| E diele, 07.10.2012, 05:52 PM |
Sami ISLAMI
A MA BLEN, A MA BLEN?
Klea, mbesa ime,
Pa i mbushë dy vjet
Në lojë s’di të lodhet
Por dhe di të flet.
Merr lapsin në dorë
Zogun ta vizatojë
Dhe me macen me syze
Ka qef të bisedojë
Një ditë i tha mami
Në qytet kur të vej
Patjetër Miki miun
Ty unë do ta blej!
Sado që shpesh dukej
Me tjetër lojë e “zënë”
Për çudi s’kish’ harruar
Premtimin e dhënë
S’e harroi dot Miki miun
Si zogu që s’harron folenë
Klea s’prante me pytje mamit:
A ma blen, mam, a ma blen?
Londër, 2.10.2012
ENDE PO BJEN SHI
Kur babi shkon në punë
E mami në qytet
Kiana do të qëndojë
Një kohë te gjyshi i vet.
E gjyshi për ta kënaq
Me të futet në garë
Gjyshja bëhet mësuese
Gjyshi e Kiana shkollarë
Në këtë lojë ky gjyshi
S’mblodhi asnjë pikë
Kurse Kiana renditi
Gjithë pesa n’ matematikë
Një ditë gjyshi po luante
Me mbesen një lojë të re
Po e imagjinonin shiun
Se si po binte rrëke
Kiana u struk në një qoshe
Tek këndi nën vitrinë
E gjyshi çfarë bëri?
U fut nën tavolinë!
Loja mbaroi- thotë Kiana
Dil gjysh , aty mos rri!
Jo, i thotë gjyshi bindshëm
Se ende po bjen shi!
TË DUA GJYSH!
Unë kam një mbesë,
Të shkathtë dhe të bukur
Kur më sheh vrapon drejt meje
Hap krahët porsi flutur.
Por Klea ime është
Pak dhe lozonjare,
Me mu ka dëshirë të luajë
E, s’di të ndalet fare!
Një ditë u bëra
Sikur u hidhërova,
I thashë: E teprove,
s’luaj më se u lodha!
Menjëherë u ngrys,
S’po bënte verë me gojë
Pastaj foli diçka me mamin
Dhe dorën ma ofroi.
Gjysh, hajde flasim, tha
Unë nuk jam hidhërua
Ti e di mirë , gjyshi
Se unë shumë të dua!
Prishtinë. 12. 09. 2012