovoi në qytetin e Vlorës
librin: 100 vjet pavarësi’, kushtuar figurave historike të Kosovës, që luftuan për shpalljen e pavarësisë kombëtare.
Studiuesi,
Msc G.Llojdia tha: Libri: ” 100 vjet
pavarësi” me autor Gani Demiri Ratkoceri, ” Mësues i Popullit”, lindur ne
Lipjane te Kosovës, kjo veprimtari ne Gjimnazin Perla, është prologu i festimeve
për përvjetorin e madh. Shume ngjarje te cilat sollën ditën e madhe te
shqiptareve mundohet te sjelli ne librin e tij autori i cili ua kushton atdhetareve
te te gjitha kohërave qe dhanë jetën për liri dhe pavarësi mbarëkombëtare. Pavarësia
ka qene leitmoviti kryesor i brezave te
tere te cilët shpresonin të mos kishte
humbur shqiptarizimi pas, shuarjes se
cdo kryengritje kundër osmaneve .Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur
kalvarit të përuljeve lëndore, politike e morale sa raca shqiptare. Në qoftë se
duhet të çuditemi për ndonjë gjë kjo është
se ekziston gjithnjë në Shqipëri një ndenje edhe pse e zbehtë dhe shpërndamë që
priret kah pohimit, kah rilindja e kombit ka shkruar një gazetar i huaj tek
gazeta Flamuri qe botohej ne Rome. Ka një shqyrtim të hollësishëm të rrjedhojave
mbi të cilat ka ecur historia jonë. Sa herë përhapeshin fuqimisht
e kryengritjet aq herë nxirrej në pah rreziku i pavarësisë dhe lirisë. Kjo
quhej atmosferë e vitit 12, kur Ismail Qemali nga deti, me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke
sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”.Në 1912 ndriçimi
shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës se ka një komb me histori,
gjuhë dhe vullnet.
Kush është
autori i librit Gani Demiri Ratkoceri.? Referuesi Luan Memisha do ti përgjigjej
kësaj pyetje? Gani Demri Ratkoceri është një emër i njohur dhe i respektuar në qarqet tona intelektuale
sidomos ato në historinë e letërsisë. Ai është i shquar jo vetëm për cilësitë njerëzore
por veçanërisht për kontributin, që ka
dhënë duke shkruar e botuar mjaft libra seriozë rreth figurave të shquara
historike të kombit shqiptar në të gjitha kohërat ku nuk mungojnë gjithë veprimtarit
e tyre si luftëra të mëdha e të pandërprera
dhe në diplomaci, në veprat e këtij autori nuk mungojnë faktet si kusht
kryesor i historisë. Gani Ratkoceri
ishte 21 vjeç punonte si mësues ne Kosove kur u shpërngul duke kaluar kufijtë për tu larguar pushtuesit serb.
Me 15 tetor te vitit 1951, Gani
Ratkoceri kalon kufirin. Fillon pune si mësues ne fshatrat e Beratit dhe. Ne
vitin 1953, i del e drejta e studimit
gjuhe-letërsi ne Elbasan. Debati që është bërë me Aleks Buda në një leksion ku A.Buda thotë se kryengritja e vitit 1912 dështoi
për shkak se Hasan Prishtina nuk e vijoi me tej aktivitetin e tij patriotik. Ganiu
i shpjegoi profesor Budës dhe nuk është e
vërtete se Hasan Prishtina reshti aktivitetin e tij patriotik.”. Buda e dinte
mire se ajo qe tha per Hasan Prishtinen nuk ishte e vërtetë, por kështu e donte puna, pasi sipas një udhëzimi zyrtar nuk duheshin
ngritur figura te shquara qe kishin luftuar për Shqipërinë etnike. Pas këtij
debati, Gani Ratkocerit i drejtohet me
një letër me pese pika kryeministrit Mehmet Shehu. Nder me kryesoret ishin: Shkollimi i te rinjve kosovare qe mbaheshin ne
kampe dhe vlerësimi i figurave patriotike te Kosovës. Priti përgjigje nga
kryeministri. Qe lenë qe te zhvillohej një takim me kreun e ministrisë se Arsimit,
Manush Myftiu. Gani Ratkoceri krahas punës
si mësues ne Tirane, caktohet qe te
shkoje ne vendet ku ishin strehuar emigrantet kosovare dhe te regjistronte te
vazhdonin shkollën, regjistro 150 vetë ne shkolla te mesme dhe universitete. Ne
gazetën “Zëri i Rinise”, viti 1962, ai
shkruan arsyet se perse Hasan Prishtina ishte një atdhetar i shquar i
ceshtjes shqiptare. Ne vitin 1972, nis
rigjallërimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, regjistrohet rikthimi i persekutimit
kosovareve mes tyre edhe Ganiut. Kërkoi transferimin vullnetar ne Mirdite . Survejimi
vazhdonte dhe me 10 shkurt 1978 arrestohet nga me motivacionin “irredentist”). I
sekuestrojnë dorëshkrimet. Ne to nuk
kishte gjë tjetër studime për figura te
njohura te Kosovës, si Hasan Prishtina dhe
Idriz Seferi. Një viti ne hetuesi, Ganiu
denohet me 9 vite burgim ne burgun e
Ballshit dhe Spacit. Me 12 maj te vitit 1983, me tepër se për nga letrat dhe kërkesat e
shumta për pafajësi, lirohet sepse kishin ndryshuar situata Mehmet Shehu kishte
vrare veten Kadri Hazbiu ishte
pushkatuar. Nga viti 1990 ka shkruar gjashte libra. Personalitete si Hasan
Prishtina, Idriz Seferi, Dede Gjon Luli, Isa Boletini
Prof. Dr,
mjeshtër i madh Bardhosh Gace solli
kumtesën: ” Pavarësia ne botimin
fundit të t autorit Gani Demiri
Ratkoceri .Gace tha se ai ka një jetë, që punon për çështjen kombëtare
duke botuar e nxjerr në çdo kohë, botime
serioze me hulumtime duke shqyrtuar këto figura të shquara të kombit tonë. Libra
të këtij niveli janë një model për historinë, botime të cilat u janë shmangur ndikimit politik të kohëve. Dr. Prof B. Gace
tha se në këtë 100 vjetor kanë filluar të vijnë ndër botime historike për
figurat e ndritura të pavarësisë kombëtare si librat për Aqif Pashë Elbasanin, Dom Nikoll Kacorii, Jani Minga, Vehbi Dibrën.
Publicisti
i mirënjohur dhe gazetari i TVSH, Agron
Bala tha se përurimi i këtij libri në gjimnazin e këtij qyteti është një ndër
vlerësimet për “Mësuesin e Popullit” Gani Ratkoceri.
Liljana
Gjika trajtoje problemet historike ne librin: 100 vjet pavarësi. Publicistja
Laureta Petoshati foli për ceshtjen shqiptare në rrjedhën historike të viteve
deri në pavarësi dhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë për shpalljen e saj. Redaktorja
e librit Violeta Allmuca tha se” ky libër do të promovohet së shpejti në Kosovë,
kryesisht në Decanë, atmosfera e këtij promovimi që u nis nga qyteti i Flamurit.
Mësuesi
Caush Sinani, shkolla: ”Ali Asllani u ndalë gjatë në trajtimit historik të figurave
të librit. Ne këtë jubile te ndritur 100-vjetorit te shtetit te pavarur
shqiptar, midis te shumtave botime me te
njëjtën tematike: atdhetaria shqiptare e
traditës, ne duart e lexuesve te shumte
shqiptare, kudo ku janë, vjen dhe ky libër kuq e zi. Marrëdhëniet e
autorit me ngjarjet dhe personalitetet historike janë te atilla qe te bëjnë te
mendosh se ke te besh me tepër me lidhje se pari shpirtërore e, mandej, me korrelacionin profesional subjekt-objekt i
shkrimeve. Një autor qe na parashtron një punim publicistik, zanafilla e te cilit qenka 50 vjet me pare. Pena
nuk është ngjyer ne ujë trëndafili, por
ne lumenjtë e gjakut e ne detin e heroizmit te bijve te Shqipërisë, te cilët, ne altarin e atdheut vunë jetën dhe
gjithçka te virtytshme, me qëllimin e
larte, me misionin fisnik: te behet Shqipëria!Vigane te mendimit e te
veprimit atdhetar, burra trima, por edhe te mençur, luftëtarë te vijës se pare, por edhe stratege
popullore, bij te thjeshte te popullit
tone, por edhe diplomat te ndritur qe
dijne me zgjuarsi te pikasin grackat e diplomacisë thinjake te Evropës apo
dhelpëritë anadollake te ardhura nga pushtuesit ose nga shovinistet fqinj. Këta
janë personazhet historike te publicistikes se Gani Demirit. Lexuesit ideal e
atij real i fluturon zemra, sot e
gjithherë, teksa lexon për Heroin tone
kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, atlet i krishterimit, qe 24 luftëra beri 24 vdekje theu. Edhe fëmija
e adoleshenti ne bangat e shkollës, edhe
bujku e blegtori, edhe historian ne
studion e vet, edhe diplomati shqiptar
ne sallonet mondane, edhe te kamurit me
djersen e ndershme, edhe skamnori qe i
qajnë vocerraket për kafshatën e mjerimit i ndizet gjaku prej krenarie kur merr
vesh se, krah për krah plakut te bardhe
te Vlorës e te gjithë shqiptarisë, sup
me sup me Ismail Qemalin, hero i
popullit shqiptar, një tjetër hero, Isa Boletini, ne Londër i përgjigjet Eduard Grejit me gojën
plot, me zemrën zjarr e me syrin pishe: "Qe besa, as ne Londër JO!" Nuk çarmatoset
shqiptari/ As nga serbi e malazezi/As nga turku e italiani, /As ne Londër nga
inglezi! Po Hasan Prishtina? "Ne kjoft se qeveria nuk ndërron politike
administrimi ne Shqyni, ne qofte se shqyptaret nuk i gezojne te drejtat e tyne
politike NE SHQYPNI, asht për t u vu re
qe kane me shperthye nji varg ndodhinash te pergjakshme e te idhta! Bajme be e
japim besen e burrave se kemi me ba cfaredo flije ne kjofte nevoja, kemi me i ba kurban me duert tona robet e
femijet tane!" Cfare burrërie e cfare sakrifice sublime! Perse? Vetëm për
Shqipërinë!
Për dheun
e te pareve, qe fëmijëve ua linin aq sa na e lanë te paret, me pak as nje pëllëmbe!
Po kolosi
Bajram Curri? "More fëmijë, mos
flisni keq! / Me ka lidh nana nji here ne djep/Sot u bana 70 vjet/ Nuk rrfka
lidh as krajl, as mbret! Po Luigj
Gurakuqi? Mendjendricuari e zemerflakti, i pakorruptuari e i pakorruptueshmi, ministër
fanoist i Financave, drita shkollore e
Shqipërisë se paku qe nga 1909-a, ky
dishepull i De Rades, ky Gurakuq i cili
i falej diellit "qe lind nga perëndon", sikundër Naimi!
Isa
Boletini: Une s'kam ardhur ne Londer për
Mitrovicen time, por kam ardhur për te
gjitha tokat shqiptare, qe te bashkohen
ne njeshtet!
Konsulli
rus mos me ardhe ne Mitrovice.Te lihem i armatosur me shoke!."Qeveria e
tradhtoi qysh ne piken e pare'-thotë libri. Konsulli rus erdhi ne Mitrovice. Populli
qe lidhur me bese se nuk do linin te hapej konsullta e ruse ne Mitrovice dhe
filloi luftën. Konsullit rus i dhanë ....(fq.63.)Nga triumfet shqiptare, shtet shoviniste fqinje e ndiejnë veten te
elektrizuara negativisht.(fq.)Shqipërinë e kemi clime vete, m e gjakun e popullit tone; Evropa nuk na ka
gliriue... Ruajtja e kufijve dhe e tokave shqiptare na përket neve e askujt
tjeter! Fuqia ushtarake e pushtuesve turq ne Kacanik: 92 taborre, 90 topa, 21 mitraloz, 11 skuadra kaloresie, 40.000 trupa.nga kryengritësit ishin 6000 vete!
Ali Asllani do te këndonte pak vite me vone Andej ishte miza e lisit/ këtej
mbledhur lulja e fisit!Burra e gra luftëtar, si Veriu dhe Jugu, /"Mos ta lëshojmë na pa dek" . Po
Idriz Seferi, heroi e strategu i Grykes
se Kacanikut? Ajo gryke ku binte kali rrf not ne gjak? Ky burrë Kosove e bir
shqiptarie qe nuk pranoi f i shkonte mysafir krailët te mbretërisë serbo-kroato-sllovene,
I tha "Jo!" fteses se mbretit,
sepse e qunte shtypes te shqiptareve! Pa mendojeni pak: I tha Jo ftesës se mbretit! Ky Idriz Sefer
qe edhe bashkëshorten e pati luftëtare
te orëve te para, një bashkëluftëtare e
denje për një trim te madh si ishte vete! Ky Idriz Sefer, ky kreshnik i maleve tona nuk u përkul kurrë, kurre!E fundmja psherëtime e kësaj zemre u dha
jo se po ndahej nga jeta, por sepse "
Nuk paska ma te vështirë për burrin, sesa me dek ne shtrat, kur
atdheun, për te cilin ke luftue
gjithe' jeten tande, e len ne mes te errësirës"!
Duke
lexuar artikuj e gjate përshkrues apo studimor, njeriut te kultivuar i shpallet e dukshme dhe e pashlyeshme vetëdija
se koha kishte nevoje për titanë dhe lindi titanë!
Titanë nga
atdhedashuria, titanë nga mendimi e
veprimi, titanë nga koherenca e
veprimtarisë se tyre dhe e sakrificave madhore!Merita e menjëhershme dhe e
gjithë pranuar për këtë libër - libër fryt i je pene atdhedashëse dhe erudite përsa
i përket temave qe shtjellon e figurave qe portretizon - do kërkuar e gjendet
pikërisht ne njëjtësinë e tematikes, ne
larmin e motiveve, ne sintaksën e bukur
shqipe, ne fjalën e thjeshte me tepër se
gazetareske, ne shumësinë e ngjarjeve te
pasqyruara edhe sipas këngës sonë popullore, ne titujt e shumte ku janë botuar për se pari
dhe shtrirjen kohore e hapësinore, ne
idealet kombëtare, qe kultivon dhe ne ndërgjegjen
trimërove, qe vetiu njeriu fiton duke e
lexuar, ne gjedhen (modelin) heroik, qe lartëson dhe qe ne asnjë kohe nuk vjetërsohet.
Gani Demiri, me këtë botim kuq e zi
nderon intelektualin dhe atdhetarin shqiptar qe ne jubileun e lavdishëm u thotë
brezave te sotëm se ka disa te vërteta te përjetshme:
Ta duam e
te punojmë për mëmëdheun, secili ne
vendin e vet, me fuqitë e veta mendore e
fizike, por edhe ekonomike. Përpara se te haje mire e te vishet mire, fëmija i shqiptarit duhet te jete i lire! I
lire si komb, i lire si shoqëri. Kush
punon për atdheun, nuk ka nevoje te
marre hua lavdinë stërgjyshore!Gani Demiri me një stil te thjesht, pa lajle e lule stilistike ngre probleme
aktuale te cilat janë sot e gjithë ditën shqetësim i popullit shqiptar, i kombit shqiptar. Ja aktualiteti i ideve te
heronjve te Pavarësisë shqiptare, ravijëzuar
nga-dhe nëpërmjet artikujve te librit "100 vjet PAVARESI..." Hasan
Prishtina-
Unë për
veten time, tue e dijtun se na jemi të gjithë
te bute e ketij atdheut, me nji gjuhe te
perbashket, nuk jam as toske, as gege, por vetëm shqiptar! (shqipja letrare apo
standarde, fq. 27)
Përfaqësues
i Jugut dhe i Elbasanit ne Konferencën e Paqes ne Paris(UNITETI KOBETAR), Fq.42. Luani i maleve dha kontribut për çeljen
e Normales ne Elbasan, la pushkën mori
penën, linte penën, i kthehej luftës me arme ne dore. Asnjë deputet,
asnjë pasanik i madh ne katër vilajetet
nuk ka kontribuar materialisht si Hasan Prishtina për zhvillimin e kulturës dhe
te arsimit. Vendosen abc-ne latine, hapen mësonjëtore, dërguan djem ne shkollën normale, futen kudo një shpirt thjesht shqiptar. (shembull
për t'u ndjekur) fq.45-51.
Një yllësi
heronjsh e trimash te pavdire, kundër
nihilisteve e skeptikeve dhe atdhemohonjesve e kozmopoliteve qe i bien daulleve te gjera se ne nuk paskemi
histori e as heronj. Këtë ide kryesore do te nxirrte ne fund te orës se mësimit
një mësues me nxënësit e klasës, pot a
shihte librin me syrin e analizës etike, didaktike e etj. etj. Si një shqipe dykrenore,
Smail Beu dhe Isa Begi për ne Vlore, si te gjithë atdhetaret e mëdhenj janë e
mbetet dy trupa e një shpirt: fytyra e
tyre burrërore atdhetare e pavdekshme, lëshojnë
drite nga palët e flamurit te Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, flamuri i pavdekur i shqiptareve .Ky libër nuk
është i përsosur dhe s'e kemi këtë pretendim ndaj tij. Por idetë qe perçon, temat qe trajton, figurat qe skalit e nderon, fryma atdhetare-ideali kombëtar qe te mëkon te
bëjnë ta lexosh, te detyrojnë ta
konsiderosh, te nxitin ta respektosh punën
dhe përpjekjet e autorit, i cili, pavarësisht nga konteksti historik kur i ka
shkruar apo përpunuar artikujt, s’resht
se ndjeri pulsin e historisë se kombit tone dhe vjen sot, ne këtë mjedis te hijshëm arsimor e me fytyre
patriotike, vjen ne Vlorën e Heroit te Popullit Ismail Qemali e na jep kënaqësi
intelektuale e atdhetare me ato qe paska shkruar pa pra për gjysme shekulli.
Autori Gani Ratkoceri që ka luftuar një jetë të tërë për çështjen kombëtare u tha të pranishmeve se çështja kombëtare është në plan të parë, kudo që të shkoni kudo të trokisni mos harroni.