Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Flet Hanko halla

| E shtune, 06.10.2012, 08:29 AM |


Jusuf Zenunaj

LEZETI I KËSAJ JETE

Më lindi një ide,
të shkoj n’ shkollë
sikur ime re.
 
Bashkë me t’im bir
lidhjen dikund gjetën,
pa hyr kurrë n’ provime
kreu fakultetin.

T’i mbarosh  studimet
sot nuk është zor,
në tre Universitete
i njëjti professor.
 
Moti kam harruar
që kam pasur furkë,
shpesh më zë mëngjesi
me miq në facebook.

Qyshse ma mësoi
shoqja internetin,
kësaj jete
po ia di lezetin.

Jusuf Zenunaj, 6 tetor 2012


FLET HANKO HALLA

Unë Hanko  halla 
s’jam n’atdhe  si dikur,
tash njëzet  vjet  
për  n’vend t’huaj   mora udhë.

S’e dija nga shkoja  e ku do rrija,
në skaj të botës
më solli stuhia.

Kur më pyesnin  se  nga vija,
ma kthenin : » Kadareja,
Kadareja  është nga Shqipëria “…

Ca vite ma vonë, 
 pas mësimit,
 një ditë profesori  më pyet :
« Sikur Qosjen
a keni akademik  “ ?

Pa iu përgjigjur mirë
tjetri më ndërpreu,
“ Shqiptar kishte qenë 
 Kastrioti- Skënderbeu  ?!

Sikur nënë Terezen
shumë na  i njeh bota,
ne  i shajmë lum halla-
merremi me punë të kota…..

Jusuf Zenunaj,  5 shtator 2012