| E merkure, 16.04.2008, 05:45 PM |
Shamija dhe Ferexheja tek Femrat - Pak Histori
Nga Agim Bacelli
Libri me i vjeter ne bote mbahet Eposi i Gilgameshit i datuar ne Dinastine e Trete te Ur-it, 2700 vjet para Krishtit. Ky liber se pari eshte shkruar ne vargje por sot e gjen te riprodhuar edhe ne proze. Libri i pare i njerezimit eshte nje liber teresisht erotik.
Agim Bacelli
Para disa vjetesh une kam sjelle nje permbledhje te ketij libri ne shqip dhe sot, kur lexova po lexoj shkrimet per “Shamine e Jozefines”, mu kujtua Gilgameshi dhe shamija e pare ne koken e prostitutes se pare te njohur ne bote me emrin Shamata qe rrinte e izoluare dhe e mbuluar. Shamata qe nje vajze shume e bukur e cila rrinte e mbuluare e tera me nje ferexhe duke qendruar ne nje manastir si te gjitha prostitutat e asaj kohe. Ajo takohet me njeriun gjysme kafshe gjysme njeri i cili quhej Enkidu dhe ben me te seks pa pushim per nje kohe te gjate. Njeriu gjysme kafshe zbutet dhe vihet nen urdhrat e Shamates e cila e shfrytezon bukur kete njeri shume te fuqishem per te shpetuare popullaten ne Ur nga mbreti Gilgamesh qe perdhunonte nuset diten e pare te dasmes. “Shamhat meets Enkidu at the watering-hole where all the wild animals gather; she offers herself to him and he submits, instantly losing his strength and wildness, but he gains understanding and knowledge.” Ajo e beri Enkidun mik dhe e ftoi te ndeshej me Gilgameshin. Shamata e solli Enkidun ne nje dite dasme ne qytet dhe ata u ndeshen por nuk u vrane pasi rane ne dashuri me njeri tjetrin e duke bere se bashku dite e nate seks. Keshtu shpetuan nuset e reja por ketu lindi dhe pederastia. U zgjata nje cike me Gilgameshin por qellimi im ishte te tregoja se para 5000 vjetesh prostitutat mbuloheshin koke e kembe dhe beheshin prifteresha, kjo gje ndoshta per te mos u njohur pasi dhe njerez ne ate kohe ka patur shume pak. Sot qe popullsia eshte shtuar shume, prostitutat jo vetem qe nuk mbulohen por jane ne gare kush e kush te zbulohet me shume dhe te ekspozoje sa me teper ato pjese te trupit femeror qe jane epshndjellse. Po shamija (ferexheja) ka dhe nje ane tjeter. Femra eshte lulja e jetes se burrit e cila i zbukuron atij tere jeten pasi ajo vertete eshte gjysma e burrit por ajo eshte gjysema qe kujdeset per te teren. Asnje burre ne bote nuk do ta deshte jeten pa pranine e gruas te cilen ai e ruan dhe e miremban si nje gje shume te bukur dhe delikate. Ai kerkon qe ta kete ate teresisht te tijen dhe ben ceshte e mundur qe ta fshehe, ta ruaje e mbuloje nga syte e botes mashkullore. Ai eshte shume xheloz dhe egoist ne kete drejtim. Kjo dhe vetem kjo eshte aresyeja e veteme pse femrat mbulohen me ferexhe, shami apo velenxa. Bile ka edhe me keq, kam lexuare se disa burra shume te fuqishem sot, u bejne grave te tyre mbathje metalike dhe celsin e mbajne ata!! Ndoshta nje dite do te vije dhe kjo te shkruhet si deshire e vete grave sic sot trumpetohet per ferexhene!! Pak gjera qe thone Librat e Shenjte ne lidhje me mbulesen; Bibla dhe Kurani, qe jane shkruar me von se Eposi i Gilgameshit, nuk jane gje tjeter vecese pasqyrim i mentalitetit maskilist te burrit ne drejtim te veshjes se gruas. Burri duke e mbuluare gruan apo vajzen e tij, e fut femren ne kete menyre ne nje “kafaz te levizshem” per ta mbrojtur nga bota mashkullore dhe keshtu lind persekutimi i femres e cila sot na dalka me teorine se, “Keshtu me pelqen mua”! Valle cili njeri ne bote do te pranonte qe te privohej sado pak nga lirite e tij themelore?! Le te provoje njehere ndonje grua qe ka burrin shume te pashem e qe e lakmojne femrat, ta mbuloje me ferexhe, cfar do te ndodhe?! Burri do ta mbyste gruan ne cast! Askush nuk e duron dot skllaverine. C’do lloj privimi eshte nje cope skllaverimi. Heqja e ferexhese, shamise apo velenxes nga trupi i femres eshte nje shenje civilizimi, perparimi, emacipimi dhe nje afrim me i madh drejt Zotit. Burrat dhe grate, keshtu kane arritur te kuptojne se Perendia nuk jep asnje porosi e urdherese qe ti mundoje e privoje besimtaret nga te mirat e jetes se perditeshme qe Zoti i ka krijuare posacerisht per ta. Ana tjeter e mbuleses se fytures se femres eshte ajo qe nga ana praktike e pengon shume besimtaren ne jeten e perditeshme te kryeje sa me mire punet e saj. Gruas, kjo gje i pengon shikim, frymemarrjen e rregullt, levizjen, te folurit normal, etj. Per kete aresye femra e mbuluare do te qe nje person jo shume aktiv dhe qe do te mundohej shume ne jete per te bere detyrat dhe punet e saj. Bibla dhe Kur’ani ne asnje rast nuk e trajtojne ne kete menyre problemin sic e trajtojne njerzit dhe se interpertimi i Librave te Shenjte per kete problem eshte bere ne menyre maskiliste dhe te gabuare. Psh le te shikojme konkretisht se cfar Librat e Shenjte thone. Kur’ani 33:59 thote: “…thuaju grave te tua, bijave te tua dhe grave te besimtareve le te vene shamite e veta mbi trupin e tyre pasi kjo eshte me afer qe ato te njihen e te mos fyen…” Kjo thenie e Kur’anit nuk eshte nje thenie qe femra besimtare te mbulohet koke e kembe, kjo eshte thirrje qe femera te vere nje shami (ne koke ose ne qafe) qe te dallohet si besimtare dhe qe askush te mos guxoje ta fyeje per shkakun e besimit ne Zot. Ndersa ne Bibel kjo gje trajtohet ne menyre figurative ashtu sic vete Jezusi fliste tere kohen ne menyre figurative dhe me shembelltyra. Dhjata e Re, Letra e Pare e Korintasve, 11:5 “… c’do grua qe lutet ose profetizon kokezbuluar, turperon kryet e saj, sepse eshte nje lloj sikur te ishte e rruare.” Pra, shamija i vihet gruas njelloi si burrit kapelja (ne kohet e shkuara) gjate kohes se lutjes dhe profetizimit. Kjo gje s’ka te beje fare me ferexhene (kafzin levizes) te gruas ne jeten e perditeshme. Dhe keshtu shpejgohen edhe fjalet e me poshteme pas te cilave mbahen shume ithtare te skllaverimit te graus. !11:6, “Sepse ne qofte se gruaja nuk mbulohet, le t’ja presin floket; por ne qofte se per gruan eshte turp te qethet a te rruhet, le te mbuloje kryet.” Keto shkrime na mesojne se te gjithe jemi mekatare dhe se paga e mekatit eshte vdekja. Kjo do te thote se, nese ndonje njeri do te ishte pa mekate, ai nuk do te vdiste kurre. E them kete pasi dua te dal tek ferexheja dhe shamija; sa mire do te qe per ne sikur me anen e nje shamije ta mposhtenim mekatin dhe te mos vdisnim! Budallalleku me i madh e njeriut te sotem eshte kur ai, njelloj si paraardhesi i tij prehistorik, majmun-njeriu, kupton se po ta vrasesh nje prostitute me gure ose po ti prisesh koken nje mekatari, vritet mekati!! Mekati nuk vritet kurre me mekat, por me dashuri dhe zemer te paster, keshtu na meson Bibla dhe Kur’ani. Ne perfundim du te them se shamija, ferexheja, velenxa, ne jeten e perditshme te grave, nuk jane ne perputhje me mesimet e Perendise, ato jane me mesimet e terrorizmit maskilist fundamentalist dhe jane shume larg Bibles dhe Kur’anit. Mbulesa ne Librat e Shenjte eshte vetem nje shenje e besimtareve per te mbuluar vetem floket por jo ftyren. Ashtu si zbulesa (lakuriqesia) nuk eshte shenje e civilizimit por shenje e shthurjes. C’do lloj ekstremizmi qe tejkalon normat e pergjithshme te nje shoqerie eshte i rrezikshem dhe me pasoja fatale per vete shoqerine. Sa per ate femer qe lufton te mbulohet dhe nuk pranon te degjoje kerkend, le te mbulohet dhe vetizolohet nga bota. Askush s’ka te drejte ta ndaloje ate ne marrezine e vet, as ne nuk kemi shume te drejte te merremi me te pasi e drejta jone eshte e padrejte per ate qe nuk kupton, dhe kete gje na i ndalon edhe kushtetuta. Neni 18 pika e dyte, “Askush nuk mund te diskriminohet padrejtesisht per shkaqe te tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose perkatesia prinderore.” All-llahu, (Perendia) nuk e ndryshon gjendjen e nje populli perdersa ai popull nuk fillon vete i pari ta ndryshoje gjendjen e tij…Ky eshte mesimi nga Bibla dhe nga Kur’ani dhe mendoj se ky gjykim eshte i drejte per te aplikuar teresine e ligjeve te sheriatit ne Shqiperine tone qe ka nje shtet laik i cili pretendon te shkoje ne Europe.
Ne shqiptaret kemi nje shprehje, “sipas vendit behet kuvendi”. Kjo do te thote se ne duhet te behemi europiane ne Europe dhe jo aziatike ne qender te Europes!