Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Vështrimi yt

| E shtune, 06.10.2012, 07:14 AM |


Xhevahir Cirongu

Vështrimi yt

Rrugës lëkundet një dru lakuriq
Nga ai nuk bien gjethe,por pika shiu,
Që rrëshqasin deri tek toka e lagur.
Të preka, t’u afrova
S’provova dot ç’kërkova,
Mister i lodhjes pa fund…
I pa fuqishëm,
Mbërdhiva e u largova…!

Durrës,30.09.2012