Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Paul Tedeschini: Kosovart duhet ta ndajne shapin nga sheqeri

| E merkure, 16.04.2008, 01:34 PM |


Kosovart duhet ta ndajne shapin nga sheqeri! (Pjesa e Pare)

Nga Paul Tedeschini

 Lexova me vemendje shkrimin e gazetarit aktiv dhe te shquem shqiptar z.Beqir Sina ne NY ne gazeten
http://it.groups.yahoo.com/group/albeuropa/message/40895 . Perfitoj nga rasti ta pergezoj kete gazetar per punen e madhe patriotike qe ban me lajmet dhe informacionet e tij te shpeshta dhe te fresketa per publikun mbarshqiptar.

Aty ai referon mbi mbledhjen e pervjetshme te hebrejve ne Amerike ne sinagogen nder ma te mdhajat “B’nai Jeshurun” (BIG APPLE - MANHATTAN NY”. Te enjten ne mbremje, 10 prill 2008, u mbajt kremtimi i pervjeteshem “Modeli Diplomatik Seder” ku vehej ne dukje merita e madhe e popullit shqiptar si populli europian ma i dalluemi ne mbrojtjen e hebrejve nga racistat nazist gjerman gjate luftes se dyte botnore. Hollesinat mund te lexohen ne adresen eletronike te ma siperme te ketij shkrimi.

Aty referohet se “…mori pjese edhe kryetari i deges se Lidhjes Demokratike te Dardanise, zoti Agim Rexhaj, nenkryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA. Ne pjesen e madhe te mysafireve, pjesemarrja e Rexhajt, si kosovar, ngjalli interesim tek nje numer diplomatesh, te cilet, duke perfituar nga prezenca, ne shenje respekti, i percollen atij - urimet me te perzemrta per shtetin me te ri, dhe mireseardhjen ne kete feste. Interesimi i tyre ishte se “kur shteti i ri i Kosoves, do te behet anetare e familjes diplomatike, te Organizates se Kombeve te Bashkuara!?!
…. Rexhaj, gjate takimeve si me perfaqesuesit e komunitetit Hebrenj, dhe me diplomatet e huaj u tregoje atyre per faktin, qe as edhe nje hebre ne Luften e Dyte Boterore, nuk u vra ose nuk u dorezua tek nazistet, ne Shqiperi. Shume prej tyre, kane shprehur habine qe “Nuk e dine fare gje, qe paska pasur familje shqiptare, ne muzeumin ebrenjve,”Yad Vashem”. Ndersa disa te tjere thone, se kane lexuar nje liber per hebrenjte, ku flitet per ata hebrenj qe erdhen ne Shqiperi, per t’i ikur forcave naziste, dhe gjetur mbrojtjen e tyre tek disa familje shqiptare…
… Pothuajse te gjithe hebrenjte qe kane jetuar brenda kufijve te Shqiperise gjate okupimit gjerman, kane shpetuar dhe ne fakt, ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ……. Shqiperia, ishte i vetmi shtet ne Evrope i pushtuar nga gjermanet e ne te cilin nuk u dorezua asnje hebre. ”.

Egzagjerimet jane FALSIFIKIM I HISTORISE!

Se pari te bijne ne sy dy pohime kontradiktore te zotit Agim Rexhaj ku nga njena ane thote se “as edhe nje hebre ne Luften e Dyte Boterore, nuk u vra ose nuk u dorezua tek nazistet, ne Shqiperi” dhe nga ana tjeter thote se “Pothuajse te gjithe hebrenjte qe kane jetuar brenda kufijve te Shqiperise gjate okupimit gjerman, kane shpetuar”.

Linde pyetja: a kan shpetue te gjith hebrejt apo gadi te gjith?

Nuk flitet ketu mor zotni per kokrra bastani, por ketu flitet per koka njerzish, qe permateper jane krejtesisht te pafajshem dhe qe persekutohen dhe zhduken ne menyre çnjerzore vetem pse jane te ndryshem nga te tjeret. Simbas mendimit tim kjo pasaktesi asht shume ofenduese ndaj ketyne viktimave.

Pohimi i pare se “as edhe nje hebre ne Luften e Dyte Boterore, nuk u vra ose nuk u dorezua tek nazistet, ne Shqiperi” asht plotesisht i pabazuem dhe i rreme.

Kamp perqendrimi nazist
Me daten 27 Janar 2007 kam pase ba ne gazetenonline “Peshkupauje” nji shkrim me titull “Dita nderkombetare e persekutimit te hebrejve! ( http://www.peshkupauje.com/dita-nderkombetare-e-persekutimit-te-hebrejve/2007/01/27/ ). Ky shkrim u komentue nga shume lexues. Nji nder komentet e ketij shkrimi e ka pase ba nga Izraeli edhe Sara e shoqja e mikut tim te ngusht shkodran (hebrè) Xhorxh Arditi. Ja se çka pohon ajo:

Sara thotë:
12 Prill 2007 @ 9:42 am
Jam Sara Arditi, e shoqja e Xhorxh Arditi nga Israeli.
Me kete rast do te jap spiegime ma te hollesishme ne lidhje me shfarosjen e familjes Arditi ne Shkoder.
Pike se pari e ndjej per detyre te falenderoj popullin e Shkodres dhe vecanerisht gjithe te njohturit tane per dashamiresine dhe respektin qe kane ushqye ndaj familjes tone.Dua te theksoj se shfarosja e pjestareve te familjes Arditi nga nazistet gjermane, ne asnje menyre nuk cenon ndjenjat tona per popullin e Shkodres.
Tani po sqaroj se si nazistet kapen familjen Arditi.
Ishte fillimi i Nentorit 1944.Pjesa kryesore e familjes e perbere nga prinderitZhak dhe Luna Arditi,djemte Leoni, Ugo dhe Dario si dhe vajza Lucia jetonin ne Shkoder. Ndersa djali i madh Moisi jetonte ne Tirane me familjen e tij (i martuar me Stella ).
Ne kete periudhe gjermanet te shoqeruar nga spiune shqiptare erdhen ne shtepi qe ishte ne rrugen Badra dhe morren te gjithe familjen pervec Zhakut, i cili ne ate kohe ishte ne faramacine e tij ne pazarin e vjeter.
Kur erdhi ne shtepi dhe nuk gjeti asnje pjestar te familjes, pyeti komshinjte te cilet e informuan per cfare kishte ndodhur. Ai menjehere u drejtua ne Gestapo, per tu munduar me i shpetu.Ne kete kohe gjermanet i kishin transportuar sic duket ne drejtim te Jugosllavise. Ata nuk u mjaftuan me kaq por arrestuan edhe Zhakun.
Me clirimin e Shqiperise Moisi, djali i madh , qe jetonte ne Tirane, shkoi ne Shkoder per te kerkuar familjen. Nga te njohturit morri vesh per fatin e familjes.
Mbas disa muajsh Zhaku kthehet i gjalle nga kampi i Prishtines.Ai nuk arriti te takohet asnje here me gruan dhe femijet e deportuar.Keshtu qe fati ityre nuk dihet se ku kane perfundu. Zhaku mbas pak kohe te kthimit te tij vdiq, ku gjendja shpirterore ishte e mbaruar.
Ne vitet 1980 qeveria ne fuqi shpalli Dario Arditi si deshmor dhe pjesen tjeter te familjes si viktima te luftes.
Megjitheketo tmerre qe i ndodhen familjes, Moisi dhe Stella qe mbeten gjalle si dhe femijte etyre Silvia, Leni dhe Xhorxhi, u transferuan me banim ne Shkoder. Jo vetem qe nuk i mbajne meri por kane respekt te vecante per popullin e Shkodres, i cili ne shume raste i asht lute familjes ne kohe te luftes me i fshehe nga gjermanet dhe pas luftes maredheniet tona si israelit kane qene per tu admiru.
Me kaq po e mbyll me shprese se miku yne i familjes zoti Paul Tedeschini do te jete ma i qarte per menyren e zhdukjes se familjes Arditi.

Prandej ky zotni Agim Rexhaj mos te na kaperdiset neper Amerike me puplat e te tjerve dhe me falsifikime per ti hì ne hater njenit apo tjetrit. E verteta duhet thane ashtu siç asht e jo ndryshe. Pohimi se “as edhe nje hebre ne Luften e Dyte Boterore, nuk u vra ose nuk u dorezua tek nazistet, ne Shqiperi” asht nji genjeshter e madhe.
Minarja ne thes nuk hin mor i dashtuni zotni Agim Rexhaj.
(Vazhdon me pjesen e dyte)

Paul Tedeschini,16.04.2008