| E diele, 07.10.2012, 05:52 PM |
Ish luftëtarja
jonë dhe gjenerali vagabond
Nga Besnik Lajqi
Është rasti
i njëjtë me snajperisten tonë të dashur, L. SH., nënë e dy fëmijëve që sot vuan
nga kanceri, e cila gjendet e shtrirë në pritje të vdekjes. E cila kishte një operacion
e tash nuk ka kushte të spitalizimit të saj, në moskujdesje nga askush, por,
por në këto ditë snajperisteja jonë e dashur Ll. SH., gjendet ndërmjet jetës e
vdekjes, në spital, nga kanceri, nënë e dy fëmijëve që simbolizojnë dy trima të
vegjël.
Ishte
viti 1998 në një bunker ku ishin disa luftëtarë. Erdh një vajzë me flokë të shkurtëra,
e bukur, gjatë dhe e hollë si një selvi. Ne menduam se është mashkull. Pamja e
saj dhe maskimi i saj nuk tregonte se ishte femër. Ato ditë, binte një shi i
madh. Ishim mbyllur në strehimore mbrojtëse. Në mesin tonë ishin një grup
snajperistësh. Në mesin e tyre ishte edhe kjo vajzë. Ne si ushtarë bisedonim, që
ta kalojmë kohën me humor. Kjo vajzë nuk fliste asnjë fjalë, veç buzëqeshte. Kur,
nisi të bisedojë, atëherë në e kuptuam se në misin tonë kishim një femër, bile
femër shqiptare. Ishte për ne si një "dush i ftoftë" akull, sepse ne
kishim folur me lidhje e pa lidhje, se si një vajzë e re, a ishte e mundur të ishte
deri tani si djalë, e tash një vashë e Kosovës në mesin e pyllit, në mesin e
meshkujve shqiptarë.
Kjo
kishte për ne një pushkë snajperiste, të cilën e kishte ble dikush diku në Shqipëri.
Ishte e përgatitur shumë mire: fizikisht dhe psiqikisht.
Ne i kërkuam
falje për ato biseda që i kishim bërë më parë, pa e kuptuar se ajo ishte femër.
Pas disa ditëve të mbyllur në atë strehimore si bunker, koha nisi të përmirësohet.
Toka qitke avull, bjeshkët ishin mbuluar me mjegull. Na këshilluan që t’i
pastronim/fshinim armët dhe të afrohemi në vendet ku ishim të caktuar. Gjatë pastrimit
të armëve, një djalosh i ri, bëri një shaka jo të mirë. Kjo vajzë trime i tha
shkurt e shqip: “Unë s’kam ardhur të bëj këtu revolucion seksual, por jam
ardhur me marrë "hak" për njerëzit e mi që mi kanë masakruar.” Pastaj
më ra rradha mua të isha me të për një kohë. Dhe biseduam shtruar gjatë asaj
kohe. Kjo vajzë kishte një strategji të mirë luftarake. Kjo i këshilloi "snajperistët",
me anë të radios, që të mos i vrasin ushtarët serbë menjëherë, por t’i
plagosin, sidomos në organe, sepse me një ushtar serb merr shumë ushtarë të tjerë.
Ishte
edhe një porosi për ushtarët e tjerë, se çka po i gjënë ata të luftojnë për
shqiptarë dhe me shqiptarë! Njashtu edhe për femrat serbe që kanë burrat si
robotë. Lufta mbaroi. Shumë nga luftëtarët u kthyen në vendet perëndimore, ku
ishin të vendosur me pare. Ashtu veprova edhe unë. Në vitin 2002 u përgatita të
shkoj në Kosovë. Nuk e njihesha shumicën në pamje, sepse kishin ndryshuar. Disa
ishin bërë "bosa", "shefa", disa ishin shëndoshë, disa tjerë
dukeshin më të trashë. Punonin, këndonin, jetonin, gjallëronin. Dikush vuante,
dikush jetonte, në luks. Më ra rasti të shkoj te një lokal ku u mblidheshin ish
kolegët e luftës.
Një ditë,
hynë disa ushtarë të TMK-së, po në atë lokal. Ishte kënaqësi që të shikosh
ushtarët shqiptarë, me uniformë, në Prishtinë. Aty kishte femra e meshkuj me veshje ushtarake. Duke e
ditur gjendjen e tyre financiare, të tmerrshme që kishin, unë me një koleg
timin, i thashë kamerierit që mos të paguajnë ata me uniformë. Do t’i paguajmë ne.
Kishim një respekt të veçantë për këta ushtarë të TMK-së! Kamerieri tha: Po dëshirojmë
ta dime se kush jeni ju! Unë ia tregoj emrin tim, dhe më falënderoi, duke më falënderuar
edhe të tjerët. Pas disa minutave erdhën në tavolinën tonë ushtarët. Filluam
biseda të ndryshme, të jetës, të luftës, e të fushave tjera. Një nga ata ma
qiti në kokë kapelën e TMK-së. Në mesin e këtyre ushtarëve ishin edhe dy femra
ushtare shqiptare të TMK-së. Njëra më drejtohet mua dhe me thotë, gjoja se po
na njihka.
Unë e
shikoj me kureshtje. I them se me vjen keq vogëlushe, por juve unë s’po ju
njoh, se unë s’kam qenë 20 vjet në Kosovë, veç gjatë luftës, për së pari herë,
gjatë atyre viteve. Më në fund tregoi se është ajo vajza: Ajo ushtarja e UÇK-ës,
L. SH., që tregova me lartë. Ishte kënaqësi të shikosh njeriun e lumtur ta shohësh
apo takosh ish luftëtaren, apo trimëreshën luftëtare. Kjo vajzë ishte në TMK. Kishte
qenë para lufte e organizuar në ilegalitet, një aktiviste me merita. Pas një viti
më ra rasti të jem në një përkujtimore, diku në Kosovë. Më buzëqeshi fati ta
shoh këtë vajzë në atë përkujtimore të disa ushtarëve të UÇK-së. Një shok i mi
që kishte qenë me atë në TMK, më tregon se ka dalë nga TMK-ja. Kishte gjetur një
punë private në një agjenci sigurimi për një kohë të shkurtë. Një ditë më thotë
një shok se do t’i mbledhin do pare që ta ndihmojmë, sepse ka qenë në gjendje të
keqe shëndetësore, dhe e mbetur pa punë. Shkuam ta vizitojmë nënën e saj. Banonte
në një shtëpi nga qerpiçi/balta. Plaka u gëzua shumë kur na pa. Tregonte për "hekat"
që i kanë pasë gjatë kohës së Serbisë.
Tregonte
se si ia kanë masakruar familjen serbët, e se si i kanë djegur për së gjalli. Ishte
një plakë e cila kishte hequr shumë në jetën e vetë. Tha: “Edhe me vdekë, se
kam dert, se pashë sot se sa djem të mirë ka Kosova.” Dhe vazhdoi: “Amanet po
ju’a lë: nëse vdes të më vini në varrim!”
Plaka kur
vdiq, unë me disa shokë shkuam dhe e varrosëm me shpenzimet tona. Bija e nënës
plakë, që e përcollëm në amshim, apo shoqja jonë ("ish snajpëristja e UÇK-së"),
një ditë na tregoi një ndodhi që i kishte pasur me një të vetëquajtur gjeneral.
Tha: “Isha duke punuar në TMK. Aty banonim dy shoqe, që punonim së bashku në TMK.
Një natë, papritmas, pas mesnatës, troket dera. Shoh nga "vrima" e
derës Gjeneralin. Vishëm shpejt dhe e çeli derën. I them: “Çka ka ndodhur, i
nderuar gjeneral, në këtë kohë!” Gjenerali tha: “Asgjë, hiq s’ka ndodhur, por
kam ardhur, me pi kafe me ty! Hyri brenda pa e pyetur. Shoqja ime ishte aty. Kur
e pa shoqen time gjenerali i tha asaj: “Ti vajzo, shko sonte diku! Dil pak se
kam një bisedë me këtë shoqen tënede!”
Ajo
shpejt e shpejt u vesh, dhe doli jashtë. Gjenerali u ulë në karrigen, aty ku
isha unë. “Fol general, çka ke me bisedu me mu në këtë kohë!” Gjenerali me tha:
“Dëgjo këtu t’i çiko! Unë kur të shoh në punë, t’i mua me çmendë!” “Po ku e ki
hallin gjeneral, çka do t’i nga unë me këto fjalë!” “Unë dua nga t’i sonte me të
q...!” “Po, aaa?” “Po!”, i përgjigjet gjenerali. Unë i thashë: “Ok! Të paskam
jetë merak gjeneral, po ta bëj qejfin! Po, zhvishu!”. Gjenerali filloi të zhvishet,
dalë e ngadalë. Gjeneralin e përcjellsha nga çdo lëvizje, se ku po e lë revolen.
Pasi u zhvesh, unë, pa e hetuar gjenerali me një shpejtësi të madhe, ia mora
revolen e tij. Shoh më shpejtësi se revolja ishte e plotë, e mbushur me fyshekë.
Unë e shti fishekun në "tytë" të revoles së gjeneralit, e marrë telefononin
tim, e preki numrin e policisë dhe i them: “Nënën ty qen, bir qeni! S’ka muajt
shkau më me dhunu, e le ma t’i! Mos luaj nga vendi se të vras si qenin! Nëse
luan, e thërras edhe KFOR-in!” Në ato momente mendoja se ku t’ja shkrepi. Mu
kujtonin ushtarët serbë gjatë luftës, se si i qëlloja në organe gjenitale. I
them: “Çohu ngadalë, ashtu siç je, ec ka dera kryesore, se çdo veprim yti të kushton
me jetë!”
Unë hapa
derën kryesore, dola në korridor, te shkallët, duke e shikuar gjeneralin të zhveshur,
me rrobat në dorë, i strukur, ashtu siç e kishte lindur nëna e vet. Gjenerali
kundërshtoi të dalë në korridor. Unë i bërtas, me zë të lartë, që të më dëgjojë
edhe krejt pallati. Gjenerali doli dhe më shikonte me droje! I thashë: “Shporu
shkallëve teposhtë!” Ashtu i zhveshur, me tesha në dorë, filloi të ecë shkallëve
teposhtë. Aty, duke zbritur gjenerali, tek pushimorja e shkallëve, pashë shoqen
time duke u ngjitur përpjetë shkallëve. Kur e pa gjeneralin, ajo kapi kokën me
duar, duke e shikuar me një nënçmim, si një dhunues e jo si gjeneral. Kur
zbriti gjenerali te pushimorja e shkallëve, unë ia hoqa të gjithë fishekët e
revoles, dhe ia hedha revolen. Nuk më kujtohet në ato momente se çka i kam thënë.
Shoqja ime me mori e hymë në banesë. Isha në gjendje të keqe shpirtërore. Pas
disa minutave dolëm nga banesa dhe u vendosëm në një banësë tjetër, te një i afërmi
ynë. Të nesërmen shkoi në punë në TMK, dhe u thashë se unë për shkaqe private
po e lëshoj punën. Gjenerali disa herë më ka kërcënuar, se nëse foli, do t’ia
shoh sherrin. Unë e familja. Pra, ishim unë dhe disa persona që e përmendëm këtë
ndodhi apo ngjarje të Kosovës së pas luftës.
Gjendja e
"ish snajperistes shqiptare", nga ana ekonomike ishte katastrofë. Kishte
pengesa të gjejë një vend pune për gjallërimin e saj. Ishte e lumtur sepse më në
fund kishte gjetur personin që e donte dhe ai e donte. Dy luftëtarët e lirisë ishin
burrë e grua, apo shokë lufte. Janë martuar dhe kanë krijuar edhe edhe fëmijë të
bukur. Disa herë i kemi dërguar ndihma që t’ua lehtësojmë jetën. Para dy ditëve,
një ish luftëtar që jeton në mërgim, dhe ka me ta kontakte familjare, i kishte
bërë kësaj luftëtare një vizitë. Ishte çuditur se si ajo jetonte në atë gjendje
aq të mjerë, dhe pa kushtesh normale të jetës, duke qenë madje edhe e sëmurë rëndë.
Nuk kishte të holla për kontroll, për mjekun, as për tabletat dhe i qëndronin
te koka shumë e shumë recete, që e kishin këshilluar mjekët e saj t’i marrë. Ajo
nuk kishte para as shpresë se do t’i blinte dhe pinte ilaçet. Nuk kishin mundësi
të shkojnë më as të mjeku, sepse me një rrogë që i merrte burri i saj si punëtor
krahu, nuk i mjaftonte as për bukën e gojës. Unë mora një aksion me disa të njohur
këtu, dhe ia dërguam një shumë solidare perms një shoku që t’ia përcjellë deri
në duart e familjes së ish/snajperistes së njohur të UÇK-së. Na falënderoi shumë.
Ajo dhe bashkëshorti, apo shoku i saj i luftës, për këtë ndihmë fisnike e
simbolike që ua dërguam.