Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Engjëlli që më ktheu në jetë

| E premte, 05.10.2012, 07:07 PM |


AGIM GASHI: ENGJËLLORJA E MIRËSISË

(Kushtuar Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it e cila më ktheu në jetë)

 

Një yll dritë në ballin tënd

Sytë e tu i mbush shkëlqim.

I afrohesh dhimbjes heshtur,

Jetë dhuron edhe gëzim.

 

Ti je engjëll në shpirt e zemër,

Ti je paqe, je mirësi,

Të gjitha jetët që shpëton,

Urime të japin pa kufi.

 

Si ta harroj buzëqeshjen tënde,

Engjëllorja, mjeke Claudia ?

Kur nga kthetrat e mizores vdekje,

Më tërhoqe me ato duar të arta?

 

Falemnderit, falemnderit,

Zemërarta e Gjermanisë,

Ti i ngjan kaq madhërishëm,

Nënë Terezës të Arbërisë.

 

04.10.2012

Düren-Lendersdorf

A.G.

 

 

Shkrimi im falenderues i vendosur në dhomën e pritjes së spitalit të Lendesdorfit!

 

NJE BEFASI E KENDSHME

 

Pasi që më dështuan dy transplantime, tani duhet bërë pothuaj analiza të çdoditshme për ta shiquar gjendjen e mëlqisë. Ndër analizat kryesore është fotografimi me MRT, që sot përdoret domosdo, si në diagnostifikimin e sëmundjeve, ashtu edhe në kontrollimin e zhvillimit të ndonjë sëmundje të mëhershme. Edhe mua më sygjeruan që ta bëj këtë fotografim të mëlqisë.

Pasiqë nga pesha jamë më i shëndoshë se sa duhet, dhe se kazanat e aparaturave të tilla ishin të ngushta në Klinikën e Aachenit, u detyrova të kërkoj ndihmë nga Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, Kryeshefe e mjekëve kirurg të spitalit St.Augustinus të Düren-Lendesdorfit.

Pasi bëra caktimin e datës që ishte dita e sotme, u zgjova herët dhe shkova ta bëj fotografimin.

Posa hyra te sekretarja e saj, aty u duk si një grua madhështore vetë Dr.Rudroff e cila me një mirësi të lartë më përshëndeti dhe ma zgajti doren.Ia zgjata edhe unë tepër i lumtur që përsëri takoja shpëtimtaren time e cila më solli në jetë dhe e cila ndikoi që të futem në listen e pritjes për një mëlqi dhuratë.

Unë kisha shkruar për  Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-in dhe ekipen e saj të kirurgëve të cilët nën kujdesin e saj më operuan, shkrim të cilin ma përktheu në gjermanisht miku im Driton Gashi, ndersa dizajnin ma bëri miku Marjan Dodaj. Atë rregullim e bëra të madhe një meter me tetëdhjetë centimatra, e futa në një ram të mrekullueshëm dhe ia dergova  zyrës së Dr.Claudia Rudrofit.

Nuk dija se ku është vendos artikulli-pllakat i imi.Sot personalisht më lumturoi Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, e cila më mori dhe ma tregoi vendin se ku ndodhej ai artikull.

O Zoti im, sa u gëzova.Çdo njeri që vie në repartin e kirurgjisë do të ketë mundësi të shiqon fotot dhe ta lexon artikullin me plot falenderime për Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff, për repartin e kirurgjisë, për përsonelin mjeksor por edhe për doktoreshën shqiptare Dr.Luljeta Gashin e cila me këshillat e saja më bëri të bie në doren e artë të Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it, gjë që nuk u pendova.Përkundrazi.

Dhe, ja sot shkrimi im dhe emri im si autor dhe personazh i shkrimit, do të qëndrojnë në spitalin e Lendesdorfit si kujtim falenderimi nga një shqiptar. Sot përsëri i thash vetes: Jam krenar që jamë shqiptar!

 

04.10.2012

Düren-Lendesdorf

 

Unë dhe shkrimi im në spitalin St.Augustinus në Lendesdorf!

 

Unë dhe shkrimi im në spitalin St.Augustinus në Lendesdorf!

 

Një gur i vendosur në sportelin e pranimit ku shkrua:I dashur Zot, ma ep durimin menjëherë!