| E shtune, 06.10.2012, 07:45 AM |
Pse ta mbash gjallë gjarpërin?!...
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Kanë kaluar shekujt vargan,Ilirët e ngriten
Trojën.Pari (Priami),rrëmbeu Helenën e mbretit grek,nga ky rrëmbimim u bë lufta
e Trojës,ose më saktë të themi u bë luftë për më shum Troje nga ana e grekëve,zoti
i diturisë do të shkruante një “ILIADË”,që botës njerëzore i vjen nga
lashtësia.Kjo poem ishte mbi një luftë dhe jetoi shekujt,nga ku zë fill
pushtimi i trojeve pellazgo-ilire-etruske-shqiptare.Ky coptim i tmerrshëm i
trojeve tona vazhdon edhe në kohën e Perandorisë romake qysh në vitin 395 të
erës së re nga Perandori ieberikas Teodosi e ndau përmidis Perandorin e
Romës dhe me atë rast ndau dhe Ilirikun.Kështu shkruajnë autor të ndryshëm
që merren me këtë fushë historike. Vija e quajtur “e Teodosit”,niste ne
Singiduni (Beogradi sot), dhe soste në Gjirin e Meduas(Shëngjini
sot).Ndarje më të keqe për popullin Ilir nuk kishte.Por me gjith këtë në Pjesën
Lindore gjatë gjith shekullit të VI në krye të shtetit kanë qverisur ilirët.Ku
kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore ishte themeleuar nga vetë ilirët ku ai
kryeqytet mbante emrin Bizant,ku faktet historike flasin se në shekullin e IV
mbi themelet e Bizantit të
lashtë,perandori ynë KONSTANTINI I MADH,ka ndërtuar aty KONSTANTINOPOLIN
e ri,ndërsa në shekullin e VI perandori ynë JUSTINIANI I MADH,ka
ndërtuar kishën Aghia Sofisë ku sot është kryeqyteti i Turqisë Stambolli.Kështu
në shekullin VII ka ndodhur rirobërimi i pjesës lindore të Ilirikut,jo më nga
romakët,por nga grekët ku Perandori Herakli ka shpallur si gjuhë zyrtare gjuhën
greke të “Perandorisë Romake Lindore”.Kështu grekët kanë marrë në duart e veta
edhe fronin perandorak,edhe kreun e kishës.Ky perandor grek ka lejuar sllavet
me dekret perandorak,që të vendosën në Ilirik.Dardania e dikurshme që nga
Nishi,Përlepi, e deri në Dibër elementi sllav ka qenë tejet i pakët.Në fund të
shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII Kosova nuk ka mund të”aneksohet”
si disa treva tjera shqiptare,por është pushtuar me forca ushtarake prej
dinastisë serbe të Nemanjiqëve.Shën Sava Nemanjiqi ka uzurpuar manastiret e
Kosovës.Ku deri në shekullin e XV në dokumente madje edhe në ato turke janë
quajtur Toka e Konstantinit,ndoshta nga këtu edhe i ka mbetur emri Kosovë.
Pas krijimit të shtetit shovenist serbomadh në
vitin 1830,të gjitha luftrat Serbia i ka bërë me synim ekspansionizmi në kurriz
të trojeve shqiptare.Megalomanët serb, të bazuar në mite të rrejshme e kanë
futur shpesh here popullin e tyre në aventura të përgjakshme.Gjatë gjithë
periudhave historike shteti sekularist dhe kisha ortodokse serbe kanë formuar
regjimet reakcionare dhe despotike.Këta i përmbahen thënieve të Shën Savës apo
më saktë të thuhet,(Shën i Rrenave).Forco Kishën ke forcuar
mbretërinë.Mbretëria serbe forcohet,me arm,me ar, e me kryq.Pra ishin peshkopët
e patrikët serb ata që,”të vrisnin natën e të qanin ditën”.Ndërsa unë do të
thosha se kriminelët e tillë duheshin vrarë ditën për diell e mos me i qarë as
natën.Peshkopi dhe patriket serb thonin se me kohë e kanë marrë besën e
Krishtit dhe quhen, “pravosllavë”,qka do të thotë se janë”besëdrejt”,ortodoksë.
Siç thonë kronikat krali i Serbisë
Millutini,apo siç e quanin Uroshi i II-të dhe Simonida bijë bullgari,nuk vunë
kurorë në Theotoqe të Graçanicës,por në kishëzën tjetër në Novobërdë,pa ceremoni
dhe në prani të pak njerëzve.Kjo ndodhi pasi Patriku bekoi tri here pragun e
foltorës së Theotoqes dhe pastaj u bënë hymne e psalme,kur hynë brenda në
Kishë,nën drejtimin e 101 dhjakëve të dhjamosur,duke blatuar hymne,ata po e
ndriqonin Kishën me llambadhet e ndezura që lëshonin edhe tym.Uroshi kishte
marrë dorën e Simonidës për të vënë kurorë nën Ikonën e Uroshit dhe
Simonidës,piktura këto të pikturuara nga piktori enkas për këtë ceremoni.Kur
shohin se piktures së Simonidës dikush i kishte nxjerr të dy sytë,ndërsa
Uroshit njërin sy.Për këtë ngjarje Uroshi rreth Kishës kishte varur 30 arbanë
dhe 3 rashjanë ku kish lënë kufomat të qelbëshin.Këtë denim të llahtarshëm
thonë kronikat Uroshi e kishte mësuar nga Konstantinopoli atje ishte një Kishë
që i thoshin Shën Avrami,ku perandori kishte varur disa njerëz për të dhënë
shembullin e tmerrshëm,dhe kish lënë kufomat e njerëzve të kalben në shi e në
diell.
Kuptohet nga skena trishtuese e ikonave me sy
të nxjerrur,në Kishën e Theotoqes në Graçanicë u derdh shum gjak.Murgjërit
ishin ata që kishin pare me sytë e tyre se si krali trashegimtar Uroshi i II-të
ja kishte nxjerrë të dy sytë,trashegimtarit të tij Stefanit ,përshkak të
Simonidës e cila më shum e donte Stefanin e ri se sa Uroshin plak.Këto skena
llahtarie më dukej se i kisha lexuar tek libri i Dhimitër Shuteriqit,”Sytë e
Simonidës”.
Neroni e kishte djegur Romën për pike të
qejfit.Ndërsa krajlët Uroshi II-të kishte masakruar me mijëra arbanë,këtë rrugë
të masakrave ndaj shqiptarëve e vazhduan edhe pasardhësit e tij,Patriarku dhe
kleri ortodoks serb bekonin kriminelet serb,për të masakruar burra,gra e
fëmijë.Nuk dua këtu të përsëris rrëfimin e zakonshëm të ndërtuar me sy të
nxjerrur,me veshë të prerë,me nxjerrje zorrësh,me përdhunime,me njerëz të
djegur për së gjalli,me trupa të hedhur në furra fabrikash,e në gropa
gëlqerore,gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.Ishin këta sllavët që vrisnin e
masakronin shqiptarët dhe ankoheshin tek Evropa.Ata sllavët i kishin nxjerrë dy
sytë e ikonës së mbretëreshës së tyre Simonidë,dhe njërin sy ja kishin nxjerrur
ikonës së mbretit të tyre Uroshit,dhe shkonin nëpër shtetet e Evropës e
përhapnin si gjithnji gënjeshtra kinse shqiptarët po u shkatërronin kulturën e
tyre.Këtë rrugë të llahtarshme e vazhdoi edhe Car Dushani në mbretërin e tij
masakroi e nxori me mijëra dhe miliona sy,të popujve jo sllav,e në veçanti të
popullit shqiptar,sepse krajlive serb u ishte bërë mendja Durrës,ndërsa knjazit
të Cetinës Shkodër.
Askush nga popujt e botës nuk di si serbët të
sajojnë lloj – lloj marifetesh e trillime dhe ato tua shesin botës mbase si të
vërteta.Pavarësisht nga periudhat historike,të gjitha sistemet shtetërore serbe
dhe regjimet e tyre pushtuese ushtruan njësoj gjenocid të paparë mbi popujt e
shtypur e në këtë rast mbi popullin liridashës shqiptar.Andaj është mbase tejet
e habitshme se si për gjitha këto krime gjenocidiste të bëhet vetëm një njeri
fajtor,siç ishte rasti me Millosheviqin e me një numër të vogël kriminelësh
ordiner,ku mbeti Akademia e Shkencave
dhe Arteve të Serbisë si dhe kleri ortodoks serb,që kanë marrë pjesë
aktive në të gjitha luftrat kundër popujve jo sllave e jo serb.
Në kuadër të marifeteve gënjështare,dredhive
dhe trillimeve të kurdisura me mjaft mjeshtri nga Beogradi,bënë pjesë edhe
shpifja e radhës kinse kishat dhe manastiret në Kosovë janë serbe,kur dihet
botërisht se kishat e manastiret e vjetra në Kosovë janë themeluar e ndërtuar
nga ilirët.Por pasi ata e kanë pushtuar Kosovën i kanë përvetësuar serbët për
të arsyetuar pushtimin e Kosovës.
Shqiperia,Kosova,Shqiptarët në
Maqedoni,Serbi,Mal të Zi,Çamëri vuajn me shume se kurre sot nga mos pasia e nje
udhëheqje me bazë të gjërë mbarëshqiptare e cila duhet te kete si mision te saj
korrigjimin e te gjitha problemeve ligjore dhe organizative të mbarë trojeve
shqiptare.Kam përshtypjen time se ndihma
e Perendimit dhe e SHBA-së ne kete pike nuk ka per te munguar. Politika dhe
partitet politike të jane ne sherbim te interesave te mbarshqiptareve dhe jo
siç ishin dhe janë këto të tanishmet që po bëjnë biznes me trojet tona për interesat e tyre personale si dhe
për interesat e të huajve.
Politikanët shqiptar në bisedime me
serbet,duhet tu kërkojnë atyre Toplicën në tërësi ku i kanë larguar dhunshëm
shqiptarët,të cilët sot e kësaj dite posedojnë dokumentet mbi pronën,edhe sot
ata mbajnë padresjtësisht nën okupimin e tyre Luginën e Preshevës,Medvegjën e
Bujanocin,që janë shumic shqiptare atje.Serbia duhet tu paguaj të gjitha dëmet
e luftërave që u kanë shkaktuar shqiptarëve që nga themelimi i saj si shtet,dhe
ti kthej të gjitha trojet shqiptare te pushtuara dhunshëm që ne të bëhemi
Shqipëri e vërtetë deri aty ku vetë Zoti na ka dhuruar tokën tone të shenjtë.Ky
do të duhej të ishte parakushti kryesor për bisedime me Serbin,dhe faktori
ndërkombëtar duhet të na ndihmoj fuqishëm në këtë drejtim për të ja ulur
bishtin politikanëve agresor serb dhe politikanëve servil shqiptar të cilët
politikën e tyre mjerane e kanë kthyer në kontrabandë dhe korrupcion, si një e
drejtë e tyre private.
Nuk di nëse ka diçka më të marrëzishme,se sa ta mbash një barrë të rëndë mbi supe,kur në çdo çast dëshiron ta flakësh për tokë,e si nuk të vjen keq nga vetja dhe për vetën,pse ta mbash gjallë gjarpërin i cili për çdo ditë të gërryen nga brenda,gjersa një ditë do ta hajë edhe zemrën o shqiptar?!...