| E diele, 07.10.2012, 05:59 PM |
Shenime nga Verndlindja
Më të këqinj
policët se kriminelët
- MJER UNIFORMA E NDERUAR E POLICIT, NË SUPET E KUJT KA RA!-
Nga: Selim M. Nëngurra
-Ti ke
shkrue një libër! -Ku muj ta gjej atë liber?,- më thotë polici shqipfolës që sillej
si MILIC serb. Kuptova pse e donte ai librin, sepse dija kush ishte ai njeri
dhe sepse disa ditë ma heret një kusheri i tij kishte provue të më kerkonte
llogari per një personazh të perfolun në librin tim " NENGURRA E ISTOGUT ",
monografi për fshatin Lubozhdë…-
-Unë ka 24 vite që jetoj në Norvegji dhe vetem nëse janë në ndonjë far kontrolli trafiku se asnjiherë nuk kam pa polic rrugëve të armatosun si gangsterë dhe aq me pak nëper lokale e restorante, siç i pashë aq shpesh në atdheun tim të lirë-Kosovë-
Mbrrina në
kufinin Dardani - Mali i Zi në ora 20.45
me 21 qershor 2012. Zyrtari i doganës sä Dardanisë si per kënaqesinë time, per çudi u soll shumë
mirë. Ishte një djalë i ri por shifej se ishte profesionist. Nuk perjetova
perbuzjet e arrogancën sikur shumë herë,viteve të tjera ma parë…
Kisha
pague edhe sigurimin per veturën dhe pasi i kreva ato formalitete, me vullnet e
mall i shtypa pedalen gazit të veturës time dhe me padurim prisja të futem në Pejë,
në Pejen e Haxhi Zekës, Bedri Pejanit e Smajl Hajdarit. Pothuej sa çel e mbyll
syt arrita në Qender të qytetit. Bana një shetitje nëper rruget kryesore të qytetit
sepse më kishte marr malli shumë dhe pastaj drejt e te familja e grues time në fshatin
Ramun të Pejës.
Aty na
priten të gjithë të zgjuem dhe me shumë mall. Isha i lodhun nga vozitja e veturës
mbi
Të nesërmen
heret, pasi kisha ba një gjum të mirë, ika drejt e në Nëngurren time, te
varrezat e Babës , Nanës dhe Vëllaut tim. (Shtëpi as njeri të gjallë nuk kam
sot në fshatin ku kam lind!).
Pershendeta
të dashturit e mi nder vorre! Mu duk se nuk flisja me varrezat, por se Baba më priti
kambkryq në ball të oxhakut si zakonisht, ndërsa Nana më ofroj kafen e
mengjesit dhe një gotë qumsht të nxehtë. Mu duk se edhe vëllau Qazimi mori
fyellin dhe sikur më thoshte hajt Bacë merre edhe Ti at çifteli e t’ja thomë një
kange…
Qava! Dënesa!
Nuk ishte
askush afër ti ndegjoj qarjen as dënesët e mia, që shfrynin dhimbjen per të dashturit
të ngarkuara edhe me mallin e mergimtarit. Askush nuk ishte pran meje as të më ngushlloj
as të më thotë MIRËSEERDHE!...Mirëseerdhe…as Plaç!!
Lapidaret
e Varrezave nuk flisnin. Fotot e të dashtunve të mi ishin memece.
Dikur ika
nga aty, dhe, per Zotin, as nuk e di se cilat ishin ato forca që më larguen
nga ai vend, nga ato varreza per mua shumë te dashura e te shtrenjta.
Shkova në
Istog, në parajsen e qytetëzes, hotel restorantin "TROFTA". Per fat,
pronari i TROFTËS miku im i feminisë, z. Ismail Bytyçi ishte aty. U
pershendetem dhe u perqafuem si vëllazën. Me Ismailin kalova atë paradite të paren
këtë vit në vendlindjen time të bukur.
Dikur
shkova të baj pagesen e banesës që kisha ble vitin e kaluem. Takova pronarin. Ja
dhash lekët dhe disi u shlirova. (Flitej se asht rrezik me pas para në xhepa se
të sulmojnë e të plaçkisin bandit të ndryshem). Kur i shpraza xhepat u gëzova,
së paku per plaçkitje nuk do ket kush pse më ban atak. Per shkaqe të tjera, per
shkrimet e mia dhe pikpamjet e mia unë veç isha dhe jam i kërcnuem, bile ato kërcnime
kanë arrit edhe deri në Norvegji në prillin e këti viti.
Nuk di
pse por me një vrull dhe entuziazem u angazhova ti blej mobiljet per banesën
dhe sa ma parë të rregulloj gjithçka per të banue aty.
Per fat
gjeta njerëz të sinqertë te firma e mobiljeve KARAGAQI në Pejë. Për një javë gjithçka
u kompletue.
Mirëpo
gjatë kësaj kohe sa më gëzonte fakti që po baj per herë të parë në jeten time
shtëpinë time në vendlindje, aq më bezdisëshin sjelljet e disa komshive të mi në
atë pallat banimi si dhe të disa njerëzve per-rreth tij.
Sa per
dijenin e klexuesit, ato banesa janë lëshuar në perdorim këtë verë. Kishin edhe
LIFT (ashensor ), por per një javë kohë dukej se aty banojnë keta njerëz me
shekuj. Asgjë nuk dukej as shijohej si e re, e sapo futur në perdorim! Ishte mekat dhe të therte shpirti kur shihje
se si koridori, shkallët, ashensori etj., pjesë të parbashkëta të pallatit banesor
ishin perplot me mbeturina, me duqa të cigareve, me çamçakiza të shkelun, me
letra të ndryshme, me letra amballazhi të gjanave ushimore , me baltë e besa
edhe, më falni per shprehjen, me qurra e
pështymë. Para secilës derë që heret në mengjes kishte nga një a ma shumë thasë
me mbeturina që kundërmonin erë të keqe dhe koridori ishte perplot me miza,
grejza e insekte të tjera jo veç infekltuese por edhe helmuese. Vetem 20 metra
nga hymja e pallatit ishte kontajneri per mbeturina të cilin kompania e higjienes
së Istogut e sjellte rregullisht të pastër dhe e largonte posa mbushej. Pritojnë
shumica e njerzive banorë me zbrit me
lift dhe me hudh mbeturinat në kontajner!
Nga hymja
në oborrin e pallatit në anën e prapme të tij kan mbet si germadha që nga lufta
e fundit disa objekte një-katshe që dikur ishin kompleks i zejtarëve të ndryshëm.
Aty një mësues, (aaah medet, kush asht mesues i brezit te ri!) me origjinë nga
një fshat afër Vrellës kishte hap një KAFE. Kishte disa karrike e tavolina
mbrenda dhe disa i kishte nxjerrë në trotuar. Tanë ditën aty rrinin njerëz të dështuem
me jetën, (i nifsha të gjithë ). Pinin alkohol dhe baheshin tape! Flisnin e
piskatshin pa asnjë kontrolli, pa fare respekt se asajd kalonin femijë, pleq a
plaka, gra a vajza të lagjes së aferme që me shekuj asht aty. Në mbramje, ti
merrnin çifteli e sharki dhe tanë naten çirreshin tue " kendue " (aq
sa këndon njeriu i dehun!! ) kangë të ndryshme e ma së shumti shisnin
patriotizem me kanget per Isë Boletinin. E banin Londren rrafsh me tokë herojtë
e folklorit istogas me koburet e Boletinit!!!
Mirëpo
nuk mungonin as kanget “rreth uçkurit”,
bile, të tillave ju ndryshohej edhe teksti erotik origjinal dhe baheshin
banale sa që bota femnore nuk mund kalonte andej normalisht!
Ishte
nxehtësi e tmerrshme këtë verë. Po të mbyllte njeriu dritaren në dhomë per të mos
ndëgjue këto banalitete pelciste nga nxehtësia, e po e lente hapun nuk të linin
të bash gjum këta manjak mental e të pafytyrë. Personalisht tri here kam thirrë
policinë. Vinin policia, i largonin ata, ama të nesermen avazi i tyne magjup
perseritej.
Çuditesha
pse kështu. Një mik imi më tregojë se pronari i asaj nevojtoreje që e quan KAFE
ka dhandrrin polic dhe ka edhe gruen person që me vite dhe gjithmonë ka punue në
polici. Kuptova pse askush nuk ja ndalon sjelljet aq të liga këtij “mësuesi -tregtar", të ja ndalon njëherë
e mirë prapësitë e jo të ketë nevojë për-natë me u ankue qytetarët dhe per natë
aty, të intervenojë policia!
…!
Një ditë derisa
kaloja në zeber sikur i thomi neve në Skandinavi vendkalimit të udhtarit ( kambësorit
) në mes të qendrës së Istogut perpak një veturë ma mori nga krahu gruen time. Jam
i bindun se shpejtësia a saj ishte mbi
Hiqma
doren nga krahu i thash, dhe fol çka ke me mua.
-Ti ke
shkrue një libër. Ku muj ta gjej atë liber më thotë polici shqipfolës që sillej
si MILIC serb. Kuptova pse e donte ai librin sepse dija kush ishte ai njeri dhe
sepse disa ditë ma heret një kusheri i tij kishte provue të më kerkonte
llogari per një personazh të perfolun në
librin tim " NENGURRA E ISTOGUT " ,monografi per fshatin Lubozhdë që e
pata botue në veren 2009. Ky personazh asht Mustafë Tahir Januzaj që kusherini
i policit e ka gjyshë të babait ndersa polici e ka vëlla të katragjyshit. Pasi
dija pse kerkonte librin polici unë qesha dhe i thash, se librin nuk e gjen
askund sepse unë nuk e kam qit në shitje. Personalisht nuk e kam ma se e kam
shpernda, ama librin mund ta gjesh te axha yt Januz Ramë Januzaj të cilit ja
kam dhurue kur e botova apo në Bibliotekat e secilit qytet të Dardanisë të cilave
jua kam falë nga 10 copë posa e botova.
Kur ja
thash këto fjalë i kerkova falje se nuk kam çka mirrem me te ma shumë. Ai kur
pau se nuk ju tremba, më tha mirë, do e marr nga axha, do e lexoj e pastaj do
flasim unë e ti.
Disa miq
të mi që kishin kalue atypari të cilet unë as që i kisha pa, të nesermen më pyeten
se çka pata me at’ polic.
Ju
tregova dhe ata më thane: - hiqu tij se
asht kapadai ky njeri.
Kjo
ngjarje më këthej në disa vite mbrapa, dhe më kujtohet shumçka me familjen e këti
polici. Unë ate e kam pas lan fëmi kur pata dalë në mergim. Bile as nuk e kam
njoft fare. Ky kishte axhen Januz Ramë Januzaj në burgun e Pozharevcit ndersa baba Idriz ( past ndjesë ) punonte në fabriken
e fjeve sintetike FADOFIL. Januz Januzaj dergonte letra familjes, vëllaut
Idrizit ( baba i këtij polici ) dhe ato letra nuk kishte guxim Idrizi të vinte
e ti merrte në posten e Istogut sepse sa here vinte per ti marr ate e
provokonte serbi çetnik nga Lubozhda Zhivojin Radivojeviq. Bile disa here edhe
e kishte sulmue fizikisht. Kishte femijet e vegjel Idrizi i shkret dhe ruente
vendin e punës si syt e ballit andaj vunte dhe duronte. Unë pasi punoja në postë
i pata thane: - Kurr ma mos hajde per letra në postë. Ato ti marr unë dhe ti
sjellë personalisht. Kështu letrat e Januz Januzaj derisa edhe vet u detyrova të
iku nga Istogu ja kam dorzue me doren time Idriz Ramë Januzaj. Dëshmitarë per këtë
janë Ismail Ali Rugova, Sylë Halilja, Adem Bajramaj, Ramë Feka, Arsim Gashi
etj, etj puntorë të postes në atë kohë, vitet 1983 - 1989.
Tash
djali i Idrizit më kerrcnon haptas pse unë kam shkrue per Mustafë Tahir Januzaj
dhe ate jo per të gjitha poshtërsitë që i ka ba në kohen e vetë ky njeri, por
vetem per rastin kur ky njeri i lig atakon familjen time, gjyshen time Hylën me
çrast Vojvoda Miliq Kërrsta edhe mi vret dy halla te dyja me vade të dame me
shkue nuse! Per të mos e zhduk komplet
familjen tonë dergon Zoti shpetimtarin , serbin Mikaile Ristiq i cili me pushkë
së bashku me vëllazen ndjek Miliqin dhe çetniket e ti.
Tash kur
perjetova atak nga pasardhësit e Mustafë Tahir Januzaj, këtu haptas ju thamë se
kanë të drejtë pse reagojnë. Kanë të drejtë sepse unë aspak nuk isha real kur
shkrova monografinë NENGURRA E ISTOGUT. Nuk isha sepse unë aty shkrova vetem
per veprimet e mira të njerzve të këtij fshati dhe per njerzit e mirë. Per ta
ba librin të sakt asht dasht ta ceku se Miliq Kërrsta kishte xhandar edhe
shqiptarë. Dhe se dy nga ta ishin pikrisht nga Lubozhda; kusherini im Smajl
Imeri dhe gjyshi i babës së këti polici Arif Tahiri. Ndersa Mustafe Tahiri
ishte një satrap, sherbtor i Miliqit. Pra
unë dija kur shkrova librin dhe di edhe tash per shumkend të Lubozhdës si ka
qenë e kush ka qenë ama qellimi im nuk ka qenë të mirrem me veprimet e liga as
me njerzit e ligj. Nuk do e kisha permend as Mustafë Tahirin sikur mos të më kishte
atakue drejtëpersedrejti familjen time permes Miliq Kërrstes.
…!
Një ditë ndëgjova
se si në një fshat të Klinës dy familje janë rraf mes veti. Arsyeja paska qen e
ultë, per ti ba presion per para. Perdoret KANUNI per të perfitue lekun. Turp. Ku
janë ligjet, ku asht shteti?! Tash vras mendjen a thue mos dojnë edhe kusherini
i këti polici dhe ndoshta edhe vetë ai të më bajnë presion e shantazh per lek
pse paskam permend një matrapaz nga të paret e tyne në librin tim. Ju thamë publikisht,
se ma mirë ju bie të heshtin e ma kurr mos tu shkon mendja te unë se perndryshe
do kerkojë unë të mi paguejn ata 2 gjaqe dhe ato bile të dy femnave hallave të mia
që i vrau Miliq Kërrsta me porosinë e Mustafë Tahir Januzaj.
Kur
Mustafë Tahiri ka ba këtë gjyshi im asht
llogarit si i zhdukun, dhe gjyshja ime kishte mbet e shkret me ato dy vajza e
dy djem 7 dhe 9 vjeçar dhe vetem disa muej ma pas Bllagoje Simiq i helmon këtë të
fundit 9 vjeçarin dhe i shpeton ky i vogli që u rrit si burr dhe la pas vetes 3
djem e një vajzë e sot nga ai jemi 14 mashkuj pasardhës të ti. Nuk na tremb ma
jo vetem ai polici kauboj me këmishë antiplumb që paturpsishtë ma nxuni rrugën
në Istog, por edhe sikur të ngritet nga varri vet Mustafë Tahiri, Arif Tahiri e
Miliq Kërrsta. Dhe se ngjarja e gjyshes time shkaku i Mustafë Tahir Januzaj
ishte çfar unë e kam pershkrue në libër sot ende jeton deshmitari në Lubozhdë Rexhep
Ramush Osaj, dhe që këtë ngjarje e kan ndëgjue nga deshmitaret me mija here. Janë gjallë Osman Shaban Lajqi, Sali Ramë Lahaj
, e shumë të tjerë lubozhdas.
Ma mirë heshtni
ju pinjoll të Mustafë Tahirit e Arif Tahirit se ka shumë gjana që juve nuk i
dini ndoshta , ama ka deshmi dhe burra që flasin ndryshe per të paret e juaj. Personalisht
mendoj se juve nuk duhet të mbani asnjë llogari per ato veprime të tyne, ama
nese shantazhoni, ngacmoni apo tentoni ti frigoni njerzit që flasin per ta dhe
veprat e tyne, ju direkt bini në nivelin e tyne dhe na jepni te drjetë të ju
urrejmë . Harrone komoditetin që e
kishit pse veshni uniformen e policit sepse ajo nuk ju mbron para traditës
shqiptare. Ishit dashurue shumë në at uniformë dhe dukej se po flejshit me të. Fatëkeqësishtë
çfar ishin disa polic të Dardanisë them: -MJER UNIFORMA E NDERUAR E POLICIT, NË
SUPET E KUJT KA RA!
…!
Këso
rastesh banale në Dardani kishte me të madhe. Atje ziejn maskarallaqet. Krimi
lulzon. Njerëzit shantazhohen, kercënohen pa gja të keqe në mes të ditës, në mes
të rruges. Policia në Istog së paku, ishte shumë larg nga niveli dhe rroli që duhet
ta ketë.
Ma të këqinj
ishin policet se sa vet kriminelet. O Zot: -Pse, e deri kur kështu?
Unë ka 24
vite që jetojë në Norvegji dhe vetem nëse janë në ndonjë far kontrolli trafiku
se asnjiherë nuk kam pa polic rrugëve të armatosun si gangsterë dhe aq me
pak nëper lokale e restorante, siç i
pashë aq shpesh në atdheun tim të lirë-Kosovë.
Nuk di se kur do të jetë, së paku diçka afër normales, jeta në Atdheun tonë!