| E hene, 08.10.2012, 06:40 PM |
PARADOKSET
TONA
SHET TOKËN PËR TË BOTUAR LIBËR!
‘’Çdo lexues nuk është udheëhqeës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues ’’ Harry Truman
NGA FATON MEHMETI
Me
zanafillën e vet çdo popull identifikohet përmes lashtësisë së kulturës,
respektivisht librave që janë shkruar për të bëmat e tyre dhe mënyrën e jetesës.
Libri është pasqyra e çdo kombi, prej krijimit të saj e deri në ditët e sotme. Ndonëse
krijuesit, konkretishti shkrimtarët u ballafaquan me rezistencën e pushtetarëve,
si të atyre të oborreve mbretërore, ashtu edhe të atyre që vun kollaret e
politikanëve
'' modern".
Megjithatë mposhtja e idelizmit të shkrimtarëve nuk u realizua asnjëherë,
megjithëse u pengua mjaft. Shkrimtarët janë shpirti i epokës në të cilën jetojnë,
ata mishërohen me fatin e kohës së popullit të tyre.
Rinia
shqiptare tashmë sa vite ballafaqohet me kritikat e gjeneratave më të vjetra se
“është një rini që nuk lexon”, duke ngërthyer në realitet të tmerrshëm për të tashmen
dhe të ardhëm, sepse një shoqëri që nuk lexon është e destinuar të dështojë.
Një shqetësim
që edhe mua sikur të gjithë krijuesti tjera, që më preokupon është (mos)përkrahje
e shtetit për krijuesit e rinj.
Edhe përkundër
faktit se jemi i vetmi vend ku buxheti për kulturë është qesharak vetëm 2 %,
derisa në vendet në rajon ajo arrin nga 8 - 11 % që pasyron mungesën e
mentalitetit të avancuar kulturor, ku krijuesit trajtohen si te mjerë e
jo nderi dhe krenari e kombit.
Duhet
theksuar se konkursi vjetor i Ministrisë së Kulturës për të botuar 16 vepra, iu
ndahet atyre që janë të afërt me pushtetin.
Një shoqëri ku arti-kultura konglomerohet me politikë ai smund të quhet
art i mirëfilltë, por kopje e zbehtë e saj. Dhe as që mund te pritet diçka tjetër,
kur me kulturën udhëheqin ata që kanë mungesë
të kulturës.
Në ditët
e sotme për një krijues të ri, pavarësisht talentit të tij është vështirë të botojë një vepër nëse nuk e
financon vet. Por kur mjetet financiare mungojnë ndërsa dëshira është e madhe,
duhet këruar alternativa të ndryshe. Një rast i tillë është i poetës së re nga
Gjilani, Edona Beqiri, e cila ka shitur tokë për të financuar librin e saj. Edona
para disa vitesh me ndihem e disa donatorëve botoi veprën e saj të parë ‘’ Zemra
troket në zemër’’ e cila, edhe përkundër moshës së re të saj, u prit mirë nga
lexuesit. Por në mungesë të mjeteve financiare për të botuar veprën e dytë , që
pritet të dal nga botimi brenda këtij viti, ka shitur disa metra tokë për ta
botuar veprën e saj letrare.
Edhe përkundër
kërkesës dërguar në Komunën e Gjilanit për të kërkuar mjete financiare për të botuar,
një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mirëpo kjo nuk është e vetmja krijuese që ka
ndarë një pjesë të pasurisë së saj për të botuar një vepër letrare.
Përderisa
Qeveria shpenzhon miliona euro për dreka
e darka dhe ekskurzione , shtresa më e lartë e shoqerisë ballafaqohet me kushtet elementare jetësore.