| E shtune, 06.10.2012, 06:43 AM |
MIQTË E RRAPIT ME POEZI ERDHËN NË SHKUP
NGA KALOSH ÇELIKU
Takimet poetike nën Rrap sot fesotojnë
pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit si manifestim kulturor i veçantë i poezisë
erotike, në Shkup. Poashtu, edhe revista e pavarur letrare STILI 97 (56 numra),
organ i Lidhjes të Shkrimtarve Shqiptar, që në këtë anë të Atdheut erdhi si një
zë i ri kryengritës në letërsinë shqipe. Hapi dyert krah më krah edhe për
krijuesit e rinj, sidomos të femrës krijuese rebele shqiptare. Sot një numër i
tyre që kanë kaluar nëpër gjirin dhe djepin e Lidhjes të Shkrimtarve Shqiptar
në Shkup, janë emra të njohur në Letërsinë Shqiptare mbarëkombëtare, po edhe
atë botërore. Njëqind vjet shtet shqiptar nuk janë pak në këtë Ditë të Madhe.
Poashtu, nuk janë pak edhe njëzet vjet veprimi të Lidhjes të Shkrimtarëve
Shqiptar, në Shkup. Nën Rrap ka jehuar vargu i poetëve shqiptar më të njohur
anembanë Atdheut dhe botëror edhe para tytave të tanksave (2001). Nata e Madhe
është përcjellur me poezi, këngë e valle deri në agim.
Nën Rrap, sonte me ne festojnë poetët e gjallë e
të vdekur fizikisht kokë më kokë, siç i shihni edhe ju brez për brezi në valle
me poezi. Ngrejnë dolli për Ditën e Madhe. E shoh matanë tavolinave Fredrik Rreshpen,
Pano Taçin. Zyhdi Moravën, Hida Halimin, Mehmedali Hoxhën, Sadudin Gjurën,
Abdylazis Islamin, Murat Isakun, Ramadan Sinanin, Daut Gurrën, Fadil Bekteshin,
Shaqir Sadikun dhe qindra poetë të tjerë të gjallë duke u nisur nga Dritëro
Agolli, Xhevahir Spahiu me Visar Zhitin e përfunduar te Vahit Nasufi e Gani
Xhafolli me shokë se si e heqin vallen e Lirisë nën Rrap. Vetëmse, nuk i shoh
dudumët. Ngatërraçët e tredhur, që na janë ngatërruar rrugës nëpër këmbë dhe
janë strukur sonte si lakuriqë nate e sorra të zeza nga vargu kryengritës i
fuqishëm shqiptar nëpër zgavrat e Rrapit ta festojnë dështimin e tyre historik.
Lidhja e Shkrimtarve Shqiptar këtë vit festiv në
Njëqindvjetorin e Shtetit të pavarur Shqiptar i organizoi dy Manifestime
kulturore tradiocinale ndërkombëtar bashkë, njëri pas tjetrit: Takime nën
Rrap (29, 30 shtator dhe 1 tetor 2012), në Shkup dhe Ditët e
Humorit dhe Satirës: Xha Deralla (01, 02 dhe 03 tetor 2012), në
Kërçovë.
Nata e parë, Ora simbolike letrare: Na bashkoi
Rrapi u hap me një minutë heshtje për poetët që ikën papritmas nga mesi ynë
letrar: Hida Halimi, Pano Taçi dhe Ali Podrimja. Poezia tradicionale e Pano
Tatiçit: Na bashkoi Rrapi të cilën e recitoi artisti Ali Qerimi i
ngriti të pranishmit më këmbë. Kryetari i Lidhjes të Shkimtarve Shqiptar,
Kalosh Çeliku i përshëndeti të pranishmit me një shkrim profetik duke u
dëshiruar mirëseardhje nën Rrap. Ora letrare simbolike filloi me poezinë e
dashurisë të Gani Xhafollit. Papritmas, në skenë
Vargun dikur pasmesnate e lidhin nën Rrap.
Shtambat me verë i rrokullisin para syve të Hënës mbi mal. Poeti popullor kur i
lutet Karadakut: Ulu mal, të dalë Hana. Tri Zana nën Rrap u japin
gji me shtamba. Fuqi për poezi. Shtatë sahat larg ta flugin vargun.
Ditën e nesërme, poetët ulen këmbëkryq rreth
sofrës poetike. Sipas programit të paraparë nga organizatori, përgaditen t’i
përkujtojnë me portrete letrare, miqtë e Rrapit: Hida Halimi dhe Pano Taçi.
Reshat Sahitaj për disa çaste në mesin tonë me një poezi e ringjallë Hida
Halimin: Dhe nisem, e hap krah më krah portën letrare. Rreth
veprimtarisë letrare të Hida Halimit flasin miqtë e saj të penës: Gani
Xhafolli, Reshat Sahitaj, Beatriçe Balliçi e Kalosh Çeliku. Mikun tjetër të
Rrapit, pano Taçi e përkujton Pandeli Koçi. Remzi Salihu me një shkrim
artistik: Dy net burg me Pano Taçin. Përjashtim radhe, bëjnë
miqtë tanë nga Greqia: Kostas Valetas dhe Iliaz Bobaj. Natën e Madhe ata nuk do
ta presin me ne nën Rrap. Shkaku se, duhet të udhëtojnë për në Greqi. Nesër
janë në punë. Librat e tyre më rrinë kokë më kokë mbi tavolinë. Përurimin e
tyre do ta hap poeti Iliaz Bobaj me librin e Kosta Valetas: Drita e
Gjatë kësaj nate bëhet edhe përurimi i dy numrave
më të ri të revistës letrare: STILI 97, përkushtuar njëri Mikes
të Rrapit, Hida Halimi dhe tjetri Mikut të Rrapit Pano Taçi. Fjalë miradie flet
kryeredaktori i revistës, Kalosh Çeliku.
Pasmesnate, juria profesionale e përbërë nga
Reshat Sahitaj (kryetar), Remzi Salihu (anëtar) dhe Kalosh Çeliku (anëtar) i
ndanë edhe çmimet letrare: Për vepër jetësore e rrëmben shkrimtari Kosta
Valetas. Tjetrin, për vepër erotike e fiton poetja nga Elbasani Beatriçe
Balliçi. Një çmim Mikja e Rrapit i
ndahet edhe poetes bullgare Dima Çomova. Çmimi i poezisë erotike kësaj radhe i
jepet poetit Fatmir Musai.
Agimi më ka zbritur me të dy këmbët në Shkup. Poetët i pret rrugë e gjatë për në vendlindje. Satiristët i shalojnë kuajt e shalës për në Kërçovë, në Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA. Plaku mjekërbardhë si dikur me shkopin me kërrabë përpara këmbëve u ka dalë para te porta me anekdota...
Gjon Gjergjaj, Xhelal Tosku, Fadil Curri e Prend Buzhala me shoqe e shokë…
Gani Xhafolli, Kostas Valetas, Nikolla Spathari, Dashnor Selimi, Iliaz Bobaj dhe Pandeli Koçi gjatë Ores letrare simbolike: Na bashkoi Rrapi.
Poetët gjatë përurimit të librave dhe revistës letrare: STILI 97.
Prend Buzhala e përkujton poetin Pano Taçi me një studim letrar.
Pandeli Koçi, Gani Xhafolli, Dima Çomova, Mëhill Vellaj dhe Gjon Gjergjaj përcjellin me vëmendje Orën letrare.
Seida Beganoviq me poezinë e saj në mesin e poetëve.
Rexhep Bajrami, Bujar Plloshtani dhe Beqir Osmani (pronari i hotelit “Hamburg”) duke përcjellur Orën e Madhe Letrare.